×

Post reply

Emri:
Email:
Titulli:
Select Prefix:
Ikona e mesazhit:

Verifikimi:
Shkruaj germat qe shihni ne figure
Degjoi germat / Kerko nje tjeter figure

Shkruaj germat qe shihni ne figure:
Cfare gjuhe flasin shqiptaret?:

shtyp alt+s per te postuar ose alt+p per ta kontrolluar


Permbledhje

Postuar nga: erlehta
« ne: 05-05-2012, 23:35:06 »

PERANDORIA BRITANIKE/Katër pikëpyetje të mëdha

1. Çfarë ishte ekzaktësisht Perandoria Britanike?
Mund të humbasësh lehtësisht nga sytë atë që në pamje të parë të duket një pyetje rudimentare. Njerëzit shpeshherë supozojnë se e dinë çfarë ishte Perandoria Britanike, kur në fakt ka qenë një term ombrellë që mbulonte një shumëllojshmëri hapësirash, lloje të ndryshme autoritetesh dhe lloje të ndryshme lidhjesh imperiale.
Një prej forcave më me ndikim (por edhe gënjyese) në formësimin e qasjes së njerëzve është ajo hartë e famshme viktoriane e botës, ku perandoria ka qenë e ngjyrosur me të kuqe. Të jep një përshtypje "të prerë" se çfarë ishte perandoria; por çfarë mund të thuhet për perandorinë informale? Për shembull, në shumë drejtime, Argjentina është qeverisur në thelb prej britanikëve gjatë shekullit 19, por ajo nuk ishte e ngjyrosur me të kuqe, për arsye se nuk ishte një pjesë formale e perandorisë. Po kështu, në disa drejtime SHBA mbeti ekonomikisht dhe kulturalisht e varur nga perandoria për një pjesë të mirë të shekullit 19. Britanikëve shpesh u pëlqente ideja që, kur mundeshin të drejtonin një vend, pa i hyrë telashit të sundimit dhe administrimit të tij, apo edhe dërgimit të trupave, atëherë përse u duhej një lidhje formale perandorake? Nëse, ashtu si në rastin e Argjentinës, ata mund të ngrinin hekurudha dhe i bënin t'u shërbenin interesave tregtare britanike, si dhe të dominonin bankat dhe infrastrukturën e investimeve, nuk kishte nevojë për kontroll formal.
Perandoria nuk ishte një entitet i pandryshuar gjeografik dhe politik dhe kishte përvoja shumë të ndryshme brenda saj. Në fundin e shekullit 19, në Zelandën e Re, kishte pothuajse demokraci totale për të bardhët - shumë më tepër demokraci edhe se në vetë Britaninë - ndërkohë që në një pjesë të madhe të Afrikës, demokracia ishte një ëndërr e largët. Cilësia e autoritetit ndryshonte shumë.
Një tjetër gjë që duhet përmendur është se njerëzit shpesh kanë paragjykime për atë se ku ishte perandoria dhe shpeshherë harrojnë, për shembull, avanpostet europiane të perandorisë. Baza detare si Menorka, Gjibraltari, Qiproja dhe Malta lejonin Marinën mbretërore të kontrollonte Mesdheun për një kohë shumë të gjatë, gjë që ishte shumë e rëndësishme në të gjithë kuptimet. Shpeshherë ka një besim se në njëfarë mënyre perandoria kishte "britanikë të bardhë që qeverisnin njerëz jo të bardhë jashtë Europës. Ky ishte padyshim një aspekt i perandorisë, por sigurisht që kishte edhe shumë të tjerë".
Përcaktimi se çfarë ishte perandoria në kohë të ndryshme dhe çfarë lloje të perandorisë ekzistonin, është shumë i rëndësishëm, sepse zgjedhja se në cilin version të Perandorisë Britanike.