×
Hyrja
Profili

Poezi humoristike.

Poezi humoristike.

· 53 · 59246

  • Postime: 26688
  • Gjinia: Mashkull

ne: 24-04-2004, 02:15:50
11 Vjecari Catist

"Chat-ist i vogel jam
operatorët frik s'i kam
10 marr ne mësime
babin peshkatar e kam
mami shet fruta perime.

Me shoket on- line
bëjm' gallat përdit
t'u u sha me fjalë
më keq se sa fëmitë.

Shoqet i kam t'mira:
ca jan' t'bukra kinge
e ca jan' shëmtira
disa shtirren t'zgjuta
dhe te fusin kunja
po un kom qen' portier
dhe nuk pys per bomba.

Rroft interneti
se na qiti m'drit
shëroi ene gjyshin
që s'shifte ka syt.

Në shtëpine tonë
e kena bo me listë
n'orën 5 të mjesit
nizet kompjuteri shpisë.

I pari osht babi
qe rri lexo lajme
po jan me figura
e me teta te zhveshme
se i pash i ditë
ke vrima e derws
dhe ai po thoshte:
"Ene kto rruspie
te lejn pa menje !"

Pastaj futet gjyshi
qe kliko ke bursa
se lek ka investu
do me i shtu me tepwr
se Sudja i pat mor ne brekt!!!
Gjyshin e kom trim
futet dhe n chat
me emrin "i bukri"
i hodhi ne tok grat.

Pastaj gjyshja vje,
futet ne dhom
i rras gjyshit shpulla
se ngeli në chat
me robt tu u zon
e na flliqi fare
ktë' mhallen ton.

Ka ora 7 mami vje me vrap
kliko te horoskopi
me pa a o' me fat
pastaj shko ke ca
faqe kot m koti
me lule e lajna,
ku shesin rroba t'vdekmish,
bizhuteri gabi
dhe receta supash
me lwkure arabi.

Masanej m'syn gjyshja,
po mu nuk me lejn,
m bojn gati shpejt
e me nisin n'shkoll.
Gjyshja shko ke lojnat,
kazinot, bixhozi
se luhen pa pare
dhe fito dollar.
U bo nja 2 vjet
qe lu pa pushu
po gjo i mu*
ajo s'ka fitu
se i bojn me hile
- me thot ajo mu.

Deri n'orn 1
n'rrojn venet me gjyshin
karrigen ngroft e majn
deri sa vje klyshi,
- kshu m'qujn ato mu.

Per 5 minuta drek haj un'
i laj durt shpejt
me uj, pa sapun
shkoj dhe puth gjyshin
dhe i them t'u ju lut
venin te ma lshoj
se kom rradhn un'.
Ai m shikon dhe thot me prti:
"H mor kopil a u ktheve ti?
'ne kaq shpejt sot
apo i le or't e funit
pr me ardh n shpi?!?"
Jo mr - i them una
- kisha 6 or
dhe mezi kom ardh
se po bje ne bor !!!
Hmm ,- thot gjyshi
dhe shkon n dritare,
kur born shikon
ai habitet fare.
Bre, bre- thot' edhe kokën tund
- dikur binte me flok
tani e hedhin kshtu me 1 cop,
po si nuk e pash fare,
po kur ra ne tok ?!?
Po kshtu eshte kur rri aty
ulur mbi ekran e merresh me lop !!!
- ja pret gjyshja teksa gjelln bn.

Me vrap ne karrige
shkoj e ulem un'
me miun e vogël
klikoj tek chat-i, ose atia,
si i thot' per shkurt ajo teze Xhevrija.
Dhe futem ke Dhoma Shqipria
pickoj nja 2 goca
e shkruj zhgarravina,
ngacmoj Lozonjaren se ajo lu me mu
e shtyj katunaren se ajo do pak dru
i boj filma Lolitas
se ajo m'do shum' mu
kujto se jam i mir,
20 vjec djal' me pasuni e vetur
ne kup per tu pir.

Ene kshu me rrena
kom zon 2 dashnore:
njona quhet Djella tjetra Salvatore.
E para osht stiliste, e dyta piktore,
thon jan' simpatike
po m'duken konviktore,
m'thon se jan puntore,
sidomos me goj, qndisje e pun' dore.
Po gjyshi m'ka thon:
femnave naze mos u boj
se t'gjitha jon t'veanta
asnji nuk o isoj !

Dhe ort kalojn'
prindrit ne shpi vijn',
mami thesin e lakrave ke dera e hedh
shtrihet ne divan
se o bo telef.
Babi vje m von
sjell 5 a 6 peshq
duket shume i lodhur
me flokt si dreq.
E plas muhabeti, lesh politike
Fillojn' t'shamet keq
fluturojn' jastikt,
po un rri ke dhoma e myllem me cels
Kompjuterin s'e lëshoj deri neser n'mjes!!!"

