Post reply

×

Post reply

Emri:
Email:

Verifikimi:
Flamuri yne ka ngjyre?:

Permbledhje

Postuar nga: M A X
« ne: 24-01-2021, 21:39:26 »

Republika Shqiptare u propozua dhe u shpall nga Asambleja Kushtetuese e zgjedhur në dhjetor të vitit 1923. Kjo formë regjimi e vendit erdhi pak kohë pas rrëzimit të qeverisë së drejtuar nga Fan S. Noli dhe rivendosjes së “legalitetit”. Ajo ka hyrë në histori si republika e parë shqiptare, njoftoi Muzeu Historik Kombëtar.

Forma e republikës u legjitimua përmes miratimit nga Asambleja Kushtetuese në mars të vitit 1925, të Statutit të Republikës Shqiptare.

President i Republikës u zgjodh Ahmet Zogu.

Statuti i Republikës Shqiptare sanksionoi dy parime themelore të jetës shtetërore: ruajtjen dhe konsolidimin e pavarësisë dhe vënien në jetë e parimeve demokratike kushtetuese, që respektonin sovranitetin e popullit të miratuara në Kongresin e Lushnjës.

Në Statut u ligjëruan parimet dhe liritë demokratike, si ndarja e pushteteve dhe liritë e të drejtat e njeriut.

Presidenti i Republikës zgjidhej nga parlamenti shqiptar një herë në shtatë vjet. Modeli mbi të cilën u mbështet Republika Shqiptare ishte Republika presidenciale e SHBA.

Shpallja e Republikës dhe miratimi i Statutit republikan përbënin hapa të rëndësishëm për krijimin e institucioneve republikane si dhe për konsolidimin e shtetit shqiptar.

Republika Shqiptare shërbeu si një hallkë e ndërmjetme për kalimin nga drejtimi i brishtë kolegjial i drejtuesve të Këshillit të Lartë në formën e monarkisë. Forma republikane e qeverisjes së Shqipërisë zgjati nga janari i vitit 1925 deri në shtator të vitit 1928.
 

© SYRI.net