Historia e bombës së parë atomike - Histori

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Historia e bombës së parë atomike

    Historia e bombës së parë atomike

    · 1 · 342

    • Postime: 454
    • Karma: +0/-0

    ne: 15-08-2023, 09:42:05
     

    Përpara 78 vjetësh, më 6 gusht 1945, qyteti bregdetar i Hiroshimës në Japoni u shkatërrua plotësisht nga bomba e parë atomike amerikane. Rreth 100.000 njerëz gjetën vdekjen në mënyrë të rufeshme. Tri ditë më pas u aktivizua edhe bomba e parë prej plutoni në qytetin e Nagasakit - pasojat ishin të tmerrshme.

    6 gushti i vitit 1945 u ngulit në historinë botërore duke shënuar hapjen e epokës bërthamore, nisjen e garës dhjetravjecare të armatimit dhe fillimin e luftës së ftohtë.
    Në maj të vitit 1945 kish kapitulluar Gjermania naziste dhe Evropa ish bërë shkrum e hi, megjithatë lufta me humbje të mëdha në paqësor ende nuk kish marrë fund. SHBA pasi e morrën veten nga sulmi i japonezëve në Pearl Harbor, demonstruan forcën e supërfuqisë amerikane në ishujt perandorak të Japonisë. Ndërkohë që në tokën japoneze vazhdonte të ishte i pashuar shpirti luftarak, pavarësisht nga sulmet e vecanta.
    Gara me rusët dhe bomba e parë atomike u fituan prej SHBA, të cilat në korrik të vitit 1945 posedonin bombën e uranit dhe të plutonit - të ashtuquajtura armë që bëjnë cudira dhe që nuk mund të përdoreshin më për Gjermaninë, ndaj nëpërmjet tyre duhej të imponohej kapitullimi i Japonisë.
    Ka disa arësye përse u zgjodh Hiroshima si destinacion: nga njëra anë aty ishte një port i rëndësishëm ushtarak, nga ana tjetër qyteti me rreth 300.000 banorë kishte madhësinë e përshtatashme dhe si një qytet i paprekur nga sulmet ajrore ishte një rast ideal për të kryer testin.
    Në mëngjesin e 6 gushtit rreth orës 8:15 të mëngjesit, një avion i tipit B-29 solli papritur e papandyer në qytet ngarkesën vdekjeprurëse. "Little Boy", kështu ishte emërtuar bomba 4,5 tonëshe e uranit, e cila shpërtheu rreth 500 metra mbi qytet duke e shndërruar Hiroshimën në një shkretëtirë. Brenda pak sekondave në një hapësirë prej disa kilometrash katrorë u asgjësuan jetë njerëzish dhe asnjë gur nuk mbeti në vend të vet. Rreth 100.000 njerëz patën vdekje të menjëhershme duke u bërë prush dhe prej të cilëve mbeti vetëm hija. Numri i saktë i viktimave është ende i paqartë, deri në vitin 1950 gjetën vdekjen rreth 200.000 njerëz si pasojë e këtij shpërthimi.
    Parë nga pikëpamja ushtarake "Little Boy" është një sukses: "qëllimi sic duket është arritur me sukses", kështu komunikonte piloti në bazën mbrojtëse, ndërkohë që kopiloti i tmerruar thërriste: "o Zot c´kemi bërë?"
    Por pavarësisht nga kjo tri ditë më vonë SHBA donin të testonin bombën e parë me pluton, një bombë më e madhe kjo e emërtuar "Fat Man". Mbi destinacionin e përcaktuar Fukuoka kishte ende shtëllunga reshë, ndaj në shënjestër u vu Nagasaki, edhe ky një qytet port por pa industri armatimesh. Pasojat ishin të tmerrshme po ashtu si edhe në Hiroshima.
    Edhe sot shumë viktima të bombës atomike, të ashtuquajturit Hibakusha, vazhdojnë të vuajnë pasojat si dhe përcmimin në shoqëri për shkak të deformimeve.
    Pasi edhe Bashkimi Sovjetik i shpalli luftë Japonisë, kjo e fundit kapitulloi, Perqandori u detyrua t´i bëjë thirrje popullit që të durojë të padurueshmen. Lufta e Dytë Botërore morri fund dhe asgjë nuk është më siç ka qenë. Nëse hedhja e bombave atomike ishte legjitime, apo nëse ky ishte një krim kundër njerëzimit - kjo është vulosur tashmë në memorjen kolektive./dw.com
    Emri:

    Email:
    Verifikimi:
    Flamuri yne ka ngjyre?: