×

16 nëntor 1849 Dënimi i Dostojevskit

16 nëntor 1849 Dënimi i Dostojevskit

· 1 · 392

  • Postime: 22599
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 16-11-2011, 16:12:24
Retro/Histori: 16 nëntor 1849 Dënimi i Dostojevskit
Një gjykatë ruse e dënoi shkrimtarin Fjodor Dostojevksi me vdekje, për veprimtari antiqeveritare të lidhura me një grup intelektualësh radikalë; dënimi i tij më vonë u shndërrua në punë të detyruar. Dostojevksi u burgos më 23 prill 1849, si pjesëtar i një grupi intelektualësh liberalë të mbiquajtur Rrethi i Petrashevski-t. Car Nikolla I, pasi pa revolucionet e vitit 1848 në Europë, ishte i ashpër me çdo lloj organizate sekrete, e cila, sipas tij, mund të rrezikonte autokracinë. Më 16 nëntor të të njëjtit vit Dostojevski, tashmë me anëtarë të tjerë të Rrethit Petrashevski, u dënua me vdekje. Pas një ekzekutimi fals, gjatë të cilit ai bashkë me anëtarë të tjerë të grupit qëndruan jashtë në të ftohtin e padurueshëm rus, duke pritur të pushkatoheshin, sentenca e Dostojevskit u ul në 4 vite punë të detyruar në një kamp në Omsk të Siberisë. Më vonë ai i përshkroi të vëllait vuajtjet gjatë viteve “të kaluara në arkivol”. Kjo përvojë e frymëzoi atë për të shkruar Shtëpia e të vdekurve. U lirua nga burgu në vitin 1854 dhe iu kërkua të shërbente në Regjimentin Siberian, ku kaloi pesë vite si ushtar në fortesën e Semipalatinsk-it, në Kazakistanin e sotëm. /mapo