×

East India Company

· 1 · 429

East India Company

· 1 · 429

  • Postime: 22178
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 25-12-2011, 22:39:27
East India Company/Një model për të (mos) e ndjekur

Ka nisur një lojë e brendshme mes historianëve, për të përcaktuar se kur nisi bota moderne. A ndodhi kur Johannes Guttenberg shpiku shtypshkronjën, në 1440? Apo kur Kristofor Kolombi zbuloi Amerikën në 1492? Apo ndodhi kur Martin Luteri botoi 95 tezat e tij, në vitin 1517? Të gjitha zgjedhje shumë të mbështetura. Por, në fakt, ka arsye të forta të përzgjidhet edhe një tjetër përgjigje jo shumë konvencionale: bota moderne nisi në një mëngjes të acartë të Vitit të Ri, në 1600, kur Elisabeta I i dha një kompanie prej 218 tregtarësh monopolin e tregtisë në Lindje të Kepit të Shpresës së Mirë.
"Kompania e Indive Lindore" shtroi hijen e saj mbi të gjithë botën moderne në të gjitha drejtimet. Ishte një ndër të parat kompani që u jepte përgjegjësi të kufizuar aksionerëve të saj. Ajo vendosi themelet për perandorinë britanike. Prodhoi Njeriun e Kompanisë. Dhe ishte e para kompani e mbështetur nga shteti që linte shenjën e saj në botë.
Njëzet vite më parë, teksa shteti braktiste lartësitë komanduese të ekonomisë në emër të privatizimit, dukej sikur këta hibridë publik-privat ishin të destinuar të dështonin. Sot, ata po lulëzojnë në ekonomitë dinamike të botës në zhvillim dhe po shtrihen drejt skenës globale.
Kompanitë e kontrolluara nga shteti zënë 80 përqind të kapitalizimit të tregut në bursën e Kinës, më shumë se 60 përqind në atë të Rusisë dhe 35% në bursën e Brazilit. Ato përbëjnë 19 nga 100 kompanitë më të mëdha shumëkombëshe dhe 28 nga 100 më të mëdhatë në tregjet në zhvillim. Kompani shtetërore të klasit botëror mund të gjenden në pothuajse çdo industri. "China Mobile" u shërben 600 milionë klientëve. "SABIC" në Arabinë Saudite është një prej kompanive më fitimprurëse kimike në botë. "Emirates Airlines" po rritet me 20 përqind në vit. 13 nga kompanitë më të mëdha të naftës në botë janë shtetërore. Po kështu edhe kompania më e madhe në botë e gazit natyror, "Gazprom".
Kompanitë shtetërore do të vazhdojnë të lulëzojnë. Tregjet në zhvillim ku ato prosperojnë pritet të rriten me 5.5 përqind në vit, krahasuar me rritjen 1.6% në vit të botës së zhvilluar dhe modeli është gjithnjë e më popullor. Qeveritë kineze dhe ruse po udhëheqin një modë teksa përdorin fuqinë e shtetit për të prodhuar kampionë kombëtarë në një sërë industrish "strategjikë".
Krahasimi mes "Kompanisë së Indive Lindore" dhe kompanive të sotme shtetërore nuk është i saktë. Inditë Lindore kontrollonin një ushtri prej 200 mijë vetësh, më shumë se shumica e shteteve europiane. Asnjë prej kompanive të sotme shtetërore nuk ka shkuar kaq larg, ndonëse "CNOOC", kompania kineze e naftës ka punësuar ish-trupa të Ushtrisë Popullore Çlirimtare të Kinës për të mbrojtur vendburimet e saj të naftës në Sudan. Qeveria britanike nuk kishte aksione në kompani. Qeveritë e sotme kanë sasi të mëdha aksionesh në kompanitë e tyre të preferuara. RD
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super