×

Pearl Harbour - 7 DHJETOR 1941, intrigë në Paqësor

· 1 · 434

Pearl Harbour - 7 DHJETOR 1941, intrigë në Paqësor

· 1 · 434

  • Postime: 22189
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 09-11-2011, 23:25:30
7 DHJETOR 194/Intrigë në Paqësor

Të vetmet gjëra të sigurta janë bombat japoneze dhe të vdekurit amerikanë. Por pyetjeve si dhe përse që iu shtuan atij mëngjesi të 7 dhjetorit 1941 - kur baza detare amerikane e Pearl Harbour u sulmua nga forcat ajrore japoneze - historianët nuk u japin të njëjtat përgjigje. Pyetja është: bëhej fjalë për një sulm të befasishëm, siç shkruante shtypi amerikan, apo diçka ishte paralajmëruar dhe mund të ishte parandaluar një sulm që u kushtoi jetën më shumë se 2 mijë vetëve dhe e tërhoqi vendin në konfliktin e dytë botëror? Përgjigjet e historianëve janë trellojesh. Lloji i parë: "P(j)o, bombardimi i kapi të gjithë në befasi dhe ishte një turp duke qenë se nuk u parapri nga një deklaratë formale lufte". Lloji i dytë: "Jo, qëllimet e japonezëve ishin të ditura, por fatkeqësia ndodhi për faj të zyrtarëve të paaftë". Lloji i tretë: "Jo, asnjë surprizë, presidenti i SHBA, Franklin Delano Roosevelt i dinte qëllimet e japonezëve dhe mezi priste të gjente një casus belli për të hyrë në luftë". Për të kuptuar nëse shpjegimi i "llojit të tretë" është një ekzagjerim duhet ta kthejmë mbrapa ne kohe me 71 vite shiritin e historisë.

TENSION I LARTË

Në vjeshtën e vitit 1940, 12 muaj pas fillimit të Luftës së Dytë Botërore, Japonia (aleate e Italisë së Musolinit dhe Gjermanisë së Hitlerit) nisi pushtimin e Indokinës franceze (Vietnami, Laosi dhe Kamboxhia e sotme), duke shkaktuar armiqësimin e Shteteve të Bashkuara. "SHBA trembeshin se mos humbisnin supremacinë në zonën e Paqësorit (kontrollonin Filipinet)", shpjegon Mario Del Pero, docent i historisë dhe institucioneve amerikane në Universitetin e Bolonjës. "Në fakt e dinin që në Azi nuk ekzistonin fuqi që mund t'i kundërviheshin ngjitjes së japonezëve". Për të penguar ekspansionizmin, Roosevelt dekretoi embargon ndaj Perandorisë ku lind Dielli, duke i shtuar shumë shpejt bllokimin total të trafikut të naftës dhe indus.trisë së rëndë. Në një plan të ngushtë ushtarak, shpresohej në fakt që flota e fuqishme e Paqësorit, që e kishte bazën në Hauai, mund të mjaftonte si frenues. Nuk ndodhi dhe, kur në korrik të vitit 1941 Japonia përfundoi pushtimin indokinez, SHBA u përgjigjen duke ngrirë mallrat japoneze në vendin e tyre. Tashmë në prag të asfiksimit ekonomik, japonezët ndërmorën rrugën diplomatike, duke pasur megjithatë në sirtar një projekt sulmi ajror kundër bazave të SHBA në Paqësor. "Çdo tentativë për marrëveshje ndeshej në mbylljen diplomatike amerikane, ngurtësia e të cilës justifikohej me perspektivën që do të duhej të përballej, në rast fitoreje, me boshtin Romë-Berlin-Tokio, një aleancë armiqësore që përfshinte të gjithë masën kontinentale euraziatike", shton historiani. Duhej reaguar me shpejtësi. Po si mund të bindej kongresi (i vetmi organ që mund të miratonte një hyrje të mundshme në luftë) si dhe popullsia për domosdoshmërinë e angazhimit në luftë?... RD
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super