×

KONGRESI I VJENËS - Europa pas Napoleonit

· 1 · 2661

KONGRESI I VJENËS - Europa pas Napoleonit

· 1 · 2661

  • Postime: 22178
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 20-12-2011, 15:01:07
KONGRESI I VJENËS/Europa pas Napoleonit

Në vitin 1814, pasi Napoleoni ishte mundur dhe izoluar në ishullin e Elbës, një pyetje qarkullonte në të gjithë kanceleritë europiane: do të rivendosej rendi i vjetër politik dhe kështu do të rivendoseshin kufijtë që kishin ekzistuar para 25 viteve të luftës? Përgjigjja ndaj kësaj pyetjeje erdhi nga takimi më prestigjioz i sovranëve dhe diplomatëve në Europën e shekullit XIX: kongresi i thirrur nga Francesco I i Austrisë në kryeqytetin e Perandorisë së tij, Vjenë. Objektivi i kësaj ansambleje ndërkombëtare, që nisi zyrtarisht në 1 nëntor 1814, ishte zgjidhja e vështirësive që lindnin prej riorganizimit të Europës pas humbjes së Napoleonit në Laipcig në tetor 1813 dhe pas largimit të tij nga froni gjashtë muaj më vonë.
Kongresi i Vjenës mblodhi përfaqësuesit e të gjitha shteteve europiane, duke përfshirë shtetin Papnor dhe Perandorinë otomane, por ata që përcaktuan linjën e veprimit ishin veçanërisht katër protagonistë: Robert Stewart, i njohur si Lordi Castlereagh, përfaqësues i Mbretërisë së Bashkuar; Klemens von Metternich, kancelari austriak; francezi Charles-Maurice de Talleyrand-Perigord dhe Cari i Rusisë, Aleksandri I, ushtria e të cilit kishte luajtur një rol vendimtar në mposhtjen e Napoleonit.
Konservatori Castlereagh, ministri britanik i Luftës gjatë përplasjes me Napoleonin dhe i Marrëdhënieve me Jashtë nga 1812, ishte një prej artificëve të Traktatit të Chaumont (1814) mes Mbretërisë së Bashkuar, Rusisë, Austrisë dhe Prusisë që do të sillte triumfin ndaj Bonapartit. Kjo gjë i vlejti një rol vendimtar në Vjenë, ku arriti të imponojë linjën e mbështetur nga diplomacia angleze, që synonte të krijonte një ekuilibër mes fuqive kontinentale që nuk dëmtonte supremacinë e Britanisë së Madhe në dete, gjë që përbënte edhe burimin kryesor të prosperitetit të saj. Për këtë qëllim u përpoq shumë që të ruante kontrollin e zotërimeve të ndryshëm të arritur ushtarakisht, si Malta në Mesdhe, një pjesë në Afrikën e Jugut, ishulli i Mauritius në Lindje të Madagaskarit dhe Celionin në Indi.
Metternich, ministër i Jashtëm austriak në periudhën 1809-1848, edhe ai vëzhgues, shihte tek aspiratat territoriale të Prusisë dhe Rusisë një kërcënim për vendin e tij dhe ndante me Castlereagh dëshirën për një Europë në të cilën asnjë fuqi nuk duhej të vendosej në kushte mbi të tjerat. Përtej interesave të përbashkëta, nga takimi mes protestantit anglez (i cili çdo të dielë në mëngjes këndonte himne fetarë bashkë me familjen e tij në rezidencën e tij zyrtare në Vjenë) dhe austriakut (i famshëm për aventurat e përsëritura galante) lindi një miqësi që kontribuoi jo pak në suksesin e Kongresit. Duke iu referuar Castlereagh, Metternich i shkruante Caterina Guglielminas, dukeshë e Sagan, e dashura e tij: "E trajtojmë njëri-tjetrin sikur njihemi prej një jete të tërë" dhe "sillet si një engjëll". RD
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super