×

Napoleon Bonoparti, kumarxhiu i pafat, i mashtruar edhe në dashuri

· 3 · 1393

Napoleon Bonoparti, kumarxhiu i pafat, i mashtruar edhe në dashuri

· 3 · 1393

  • Postime: 27121
  • Gjinia: Mashkull
Berni
ne: 05-06-2010, 15:30:31
Napoleoni e takoi për herën e parë shoqen e jetës, Jozefina Boarne, para rulotës së kazinosë

Të vërtetat e pathëna botërisht i rezistojnë kohës, por kur vjen dita, të vërtetat e fshehta dalin në shesh, ato nuk mund të qëndrojnë përjetësisht të fshehta. Strategët ushtarakë të kohërave të ndryshme, janë ata të ashtuquajturit “luanët e betejave”. Ata kanë bërë histori. Si Aleksandri i Madh, Skënderbeu, Napoleon Bonoparti etj. Ata, ndryshe nga të tjerët, kanë pasur dhe kanë bërë histori, të cilat herë janë thënë hapur, por ka pasur edhe nga ato, të cilat koha i ka mbajtur të fshehta, por më vonë janë treguar dhe tregohen si histori, disa për të mira, disa të tjera për t’u kritikuar. Por edhe Napoleoni ka ato të vetat për t’u treguar si histori, barcaleta, filma etj. Tregojnë se Napoleoni e takoi për herën e parë shoqen e tij të jetës, gruan e tij të ardhshme, Jozefina Boarne, para rulotës së kazinosë, ku po luante me para. Si ndodhi, mendoj se këto janë punët e Zotit... Cili ishte engjëlli që i bashkoi? Ka një shkak që i bën këta njerëz të bëhen të mëdhenj e të hyjnë në historinë e madhe të njerëzimit.

... Napoleoni ishte pokerxhi i tmerrshëm. Sapo prekte para në xhepin e tij, me vrap shkonte në kazino të luante, që të provonte shansin. Ai e kishte kokën flakë - të nxehtë, më mirë të them të flaktë, ishte natyrë shumë emotive dhe pasionante. Por një ditë nuk i eci loja. Humbi gjithçka që kishte me vete. Dha peng unazën e floririt me diamant - më pas edhe atë e humbi, por i luhej ende shumë, ah sa shumë! Si mund t’i kthente ato që humbi, fati nuk ndihmonte.

Napoleoni e mblodhi veten, pa njerëzit rreth e rrotull që luanin plot pasion dhe dëshirë, ndërsa ai jo, atë ditë ai vetëm humbi. Ah çfarë dite e keqe, çfarë fati i keq. Napoleoni vendosi të tërhiqej i dëshpëruar, por në atë kohë, një dorë e vogël e mbuluar nga dorezë dantelle i futi në dorë tri monedha të arta.

- Djalosh, - tha gruaja, - provoni edhe një herë. Cila jeni ju madamë e mrekullueshme? - Jozefina Boarne. - Unë jam e veja e gjeneralit Boarne. - Por unë mund t’i humb edhe këto... - Jam e bindur se do të fitoni. - Nga e dini ju këtë? - Unë e kam dorën me fat. Kë prek, fiton, si dhe kujt i jap para, bëhet i madh... më jep zemrën dhe unë të bëj të prekësh vetëm flori…

- Nuk tallem kurrë. Unë kam lindur t’u sjell fat burrave dhe t’u ndjell xhelozi grave. Prandaj kërkoj miq të cilët do të kenë miqësinë time të sinqertë… të më dashurojnë për jetë. Ndërsa unë do t’u sjell vetëm fat dhe dashuri. Me mua ai do të jetë i respektuar dhe i dëshiruar jo vetëm nga shoqëria, por nga i gjithë populli dhe ushtria. Bëhuni zotëri miku im dhe do të bindeni për këtë…

Napoleoni u kthye tek ruloti dhe la 1 monedhë floriri. Fitoi, vendosi 2 të tjera, përsëri fitoi. Vendosi 3... por më pas dyshoi për fitoren. Dora iu drodh. Ndërsa Jozefina që ndodhej pranë, i mbylli syrin Krupjesë që ishte vëllai i saj dhe u drejtua nga Napoleoni: “Jepi shansin të fitojë, - u duk sikur i tha. Ia nguli sytë të vëllait, - ky njeri do të na sjellë fat, jo vetëm mua”. I vëllai e kuptoi me sy. Napoleoni i mbushi xhepat me para. Bleu përsëri shpatën e tij, e vendosi dhe u largua, por jo vetëm, pranë kishte të venë e gjeneralit Boarne, Jozefinën.

