×

Post reply

Emri:
Email:
Titulli:
Ikona e mesazhit:

Verifikimi:
Cfare gjuhe flasin shqiptaret?:

shtyp alt+s per te postuar ose alt+p per ta kontrolluar


Permbledhje

Postuar nga: M A X
« ne: 27-06-2019, 08:24:02 »

Një mur në ishullin Ellis të Nju Jorkut që nderon emigrantët është i mbuluar krejtësisht me emra. Deri më sot, 770 panele janë ngritur duke mbartur emrat e mbi 800 mijë emigrantëve. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Ramon Taylor, aty janë shkruar edhe emrat e emigrantëve që kanë mbërritur rishtazi.

Shumica e emigrantëve të përjetësuar në Murin e Nderit të Emigrantit Amerikan mbërritën në ishullin Ellis rreth një shekull më parë, pas një udhëtimi të gjatë nga Evropa. Por, edhe pas mbylljes së kësaj qendre pranimi në vitin 1954, anëtarët e familjeve nga Amerika Qendrore dhe Azia Juglindore mund t’i gjejnë emrat e tyre të gdhendur në pllakat e çelikta.

“Të gjithë duan të nderohen. Duan të kujtohen. Duan që momenti i mbërritjes së tyre në Amerikë të përjetësohet. Kjo është çfarë përpiqemi të realizojmë këtu”, thotë Stephen Briganti, presidenti i Fondacionit të Statujës së Lirisë dhe Ishullit Ellis.

Diversiteti i emrave sot reflekton tendecat e vendit që po ndryshon. Projekti filloi në vitin 1987 me synim ngritjen e fondeve për restaurimin dhe mirëmbajtjen e ishullit Ellis. Tashmë ai përmban 775 mijë emra, të skalitur në 770 panele të vendosura përballë Statujës së Lirisë dhe Manhatanit. Për 150 dollarë, çdo emigrant apo pasardhësit e tyre mund të shtojnë këtu emrin e familjes së tyre.

Ndërsa viziton murin që nderon stërgjyshërit e saj, Erin Josen thotë se vështirësitë e emigrantëve të mëhershëm duhet t’u japin shpresë të ardhurve rishtazi.

“Nëse do të isha një amerikane e brezit të parë apo të dytë, do të mahnitesha se si këta njerëz u mbijetuan gjithë kundërshtive dhe vështirësive; i kontrolluan, i gjykuan, u thanë që nuk ju duam këtu. E megjithatë, ata arritën të ngrenë familjet e tyre dhe të lënë pasaradhës të brezit të tretë, të katërt dhe të pestë”, thotë Erin Josen, pasaradhëse emigrantësh të mbërritur në ishullin Ellis.

Turistët e huaj mrekullohen me diversitetin e Muzeut Kombëtar të Emigracionit në Ishullin Ellis, edhe kur nuk kanë emrat e familjeve të tyre këtu.

“Është mirë që çdo gjë është e dokumentuar, që i kanë mbajtur shënim të gjithë këta emra. Amerikanët mund të rizbulojnë këtu paraardhësit dhe rrënjët e tyre”, thotë Celine Uhart, turiste franceze.

Sipas fondacionit, në këto panele ka përfaqësues nga të gjitha kombësitë. Madje këtu përfaqësohen edhe skllevërit që u sollën me forcë.

“Rrëfejmë historinë e skllevërve dhe mbërritjen e tyre. Ishte një situatë e tmerrshme, një tragjedi e tmerrshme. Por, ata janë tashmë pjesë e Amerikës, e historisë së saj, dhe e asaj çfarë Amerika është tani. Duhet t’i nderojnë edhe ata familjet e tyre, ashtu si të gjithë të tjerët”, thotë zoti Briganti.

Në këtu mur kanë zgjedhur të nderojnë familjet e tyre edhe pjesëtarë të popullsisë indigjene të indianëve të Amerikës. /standard.al