Post reply

×

Post reply

Emri:
Email:

Verifikimi:
Flamuri yne ka ngjyre?:

Permbledhje

Postuar nga: M A X
« ne: 29-02-2020, 16:19:24 »

 

Vetëm një perandor romak quhet “i Madh”, dhe ai është Kostandini. Pak burra kanë pasur një efekt kaq dramatik dhe të qëndrueshëm mbi fatin e një kontinenti të tërë. Kostandini u ngjit në pushtet, kur fati i Romës varej në fije të perit.

Përpjekjet e paraardhësve të tij, e kishin zhytur Romën në një luftë të dëshpëruar për mbijetesë, të cilën sot e njohim si Kriza e Shekullit të Tretë. Do t’i binte barra Kostandinit të vendoste rendin e ri botëror, që u bë i njohur si Antikiteti i Vonë.

Edhe pse veprat e Kostandinit u dokumentuan në mënyrë të plotë nga historianët e kohës, vetë perandori mbetet një figurë disi enigmatike. Pak nga biografët e Kostandinit, kanë qenë të paanshëm. Po kush ishte Kostandini i Madh? Ai lindi në vitin 272 Pas Krishtit në provincën romake të Moesias së Epërme, në Serbinë e sotme.

Kur ishte 21 vjeç, babai i tij Konstantius, një administrator dhe gjeneral i suksesshëm, u bë udhëheqës në Tetrarkinë e perandorit Dioklecian. Si pjesë e asaj rregullimi dinastik, Kostandiniusi u nda nga nëna e Kostandinit, Helena dhe u martua me Teodorën, vajzën e perandorit Maksimilian.

Në vitin 305 Pas Krishtit, Kostandini u bë bashkë-perandor me një njeri të quajtur Galerius. Kostandini ishte më parë një vartës i Galeriusit, por tani u bë peng i sjelljes së mirë të babait të tij. Kur iu lejua t’i bashkohet të atit në fushatës e Britanisë, Kostandini e bëri këtë. I ativdiq në Britani në vitin 306 Pas Krishtit, saktësisht në Eborakum, sot qyteti i Jorkut në Angli.

Trupat e shpallën menjëherë të birin Çezar, megjithëse kjo gjë shkelte sistemin meritokratik të Tetrarkisë. Por Kostandini e legjitimoi qenien e tij në krye të ushtrisë romake, duke mposhtur një pushtim frank të Galëve. Liderët frankë u kapën robër, dhe në një shfaqje të pashembullt të egërsisë, dy mbretërit e tyre iu hodhën bishave të egra t’i shqyenin në arenën e gladitorëve.

Uzurpimi i titullit të Çezarit nga Konstandini, nuk i la vend në tetrarkisë për Maksentiusin, djali i ish-perandorit Maksimilian. Për pasojë, vetë Maksimiliani u rikthye nga pensioni dhe tentoi të merrte nën kontroll ushtrinë e Kostandinit.

Por grushti i shtetit dështoi, dhe Maksimiliani kreu vetëvrasje. Në vitin 311 Pas Krishtit, Kostandini kishte nën kontroll të plotë pjesën perëndimore të perandorisë, ndërsa një perandor i ri, Licinius, sundonte në lindje. Ndërkohë, Maksentius kishte vënë nën kontroll Italinë. Edhe pse këshilltarët e tij, i thanë se Maksentius ishte shumë i fortë, Kostandini marshoi me ushtrinë e tij drejt Romës.

Maksentius kishte ushtrinë më të madhe, dhe doli nga Roma për ta sfiduar Kostandinin në urën e Milvianit. Aty, ushtria e Kostandinit mbante për herë të parë labarin, një banderolë të mbishkruar me shkronjat e mbivendosura Greke X (chi) dhe P (rho), që së bashku do të thotë Krisht.

Sipas teksteve të mëvonshme, vetë Krishti i tha Kostandinit në ëndërr ta krijonte atë flamur dhe të vendoste emblemën Chi-rho në mburojat e ushtarëve të tij. Ishte ndërhyrja hyjnore ose paaftësia e Maksentiusit, ajo që i dha një fitore të shpejtë Kostandinit.