Nata ishte e mrekullueshme, e ndritshme, e ngrohtë, një natë mahnitëse. Napoleoni ra në dashuri, e përqafonte dhe e puthte pafundësisht, i murmuriste në vesh: “Të dua e shtrenjta ime... ti je fati, shansi im, dashuria ime”. Kështu në një natë të mrekullueshme dhe të ngrohtë vere Napoleon Bonoparti ra në dashuri me Jozefina Boarne, të cilën më 1804-n Perandori e bëri Perandoreshë të Francës.

Për çudinë e të gjithëve, Napoleonit i eci fati, fitore dhe vetëm fitore. Çdokënd që i dilte përpara, jo vetëm e përballonte me sukses, por fitonte çdo lloj beteje kundër tij. I çonte Jozefinës flori, bizhuteri të çmuara, unikale, dhe e dëshironte pafund. Ndërsa nënës së tij, Romalena Bonaparti, në Ajaco, në ishullin e Korsikës, i dërgonte copa nga më të shtrenjtat si mëndafshe, piktura nga piktorë të mëdhenj, lëmshe me lesh merinos, lëkura të shtrenjta etj. Ajo i shiste dhe jetonte me paratë e fituara. Është fakt i pamohueshëm se Napoleoni e urrente të atin, një ish-polic në Ajaco. Ishte imoral dhe i degjeneruar, por vepronte me fshehtësi... atij nuk i dërgonte asgjë. Aq shumë i mërzitur ishte Napoleoni nga sjellja e tij, sa nuk i krijoi mundësinë që të merrte një pension të zakonshëm, Bonaparti plak vuante për bukën e gojës. Ai ishte ndarë nga gruaja e tij Romalena, ata kishin shumë fëmijë - Romalena lindi një perandor, dy mbretër dhe dy mbretëresha.

Por çdo e mirë e ka një thembër Akili. Çdo njeri e ka një hall që e bën të vuajë. Helmi i Bonapartit ishte steriliteti i gruas së tij, Jozefinës. Për shkak të shumë aborteve të bëra në rininë e saj, në moshën 14-15 vjeçe, ajo mbeti pa fëmijë dhe kjo gjë u shkatërroi jetën të dyve. Një ditë, një nga këshilltarët e tij, Zhan-Pier Daglen, i tha:

 -O i mjerë, çfarë je duke bërë? Franca ka 800 000 vajza të reja dhe mbi 300 000 vajza të bukura, ku secila prej tyre është e predispozuar të ledhatojë, të dashurojë dhe e gatshme të lind djalin tënd, pasardhësin e fronit tënd mbretëror, çfarë pret, futi shkelmin Jozefinës dhe martohu me princeshën austriake Maria Luiza Kworpe. Vajzë e mrekullueshme e lindur për dashur... diell, engjëll, lule e lindur për kopshtin e Bonapartit, një gonxhe e sapoçelur. Është e sigurt që ajo të do merr dhe bëje perandoreshë...

- Por unë nuk e njoh. - Ndërsa ajo të njeh nga betejat e tua, nga bëmat e tua. -Ajo ndoshta ka ndonjë shok, ndonjë baron që e dashuron. Lartmadhëri mos ju dukem gjë baron? Apo doni të më bëni të tillë? - Po ju jap titullin baron. - Baron? Po më jepni titullin Baron Lartmadhëria juaj Imperator. Po ju jap jo vetëm titullin, por edhe pasuri Longlen-barsk-Shamie. Ju më doni të mirën që është mirë edhe për dinastinë. Po ju dërgoj në Vjenë për të mirën e shpirtit tënd dhe të princeshës Maria Luiza. Merrni 400 napoleona, ja dhe urdhri i zotërisë që ka në dorë thesarin, për të tërhequr shumën e napoleonëve të tjerë.

