×

Post reply

Emri:
Email:
Titulli:
Ikona e mesazhit:

Verifikimi:
Cfare gjuhe flasin shqiptaret?:

shtyp alt+s per te postuar ose alt+p per ta kontrolluar


Permbledhje

Postuar nga: M A X
« ne: 07-10-2019, 09:57:09 »

Çfarë kanë të përbashkët Gan Ying, Karl Çekiçi, Gavrilo Princip, Alois Delug dhe Stanislav Petrov? Edhe ata, njëlloj si luftëtarët e mëdhenj, kanë ndryshuar rrjedhën e historisë. Ama pa qenë të vetëdijshëm.

Librat e historisë janë plot me ndërmarrje dhe të dhëna që do të kujtohen në përjetësi, të rilidhura shpesh me emrin e një personazhi të madh histori. Garibaldi me Zbarkimin e 1000-ëve, Hanibali me Betejën e Kanesë ose, akoma, Karli i Madh dhe kurorëzimi historik i tij me 25 dhjetor të vitit 800. Por ekzistojnë personazhe të tjerë zgjedhjet e të cilëve, të bëra ose jo, kanë kushtëzuar rrjedhën e ngjarjeve.

Gan Ying

Eksplorues dhe ushtarak kinez, qe pjesë e ekspeditës së Gjeneralit Ban Chao që në vitin 97 A.D. arriti deri në kufijtë perëndimorë të Parthisë dhe, gjithmonë me urdhër të Ban Chao, ndërmorri një udhëtim diplomatik për Da Qin, domethënë Perandorinë Romake. Por Gan Ying, megjithëse duke arritur që të sjellë disa informacione mbi organizimin territorial, produktet tregtare dhe strukturën monarkike të Perandorit Nerva, nuk arriti kurrë të vihej në kontakt të drejtpërdrejtë me Romën.

Kjo ndodhi për shkak të politikës dinake të parthëve, që nuk mund të lejonin absolutisht që dy superfuqitë e atëhershme, domethënë Perandoria Romake dhe Perandoria Kineze, të nisnin çfarëdolloj forme bashkëpunimi Parthia që gjithmonë e aftë në shfrytëzimin e pozicionit të saj strategjik, të ndërmjetëm midis dy perandorive, duke mos lejuar kurrë një kontakt të drejtpëdrejtë midis dy entiteteve. Sikur dy ekstremitetet e Rrugës së Mëdnafshit të qenë takuar, ka mundësi që rrjedha e historisë do të kishte pasur një evolucion të ndryshëm.

Në fakt po futemi në periudhën e ekspansionit maksimal të Perandorisë Romake, gjatë qeverisjes së Trajanit (vitet 98 – 117). Fuqia e Romës nuk ka rivalë në Perëndim dhe deri në Orientin e largët perandoria e madhe kineze është në dijeni të madhështisë së saj. Një provë është pikërisht emri me të cilin kinezët kishin zakon ta quanin Romën, Da Qin, që në gjuhën e tyre do të thotë Kinë e Madhe, duke dëshmuar sesa qenë të vetëdijshëm për kulturën dhe qytetërimin e sofistikuar romak.

Shumë historian pohojnë se sikur Perandoria Romake të mos kishte rënë, bota e sotme do të ishte kulturalisht dhe teknologjikisht përpara me qindra vjet. Nëse në vitin 97 A.D. udhëtimi diplomatik i ambasadorit Gan Ying do të kishte pasur përfundim të mirë, Roma do të ishte vënë në kontakt me një kulturë krejtësisht të re dhe e gjitha për t’u zbuluar. Në ato vite, kinezët kishin zbuluar tashmë atë që më pas do të bëhej baruti, por nuk kishin akoma dijet për ta zhvilluar.

Përkundrazi, Perandoria Romake, megjithëse jo në periudhë të mënjëhershme, sigurisht që do ta kishte kuptuar potencialin e një pluhuri të tillë. Dhe më mbështetjen tregtare e gjigantit oriental dhe fuqinë e armëve të reja të zjarrit parthët, të vetmit që në një farë mënyre mund ta kundërshtonin dominimin romak, nuk do të kishin rrugëdalje. Ka mundësi, në një kontekst fantapolitike, herët a vonë do të arrihej në përplasjen midis perandorisë së Kinës dhe të Romës për kontrollin e Rrugës së Mëndafshit dhe të botës së njohur deri më atëhere. Ndoshta, në ditët e sotme, gjuha zyrtare nuk do të ishte anglishtja.

