×

25 nëntor 1562 - Lope de Vega

25 nëntor 1562 - Lope de Vega

· 1 · 442

  • Postime: 26403
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 25-11-2011, 23:48:07
Retro/Histori: 25 nëntor 1562 Lope de Vega

Félix Arturo Lope de Vega y Carpio, poet dhe dramaturg spanjoll, u lind më 25 nëntor 1562. Ai ishte një nga figurat kryesore të letërsisë së Shekullit të Artë të Barokut Spanjoll. Për nga reputacioni në botën spanjolle të letrave, ai vjen i dyti vetëm pas Servantesit, ndërkohë që vëllimi i krijimeve të tij letrare është i pakrahasueshëm, duke e bërë atë një nga shkrimtarët më prodhimtarë në historinë e letërsisë. I pagëzuar nga Servantesi si ‘Feniksi i mençurisë’ dhe ‘Monstra e natyrës’ (pikërisht për shkak të veprave të shumta), Lope de Vega rinovoi teatrin spanjoll në një kohë kur ai kish filluar të bëhej një fenomen kulturor masiv. Ai përcaktoi karakteristikat themelore të tij dhe bashkë me Calderon de la Barca-n dhe Tirso de Molina-n e çoi teatrin barok spanjoll në kulm. Ai mbahet si një nga dramaturgët më të mëdhenj të letërsisë Perëndimore dhe pjesët e tij ende luhen në mbarë botën. Atij i atribuohen nja 3 mijë sonete, 3 romane, 4 novela, 9 poema epike dhe rreth 1800 pjesë teatrale. Megjithëse cilësia e të gjithave nuk është e njëjtë, nja 80 prej tyre konsiderohen kryevepra. /mapo.al
 

28 Nentor 2013 Poni dhe Artiola Toska ne Twist ( Saronno ) VA

Nisur nga AlbCoderRubrika Festivale dhe Koncerte

Postimi i fundit 05-11-2013, 10:56:34
nga AlbCoder
Google kuqezi më 28 nëntor?

Nisur nga BerniRubrika Tech

Postimi i fundit 28-11-2012, 21:18:09
nga whitesnake
Armët e Skënderbeut vijnë në Shqipëri më 20 nëntor

Nisur nga erlehtaRubrika Historia Shqiptare

Postimi i fundit 22-10-2012, 19:22:03
nga Gerti1
Një lopë prodhon qumësht njeriu

Nisur nga BerniRubrika Mix

Postimi i fundit 15-06-2012, 07:36:50
nga Berni
27 nëntor 1096 Kryqëzata e Parë

Nisur nga M A XRubrika Historia

Postimi i fundit 28-11-2011, 11:00:43
nga M A X