×

1600 - Shekulli i artë i Holandës

1600 - Shekulli i artë i Holandës

· 1 · 387

  • Postime: 22599
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 27-11-2011, 01:26:23
1600 - Shekulli i artë i Holandës/Bursa e parë e historisë

Juan Carlos Losada
Historian

Bursa e parë e historisë, selia e parë e kontratave financiare dhe tregtare, lindi në Amsterdam katër shekuj më parë, në vitin 1609. Në atë kohë, asgjë nuk të bënte të mendoje se këto institucione do të bëheshin kaq të fuqishme, në gjendje të ushtronin një ndikim me peshë mbi fatet e shumë shteteve. Por edhe mjedise spekulative shumë të paqëndrueshme, në gjendje të krijonin dhe shkatërronin brenda pak orësh pasuri të mëdha, ndonjëherë vetëm duke u bazuar tek ndjesitë.
Në të vërtetë, shfaqjet e këtyre paqëndrueshmërive erdhën shumë shpejt, në vitin 1637, me shpërthimin e të ashtuquajturës "fluskë e tulipanëve", rënia e beftë e kuotimeve të luleve holandeze antonomasi, që në vitet e mëparshëm kishin gëzuar rritje spekulative që në krye të herës.
Nuk ishte e rastësishme që bursa e parë lindi pikërisht në Amsterdam. Gjashtëqinda ishte për Vendet e Ulëta një shekull i artë, në të gjitha drejtimet: vendi zhvillohej për shkak të një politike të përparuar tregtare, intelektualët vinin e vendoseshin aty për shkak të frymës së përhapur të tolerancës, të huajt ishin të mirëpritur, struktura e shoqërisë nuk kishte asgjë të përbashkët me modelin feudal dhe bazohej në pasurinë dhe meritën dhe jo më mbi lindjen; një situatë e tillë, e favorizuar edhe prej përhapjes së kalvinizmit, kishte nxitur zhvillimin e universiteteve, të shtypit dhe qendrave të kulturës që kishin çuar në krijimin e një borgjezie solide. Një sukses i tillë do të kish qenë i vështirë të imagjinohej vetëm disa dekada më herët.

Lufta

Në fakt, në mesin e shekullit XVI, Amsterdami kishte vetëm 30 mijë banorë dhe kishte një rëndësi dytësore. Territori i tij ishte pjesë e Fiandrave, në atë kohë në duart e Spanjës. Perandori Karli V, në fakt, në vitin 1555 ia kish lënë të gjithë zonën e Vendeve të Ulëta birit të tij, Filipi II, i cili do ta pasonte edhe si Mbret i Spanjës dhe që kishte arritur të vinte nën kontrollin e tij provincat lindore. Në vitin 1568 shpërtheu lufta 80-vjeçare mes rebelëve të provincave jugore dhe monarkisë iberike. Konflikti mori shumë shpejt tiparet e një lufte fetare, duke përfshirë të gjithë shoqërinë: në Veri kishte një përqendrim të madh protestantësh, në Jug katolikësh.
Lufta shkaktoi dëme shumë të mëdha financiare dhe i shtrëngoi për sakrifica të mëdha si territoret nën dominimin...

RD