×

Richelieu - Kardinali Reshelje

· 1 · 349

Richelieu - Kardinali Reshelje

· 1 · 349

  • Postime: 6650
  • Gjinia: Femer
erlehta
ne: 12-10-2012, 13:43:33
Richelieu/Kardinali që ndryshoi historinë e Francës

Manipulues i papërmbajtshëm, i etur për pushtet apo një njeri largpamës dhe i kushtuar ndaj kurorës: kardinali më i njohur i historisë ka qenë një personazh kontrovers. Pushteti i Richelieu (1585-1642) ushtruar në oborrin e Luigjit XIII ishte fryt i një talenti diplomatik dhe një natyre që e karakterizuan që fëmijë. Çdo gjë që i ndodhte, ai arrinte që ta kthente në favorin e tij.
I lindur pranë Parisit në një familje të vogël fisnike të Poitou, si djali i tretë i saj, ai ishte i destinuar për një karrierë ushtarake. Fëmijëria e tij u shenjua nga vdekja e babait Francois du Plessis, i cili luftoi nën udhëheqjen e Henrikut III dhe Henrikut IV dhe e la familjen e tij të zhytur në borxhe. Armand ishte vetëm 5 vjeç dhe u dërgua të studiojë në kolegjin prestigjioz të Navarras në Paris, ku u apasionua pas letërsisë, për të kaluar më pas në akademinë dhe formimin si oficer.
Ajo ushtarake ishte një karrierë e bllokuar që në lindje nga vëllai i tij, Alphonse-Louis, i cili vendosi të hiqte dorë si peshkop në Lucon, në Vandea, që prej dy brezash ishte drejtuar nga familja. Një zgjedhje që e detyroi të riun Armand, kundër dëshirës, që të niste karrierën fetare. Kokëfortë dhe ambicioz, nuk e humbi dhe e përballoi me seriozitet të madh këtë gjendje të re. Me mbështetjen e Henrikut IV shkoi në Romë dhe u konsakrua peshkop në 1606 nga Paolo V, kur ishte vetëm 21 vjeç. Më pas riorganizoi financat e peshkopatit, duke luftuar kundër mungesës së disiplinës së klerit dhe kundër ugonotëve, protestantët francezë. Shansi i madh për peshkopin e ri francez erdhi në 1614: pasi u zgjodh përfaqësues i klerit të Poitou, ai i doli në pah Mbretëreshës Maria de Medici.
Pas luftërave të mëdha për fenë që acaruan Francën mes viteve 1562 dhe 1598, në vend po imponohej kundërreforma, e pasuar me përpjekjen për të rilançuar katolicizmin në të gjithë aspektet, nga katekizmi tek disiplina e klerit e deri tek konvertimi i protestantëve. Udhëheqja e Maria de Medicit e vendosur pas vrasjes së Henrikut IV në 1610 dhe gjatë periudhës kur i biri Luigji XIII ishte minoren, favorizoi këtë politikë aleance me papatin dhe me Spanjën katolike. Richelieu u integrua menjëherë në partinë që mbështeste këtë projekt. Sovrania e admiroi për këtë dhe pasi e emëroi këshilltarin e saj privat, i dha edhe detyrën e sekretarit të Shtetit për Luftën dhe Punët e Jashtme.
Megjithatë, në oborr situata nuk ishte e qetë. Po ashpërsohej armiqësia mes mbretëreshës dhe djalit të Luigjit XIII që, pasi ishte bërë madhor në moshë, kërkonte fronin i mbështetur nga një parti që e shihte me mosbesim këshilltarin e fuqishëm të të ëmës. Kjo klimë tensioni e pati kulmin me dëbimin e Maria de Medicit nga Parisi dhe ekzilin e saj në kështjellën e Blois, në luginën e Loiras...

(Të plotë mund ta lexoni në gazetën RD)
  • M'pelqe x 1
    Kot fare
    Super