×

21 nëntor 1694 Lindi François-Marie Arouet, Voltaire

· 1 · 336

21 nëntor 1694 Lindi François-Marie Arouet, Voltaire

· 1 · 336

  • Postime: 22189
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 22-11-2011, 16:01:01
Retro/Histori: 21 nëntor 1694 Lindi François-Marie Arouet, Voltaire

Volteri, një nga emrat më të njohur të humanizmit dhe letërsisë botërore, u lind më 21 nëntor 1694 dhe vdiq më 30 Maj 1778, ishte bir i një noteri parisian. Nxënës i kolegjit jezuit "Luigji i Madh", duke filluar nga viti 1704, ai shkroi vargjet e para dhe tragjedinë e tij të parë (të humbur) në moshën dymbëdhjetëvjeçare. Më 1723, botimi i La Henriades, epope e ngjizur gjatë burgimit dhe kushtuar Francës së Hanrit III (që e kishte titulluar në fillim Liga ose Hanri i Madh), e bëri edhe më të famshëm. I kërcënuar më 1727 për t'u futur përsëri në burg për paturpësi të tepruar, shkrimtari parapëlqeu të emigronte në Angli. Gjatë dy viteve që kaloi përtej Manshit, Volteri u interesua për teoritë e reja të Isak Njutonit mbi shkencat fizike dhe natyrore, si dhe për filozofinë politike të Xhon Lokut. Kjo periudhë do të ishte vendimtare për jetën dhe veprën e tij të ardhshme. Letrat filozofike, të shkruara në mërgim dhe të botuara më 1734 në Francë, u sekuestruan nga Parlamenti i Parisit, u dënuan si armike të fesë dhe të shtetit dhe u dogjën publikisht. Aty, brenda disa javëve shkroi novelën filozofike Shpirtkulluari ose Optimizmi (1758-1759). Më 1758, bleu fshatin dhe senjorinë e Femeit, në mes të rrugës midis Gjenevës dhe Francës, ku shkroi dhe iu përkushtua konkretisht përmirësimit të kushteve të jetës së fshatarëve, që ishin "shtetasit" e tij. Volteri vdiq në Paris më 30 maj 1778. Ai luftoi po ashtu për dinjitetin dhe lirinë e individit, në radhë të parë për vetveten. Më 1791, revolucionarët mbartën triumfalisht eshtrat e filozofit - që ishte varrosur jashtë Parisit - në Panteon, në kishën e vjetër Sentë-Zhenevievë, e shndërruar në mauzole kushtuar "njerëzve të mëdhenj" të "atdheut mirënjohës". MAPO.al
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super