Mendime mbi kulturën greke - Historia

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Mendime mbi kulturën greke

Mendime mbi kulturën greke

· 3 · 1040

  • Postime: 27311
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 01-05-2011, 01:29:01
Dy kulturat më të vjetëra të njohura sot, që janë shpërndarë grosso modo në tokat e Mbretëris shqiptare janë të përbëra në jugë dhe në Shqipërinë e mesme (Durrës) prej të sjellurave të qytetrimit korinthian, kurse nga veriu, d.m.th. përtej Matit, trualli ilirian, me Shkodrën për qëndër, mbulon një qark të math. Këto kufi nuk janë të sigurta dhe nuk munt të caktohen në mënyrë të saktë, sikundër e provon edhe zbulimi i varreve iliriane në Krujë (Shqipëri e Mesme) dhe, nga ana tjetër, zbulimi i shumë bronxeve korinthiane në rrethet e Shkodrës.

Burimet letrare aq sa dhe dokumentat arkeologjikë bashkohen për të provuar se hyrja e Korinthit u bë më në funt të shekullit të VII-ë para Krishtit dhe datat 627 (themelimi i Durrësit) e 588 (themelimi i Apollonisë) munt të miren si të sigurta. Zoti R. L. Beamont duke u mbështetur në dëshmimin e Plutarkut dhe mbi disa legjenda, beson në themelimin e një kolonie eubeane në Korfus, para vitit 734, që do të kishte vendosur një komptoar në Oricum (pranë Vlorës) dhe duhet shënuar mirë se nga kjo dallg’ e parë nuk është gjetur gjer më sot dhe nuk mjafton një poçe e thyer, sot e humbur dhe e fotografuar keq, që munt të provojë se themelimi i Apollonisë është më i vjetër nga ay i Durrësit.

Përkundrazi, një nga përfundimet më me rëndësi të misionit frënk në Shqipëri është të ketë vënë në dritë, në mungesë të monumenteve, një numër sa vjen më të math, dokumentash të figuruar për origjinat e të cilëve nuk ka asnjë dyshim dhe që provojnë rëndësinë e hyrjes korithiniane në tokën e Abantëve: poçe figurina prej bornxi ose prej dheu të pjekur dhe veçanërisht basrelief që çfaq një luftim grekësh dhe amazonesh u-gjetën tamam për të hedhur një dritë të re mbi zbulimet e famëshme të bëra ndër vitet e fundit në Trebenishte (Jugosllavi) prej mikut tim shkenctar Z. Nikolla Vuliç. Ska asnjë dyshim që ky thesar i vërtetë, i mbuluar në buzët e liqenit të Ohrisë, të ketë ardhur, jo prej Potide-së së larkme, por prej qytetit shumë më të afërm, të cilin fuhrer Gylaksi porsa e kishte themeluar.

Sado me rëndësi që të kenë qenë qytetet e Durrësit dhe t’Apolonisë, nuk lipset t’u besohet këtyreve një rol kryesor, sepse ata nuk ishin veç se komptoare shumë të pasur, influenca kulturale e të cilëve nuk duket të ketë lëshuar rreze në përpjestim të veprimit të tyre ekonomik.

Duhet besuar se qytetërimi i sjellë prej këtyre të huajve bëri një kohë të gjatë për të kapërcyer muret që e përmbanin por, pa fjalë, punët u-ndrruan kur marrdhëniet u-vendosën midis qyteteve të tjerë prej origjine greke dhe kur u ngritën muret e Akrolyssos (Leshi) e Amantia-s (Pliocia), e Byllis-it (Gradishta) e Chimara-s (Himara), e Panormus-it (Porto Palermo), e Botrotum (Butrinto) dhe e Phoenice-it (Finiki). Anijet korinthiane kanë qenë të parat që e lidhën nën ngaherë me botën heleniko-lindore pjesën më të madhe të anës perëndimore të gadishullit ballkanik, pozita gjeografike e të cilit duhet të kish favorizuar përkundrazi ndërhyrjen perëndimore në qoftë se, nga ana tjetër e Adriatikut, ndonjë pushtet do të kishte qenë i zoti të kundërbalanconte sipërmarrjet e grekëve. Kjo fuqi nuk vonoi të tregohet, kur Roma mori një vënt të dorës së parë në Mesdhe. E gjithë historija e Shqipërisë, në dukje kaq e koklavitur dhe kaq e përzjerë, shpjegohet prej luftimit të qëndruarshëm midis botës latine dhe botës greko-lindore, luftim në të cilin fuqitë e Evropës qëndrore, dhe Sllavët veçanërisht, u futën si më një qoshe edhe kur të vëmë re fillimin e sendeve, është e çuditëshme dhe pothuaj e mallëngjyeshme të shikosh se kjo dramë që mbajti gjer në ditët t’ona u detyrohet disa tregtarëve të Korinthit. /Mapo

  • Postime: 27311
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

  • Postime: 40
  • Karma: +0/-0

#2 ne: 01-09-2011, 00:08:11
jemi te njejtit njerez, por qytetrimet krijojne mendesi te tjera...dna do te vertetonte shume te thena e te sterrthena ..

Temat e fundit