×

D-day

· 4 · 1222

D-day

· 4 · 1222

  • Postime: 22189
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 07-06-2004, 12:14:46
D-Day - 60 vjetori i zbarkimit te forcave aleate ne Normandi ne Luften e Dyte Boterore - rendesia dhe historiku



Kane kaluar 60 vjet qe nga D-Day - dita e zbarkimit te forcave aleate ne Normandi pas Luftes se Dyte boterore. Me 6 qershor 1944 rreth 160.000 ushtare vershuan ne plazhet e Normandise duke thyer rezistencen e ushtrise gjermane, Verhmahtit, dhe duke i hapur rrugen fitores ndaj Gjermanise. Kjo eshte nje nga ngjarjet me te rendesishme ne historine e Evropes.

Zbarkimi i forcave aleate ne Normandi ishte operacioni me i madh ne historine ushtarake, nje operacion qe nisi me nje manover: Hitleri dhe Vermahti nuk duhej ta dinin dhe deri ne fund duheshin lene ne paqartesi lidhur me kohen dhe vendin e invazionit. Aleatet bene cÂ'mos qe ta bindin Vermahtin, se destiancioni i nderhyrjes ishte zona verilindore ne Calais. Truku i befasise qe i sukseshem, udheheqja gjermane as qe e priste zbarkimin ne Normandi. Ushtaraket drejtues ndodheshin ne vende argetimi si Parisi apo zonat turistike ne Gjermani, ne kohen qe nisi invazioni.

Ne kete manover luante rol edhe moti: stuhia dhe reshjet e vazhdueshme i detyruan forcat aleate qe ishin pergjegjese qe ta shtynin me nje dite operacionin e koduar "Overlord", duke percaktuar keshtu daten 6 qershor 1944. Nje reporter i luftes i radiostacionit BBC, asokohe njoftonte: "D-Day erdhi. Heret ne mengjes forcat aleate filluan sulmin ne frontin veriperendimor te keshtjelles evropiane te Hitlerit. Nen urdherat e gjeneralit Eizenhover dhe te mbeshtetur nga njesi te fuqishme te aviacionit trupat aleate ne mengjes heret nisen zbarkimin ne brigjet veriore te Frances."

Nje ushtri gjigande e nderhyrjes e perbere nga britanike, amerikane, kanadeze, franceze, polake, ceke, belge, holandeze e norvegjeze ish mbledhur ne Jug te Anglise, tonelata me materiale lufte ishin vene ne dispozicion, ishin prodhuar blloqe gjigande betoni per krijimin e porteve artificiale per furnizimet.

Fillimisht u bombarduan plazhet e Normandise, nderkohe qe ne thellesi te vendit zbrisnin mijera parashutiste, nje armate prej mbi 1.000 anijesh luftarake dhe mese 4.200 anije zbarkimi po i afrohej brigjeve franceze. Mijera avione dhe tanke u vune ne levizje per te mbeshtetur forcat, nderkohe qe bresheria e bombave binte mbi fusha, shtepi, gardhe, neper fshatra e qytete si dhe ne pozicionet gjermane.

Rreth 160.000 ushtare ne D-Day zbarkuan ne toke. Ne pese pika te bregdetit ata sulmuan fortesat e te ashtuquajturit "muri i Atlantikut", pas te cilit fshihej Vermahti. Kjo ishte komandoja e vdekjes: te pambrojtur ushtareve te forcave aleate u duhej te zbarkonin fillimisht ne det dhe me pas te vraponin neper plazhet e hapura drejt vijes se armikut - vetem ne njeren prej zonave te murit te Atklantikut gjeten vdekjen 4.000 ushtare.

Komandnati suprem i forcave te nderhyrjes ishte gjenerali Duit Eizenhover, i cili kete dite e cilesoi si "kryqezata per clirimin e Evropes". "Popuj te Evropes! Ky zbarkim eshte pjese e nje plani te perqendruar te kombeve te bashkuara per te cliruar Evropen - ne bashkepunim me aleatet tane te medhenj ruse. Une kam per te gjithe ju kete mesazh: ora e clirimit tuaj eshte fare prane!"

Invazioni i Normandise pavaresisht nga numri i madh i viktimave konsideorhet si nje nga aksionet me te rendesishme, ndoshta si aksioni vendimtar qe shenoi kthesen ne Luften e Dyte Boterore, fronti perendimor i konsideruar si pamposhtur i Hitlerit u ca dhe vetem 11 muaj me pas Gjermania humbi luften.

http://www.dwelle.de/albanian/politik/1.79121.1.html
« Editimi i fundit: 27-12-2004, 20:00:42 nga Gjumashi »
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 22189
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#1 ne: 06-06-2019, 08:47:17
Trupa nga Britania e Madhe, Shtetet e Bashkuara, Kanadaja dhe Franca sulmuan forcat gjermane në brigjet e Francës veriore më 6 qershor të 1944-s.

Ky ishte operacioni më i madh ushtarak, detar, ajror e tokësor në histori dhe shënoi fillimin e fushatës për çlirimin e Evropës veriperëndimore të pushtuar nga nazistët.

