×

JACKIE KENNEDY - Një jetë si protagoniste

· 1 · 345

JACKIE KENNEDY - Një jetë si protagoniste

· 1 · 345

  • Postime: 22189
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 09-11-2011, 23:23:29
JACKIE KENNEDY/Një jetë si protagoniste

"Dua të jetoj, dhe jo të jem një dëshmitare e jetës sime". Ishte kjo motoja e Jackie. Të jetonte dhe jo të vështronte. Vetëm një grua e fortë si ajo do të mundte të kapërcente tragjedi që do të kishin shkatërruar këdo: dy fëmijë të lindur të vdekur, një bashkëshort i vrarë dhe një tjetër i vdekur, tradhëtitë e vazhdueshme, gjithmonë në vëmendjen e medias, në fillim vlerësuese e më pas të këqia. Sepse kur je Zonja e Parë e Amerikës dhe burri jot quhet Kennedy, je e destinuar për një jetë protagonisteje.

FËMIJË

Gjysmë irlandeze si e ëma Janet Lee, bijë e një katoliku të pasur në biznesin e pasurive të paluajtshme, dhe gjysmë franceze nga i ati John Vernou Bouvier III, sekser me një pasion të shfrenuar për gratë, lojërat e fatit dhe alkoolin, Jacqueline Lee Bouvier lindi në Southampton (New York) në 28 korrik të vitit 1929 dhe u ripagëzua shumë shpejt Jackie nga i ati. Që në moshën 5 vjec kishte një pony krejt të sajin. Kuajt, por edhe letërsia dhe arti mbetën pasioni i saj për të gjithë jetën. E heshtur dhe e mbyllur në vetvete, ëndërronte, siç shkruante në vjetarin e Miss Porter's School ku u diplomua në 1947 "që të mos bëhej një shtëpiake e thjeshtë". Pa mbushur ende 18 vjeç i kishte idetë shumë të qarta.

NJË FEJESË E DËSHTUAR

Pas vitit të parë në Vassar College, u transferua për një vit në Paris për të studiuar histori në Sorbonë dhe histori arti në Shkollën e Louvre. Me rikthimin e saj në Amerikë, gjatë një darke në shtëpinë e mikut gazetar Charles Bartlett, njohu një politikan në vitin e tij të të gjashtë të mandatit si përfaqësues i Massachusettsit. Ishte një burrë tërheqës dhe i sigurtë në vetvete, me një diplomë Harvardi, me një të kaluar si hero lufte (ku kish pësuar një plagosje të rëndë në shpinë) dhe një libër, "Why England slept", që vetëm në Britaninë e Madhe kishte shitur 90 mijë kopje. Quhej John Fitzgerald Kennedy, për të gjithë "Jack". Të dy shkëmbyen shikime dhe buzëqeshje, por Jacie ishte e fejuar me John Husted, agjent burse në Wall Street. Kur në dhjetor 1951, Husted i kërkoi dorën, ajo pranoi. Tre muaj para dasmës ndërroi mendje nga frika se mos humbiste lirinë. Husted rrëfente se kish qenë e ëma e Jackie që i kish futur shkopinj në rrota; nuk ishte i pasur sa duhej dhe në karrierë për të bijën. Pasi arkivoi broker-in e bursës, vajza iu përkushtua krejt vetvetes në një rubrikë intervistash në Washington Times-Herald, siguruar përmes bashkëshortit të dytë të të ëmës, një biznesmeni nafte. Kur, disa muaj më vonë, takoi Jackun për herë të dytë, ishte ende pa asnjë lidhje... RD
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super