8000 P.E.S. – 2050 P.E.S.
8000 P.E.S.
Shpikja e rrotës ka qenë një nga ngjarjet që kanë shënuar më së shumti këtë periudhë.
Me kultivimin e drithërave në luginat e lumejve, fillon dhe era e bujqësisë. Vera dhe bira fillojnë të prodhohen në këtë kohë.
7000 P.E.S. Përdorimi i qeramikës.
6000 P.E.S. Bëhen tesha nga bima e lirit.
5000 P.E.S.
Civilizimi e Mesopotamisë.
Zhvillimi i ujitjes.
Kultivimi i misrit.
Përdorimi i bakrit.
4241 P.E.S. Është viti i parë që është regjistuar në kalendarin e Egjiptit.
4000 P.E.S.
Meslim, Mbreti i Kish, sundon Sumerinë (Babilonia Jugore).
Zhvillimi i lërimit dhe zbutja e kuajve.
3760 P.E.S. Viti i parë i kalendarit hebre.
3500 P.E.S. Shkrimi i parë fonetik dhe formimi i sistemit të numrave nga Sumerianët, të cilët poashtu ishin te parët që përdorën karrocat për transportimin e ushqimeve dhe njerëzve.
3000 P.E.S.
Ndërtimi i tempujve dhe kanaleve në Sumeri, nën drejtimin e Ur-Nina.
Dinastia e katërt e Egjiptit u themelua nga Snefru.
Është shkruar Epi i Gilgameshit në forme poezie (një nga veprat më të vjetra letrare.
Fragmente te Epit të Gilgameshit u gjetën në tablo argjili në shekullin e XIX në qytetin antik të Nineveh. Flet për një mbret gjysëm hyjnor të quajtur Gilgamesh i cili kërkonte pavdekshmërinë. Figura e mbretit me siguri bazohej në një mbret historik të Urukut në Mesopotami.)
2850 P.E.S. Fu-Hi bëhet imperatori i parë kinez.
2800 P.E.S.
Zhvillimi i kalendarit.
Revolucioni i parë i regjistruar: banorët e qytetit Lagash të Sumerisë rrëzuan byrokratët të cilët u zbraznin xhepat qytetarëve duke ngritur taksat.
2680 P.E.S. Përfundoi ndërtimi i Piramidës se Madhe të Gizas.
2650 P.E.S. Formohet Perandoria Akkadian në Mesopotami nag Sargon.
2637 P.E.S. Viti i parë i kalendarit kinez.
2600 P.E.S. Dinastia e gjashtë në Egjipt i jep fund Perandorisë Egjiptase. Pepy II sundon 94 vite, qe është dhe mbretërimi më i gjatë në histori.
2550 P.E.S.
Perandoria e vjetër Egjiptase nën Khufu, djalin e dij Khafre, dhe nipin e tij Menkure, fillojnë ndërtimin e piramidave të mëdha.
Shënohet dhe shpikja e qelqit.
2500 P.E.S.
Zbutja e deveve.
Bibliotekat e para happen ne Asiri, Egjipt dhe Kinë.
Përdoret për herë të parë sapuni.
2400 P.E.S. Ur-Engur themelon Dinastinë Ur në Sumeri.
2350 P.E.S. Mbretërit e Mesopotamisë formulojnë ligjin e parë të shkruar, i njohur si Kodi i Urukaginas. (Ky kanun s’është zbuluar asnjëherë por është përmendur në shumë dokumenta tjerë.)
2300 P.E.S. Shpiket letra nga bima papyrus në Egjipt.
2100 P.E.S. Dinastia e parë e Babilonit themelohet nga Sumu-Abu. Lind Abrahami në Ur të Mesopotamisë.
2050 P.E.S. Kodi më i vjetër ligjor që njihet, Kodi i Ur-Nammit, daton nga kjo periudhë. Edhe pse njihet si Kodi Ur-Nammit, në përgjithsi është e njohur se është shkruar nga djali i tij Shugli. (Kodi urdhërontë shkarkimin nga puna e njerëzve të korruptuar, mbrojtjen e të varfërve, dhënien e dëshmisë nën betim, dhe aftësinë e gjykatësve të urdhërojnë palën dëmtuese t’i paguajë dëmshpërblim palës së dëmtuar.)