Pasi mbaroi punët baroni (i sapobërë) u nis për Vjenë. Menjëherë agjenti sekret i Perandorisë Austriake, Gustav fon Myler, në oborrin e Napoleonit dërgoi informacionin e duhur në Vjenë: “Zotëria im i nderuar, sapo u nis për në Vjenë i dërguari i Napoleonit për të vëzhguar dhe zbuluar të shkuarën dhe karakterin e motrës suaj, princeshës Maria Luiza. Mbylleni në kështjellë, mbusheni dhomën e saj me ikona dhe qirinj. Mundohuni të ndërprisni lidhjet e saj me kapiten Zhalbert si dhe me zotërinë Hans fon Bjulov. Absolutisht asnjë marrëveshje me Esterhazin në Budapest. Porosite të jetë e sjellshme, e edukuar, e qetë dhe “shumë e dashuruar” me Bonapartin. Gjurmoni agjenturën e fshehtë të Bonapartit në oborrin tuaj. Kavalierin Pizanti, Galenin, Atasheun Ushtarak… duhet ta shisni motrën tuaj me çmimin më të lartë që mund të ekzistojë. Të arrihet në një marrëveshje martesore të kategorisë ekstra...”

Menjëherë sapo arriti në Vjenë letra e famshme, vajzën e mbyllën në kështjellë. Dhomën e princeshës Maria Luiza e mbushën me ikona, lule dhe shandanë madhështorë me qirinj. E veshën me një mantel të gjatë të zi, të ngjante me një murgeshë dhe “gjurmimi” filloi. Baroni u mahnit nga regjimi spartan i princeshës. I mahnitur, i shkruante Napoleonit: “Zotëri, objekti është i mrekullueshëm, jeton e vetmuar dhe besoj se mendon për ju Lartmadhëria im, o Imperator i Evropës. Me finesë, kujdes dhe edukatë të një klase shumë të lartë. Në fytyrën e saj hyjnore ka dy vrima të mahnitshme në faqet e bukura rozë, besoj se mendon për ju dhe ju do fort. Bekimin e keni me vete. Ju uroj suksese…”

Napoleoni sapo e mori këtë letër, menjëherë mblodhi Këshillin e Lartë të Mbrojtjes. U mblodhën marshallë, kapitenë dhe i lajmëroi se do të ndahej me gruan që nuk mund t’i lindë pasardhësin e shumëpritur. Do të martohej me princeshën austriake Maria Luiza. Ushtarakët e lartë e uruan dhe u betuan se për nderin e tij ata do t’i dhuronin toka të reja të pushtuara, shumë pasuri, ballo në oborrin e tij dhe festa pa mbarim...

Ja, kështu u gënjye pushtuesi më i madh dhe më i famshëm i të gjitha kohërave. Bonaparti i dhuroi Jozefinës kështjellën Malmezon, i siguroi shumën 800 000 franga ari, pension të majmë e më pas u ndanë. Papa e miratoi ndarjen, sepse edhe ai doli i fituar, mori 1 878 000 napoleona ari. Napoleoni pagoi edhe 600 000 napoleona ari për zbukurimin dhe mobilimin e kishave dhe për rrogat e piktorëve si dhe restauruesve të kishave. Ati i shenjtë pati guximin dhe i tha Bonapartit: “Përse o biri im më kërkon të aprovoj këtë akt, siç është ndarja me Jozefinën? Është shumë e vështirë të zgjidhet nëpërmjet rrugëve të shenjta kishtare, ndërsa nëpërmjet mënyrave të oborrit gjithçka mund të zgjidhet lehtë... Ti je vërtet pa fat...”

Perandori austriak Franc ia lidhi duart Napoleonit me një marrëveshje të turpshme, ai u tregua i pamëshirshëm përballë Napoleonit. Të falen të gjitha borxhet ushtarake dhe civile të austriakëve që kanë ndaj Francës. T’i jepen motrës së tij, Maria Luizës, 654 000 napoleona ari në vit dhe të derdhen në numrin e saj të llogarisë bankare në Vjenë 22 milionë franga.