Në të ashtuquajturën D-Day, dita e parë e operacionit ushtarak, dhjetëra mijëra trupa zbarkuan në 5 plazhe të ndryshme të Normandisë. U desh më shumë se një vit për planifikimin e operacionit, i cili fillimisht u caktua të niste në 5 qershor. Por stuhitë e paparashikuara, bënë që D-Day të shtyhej për një ditë më vonë.

Herët në mëngjes, forcat aleate filluan sulmin në frontin veriperëndimor të kështjellës evropiane të Hitlerit, nën urdhrat e gjeneralit Eisenhower dhe të mbështetur nga njësi të fuqishme të aviacionit. Tonelata me materiale lufte ishin vënë në dispozicion dhe ishin prodhuar blloqe gjigande betoni për krijimin e porteve artificiale për furnizimet.

Në operacion u përfshinë 7 mijë anije dhe pajisje zbarkimi, të cilat çuan një total prej 156 mijë ushtarësh dhe 10 mijë mjetesh përgjatë brigjeve të Normandisë. Vetëm në ditën e parë të operacionit 4 400 ushtarë të Aleancës u vranë ndërsa 9 mijë të tjerë u plagosën. /A2news.com
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 22189
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#2 ne: 08-06-2019, 11:30:04
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 22189
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#3 ne: 19-06-2019, 21:20:26
Përvjetorët, janë momente të dobishme për t’u ndalur dhe reflektuar. Por për 75-vjetorin e D-Day, zbarkimin e trupave aleate në Normandi në Francën e Veriut, si dhe fushatën që e pasoi deri në çlirimin e vendit dhe me pas gjithë Evropës, është njëherazi një mundësi për të analizuar në detaje të shkuarën dhe ngritur pyetjen: sa gjëra prej atyre që mendojmë se i dimë si të vërteta, janë vërtetë të tilla, dhe sa janë realisht mite dhe legjenda?

Miti nr.1: D-Day, ishte një operacion i organizuar kryesisht nga SHBA-ja

E vërteta: Shumë njerëz e barazojnë ditën e zbarkimit në Normandi, me masakrën që ndodhin në Omaha – emri i koduar që amerikanët i vunë 5 plazheve ku zbarkuan forcat Aleate, si dhe parashutistët amerikanë. Por, pavarësisht serialeve televizivë dhe filmave artistikë, D-Day nuk ishte një operacion i dominuar nga amerikanët.

Ajo ishte një ndërmarrje e përbashkët e Aleatëve, dhe de facto udhëheqjen e kishte Britania.

Është e vërtetë që zyrtari, komandati i atij mega-operacioni ishte gjenerali amerikan Duajt Ajzenhauer. Por zëvendësi i tij, marshalli Artur Teder, ishte britanik, ashtu si 3 drejtues të tjerë të shtabit. Plani për Operacionin “Overlord” – emri i koduar i D-Day – u hartua kryessht nga gjenerali britanik Bernard Montgomeri, komandanti i forcave tokësore. Marina Mbretërore e Britanisë së Madhe, kishte përgjegjësi për Operacionin “Neptun”. Nga 1213 anijet luftarake që morën pjesë në operacion, 200 ishin amerikane dhe 892 ishin britanike. Nga 4126 mjete të zbarkimit që u përdorën, 805 ishin amerikane, dhe 3261 britanike.

Miti nr.2: Forcat amerikane ishin të keq-përgatitura

E vërteta: Në përfundim të Luftës së Dytë Botërore, SHBA-ja kishte ushtrinë më të fortë në botë. Dhe fushata 77-ditore në Normandi, ishte thelbësore në këtë aspekt. Veriu i Francës, ishte një tabllo e fleksibilitetit taktik dhe operacional të amerikanëve.

Në fillim të fushatës, amerikanët hasën vështirësi duke luftuar në zonën plot shkurre të bregdetit të Normandisë. Ata nuk ishin stërvitur për terrene të atilla. Ata kishin supozuar se gjermanët do të tërhiqeshin, pas një zbarkimi të suksesshëm të Aleatëve.

Ndërkohë, për gjermanët ai terren ofronte një maskim shumë të mirë, për të ngritur prita përmes mortajave dhe mitralozave. Terreni ishte aq problematik, sa që edhe tanket amerikanë 30-tonësh të tipit “Sherman” nuk mundën të depërtonin.

Më pas, një rreshter amerikan propozoi që para tankut të instalohej një pajisje që e kishte marrë me vete, për t’u përdorur kundër pengesave gjermane në plazhe. Gjenerali amerikan Omar Bradli, u impresionua: brenda 15-ditësh, pajisja u përdor nga 60 për qind e të gjithë tankeve amerikanë në Normandi.

Miti nr.3: Aleatët u bllokuan në Normandi.

E vërteta: Sipas vlerësimeve paraprake, Aleatët kishin parashikuar të depërtonin të paktën 27 km në brendësi të tokës gjatë 17 ditëve të para, bazuar edhe në normën e tërheqjes së gjermanëve në Afrikën Veriore, apo dhe në Itali. Por, udhëheqësi nazist Adolf Hitler dha urdhër që të luftohej sa më pranë brigjeve franceze, dhe të mos lëshohej asnjë centimeter tokë.

