×
Hyrja
Profili

Nastradini

Nastradini

· 33 · 9869

ne: 07-07-2004, 01:11:01
nastradini shkoi ne Amerike dhe takoi nje shoqe. por nastradini nuk dinte anglisht.
Shoqja e vet i tha
What s up bejbi
Nastradini ia ktheu
Bejbi satom
se sheh burrin 2 metra n kom <> <> :pafshim :pafshim

#1 ne: 08-07-2004, 21:36:12
E Shkundi nje nate gruaja Nastradinin.
-SÂ'te vjen keq qe kam gjith naten pa gjume duke tundur djalin? Tunde dhe ti nje cike, se fundja djali sesht vetem i imi esht dhe i yti.
-Ti tund gjysmen tate, - gjysmen time lene te qaje. :hahaha
« Editimi i fundit: 12-02-2005, 08:14:02 nga BeRni »

#2 ne: 08-07-2004, 21:56:27
Natradini sheh nje vajze te bukur ne dasem, e pelqen dhe i afrohet afer: :lule
-A mund tju puth qofte dhe njeher - e pyet vajzen.
-Perse jo - pergjigjet vajza - vetem se do te pagueni  5000 leke.. 8)

Nastradini nxjerr menjeher 5000 mij lekeshshin dhe pasi jajep, ngjitet pas buzeve te vajzes dhe pas nje puthje te gjate i thot vajzes: :puth :puth
-Hmmm nuk me pelqeu e puthura jote po e kthej mbrapsh.... :hahaha
« Editimi i fundit: 12-02-2005, 08:14:33 nga BeRni »

#3 ne: 08-07-2004, 22:06:07
Nastradini dhe shoku i tij.

Shoku: Nastradin vellai im esht me i forte se vellai jot :P
Nastradini: Me plasi k**** ><
Shoku: Nastradin babai im esht me k****derr se babai jot <>
Nastradini:Ik mo me ca k*** :lalala :lalala :'(
Shoku: Nastradin Mami im esht me e mire se mami jot Natradini: Ashtu thot dhe babai im me gjith vellain tim..
« Editimi i fundit: 12-02-2005, 08:13:40 nga BeRni »

  • Postime: 553

#4 ne: 12-07-2004, 10:53:45
Shkoi njeri dhe i kerkoi gomarin Nastradinit.
Nastradini i thote qe nuk e kam. Ne ate kohe gomari pellet me te madhe.
- Ja ku e ke, - i thote tjetri.
- Po ti ke beson, gomarin apo mua, - ia kthen Nastradini.

#5 ne: 12-07-2004, 20:19:22
kishte dhane zotnija Nastradinit nji skyfer (skifter) me dale per gjoje (gjah) me njimi porosi me e ruejte fort. Porsa pau nje shpend te madh [Nastradini] t'ja lshon skyferin shpines, por shpendi e coptoi dhe e lau ne gjak.
"Si me ja ba tesh?"
Kthei te zotnija dhe skyferin e mbajti mbshehe nen xhybe.
- He Nastro, si u dave?
- Ca me kene, bre zotni! Erdhi nji alamet shpendit e ndenja e mendova: "A ta lshoj, a mos ta lshoj, a ta lshoj, a mos ta lshoj?..."
Dhe kete e perseriti nja disa here. Zotnija, i merzitun, ja bani:
- Po ta kishe lshue, bre!
Nastradini, tuj nxjerre skyferin ba cope e grime, ja pret:
- Qe, mor zotni! E lshova dreqin, por kqyr si ma bani!


#6 ne: 16-07-2004, 17:08:49
Zgjohet Nastradini ne mengjes (i lodhur se nuk kishte mundur me fjete mire ne ate krevat jokomfor) per te pritur kafen dhe mengjesin , kur papritmas po hyne bjondina si aeroplan dhe po i prezentohet Nastradinit: ;) ;) ;)

- Une jame Beba! :'( :'( :'(

Nastradini i hutuar po i thote :

- Une jame Kali

 :lalala
« Editimi i fundit: 12-02-2005, 08:13:09 nga BeRni »

#7 ne: 23-07-2004, 20:45:35
Nxora Doren Me Vodhen Oren!