Karl Çekiçi

“Mbreti Karl kthehej nga lufta, e pret toka e tij, duke e veshur me flori”, këndonte Fabrizio De André në baladën e tij kushtuar sovranit meroving. Dhe lufta të cilës i referohet kantatutori i paharruar gjenovez është beteja e Poitiers e 11 tetorit 732, e luftuar midis ushtrisë myslimane të al-Andalus dhe asaj franke të Karl Çekiçit, maxhordom i pallatit dhe Mbret i Merovingëve. Në një betejë të tillë u arrit për shkak të symimeve ekspansioniste të arabëve, që nëpërmjet Akuitanisë synonin drejt qytetit të Tours me qëllimin që të plaçkisnin bazilikën e pasur kushtuar Martinit të Tours, plaçkitje që sikur të përfundonte me sukses do të transformohej në një fushatë pushtuese në kuptimin e vërtetë të fjalës.

Duka Oddon i Akuitanisë, pas një mirëkuptimi fillestar me myslimanët, nuk arriti ta mbante presionin, duke ju dashur që t’i kërkonte ndihmë pikërisht Karl Çekiçit, me të cilin në të kaluarën kishte pasur fërkime. Karli e udhëhoqi personalisht ushtrinë në betejë, duke u rreshtuar midis lumenjve Clain e Vienn dhe duke arritur që të mos bjerë në kurthin e tërheqjes false myslimane. Kur pas një sinjali Duka Oddon doli nga pylli në të cilin ishte fshehur me kalorësinë e tij, ana e djathtë e myslimanëve nuk i duroi impaktit dhe këmbësorët frankë i detyruan armiqtë që të dilnin nga radhët.

Ushtria myslimane u konsiderua përfundimisht si e humbur kur gjenerali i tyre, Abd al-Rahmab, u vra, sipas disave nga një goditje sopate nga vetë Karl Çekiçi. Tërheqja armike qe aq kaotike dhe e ngutur sa që la prapa plaçkën e plaçkitur në Akuitani. Nëse për bashkëkohësit beteja e Poitiers nuk qe përcaktuese, për faktin që e ndaloi vetëm përkohësisht kërcënimin mysliman, për disa historian të Tetëqindës dhe të Nëntëqindës kjo fitore e Karl Çekiçit, megjithëse e kufizuar, qe vendimtare në evolucionin historic dhe kulturor të Europës siç ne e njohim sot.

Në fakt, sikur ushtria myslimane të kishte triumfuar dhe arritur Tours, ka mundësi që askush në continent nuk do të kishte mundur të ndalte një avancim të mëtejshëm në zemër të Europës. Veç kësaj, sipas murgut luzitan Isidoro Pacense, me betejën e Poitiers u fol për herë të parë për luftëtarë europianë të bashkuar kundër një armiku të përbashkët. Me 11 tetor të vitit 732 Karl Çekiçi fitoi më shumë se një betejë kufitare: në mënyrë jo të vetëdijshme i mundësoi Europës që të zhvillojë kulturën perëndimore siç e njohim sot.

Gavrilo Princip

Jemi në Sarajevë. Është 28 qershori i 1914. Një i ri revolucionar boshnjak me origjinë serbe godet me dy të shtëna Princin Trashëgimtar për fronin e Austro – Hungarisë Franc Ferdinandin dhe bashkëshorten e tij Sofia të Hohenbergut, duke i vrarë që të dy. Njeriu, që i përkiste lëvizjes nacionaliste jugosllave “Bosnja e Re” dhe i anëtarësuar në grupin terrorist “Dora e Zezë”, do të arrestohet menjëherë. I riu quhet Gravilo Princip dhe atentati i tij do të jetë casus belli që do të fillojë Luftën e Parë Botërore.

Nuk është hera e parë që një Sovran humbiste jetën në një atentat. Vetëm pak vite më parë, në vitin 1900, Mbreti i Italisë Umberti i I-rë i Savojës humbiste jetën nga dora e anarkistit Gaetano Bresci. Diferenca e madhe midis dy atentateve qëndronte në klimën sociale dhe politike. Faktikisht në vitin 1914, pavarësisht 20 viteve ekuilibër, Europa ishte një fuçi baruti e gatshme për të shpërthyer.

Vekja e Princit Trashëgimtar Franc Ferdinand dhe e bashkëshortes së tij i dha qeverisë së Vjenës pretekstin për t’i shpallur luftë Serbisë, duke kështu në lëvizje një seri aleancash që i dhanë shtysën një konflikti të paprecedent. Por çfarë ndodhi me njeriun që në mënyrë jo të vetëdijshme qe shkaktari i kësaj lufte? Sapo u arrestua, Princip tentoi që të vetëvritej du herë, por duke dështuar.

Gjithsesi, jeta e tij do të përfundojë disa vite më vonë, në 1918, duke vdekur në burg nga turbekulozi në moshën 23 vjeçare. Për popullin serb konsiderohet si hero, pothuajse një martir që ka luftuar kundër tiranisë habsburgase. Në të kundërt, në Austri nuk përmendet fare terroristi boshnjak. Martir apo gjakatar, me ato dy të shtëna pistolete Gavrilo Princip shkaktoi vdekje, anipse në mënyrë jo të drejtpërdrejtë, e pothuajse 13 milion njerëzve.

Alois Delug

Piktore austriak i diplomuar në Akademinë e Arteve të Bukura të Vjenës në vitin 1880 dhe më pas profesor deri në vitin 1928, Delug është titular i një sheshi në distriktin Dobling të Vjenës. Qenë të shumtë nxënësit e tij, por njëri prej tyre në veçanti meriton që të citohet. Faktikisht, në vitin 1907, profesori Delug i mohonte hyrjen në Akademi një të riu të quajtur Adolf Hitler. Do të jetë një kthesë vendimtare në jetën e Fyhrerit të ardhshëm të nazizmit.

Është në këtë vite të trazuara (e ëma, me të cilën ishte shumë i lidhur, do t’i vdesë pikërisht në këtë periudhë), më saktësisht në ato midis 1907 dhe 1913, që Hitleri do të zhvillojë idetë antisemite që do të jenë në bazën e doktrinës naziste. Dhe është kjo njëra prej pyetjeve që shumë historian kanë bërë në vite: çfarë do të kishte ndodhur sikur Alois Delug të mos e kishte refuzuar djaloshin Adolf, duke i mundësuar që të hynte në Akademinë e Arteve të Bukura të Vjenës?

Ndoshta Hitleri do të ishte berë vetë piktor, do të kishte hapur një galeri të tijën dhe nuk do të kish zhvilluar ideologjinë e dhunshme e superioritetit arian. Ndoshta do të ishte bërë pedagog dhe Partia Naziste nuk do ta kishte parë kurrë dritën e diellit. Askush nuk mund ta dijë nëse, pa Adolf Hitlerin, Lufta e Dytë Botërore gjithsesi do të kishte shpërthyer. Ndoshta Stalini, i privuar nga një armik i rrezikshëm si Gjermania naziste, do të kish shpërthyer një konflikt për supremacy në Europë.

Ose, pa aksionet skuadriste të trupave SA dhe SS, Republika e Vejmarit do të kishte pasur më shumë kohë për të riorganizuar një Gjermani të frustruar nga diktati i fuqive fitimtare të Luftës së Parë Botërore. Nëse bota ka qenë dëshmitare e çmendurisë së një njeriu si puna e Hitlerit – çmenduri që u kushtoi jetën mbi 60 milion njerëzve dhe shfarosjen pothuajse të plotë të hebrenjve të Europës – sigurisht nuk qe faji i vendimit të marrë nga Alois Delug në 1907 i gjendur përpara një student të ri dhe pak të talentuar. Por ka mundësi që sikur vetë Delug ta kishte ditur peshën e vendimit të tij, ndoshta atij studenti nuk do t’ia kishte mohuar shansin.

Stanislav Petrov

Stanislav Evgrafoviç Petrov qe një ushtarak sovjetik me gradën Nënkolonel. Por, më shumë se çdo gjë tjetër, qe njeriu i cili shpëtoi botën nga Lufta e Tretë Botërore. Në fakt, me 26 shtator 1983, në një bunker afër Moskës, oficeri komandues Petrov po monitoronte një sistem kompleks satelitor të ngritur për të mbikëqyrur të gjitha vendndodhjet raketore amerikane, kur në një moment të caktuar sistemi i sinjalizoi një raketë të lëshuar nga një bazë amerikane në shtetin Montana dhe të drejtuar për nga Bashkimi Sovjetik.

Në një situatë të kësaj natyre rregulli parashikonte që të sinjalizohej sulmi dhe të kundërsulmohej drejtpërsëdrejti me një testatë bërthamore. Kurse Nënkoloneli Petrov nuk bëri asgjë nga këto. Ndërsa sateliti i tregonte edhe për katër raketa të tjera bërthamore të lëshuara, Petrovi e kuptoi se duhej të bëhej fjalë për një gabim të sistemit. Kështu, sinjalizoi anomalinë, e cila do të rezultojë e shkaktuar nga një përputhje e rrallë astronomike e satelitit me Tokën dhe Diellin, pikërisht në koinçidencë me ekuinoksin e vjeshtës.

Koinçidencë që ka mundësi nuk do të përsëritet më në histori dhe që në prani të një oficeri tjetër më të zellshëm do të kishte filluar një konflikt me përmasa dhe pasoja të paimagjinueshme. Në ato momente tensioni dhe paniku, Stanislav Petrovi arriti në fakt që ta ruajë gjakftohtësinë, pa e kuptuar as se kishte shpëtuar njerëzimin nga katastrofa më e madhe e të gjitha kohërave.

(nga Storica)

Përgatiti

ARMIN TIRANA