×

Krishtlindjet

· 1 · 449

Krishtlindjet

· 1 · 449

  • Postime: 22178
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 25-12-2011, 22:38:47


Përkundër asaj që besohet gjerësisht, në Bibël nuk ka një datë specifike për lindjen e Jezusit. Në fakt, shumica e historianëve besojnë se ai, me shumë gjasa ka lindur në pranverë, prandaj edhe në Bibël, për këtë moment, ka përshkrime të barinjve që udhëheqin tufat e kafshëve. Por në shekullin 4, kur Kisha Katolike vendosi ta njohë lindjen e Jezusit si një festë zyrtare, Papa Juliusi I zgjodhi 25 Dhjetorin për Festën e Lindjes. Fakti që kjo datë ndodhi të përkojë me festivalin pagan të Saturnalias, mund të ketë qenë koinçidencë e pastër.

Luftë në Krishtlindje

Pesë muaj pas fillimit të Luftës së Parë Botërore, trupat përgjatë frontit perëndimor morën një pushim në prag të Krishtlindjeve, duke ndërprerë luftimet dhe duke i kënduar këngë Krishtlindjesh njëri-tjetrit, nga llogorja. Tingujt e këngëve të tyre përshkonin fushëbetejën. Mëngjesin tjetër, ushtarët gjermanë dolën që nga llogoret dhe filluan t'u afrohen trupave të aleatëve, ndërkohë që thërrisnin "Merry Christmas". Fatmirësisht, nuk ishte një hile; dhjetëra luftëtarë britanikë dolën edhe ata nga llogoret e tyre për t'i përshëndetur dhe për të shtrënguar duart, madje disa prej tyre edhe për të shkëmbyer cigare si dhurata. Më vonë i quajtur Armëpushimi i Krishtlindjeve i 1914, ishte një prej shembujve të fundit të mirëkuptimit në kohë lufte.

Krishtlindje te kolonitë

Nga 1659 deri në 1681, shfaqja e frymës së pushimeve në Boston mund të të kushtonte një gjobë që shkonte deri në pesë shilinga. Është e vërtetë, Krishtlindjet kanë qenë dikur të paligjshme. Kështu që, është disi e habitshme që, po të njëjtat mendje puritanike krijuan variantin e parë amerikan të përplasjes së vezëve në vendin ku ishin vendosur forcat e Kapitenit John Smith në Jamestown, në vitin 1607. Festimi i Krishtlindjeve ndodhte në mënyrë kaq jo të rregullt në fillimet e Amerikës saqë pas Luftës Revolucionare, Kongresi as nuk e mori mundimin të merrte pushimin për të festuar këtë ditë, duke vendosur ta mbante seancën e parë pikërisht në Ditën e Krishtlindjeve, në 1789. U desh pothuajse një shekull që Kongresi ta shpallte ditë feste kombëtare.

Historitë e Krishtlindjeve

Autori që njihet më mirë për krijimin e Kalorësit pa Kokë, krijoi gjithashtu imazhin tashmë ikonë të Plakut të Vitit të Ri që fluturon mbi një slitë. Në librin e tij me tregime të shkurtër botuar në 1819. RD
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super