Jeta e Kleopatrës në fund të detit - Historia

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Jeta e Kleopatrës në fund të detit

Jeta e Kleopatrës në fund të detit

· 1 · 398

  • Postime: 27153
  • Gjinia: Mashkull

ne: 20-07-2011, 09:57:06
Ujërat e Mesdheut kanë ruajtur me fanatizëm dëshmi të skenave të pashlyeshme historike: Kleopatra që vdes pas kafshimit nga një gjarpër; dashnori i saj që pret vdekjen, duke e zhytur mendjen në festa të shfrenuara

Jeta e Kleopatrës në fund të detit

Bëhet fjalë për shekuj të tërë historish të fshehura në fund të detit. Ujërat e Mesdheut kanë ruajtur me fanatizëm dëshmi të skenave të pashlyeshme historike: Kleopatra që vdes pas kafshimit nga një gjarpër; dashnori i saj që pret vdekjen, duke e zhytur mendjen në festa të shfrenuara; turma e egërsuar e njerëzve që shkatërron me zemërim tempullin e Serapidit, një prej tempujve të fundit paganë.

Arkeologu francez, Frank Goddio, profesionisti 59-vjeçar i kërkimeve nënujore, i rreh prej kohësh këto vende, që tashmë janë bërë pjesë e legjendës. Ka arritur të zbulojë portin e mbuluar nga ujërat të Aleksandrisë së Egjiptit, aty ku në lashtësi ngriheshin pallatet e Antonios e Kleopatrës. Ia ka dalë t'ia marrë thellësive të detit statujat kolosale të Zotit Serapid, të thërrmuara nga zemërimi i të krishterëve.

500 objekte arkeologjike të nxjerra nga thellësitë e ujërave, që rrëfejnë një mijëvjeçar e gjysmë të historisë egjiptiane, nga viti 700 para Krishtit deri në 800 pas Krishtit.

Në fakt, bëhet fjalë për mijëra copëza të grumbulluara nga Goddio, në atë pjesë të detit ku derdhen ujërat e Nilit. "Një zbulim arkeologjik, i denjë për t'u krahasuar me zbulimin e Pompeit", është shkruar lidhur me këtë çështje. Ndoshta ekzagjerohet pak, por jo në masë të madhe. Pasi Pompei ishte veç një qytezë provinciale, ndërsa Aleksandria e Egjiptit ka qenë një ndër metropolet më në zë dhe më të rëndësishme në historinë e Antikitetit.

I themeluar në vitin 331 para Krishtit nga Aleksandri i Madh i Maqedonisë dhe i qeverisur për tre shekuj nga dinastia e Ptolemenjve, për t'u pushtuar më pas, në vitin 30 para Krishtit nga romakët. Ishte një qytet ku ngriheshin pallate të mrekullueshme me kopshte magjepsëse, me rrugë të gjera e të rregullta. Kur, në vitin 640 pas Krishtit, ra në duart e arabëve, legjenda thotë se pushtuesve iu desh të mbulonin sytë për të mos u verbuar nge vezullimi i mermerëve.

"Kam pushtuar qytetin e madh të oksidentit dhe nuk e kam aspak të lehtë të numëroj pasuritë e mrekullitë e tij", shkroi në atë kohë gjenerali që drejtoi pushtimin, Amr Ibn al-As. "Po them vetëm që në të numërohen katër mijë pallate, katër mijë banja publike, katërqind teatro e vende për t'u dëfryer, 12 mijë dyqane frutash e 40 mijë hebrej". Aleksandria atëherë ishte një qytet multietnik, me karakteristikat e të gjithë metropoleve multietnike. Egjiptianë e grekë, hebrej e romakë: Të gjithë e urrenin njëri-tjetrin, e përplasjet e kësaj natyre ishin të shpeshta e mjaft të ashpra...

Përgatiti: KLARITA BAJRAKTARI

Temat e fundit