×

Lojrat Olimpike ne Greqinë e lashtë

· 1 · 2043

Lojrat Olimpike ne Greqinë e lashtë

· 1 · 2043

  • Postime: 22260
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 04-03-2012, 18:35:26
OLIMPIADAT / Spektakli më i dashur në Greqinë e lashtë

Jo vetëm sport, edhe para e intrigë

Shekulli VIII para Krishtit për Greqinë ishte një periudhë rilindjeje e madhe kulturore, pas viteve të errëta të Mesjetës helenike. Kjo periudhë rënieje e qytetërimit mikenas ishte provokuar nga pushtimi i Dorëve, një popullsi indoeuropiane e prapambetur kulturalisht. Shekujt e braktisjes së tokave dhe të ekonomisë në rënie, gjatë të cilëve organizimi shtetëror ishte shkatërruar, kishin marrë fund dhe Greqia ishte tashmë në një lloj kulmi nga pikëpamja kulturore.
Kishte lindur një shoqëri helenike krejt e re. Dominimi ekskluziv i figurës së mbretit ishte dobësuar në avantazh të fisnikëve të kamur në gjendje të armatosnin ushtri dhe të blinin armë për të ruajtur parësinë ekonomike, ushtarake dhe politike. Veç kësaj, për t'i dhënë më shumë forcë vendit kishin lindur polis-ët, qytete-shtete që gëzonin një autonomi të veçantë. Dhe kishte nisur gjithashtu periudha e kolonizimeve të ndryshme në Jug të Italisë dhe në toka të tjera të Mesdheut, nga Marseja në Barcelonë.
Kjo ishte klima politike dhe e shkëmbimeve kulturore në Greqinë e shekullit VIII dhe në këtë gjendje të lumtur u përhap gjerësisht figura e heroit, burri i fortë dhe plot muskuj që sillte para botës bukurinë dhe kurajën e grekëve. Në imagjinatën kolektive të periudhës ushtari kishte, përveç dhuntive të trimërisë, aftësive strategjike dhe dashurisë për atheun, edhe një trup të lidhur dhe atletik. Ishte pra, mishërimi i të gjithë virtyteve që duhej të kishte një mashkull, një sintezë e kalos-it, bukurisë dhe agathos-it, mirësisë dhe ndershmërisë.
Me këtë ikonë frymëzoheshin të rinjtë grekë, të cilët edukoheshin me sport: Vetëm duke u stërvitur, do të arrinin të bëheshin luftëtarë të vlefshëm, të cilëve u takonte detyra dhe lavdia e mbrojtjes së qytetit në rast rreziku.

Konkursi i parë

Paralelisht lulëzoi edhe kulti i fesë, me ndërtimin e tempujve dhe institucionit të riteve zyrtare për të kërkuar favorin e perëndive. Ceremonitë kryheshin si në mënyrë private, si flijimet e kafshëve përpara rasteve të rëndësishme, ashtu edhe publikisht, domethënë të vendosura nga qyteti-shtet, por me shpenzimet e qytetarëve më të kamur. /rd