Zerion

Zeri yt => Historia => Teme e nisur nga: M A X ne 01-05-2006, 17:31:40

Titulli: Etimologjite e emrave te shteteve!
Postuar nga: M A X ne 01-05-2006, 17:31:40
Ne kete teme do te flasim rreth origjines se emrave te shteteve te ndryshme te botes se sotme, apo dhe te djeshme. Kush ka informacione eshte i lutur t'i vendose ketu.

***

Austria/Österreich - Disa pretendojnë se emri i Austrise ne gjuhën gjermane (Österreich) vjen nga togfjaleshi "Mbreteri lindore" por ne fakt ky emër vjen nga një fis i vjetër gjermanik i quajtur Ostarrichi. Vendi është quajtur dhe Ostland (toka lindore) gjatë Perandorise se Shenjtë Romake dhe prej tij rrjedh dhe versioni latin i emrit te vendit Austria.
Titulli: Etimologjite e emrave te shteteve!
Postuar nga: M A X ne 01-05-2006, 17:46:37
Greqia - Emri i vendit ka burim latin, por rrenja eshte greke. Fisi i Graikós/Grecianeve ishte nder te paret dhe me te medhenjte qe kolonizuan Italine jugore dhe per kete arsye ishin me te njohurit nder popujt italike, duke perfshire dhe latinet. Per kete arsye per italiket dhe latinet emertuan me kete emer te gjithe fiset qe vinin nga Hellada/Greqia. Ne antikitet vendi mbante emrin Hellada, por ne mesjeten e hershme ky emer u mohua sepse konsiderohej si emer pagan dhe ne vend te tij u huazua forma latine e emrit Grecia. Vetem pas pavarsise greke nga perandoria Osmane vendi rimori emrin antik Hellas apo sic quhet ne greqishten e sotme Hellada/ΕλλάΎα.
Titulli: Etimologjite e emrave te shteteve!
Postuar nga: kreksi ne 01-05-2006, 17:50:04
Francë(a) shteti.

Emrin e mori nga dyndja e fiseve frange  qe u versulen drejte vendeve te Galve(goluazet) vendasit e hershem.
Franket ishin nje fis gjermanike ku  gjate  perandorise romake jetonin ne regjionin e sotem te rrethit te Hamburgut e qe u shperngulen ne drejtim te jugut kahe shekulli i IV e V pas eres sone.
Emri franke iu erdhi nga romaket sepse ata ishn te liruar nga taksat, pra nuk paguanin tatime, ishin te falur nga roma dhe keshtu u quajten franshë e pastaje frang e sot Francë.
Dinastine e pare te mbreterve franke e themeloi Klovisi ne shek Vi-të.
Titulli: Re: Etimologjite e emrave te shteteve!
Postuar nga: chekevara ne 08-08-2007, 17:00:27
jugosllavi vjen nga gjuha shqipe...sllavet e jugut..
Titulli: Re: Etimologjite e emrave te shteteve!
Postuar nga: diamant ne 21-08-2007, 12:48:26
kromidha gr.; qepa shq.
qe pa;  qa ap
kro mi dha; qra me dha ; haaa haa haaa qepa esht ajo qe jep te qara kete e kan mesuar e greqet.  LOL
Titulli: Re: Etimologjite e emrave te shteteve!
Postuar nga: diamant ne 21-08-2007, 12:49:50
o ti MAX coje andej nga perimet se e katrova me shtetet haaa ohoho: