×

Rentenmark

· 1 · 334

Rentenmark

· 1 · 334

  • Postime: 22189
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 19-11-2011, 23:46:54
Retro/Histori: 15 nëntor 1923 Rentenmark
Rentenmark (RM) ishte një monedhë e mëtuar më 15 nëntor 1923 për të parandaluar hiperinflacionin e viteve 1922 dhe 1923 në Gjermani. Monedha ndahej në 100 Rentenpfennig. Rentenmarka zëvendësoi Deutsche Mark (dojçmarkën). Për shkak të krizës ekonomike në Gjermaninë e pas Luftës së Parë Botërore, nuk kishte rezerva të mjaftueshme ari për të balancuar monedhën. Për këtë Rentenbank, që emëtonte Rentenmark, dha kredi për toka e mallra industriale që kapnin shifrën e 3.2 miliard Rentenmark për të mbështetur monedhën e re. Rentenmark u prezantua me një kurs këmbimi prej 10 Deutschemark, ndërsa një dollar amerikan këmbehej me 4.2 Rentenmark. Rebentenmark ishte një monedhë e përkohshme, megjithatë ajo u pranua nga popullata dhe ishte efektive në parandalimin e inflacionit. Reichsmark u bë monedha e re ligjërisht më 30 gusht 1924, e njëjtë në vlerë me Rentenmark. Rentenbank vazhdoi të ekzistonte pas vitit 1924 dhe kartëmonedhat e monedhat vazhduan të qarkullonin. Kartëmonedhat e fundit Rentenmark ishin të vlefshme deri në vitin 1948. MAPO
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super