Pasi u bë lideri suprem në perëndim, Kostandini e ktheu vëmendjen e tij ndaj bashkë-perandorit të tij në lindje. Të dy perandorët kishin bashkëpunuar mirë më herët. Licinius ishte martuar me gjysmën-motrën e Kostandinit, Kostandinën. Por të dy nxorrën në pah dallimet mes tyre në një takim në Milano në vitin 313 Pas Krishtit, i famshëm për të ashtuquajturin “Edikti i Milanos”.

Ai përkujtohet gabimisht si “dekreti” që e bëri perandorinë të krishterë, megjithëse kjo nuk është e vërtetë. Ajo ishte një marrëveshje e ndërsjellë, që siç thotë shkrimtari i kohës Laktantius i garatonte të gjithëve “lirinë për të adhuruar ashtu si dëshirohet, dhe asgjë nuk e dëmton dinjitetin e çdo besimi fetar”.

Kjo do të thoshte, që Kostandini ishte tanimë një promovues i Krishterimit (ai ishte më parë adhurues i Sol, perëndisë së Diellit). Ndërkohë marrëdhëniet midis dy perandorëve u përkeqësuan. Nisën të përhapen zëra se Licinius, kishte nisur të diskriminonte të krishterët.

Ky ishte ose një provokim i qëllimshëm, ose një lajm i rremë i propaganduar nga Konstandini për të legjitimuar agresionin e tij në luftën civile, që nisi në vitin 320 Pas Krishtit. Në fund, Licinius u dorëzua me kusht që t’i kursehej jeta.

Kostandini ra dakord, por kur Licinius u tërhoq në jetën private, Kostandini e arrestoi dhe e ekzekutoi me vdekje. Tashmë Kostandini ishte i lirë të formonte perandorinë që donte. Por sfidat ishin të mëdha. Kufijtë e Romës ishin kudo të kërcënuar, administrata ishte e ç’organizuar, dhe ekonomia në krizë.

Konfliktet e dhunshme fetare, e kishin përçarë shoqërinë romake. Kostandini synonte harmoninë shoqërore, dhe kjo nënkuptonte forcimin e harmonisë fetare. Ai u përpoq të krijonte konformitet midis formave jashtëzakonisht të ndryshme të besimit të krishterë, duke thirrur një këshill peshkopësh në qytetin lindor të Nikeas.

Si perandor, Kostandini ishte një promovues i madh i Krishterimit, dhe ishte kreu zyrtar i feve në perandori. Dhe e përdori këtë situatë në avantazhin e tij; tempujt e fesë shtetërore u shpallën pronë perandorake. Për më shumë se një mijëvjecar, ari dhe argjendi që do të qarkullonin masivisht në ekonominë perandorake.

Kostandini ishte shumë i vetëdijshëm se kërcënimi kryesor për jetën e tij, vinte nga ushtria. Gjatë shekullit të kaluar, shumë perandorë kishin vdekur më shumë në grushte ushtarake, sesa nga ndonjë shkak tjetër. Ndaj ai bëri bëri disa ndryshime. U hoqi gradualisht gurvenatorëve kompetencat në drejtimin e ushtrive rajonale.

Garda e vjetër pretoriane, kishte luftuar kundër tij në Itali, ndaj Kostandini e shpërndau atë. Ushtria e tij nisi ndarjen graduale në roje kufitare (limitanei), dhe në ushtri fushore (komitatensis), me njësi elitare të quajtur palatinë. Ajo rekrutoi më shumë fise barbare, që luftuan nën komandantët e tyre, në stilin e tyre tradicional.

Falë fushatave të tij të suksesshme në Perëndim, Kostandini mund të përqendrohej në sigurimin e kufijve në lindje. Dakia ishte braktisur për shkak të mungesës së trupave për ta mbrojtur atë, por Kostandini synonte ta rimerrte atë krahinë nga gotët pushtues. Ai hyri në aleancë me fisin e fuqishëm vendor sarmatian, dhe kur gotët u dorëzuan pas një humbjeje të rëndë, iu kthye aleatëve të tij sarmatianë, të cilët i mposhi.

