Postim i ri

×

Postim i ri

Emri:
Email:

Verifikimi:
Flamuri yne ka ngjyre?:

Permbledhje

Postuar nga: Strazimiri
« ne: 24-07-2023, 09:13:00 »

107 vjet më parë, ky burri e ca burra të tjerë me frak e papion, shpallën Shqipërinë "të lirë e të mosvarme"!
E shpallën, por që Shqipëria të bëhej e të mbetej definitive, menduan që të ngrinin një Qeveri të Përkohëshme, votuar nga një Kuvend i përbërë nga ajka e kombit!

Atë ditë, ne e përkujtojmë definitivisht si ditën kur lindi SHTETI i Shqipërisë!

Nga ajo ditë në 60 ditët në vazhdim, Qeveria e Përkohëshme, e cila po sulmohej fizikisht nga të gjithë ata që nuk donin një SHTET të Shqipërisë, me nxitimin e atij që pret vdekjen nga një moment në tjetrin, lëshoi urdhra e telegrame, për ngritjen e INSTITUCIONEVE TË SHTETIT!

Qeveria e Përkohëshme e burrave me papijon e frak, efektivisht jetoi e veproi nja 9 muaj, aq sa i duhet një nëne të sjellë në jetë foshnjën e saj... definitivisht!

Ata burra që ishin në përbërje të saj, provuan mosmirënjohjen e mërgimin sa qenë gjallë, e kush teproi vuajti edhe burgun, plumbin, shkatërrimin me breza, e ç'është më e kobshmja, damkën e "tradhëtarit" për 46 vjet rrjesht, pikërisht prej atyre që Shqipërinë e donin shtojcë të Stalinit, apo aneks të Titos.

INSTITUCIONET ama, ato që QEVERIA E PËRKOHËSHME krijoi me ngut përmes telegramesh e telegrafesh në çdo cep të Shqipërisë, ende sot festojnë DEFINITIVISHT si datë të krijimit atë të 107 viteve më parë...

Parlamenti, Policia, Ushtria, Gjykatat, Prokuroria, Kadastrat, Zyra e Gjendjes Civile, Posta, Komunat e Bashkitë, madje edhe ekipet kryesore te futbollit mbajnë ato datat që nisën me një kabëll telegrafi 100 e ca vjet më parë... prej asaj QEVERISË SË PËRKOHËSHME...

Sot, në vitin e 107 të përvjetorit të atij SHTETI, INSTITUCIONET janë TË PËRKOHËSHME...të gjitha!
Definitive është vetëm... Qeveria...!

Nuk e di nëse Ismail beu, e ata burra që themeluan 107 vjet më parë atë SHTETIN që e donin demokratik e që "dielli t'i lindë andej nga perëndon", do e quanin ... evolucion reformator, integrues...

Kam bindjen që do e quanin thjesht me emrin që ka: PALAÇOKRACI!

Gent Strazimiri