×

Post reply

Emri:
Email:
Titulli:
Select Prefix:
Ikona e mesazhit:

Verifikimi:
Shkruaj germat qe shihni ne figure
Degjoi germat / Kerko nje tjeter figure

Shkruaj germat qe shihni ne figure:
Cfare gjuhe flasin shqiptaret?:

shtyp alt+s per te postuar ose alt+p per ta kontrolluar


Permbledhje

Postuar nga: M A X
« ne: 27-04-2012, 23:54:47 »

ASASINET/Urdhëri i vrasësve të Kalifit

Nga Mesjeta e deri sot, sekti i Asasinëve, aktiv nga shekulli VIII deri në shekullin XI ka shkaktuar terror. Dhe bashkë me të imazhin e luftëtarëve shumë fanatikë dhe të zotë të gatshëm edhe për sakrificën supreme vetëm që të eleminonin armikun. Në imagjinatën popullore, Asasinët janë "super killera", ekspertë në cdo teknikë infiltrimi dhe intrige politike, të udhëhequr nga një "Plak i maleve" fantazmë, në gjendje të manipulonte mendjet me drogë dhe hipnotizëm. Për disa, emri i sektit buron nga hashinshin, që në gjuhën arabe do të thotë "ngrënës të hashashit". Një lidhje kjo eksplicite me përdorimin e drogërave nga ana e pjesëtarëve, që në këtë mënyrë gjendeshin me vullnetin të asgjësuar dhe, të verbuar prej premtimit për kënaqësitë e parajsës, humbisnin cdo instikt vetëpërmbajtjeje. Tradita letrare dhe kinematografike perëndimore është joshur jo pak prej këtyre legjendave, të rrëfyera në versione të ndryshëm. Po cila është e vërteta?
Historia e Asasinëve është vërtetë e errët. Eshtë e rëndësihsme të mbahet parasysh që Perëndimi i krishterë ka patur kontakte me Asasinët mbi të gjitha në vitet e periudhës së rënies së Jeruzalemit (1187) dhe të Kryqëzatës së Tretë (1189-1192) kundër Saladinit. Për më tepër, vetëm me degën siriane të sektit, që kishte ngritur bastionet e tij mes mbretërisë së Egjiptit, udhëhequr nga dinastia Fatimide dhe një serie kështjellash të fortifikuara në Tokën e Shenjtë, nga të cilat më e njohura ishte Masyaf. Kjo ishte një kështjellë e pathyeshme, shumë pranë asaj të një tjetër urdhëri luftarak: Templarët. Masyaf, në fakt ndodhej vetëm disa kilometra shkretëtirë larg nga Krak-u i Kalorësve, bosht i fuqisë së Reynaud de Chatillon, Mjeshtër i Madh i Urdhërit të Templarëve në Tokën e Shenjtë. Përplasje të përgjakshme, por edhe lidhje të padyshimta mes sektit dhe urdhërit ishin të pashmangshme, duke qenë se të parët shihnin tek të dytët aleatë të mundshëm në luftën për puhtet në botën islamike. Por historia e Asasinëve kishte filluar shumë shekuj më herët, në luginat e asaj që dikur kish qenë perandoria e pakufi dhe e fuqishme e Persisë...

(Të plotë mund ta lexoni në gazetën RD)