Zerion

Zeri yt => Historia => Teme e nisur nga: M A X ne 03-12-2010, 01:04:24

Titulli: Aleanca e regjimit nazist me atë sovjetik
Postuar nga: M A X ne 03-12-2010, 01:04:24
Dikur, në një përpjekje për t'u shpjeguar të huajve historinë e vendit të tij, poeti polak Czeslaw Milosz e përshkroi impaktin e luftës, pushtimit dhe holokaustin me moralitetin e zakonshëm

Çmenduria më e keqe, të justifikosh dhunën masive

Aleanca e regjimit nazist me atë sovjetik

Dikur, në një përpjekje për t'u shpjeguar të huajve historinë e vendit të tij, poeti polak Czeslaw Milosz e përshkroi impaktin e luftës, pushtimit dhe holokaustin me moralitetin e zakonshëm. Dhuna masive, shpjegoi ai, mund shkatërronte ndjenjën e drejtësisë natyrore të njeriut. Në kohëra normale, sikur të ishte ndeshur me një kufomë në rrugë, ai do të kish lajmëruar policinë. Një turmë do të ishte mbledhur dhe shumë llogje e komente do ta kishin pasuar. Tani ai e di se duhet ta shmangë trupin e errët të mendimeve të këqija dhe abstenojë nga bërja e pyetjeve të panevojshme….

Vrasja u bë gjë e rëndomtë gjatë kohës së luftës, shkruan Milosz dhe bile konsiderohej si legjitime nëqoftëse kryhej në emër të rezistencës. Në emër të patriotizmit, djem të rinj nga familje të rregullta të klasës së mesme u bënë kriminelë të regjur, banditë për të cilët, "vrasja e një njeriu nuk paraqiste ndonjë problem moral të madh". Edhe vjedhja u bë e rëndomtë, ashtu siç u bënë falsifikimi dhe fabrikimi. Njerëzit mësuan që të flinin me tinguj që dikur do të kishin zgjuar të gjithë lagjen: zhurma e automatikut, ulërimat e njerëzve në agoni, të sharat e policit që tërhiqte zvarrë fqinjët.

Për të gjitha këto arsye, shpjegonte Milosz, "njeriu nga lindja nuk mund t'i marrë seriozisht amerikanët (apo perëndimorët e tjerë)". Për shkak se ata nuk kishin përjetuar përvoja të tilla, ato nuk mund të dukej se penetronin atë çka ata nënkuptonin dhe nuk mund të dukej të imagjinonin as sesi kishin ndodhur ato. "Mangësia rezultuese e imagjinatës së tyre", konkludonte ai, "është mahnitëse".

Por analiza e hidhur e Milosz nuk shkon shumë larg. Pothuajse 60 vjet pasi poeti shkroi këto fjalë, nuk është më e mjaftueshme të thuhet se ne perëndimorëve na mungon imagjinata. Timothy Snyder, një historian i Yale University veprat e kaluara të cilit kanë shkuar nga Vjena habsburge tek Kievi stalinist, e çon argumentin një hap më tej. Tek "Bloodlands", një histori kurajoze dhe origjinale vrasjesh masive në shekullin XX. Ai argumenton se na mungon çdo dije reale e asaj çka ndodhi në gjysmën lindore të Europës në shekullin XX. Dhe ka të drejtë: Nëqoftëse jemi amerikanë, ne mendojmë se "lufta" qe diçka që filloi me Pearl Harbor në vitin 1941 dhe përfundoi me bombën atomike në vitin 1945. Nëqoftëse jemi britanikë, kujtojmë Blicin e vitit 1940 (dhe në të vërtetë po e përkujtojmë fuqishëm këtë vit) dhe çirimin e Belsen. Nëqoftëse jemi francezë, kujtojmë Vichy dhe rezistencën. Nëqoftëse jemi holandezë, kujtojmë Anne Frank. Edhe nëqoftëse jemi gjermanë, ne dimë vetëm një pjesë të historisë...

Përgatiti: ARMIN TIRANA