×

Historia në ritmin e klimës

Historia në ritmin e klimës

· 2 · 615

  • Postime: 22667
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 20-12-2011, 15:00:04
Në ritmin e klimës

Acar, thatësira, shira të rrëmbyeshëm, qiej përjetësisht ngjyrë gri: kur klima çmendet, historia e popujve padyshim që e ndien. Në fakt, njeriu gjithmonë ka patur prirjen që të zhvendoset në vende ku kushtet mjedisore janë më të mira. Dhe kur klima përkeqësohet, qytetërime të tërë mund të shkrihen si dëbora në diell.

Pushtues apo të arratisur?

Klima, vendimtare edhe për zhvillimin e qytetërimit greko-romak, luajti një rol kyç në përshpejtimin e fundit të perandorisë romake, që shënoi edhe aktin e fundit të atij qytetërimi. Nëse të ashtuquajturit "pushtime të barbarëve" filluan si bastisje të popullsive që jetonin në afërsi të kufijve territorialë të perandorisë, duke filluar nga gjysma e dytë e shekullit IV pas Krishtit u transformuan në migrime autentikë. Jo rastësisht: mes viteve 350 dhe 750 ndodhi një ftohje e klimës në hemisferën veriore, pothuajse një epokë e vogël akullnajash. Shumë prej atyre popujve duhej të bënin llogaritë me një rënie drastike të prodhimit bujqësor në vendet e tyre të origjinës dhe kështu vendosën të zhvendosen më në Jug, pra drejt rajoneve më pak të prekur nga ndryshimet klimaterike.

Maja në krizë

Në anën tjetër të Atlantikut, edhe Majat, një prej qytetërimeve më të përparuar të Amerikës Qendrore (që në momentin e shkëlqimit maksimal regjistronin më shumë se 13 milionë banorë) po përballeshin me periudhën e tyre më të keqe, edhe pse jo për faj të një ngrice. Duke filluar që nga viti 750, ai qytetërim pësoi një rënie të shpejtë: braktisi qendrat urbane, duke lënë në rrënim tempujt e mrekullueshëm që kishte ndërtuar. Përse? Për shumë kohë mbeti një mister, më pas historianë dhe arkeologë u përpoqën të gjejnë shkaqe të mundshëm: luftëra civile, pushtime, epidemi dhe mbi të gjitha ndryshimi i klimës.
Studime të shumta kanë demonstruar se ndodhën episode të ndryshëm thatësire që përkuan me momentet kur u braktisën qytetet kryesorë të Majave. Periudha të gjata thatësire goditën Amerikën Qendrore mes shekujve IX dhe X. Duhet thënë se nuk ishte vetëm klima që shkaktoi zhdukjen e Majave: banorët e Jukatanit Verior (Meksikë) vareshin vetëm pjesërisht nga shirat sezonalë, sepse shpellat dhe gropat natyrore lejonin depozitimin e ujit nën tokë, duke e bërë atë gjithmonë të bollshëm. Ndërkohë që është e vërtetë që më në Jug, depozitat nëntokësore të ujit ishin më pak të arritshme: këtu, periudha të gjata thatësire mund të ishin fatale. RD

  • Postime: 22667
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#1 ne: 20-12-2011, 15:00:20
Fati tek moti

Nga Napoleoni tek D-Day, nga grekët tek mongolët, fatet e betejave më të mëdha janë vendosur shpeshherë nga parashikimet e sakta (ose jo)

Ndihma nga koha e keqe

Mes 22 dhe 28 gushtit 1776, u luftua beteja e parë pas firmosjes së Deklaratës së Pavarësisë (dhe e para në të cilën mori pjesë ushtria e SHBA nën urdhrat e George Washington dhe Israel Putnam). Përplasja, e konsideruar beteja më e madhe e luftës së pavarësisë amerikane, ndodhi në zonën jugore të Long Island dhe aty mbizotëruan trupat angleze të admiralit Richard Howe, i cili arriti kështu të marrë New York-un. Vetëm falë një ndihme të papritur të motit beteja (e njohur si beteja e Brooklyn-it) nuk u transformua në disfatë për ushtrinë e sapolindur, që pa shumë pranë riskun që George Washington-i të binte në duart e anglezëve, gjë që do të sillte zhvillime të paparashikueshme për historinë. Në natën mes 27 dhe 28 gushtit, në të gjithë zonën ra një borë shumë e trashë, që befasoi britanikët dhe fshehu repartet amerikanë të mbijetuar, aty ku ndodhej edhe Washington. Katër muaj më vonë, në 26 dhjetor, Washington arriti të kapërcejë lumin Delaware që kishte ngrirë dhe i befasoi edhe një herë tjetër armiqtë, (mercenarë gjermanë), duke i sulmuar në Trenton, mu në mesin e një furtune.

Salamina dhe Actiumi: Andej nga frynte era

Dy beteja të mëdha detare të lashtësisë u vendosën nga furtuna të paparashikuara apo nga dija për ndryshime të rregullta në qarkullimin e erërave: beteja e Salaminës (23 shtator i vitit 480 para Krishtit) e luftuar pothuajse përpara Pireut, Porti i Athinës dhe ajo e Actiumit (2 shtator i vitit 31 para Krishtit) në ujërat e Gjirit të Artës, gjithmonë në Greqi. Në rastin e parë ndesheshin flota greke, e komanduar nga Euribiadi i Spartës dhe nga strategu athinas, Themistokliu dhe ajo perse. Pasi dy stuhi të mëdha kishin zvogëluar në ditët e mëparshme numrin e anijeve perse, Themistokliu bëri të besojnë, duke dërguar një gjoja spiun, se grekët kishin vendosur të tërhiqeshin. Më pas, i dha urdhër flotës që të mos lëvizte deri kur të niste era. E dinte se kur do të ndodhte me saktësi. RD