Nje dite nastradini kishte dale me 3 shoke 1 frances 1 amerikan dhe 1 gjerman.

Dhe kishin menduar te vinin reth e rotull tokes dhe keshtu bene vajten blene nje avjon dhe filluan qe nga amerika. dhe nxori doren jashte amerikani dhe tha ky eshte vendi tim se sapo e nxora doren preka Ndertesen e Chicagos. e mire qe e verteta keshtu beri dhe francezi nxori doren dhe tha kjo eshte franca se sa e nxora une doren preka kullen e ifelit. e mire keshtu e beri dhe gjermani dhe preku murin e berlinit pastaj ishin mbi shqiperi dhe nastradini kishte blere nje ore te mire pe floriri dhe e nxori dorene po priste spo dallonte gje sepse ishin ne greqi mire po sa ariti ne sektorin e shqiperise ngriti doren dhe pa qe skishte oren. dhe i thane shoket he mo ku eshte vendi tend. dhe nastradini tha. "PO JA O KETU JEMI MBI SHQIPERI SE UNE SA E NXORA DOREN TAK ME VODHEN OREN"

  • Postime: 55
  • Gjinia: Femer

#8 ne: 07-08-2004, 22:42:19
hahahaha shum te bukura keto ajo me baby qe i tha ajo amerikonja atij e dija un ate ahhahah

#9 ne: 13-08-2004, 13:21:55
Ishte njeher Nastradini dhe kalaoi perpara pallatit te Mbretit  >:(
Aty be ballkon pa vajzen e mbretit dhe e puthi  :puth nga larg me dore.
Vajza u inatos dhe shkoi te i jati dhei tha se cfare kishte ndodhur. >:(
Mbreti therret ushtrin dhe ndjek Nastradinin nga mbrapa.
Nastradini e kuptoi dhe shkon me vrap ne pyll 8)
Ndes nje zjarr dhe hypen larte ne peme :detari
Vjen mbreti dhe e pyet cben atje larte o nastradin?
Ja ziej fasule i tha, po zihen aq lart fasulet.
Po dhe un pse ta Putha vajzan aq larg :-*
Mbreti ngeli pa goje dhe iku :'(

#10 ne: 25-08-2004, 16:12:51
Po shkon nastradini me pi caj dhe po e pyet kamarierin se sa kushton nje caj?! 50 lek , i thot kamarieri! E sheqeri pyet prap nastradini?! Sheqeri eshte falas, thote kamarieri. ok thot Nastradini, m'i bjer nja 5 kg sheqer atehere....  :D :D :D

#11 ne: 07-09-2004, 11:34:00
Na ishte nje here nastradini me gomare.dhe duke ecur ne qyteti humb gomari ,kerko e kerko erdhi nata dhe nuk e gjeti ,pastaj shkoi te flinte ne hotel ,kur vajti ne hotel nuk po gjente rehati dhe u fut nen krevat,pas pak vjen nje ***t dhe futet ne dhome .I thote djaloshi goces ne syte e tu une shikoi gjith boten .NASTRADINI me te degjuar kete fjale del nga krevati dhe i thote , te lutem po gomarin tim a e shikon kund .

  • Postime: 9

#12 ne: 02-10-2004, 16:40:59
 <> <> sa per nastradinin qenke njesh...ku te jep tana keta informacione .....FBI...& ...CIA... ;)


  • Postime: 2494
  • Gjinia: Femer

#13 ne: 28-11-2004, 18:40:42
megjithse dhe une i kam lexuar keto qe ke shkrojtur ti BERNI  dhe jane shume  bukura , por me thuaj nje gje deri ku ka shkuar Nastradini dhe eshte khtyer per ne shqiperi them :)

#14 ne: 03-12-2004, 10:35:08
Nastrandini me Biciklet  

Nje dit Nastradinit i thot nana a po shkon djali jem me ble disa sende por kur nastranidini nistet me biciklet e sheh nje vorrim qe kishte vdekur një plak dhe shkon per ta shikuar dhe nastradinit ia vjedhin bicikleten dhe ai fillon te qan dhe e sheh nje njeri aty duke qar dhe i thot hajt se e vejter u kan po boll kajte ai i thot e vjeter e vjeter po i kisha hyp edhe naj dit.

