×

Post reply

Emri:
Email:
Titulli:
Ikona e mesazhit:

Verifikimi:
Cfare gjuhe flasin shqiptaret?:

shtyp alt+s per te postuar ose alt+p per ta kontrolluar


Permbledhje

Postuar nga: erlehta
« ne: 18-10-2012, 09:20:05 »

Përveçse u bënë udhëheqës në shtetet e tyre, Winston Churchill dhe Bill Clinton kanë dhe diçka tjetër të përbashkët. Të dy i detyrohen shumë Pamela Digby-t, kurtizanes së përkryer të shekullit XX

Kurtizania e fundit

Përveçse u bënë udhëheqës në shtetet e tyre, Winston Churchill dhe Bill Clinton kanë dhe diçka tjetër të përbashkët. Të dy i detyrohen shumë Pamela Digby-t, kurtizanes së përkryer të shekullit XX. Lindur në vitin 1920, Pamela e kuptoi shumë shpejt se meshkujt me pushtet ishin një pasaportë e shkëlqyer për një jetë emocionuese. Historia e Pamela Digby-t është e jashtëzakonshme.
Sigurisht, ajo nuk kishte vendosur të bëhej një kurtizane. Ajo ishte vajza e Baronit Digby XI dhe lindi në 20 mars të vitit 1920. Qëllimi i jetës së saj ishte të martohej me një aristokrat. Ajo e kalonte vjeshtën mes gjuetisë dhe të shtënave, ndërsa sezonin e pranverës dhe verës rrinte në qytet. Një jetë e shurdhër dhe konvencionale. Por, Pamela e dinte që nga fëmijëria, dëshira e saj ishte një tjetër lloj jete. Ajo ishte e hipnotizuar nga historia e stër-stër-hallës së saj Xhejn Digby, e cila braktisi bashkëshortin, Erlin e Elenburgut të Parë në kërkim të dashurisë së vërtetë, aventurave dhe skandaleve. Ajo ishte në kërkim për gjykim nga Gjykata e Ludvigut të Parë të Bavarisë.
Digby-t kishin një prejardhje të gjatë aristokrate, por me një pasuri shumë të vogël. Një periudhë të fëmijërisë së saj, Pamela e kaloi në Australi, ku prindërit punonin për të kursyer para. Ajo u rrit nga guvernantet dhe prej tyre mësoi bazat e para të jetës. Kur ishte 17 vjeç, ajo u kthye në Europë duke jetuar nga Francë e Gjermani, ku dhe perfeksionoi aftësitë gjuhësore të këtyre dy vendeve. Më pas ajo u kthye në Angli ku u përball me një realitet jo të favorshëm. Ajo u konsiderua si snobe dhe arrogante. Pamela krijoi urrejtje ndaj kësaj pjese të shoqërisë, e mësuar ndërkohë me fjalët e nënës së saj, e cila i thoshte me këmbëngulje se ishte e fortë, e bukur dhe e talentuar. Për fat të keq, vetëm nëna e saj mendonte kështu. Pamela e gjeti veten të injoruar në shumë pritje e kokteje të ndryshme të shoqërisë së lartë.
Nuse e djalit të Winston Churchill
Por vetëm për pak kohë dhe shansi nuk do të vononte. Në moshën 19-vjeçare, Pamela rastis në një pritje, ku i pranishëm ishte edhe Randolf, i biri i Kryeministrit Winston Churchill. Randolf do të ndryshonte jetën e saj përgjithmonë. Ata u takuan dhe aq mjaftoi, Randolf i propozoi. Ajo tha menjëherë po...

Përgatiti: Blerina Toslluku