×

Historia e mesazheve të koduara

· 1 · 499

Historia e mesazheve të koduara

· 1 · 499

  • Postime: 22178
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 30-01-2012, 11:58:56
Kodet sekrete janë përdorur gjatë luftërave, në biznes dhe në marrëdhënie personale për të kamufluar gjithçka, që nga planet e luftës tek komplotet e vrasjeve, që nga marrëveshjet e dyshimta tek dashuritë e ndaluara

Historia e mesazheve të koduara

"Zgjuarsia njerëzore nuk mund të sajojë asnjë kod që zgjuarsia njerëzore nuk mund ta zgjidhë".

Edgar Allen Poe

Akti i krijimit të një mesazhi sekret ka ekzistuar ndoshta që prej kohës kur njerëzit filluan të komunikonin. Kodet sekrete janë përdorur gjatë luftërave, në biznes dhe në marrëdhënie personale për të kamufluar gjithçka, që nga planet e luftës tek komplotet e vrasjeve, që nga marrëveshjet e dyshimta tek dashuritë e ndaluara.
Procesi i thyerjes së këtyre kodeve i ka shkaktuar dhimbje koke zyrtarëve të inteligjencës dhe kriptologjistëve përgjatë gjithë historisë, madje disa njerëz kanë kaluar në fazë çmendie, duke u përpjekur t'i zgjidhin ato. Personi që krijon një kod mund të mendojë se është i pathyeshëm, por faktet kanë treguar që edhe sistemet e kodeve më komplekse kanë arritur në fakt të deshifrohen, duke ndryshuar kursin e historisë së njerëzimit gjatë këtij procesi. Këto janë disa nga kodet më të komplikuara që ka njohur historia.

Shifrat e Cezarit

Kodi i Cezarit në fakt ka qenë një nga kodet më të lehta për t'u thyer. Ai përdorej nga Jul Cezari kurdo që dëshironte të dërgonte një mesazh sekret rreth planeve të tij ushtarake. Në realitet, nuk duhet të ishte një kod shumë kompleks në atë kohë, duke qenë se shumica e njerëzve nuk dinin as të lexonin, por megjithatë ai ndjente se kishte nevojë të tregohej i kujdesshëm.
Shifrat e Cezarit janë një sistem i thjeshtë, ku çdo shkronjë e alfabetit zhvendoset me tre vende (në vend të B-së përdoret D-ja), në mënyrë që të kamufloheshin fjalët që do të përmbante mesazhi. Marrësi, i cili natyrisht e njihte sistemin e kodimit, duhej vetëm të rizhvendoste çdo shkronjë përsëri tre germa para për të lexuar mesazhin. Shifrat e Cezarit, ose siç njihet ndryshe Zhvendosja e Cezarit, është përdorur që në atë kohë e deri sot për të përshkruar çdo lloj kodi që ka të bëjë me zhvendosjen e germave të alfabetit...

Përgatiti: KLARITA BAJRAKTARI
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super