#15 ne: 03-12-2004, 10:35:53
Kur Nastradini ishte akoma fëmijë erdhi nga vendlindja e tij Sivrihisari në Akshehir dhe pa se muzeini thërriste nga minareja lutjen e mbrëmjes. Duke e keqkuptuar qëllimin e saj, ai i bërtiti atij që nga poshtë:
"Hë, po ç'mund të bëj unë me ty xhaxha? Ti ke hipur në një pemë që s'ka degë as gdhënka, si mund të të ndihmoj?"

#16 ne: 03-12-2004, 10:36:56
Një mëngjes Nastradini bleu tri okë mish dhe, pasi e çoi në shtëpi, shkoi në punën e tij. Kurse gruaja ftoi mikeshat dhe u pregatiti një gosti mahnitëse. Kur u kthye Nastradini, ajo i shtroi për drekë pilaf bollguri të zjerë me ujë. Nastradini i tha:
"Nëqoftëse, ta zëmë, nuk kishe kohë që të përgatisje gjellë me mish, a nuk kishe mundësi që të hidhje disa copa të dhjamura në bollgur për t'i dhënë shije?" Kësaj gruaja ju përgjigj:
"Kisha shumë dëshirë, por këtu na doli një gjë. Kur unë isha e zënë me punë, nuk e di se nga kërceu macja jote e dashur laramane dhe e hëngri të tërë mishin. Unë erdha, shikoj, ajo po lëpihej."
Nastradini vrapoi dhe solli peshoren. Ai e nxori macen që nga poshtë mangallit dhe e peshoi; doli plot tre okë. Atëhere i tha gruas:
"Ah ti e paturpshme! Nëqoftëse këto tre okë janë mishi, atëhere ku u fut macja? Dhe nëqoftëse këto tre okë janë macja, atëherë ku është mishi?"

#17 ne: 03-12-2004, 10:37:34
Ka qen nasradini ne rrug, u arrdh nje njeri dhe i ka thon ik nasradin se po vijn mi marr magart ne kollotje. Nasradini u ik u shku ne shpi kur u shku ne shpi gruja i ka thon qka je lodh kshtu?Nasradini:po vijin mi marr magart e ika se po me marrin edhe mu!
Gruja:po ti sje magar qe me te marr.

  • Postime: 27104
  • Gjinia: Mashkull

#18 ne: 12-05-2005, 00:42:53
Nje dite Nastradini shkon me nje shok per gjah dhe gjuajne nje lepur. Shkojne te dy ne shtepine e Nastradinit, e ziejne dhe e hane.
Pas nje jave i vijne 5 veta Nastradinit ne shtepi dhe i thone 'Ti do te na mbash per dreke, sepse jemi miqte e atij mikut tend me te cilin gjuajtet lepurin te dielen'. Nga halli, detyrohet Nastradini t'i mbaje per dreke.
Pas dy javesh i vijne 10 veta Nastradinit dhe i thone 'Ti do te na mbash per dreke, sepse jemi miqte e miqve te mikut tend, me te cilin kishe dale per gjah para dy javesh'.
Atehere Nastradini ve nje tenxhere me uje ne zjarr, e ngroh, ua ve perpara dhe u thote:
' Dhe ky eshte lengu i lengut te lepurit qe gjuajtem dhe hengrem ate dite me mikun tim!!! :D

  • Postime: 27104
  • Gjinia: Mashkull

#19 ne: 12-05-2005, 00:46:41
Nje nate Nastradinit ju desh te nxjerre uje nga pusi. Mirpo, pa ne uje henen dhe, menjehere, lidh cengelat ne litar per ta nxjerre. Duke terhequr me force te madhe, meqe cengeli do te kish ngecur ne nje gur te pusit, litari u keput dhe Nastradini ra me kembe perpjete; atehere pa henen ne qiell.
-Allah, qofsh i lavderuar! Vertet me kepute brinjet, po henen s'e lash pa e shpene ne vend - tha.

