×

Një grup shkencëtarësh kërkojnë ndryshime në historinë e Perandorisë osmane

· 1 · 493

Një grup shkencëtarësh kërkojnë ndryshime në historinë e Perandorisë osmane

· 1 · 493

  • Postime: 27120
  • Gjinia: Mashkull
Berni
ne: 27-09-2010, 16:04:19
Rreth 70 ekspertë për periudhën osmane të Turqisë prej rreth 30 shteteve po marrin pjesë në simpoziumin ndërkombëtar, kushtuar historisë së Perandorisë osmane, që po mbahet në qytetin turk Bilexhik, në organizim të universitetit lokal.

Shumica e shkencëtarëve, të cilët po marrin pjesë në simpozium, mendojnë se historianët perëndimorë janë të njëanshëm dhe shprehin mendim të gabuar për historinë osmane të Azisë dhe Afrikës.

Sipas rektorit të universitetit në Bilexhik, profesorit Azmi Jozxhan, njëra nga dobësitë kryesore është se historia osmane deri më tani është shkruar nga të huajt.

"Sipas kuptimi të tyre tradicional, turqit janë përshkruar si kolonizues të ashpër dhe okupues, të cilët pa mëshirë kanë derdhur gjak. Por hulumtimet tregojnë se këto pohime nuk u përgjigjen të vërtetës. Duke grumbulluar në një vend shkencëtarë nga disa shtete, ne dëshirojmë t'i bëjmë hapat e parë në ndryshimin e historisë osmane, nëse kemi mundësi për atë", tha Jozxhan.