Në letër dukej sikur Aleatët nuk po përparonin dhe aq shumë, por në fakt strategjia gjermane funksionoi në avantazh të Aleatëve, pasi këta e sulmuan armikun me predha që lëshoheshin nga anijet ne det.

Tashmë, Aleatët e kishin kuptuar se taktikat e gjermanëve – të cilat ishin shekullore- ishin të ngurta dhe të parashikueshme. Kundërsulmi, në një kohë që armiku ishte i hapërdarë në terren, ishte diçka që gjermanët e kishin në ADN-në e tyre, dhe kjo u demonstrua gjatë gjithë Luftës së Dytë Botërore.

Shumë shpejt, Aleatët e kuptuan se prirja ndaj kundërsulmit, nënkuptonte që me kalimin e kohës gjermanët do të dilnin në terren të hapur, dhe kësisoj mund të goditeshin më kollaj. Deri në fund të fushatës së Normandisë, gjermanët humbën gjithnjë e më shumë njerëz dhe makineri, ndersa 2 divizione u shkatërruan gati tërësisht.

Miti nr.4: Ushtarët gjermanë, ishin të stërvitur më mirë se aleatët

E vërteta: Në fillim të Luftës së Dytë Botërore, njësitë më të mira gjermane, ishin në fakt më të forta se sa ato armike. Por në vitin 1944, raporti ishte përmbusur. Me pak përjashtime, si divizoni i tankeve Panzer, në ditën e zbarkimit në Normandi, shumica e njësive gjermane nuk ishin më të përgatitura sesa ato aleate.

Përkundrazi, disa njësi të trupave kishin plot 4 vite që përgatiteshin për atë fushatë. Ndryshe nga ata, shumë trupa gjermanë ishin mobilizuar vetëm prej disa javësh. Njësitë gjermane “ad hoc”, të njohura si ‘kampfgruppen’ (grupet e luftës), shiheshin tradicionalisht si shembuj të fleksibilitetit taktik.

Por ato kishin shumë mangësi në organizim, dhe ishin të dëshpëruara kur po vinte fundi i luftës. Paratrupat gjermane ”fallschirmjäger’, njiheshin si më të mirat mes forcave të tyre të armatosura. Por një veteran i intervistuar më vonë, pohoi se ata nuk kishin bërë asnjë stërvitje, përveç disa marshimeve si dhe një praktike në vendosjen e minave.

Miti nr.5: Trupat gjermane, kishin aftësi më të forta taktike

E vërteta: Vendosmëria e gjermanëve për të luftuar gjatë D-Day, ngatërrohet shpesh me aftësitë taktike. Dhe kjo është diçka e gabuar. Analogjia më e mirë, është me konfliktet e mëvonshme, si Afganistani apo edhe Vietnami, ku forcat perëndimore ishin më të stërvitura dhe kishin për pasojë aftësitë më të mira, por vuajtën shumë për të mposhtur një armik shumë më inferior.

Sikurse e kanë treguar talebanët në Afgansitan, është shumë e vështirë të mposhtësh tërësisht armikun tënd, në rast se ai nuk do të mposhtet. E vetmja mënyrë për ta bërë këtë, është t’i vrasësh të gjithë. Për këtë arsye, u desh aq shumë kohë që gjermanët të mposhteshin në Normandi, dhe më pas pavarësisht mungesës së stërvitjes, ata ishin sërish shumë të rrezikshëm me shumë armë të fuqishme, dhe një vendosmëri të madhe për të vazhduar luftimin.

Kjo ndodhi për një varg arsyesh: indoktrinimi nazist, ndjenja e thellë e detyrës, dhe rreziku i ekzekutimit për dezertorët. Në Luftën e Parë Botërore, gjermanët ekzekutuan vetëm 48 persona për dezertim. Gjatë Luftës së Dytë, kjo shifër arriti 30 mijë.

Miti nr6: SHBA-ja dhe Britania, patën më pak humbje në Luftën e Dytë Botërore

E vërteta: Trupat Aleate në front, vuajtën shumë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Demokracitë, siç ishin Britania dhe SHBA-ja, u përpoqën ta arrijnë fitoren me sa më pak viktima që të ishte e mundur. Ato i`a dolën kryesisht me sukses, duke përdorur teknologjinë dhe makinerinë më të fundit, për të mbrojtur jetët e njerëzve, kudo që ata mundnin.

Megjithatë, fitoret në distanca të shkurtra duheshin arritur nga këmbësoria, njësitë e tankeve dhe artileria. Edhe pse teknologjia do të thoshte që Aleatët, kishin nevojë për më pak trupa se sa një gjeneratë më parë, ata që ishin në vijën e zjarrit, e kishin sërish shumë vështirë. Humbjet në rradhët e trupave të frontit, ishin shumë më të mëdha gjatë fushatës 77-ditore të Normandisë, se sa gjatë betejave të mëdha përgjatë Frontit Perëndimor gjatë Luftës së Parë Botërore.

“CNN” – Bota.al
Nga James Holland
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super