  • Postime: 27104
  • Gjinia: Mashkull

#20 ne: 12-05-2005, 00:47:18
Nastradini ne burg

Sesi ishte ngaterruar nje her Nastradini dhe e futen ne burg. Kur erdhi dita qe ta gjykonin, Nastradini i beri ca shenja me duar kadiut, si per te treguar nje gje te madhe. Kadiu nuk e zgjati davane dhe i dha te drejt, duke menduar se Nastradini do t'i jepte ndonje ryshfet te math. Mbaroi gjyqi dhe Kadiu ju afrua Nastradinin dhe i tha:
-Hajde, tunde ate qe me premtove!
-Une s'te premotva gje, kadi efendi, te thashe se ke koke te madhe.

  • Postime: 27104
  • Gjinia: Mashkull

#21 ne: 19-06-2005, 07:28:53
Nastradini po kalonte ne nje fshat hypur ne nje gomar. Diku, se si u tremb gomari dhe e rrezoi Nastradinin ne toke. Te gjithe qe ishin aty rrotull filluan te qeshnin.

- E pse qeshni? - u tha Nastradini. - Une do te zbrisja qe do te zbrisja nga gomari; ai me zbriti vete.

LOL LOL

  • Postime: 27104
  • Gjinia: Mashkull

#22 ne: 19-06-2005, 07:30:33
Njeri per te tallur Nastradinin ("si i paditur qe ishte") e pyeti:

- Sa bejne tre here kater?

Nastradini pergjigjet:

- Po ti veme dhe veten tende nga pas, bejne 120. (pas 12 as nuk eshte 0)

LOL :D

  • Postime: 27104
  • Gjinia: Mashkull

#23 ne: 09-10-2005, 15:06:13
Niset Nastradini me gomarin per te prere dru ne pyll . Rruges shikon nje bahçe me molle e mendon te haje ca molle. Pasi ngopet vete fillon t'i jape edhe gomarit. Kur papritur vjen i zoti i bahçes dhe fillon te rrahe gomarin. Pasi rrahu gomarin rreh edhe Nastradinin. Ketij i vjen çudi e pyet: -Po ti pse rrahe perpara gomarin e jo mua? -Po te te rrihja ty perpara do te me ikte gomari! LOL LOL

  • Postime: 27104
  • Gjinia: Mashkull

#24 ne: 09-10-2005, 15:08:35
"Njehere hoxhe Nastradini u ngjit ne faltore, per te predikuar dhe tha: "Besimtare, a e dini se ca do t'u them?" Ata iu pergjigjen: "Jo, nuk e dime." Atehere hoxha tha: "Kur ju nuk e dini, atehere, c'mund t'u flas?" Me keto fjale, ai zbriti nga faltorja, dhe shkoi ne punen e vet. Heren tjeter ai hipi perseri ne faltore dhe u drejtoi te njejten pyetje, njerezit iu pergjigjen: "E dime." "Pra, perderisa ju e dini, dmth qe s'eshte nevoja qe une t'u flas?" Keshtu tha dhe perseri u largua. Besimtaret, te habitur, vendosen qe, kur hoxha te hipi prape ne faltore, t'i pergjigjen: "Disa nga ne e dine, kurse te tjeret nuk e dine." Pasi u ngjit per here te trete ne faltore, Nastradini, sipas zakonit, iu drejtua popullit me te njejten pyetje. Pergjigja ishte: "Disa nga ne e dine, kurse te tjeret nuk e dine." Nastradini duke mbajtur seriozitetin, tha me ze te larte: "E mrekulluesheme! Atehere, ata qe dine le tua tregojne atyre qe nuk e dine."  :P

Temat e fundit