Kostandini planifikoi një fushatë të madhe ushtarake kundër persëve. Por sëmundja dhe vdekja e tij, çuan në anulimin e këtij sulmi. Si shumë perandorë Romakë, jeta e Kostandinit ishte e denjë për një telenovelë. Nëna e tij ishte një shenjtore. Shën Helena e Kostandinopojës, u nis për një pelegrinazh drejt Tokën e Shenjtë, duke themeluar kisha kudo që shkonte.

Një kishë e tillë ishte u ngrit në vendin e Varrit të Shenjtë, që çoi në zbulimin e Kryqit të Vërtetë, mbi të cilin u kryqëzua Jezusi. Helena vdiq në vitin 330 Pas Krishtit, dhe sarkofagu i saj ndodhet sot në muzeun e Vatikanit. Vdekja e Helenës, u shpejtua nga pikëllimi për ekzekutimin e nipit të saj Krispus.

Ai ishte djali i Kostandinit. Spikati në luftën kundër Licinius, dhe supozohej se ishte trashëgimtari i perandorisë. Por në vitin 326, kur Kostandini po shkonte në Romë që të kremtonte 20-vjetorin e ngjitjes së tij në pushtet, Krispus u arrestua me akuza të paspecifikuara dhe u ekzekutua menjëherë. Të gjitha arkivat që flisnin mbi të u shkatërruan.

Më vonë gjatë atij viti, u ekzekutua edhe gruaja e Kostandinit, Fausta. A ishin të dy dashnorë të fshehtë? A komplotuan bashkë një grusht shteti? Këto janë dy teoritë kryesore. Vlen të përmendet se vite më vonë kur u bënë perandorë, djemtë e Faustës refuzuan ta rehabilitonin figurën e nënës së tyre.

Në vitin 324 pas Krishtit, Kostandini themeloi një kryeqytet të ri të krishterë për perandorinë. Pas shumë diskutemeve, ai zgjodhi qytetin ekzistues të Bizantit, një koloni greke e themeluar që në vitin 650 Para Krishtit. Për dallim nga Roma, Bizanti ishte i vendosur mirë strategjikisht, duke qenë i vendosur afër zonave të Danubit dhe Sirisë.

Të thuash që lulëzoi “Roma e Re” e Kostandinit, kjo do të ishte modeste. Pas rënies së perëndimit romak, Bizanti – ose Kostandinopoja, siç u bë e njohur më vonë – ishte qendra e qeverisjes perandorake për mijëra vitet e ardhshme. Në pranverën e vitit 337, Kostandini u sëmur rëndë. Ai u pagëzua si i Krishtërë nga një peshkop.

Pastaj donte të pagëzohej edhe në lumin Jordan. Por teksa gjendja e tij u përkeqësua, ai u përpoq të rikthehej në Kostandinopojë, por vdiq gjatë udhëtimit. Ishte 65 vjeç.U varros në vendin e pushimit që kishte zgjedhur me kujdes në Kishën e Dymbëdhjetë Apostujve.

Pas shkatërrimit të Kostandinopojës nga kryqtarët dhe pushtuesit otomanë, vendndodhja e asaj kishe nuk dihet. Kostandini nuk ndryshoi thjesht fatin e Evropës. Pa të, nuk do të kishim Evropën e sotme. Për shekuj me radhë, civilizimi romak u mbrojt në lindje nga Kostandinopoja, që pengoi shumë fise barbare të kalonin Ngushticën e Bosforit.

Më vonë, Kostandinopoja dhe një Perandoria Bizantine e dobësuar i frenuan vazhdimisht ushtritë myslimane, duke i dhënë mundësi Evropës të rifitojë popullatën dhe forcën e saj ekonomike. Kur më në fund Kostandinopoja ra, ushtritë osmane përparuan deri në hyrje të Vjenës. Sikur Kostandinopoja të mos kishte rezistuar deri në vitin 1453, pushtuesit lindorë mund ta kishin pushtuar prej kohësh Evropën. / HistoryExtra – Bota.al