U bë fejesa dhe martesa dhe ja nata e parë e martesës. Napoleoni priste të takonte një vajzë të re, të sjellshme, të edukuar, të sinqertë, të pastër 19-vjeçare. Në vend të saj ai takoi një femër të përpunuar, dinake, një karrieriste, një lule të shkundur nga pema dhe të hedhur në tokë. Virgjëresha “e shkathët” Maria Luiza kërceu dhe këndoi këngë qytetare vjeneze për nder të bashkëshortit të saj, i cili kishte dashuruar para saj mijëra gra më të bukura, më të mençura dhe më të zonjat se ajo... por tashmë ishte tepër vonë të prishej martesa. Napoleoni e gëlltiti ofendimin me mendimin se pasi ajo të lindë djalin, që do të ishte pasardhësi i fronit, ai do t’i falte gjithçka. Por Maria Luiza ishte lodhur së bëri dashuri në Vjenë, kishte bërë edhe dy-tre aborte. Më në fund u lind djali, shumë i dobët, i sëmurë, të cilit i vunë emrin Napoleoni II. Mbi të gjitha, e ëma refuzoi ta ushqente me qumështin e gjirit të saj.

Kështu, oborrtarët shpallën konkurs për nënat e reja për të ushqyer djalin e Perandorit. U paraqitën më shumë se 200 nëna të reja, të freskëta, të mrekullueshme, të gatshme për të ushqyer beben. Natyrisht, zgjodhën vetëm një - Mari Klod Venkafen nga Sen Zhermen... kuptohet asaj i dhanë përgjegjësi të plotë për djalin e Napoleonit. Djali e mori veten nga qumështi i saj. U shëndosh dhe sytë filluan t’i ndriçonin si dy xhixha të vogla të bukura.

Ishte koha kur Napoleoni vendosi t’i shpallte luftë Rusisë, me vendosmërinë që ta pushtonte edhe këtë vend. Ngriti një ushtri të stërmadhe me rreth 500 000 ushtarë dhe u turr drejt Rusisë. Ndërsa Rusia mobilizoi rreth 300 000 ushtarë me në krye gjeneral Kutuzovin.

U rreshtuan përballë njëra-tjetrës 2 ushtritë më të mëdha të botës. Beteja ishte e përgjakshme dhe e tmerrshme, pra 300 000 kundër 500 000. Ushtria ruse u tërhoq dhe qëndroi pas Moskës, aty e priti kundërshtarin. Napoleoni la në fushën e betejës 98 000 mijë vetë dhe 26 000 mijë vetë ushtarë të plagosur. Marshoi drejt Rusisë, hyri me ushtarët e rraskapitur nga lodhja dhe nga të ftohtit, por ushtria franceze u hodh duke grabitur, plaçkitur, vjedhur, degjenerim... Kjo gjë solli shkatërrimin dhe prishjen e ushtrisë më të madhe të botës. U shkri miti “Napoleon”.

Më 1813, u shkatërrua deri në fund në Lajpcig, më vonë në Vaterlo. E kështu i erdhi fundi. Ndërkohë, Maria Luiza grabiti florinjtë e Napoleonit dhe fshehtas i çoi në Vjenë. U largua nga Napoleoni. I biri u nda nga jeta pas 20 vjetësh nga tuberkulozi. Në vitin 1850, nipi i Napoleonit I, Napoleoni III, u bë Perandor i Francës. Në vitin 1870, gjermanët e plaçkitën dhe e shkatërruan. Ky ishte fundi i dinastisë Napoleon.

Për Jozefinën janë shkruar 89 libra, ndërsa për Napoleonin 6548 dhe 92 filma. Ç’do të thotë të jesh me të vërtetë i famshëm?! Fama, të cilën madamë Jozefina ia kishte premtuar një kumarxhiu, humbës në rulenë e bixhozit…

Standard
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 6664
  • Gjinia: Femer
erlehta
#1 ne: 03-11-2011, 21:38:02
Napoleoni deri ne fund te jetes se tij ka qene maniak i kultures, madje ka shfrytezuar cdo rast te lire per t´u formuar, ne te gjitha deget e shkences e ne gjithcka (  edhe ne poker besoj  :D)
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 12163
  • Gjinia: Femer
dreamm
#2 ne: 04-11-2011, 13:46:36
Sa me endje e kam lexuar dikur Napoleonin. :)
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super