Nga ujku pik kom  ;D
« Editimi i fundit: 27-09-2004, 09:23:32 nga Berni »

#1 ne: 06-07-2004, 17:09:07
Te dashures nga nje matematikan
--------------------------------------------------------------------------- -----
Ty po te drejtohem,vajze moj syzeze
me do a sme do,kjo eshte hipoteze  :(

Pamja jote e embel,posi teoreme
kur te shoh perpara,sikur zgjidh probleme  :love:

Ti je elegante si ekuacion
mesi yt i holle posi ypsilon  :detari

Supet delikate,pika infenksioni
qafa si cilinder,koka si trung koni 


hunda si segment,posi reze drite
veshet simetrike balli si orbite 

Buzet si elips,mjekra si kupole
syte si dy vatra,vetull parabole 

Cmi ke ndare aq bukur floket si spirale
oj tu thafte dora si me simetrale 

reze rezatojne syt e tu te qeta
njeri reze alfa,tjetri reze beta 

per ty psheretimat qe dalin rethore
hapen vale-vale si rathe bashkqendrore 

une e ti nje thyese lidhur ne nje bosht
ti numerusi siper,une emerusi poshte 

po ste bera jeten diell si pranvera
cvite me jane taksur mi shumezofte zerua 

dashurise per ty mos ti shuhet vapa
cdo fjale qe te thuash do ta fus ne kllapa 

dhe oh si do ritet me hapa ritmike
sot fuqi katrore mot fuqi kubike 

bukuria jote bukuri limit
mi perndau mende gjer ne infinit. 

me trete formule,me shkrive te gjalle
si nje copez akull ne plus njeqind shkalle 

folme shpirti im,shpirt ne maximum'
se pa ty skam gjume as ne minimum! 



« Editimi i fundit: 27-09-2004, 09:14:42 nga Berni »

#2 ne: 07-07-2004, 00:52:30
Vlora
"Kemi brigjet plot me skafe
turist' plot nga gjithe bota
det si yni s'ka Evropa
lum si ne qe na ka Vlora  :detari :detari >< >< :D

Mirdite
Kena pula qe hane gur
kena shkrepa me ba mur
kena pisha me ba drite
lum per na qe rrim' n'Mirdite  >:( :P

Sarande
Kemi Jonin per tu lare
prane Greqise per pazar
shtepi bosh e me verande
lum si ne per k'te Sarande  :detari :detari

Shkodra
Kena Bunen e Liqenin
kem' Rozafen dhe humorin
kem' gjakmarrjet e shoqnine
s'ka si Shkodra per Shqipnine  8) 8)

Korca
Kemi fjalet, pastertine
nikoqire e besimtare
arsimdashes e shtegtare
Korca jone nuk ke te share  >< ><

Tirana
Kemi Dajtin edhe Lanen
Parlamentin,aeroportin
njerez plot,pluhur e zhurme
o Tiron te duam shume.  :lule gjum:

Durresi
Kemi portin me te madh
kemi plazhe te pamate
korridorin tete, si dhe autostrade
Durrsi i refugjatve e Teutes me varke  :detari :detari

Gjirokastra
Kemi keshtjellen, shtepite muze
ish- udheheqsin, te madhin Kadare
konsullaten, tregtare me shumice
Gjirokaster guri, kursen pa teprice  :???

Fieri
Kemi fushat myzeqare
kemi Benz-a kemi pare
bejm' kanabis e duhan
Fieri yne qe je me nam  :'(

"Hajdutet e Llaçit"
Ne mengjes Dielli po shkelqente si saç
çunat e lagjes po vidhnin llaç
Ore ore lulebore
çoje llaçin ku e more  :pafshim :pafshim

#3 ne: 07-07-2004, 00:53:22
Nga shqiptaret,per shqiptaret,kushtuar shqiptareve .......

MEMEBALTA quhet toka
ku te iken befas koka
ku kam dashur meme e ate
ku na grine fajdet parate
ku ne kemi fis e fare
ku ka drite me pishtare,
ku ka diamant e ar,
po s'gjen uje per tu lare.
MEMEDHE-kjo cope toke
qe te ben me dhimbje koke
ku u shemben kombinate
dhe hajdutet ngrene pallate

ku ben ligjin kontrabanda
me mafioze neper banda
ku disa shesin dhe dhembet
qe te ikin nga syte kembet.
MEMELLUCE-quhet ky vend
ku ka deputete me mend
qe perleshen e bertasin
qe nuk dine se c'fare flasin
ku ka ligje dhe rend
(per shaka, jo me gjithe mend)
ku te grijne si sallate
jo me larg se ne gjykate
ku per turp tjetri te zhvesh
e polici rri e qesh
(dhe kete t'ua dish per nder
se ka dhe tritol nen dere...)
Ketu rroj me mall dhe shprese
te jem gjalle gjer ne mengjes.
MEMEDHEU-eshte milioni
vila, benz-i, telefoni.
Eshte vend ku c'do gomar
ka me vlere se nje shkimtar...  :pafshim :pafshim :pafshim

« Editimi i fundit: 20-07-2004, 11:57:10 nga milanisti »

#4 ne: 08-07-2004, 13:30:21
MEMEDHEU.

MEMEDHE, QUHET TOKA.
KU ME IKEN PER LESH KOKA.

KU KAM DASHUR MEM E AT.
KU TE GRIJNE FAJDET, PARATE.

KU KAM FIS E KU KAM FARE.
KU S'KA DRITA POR PISHTARE.

KU TE MBYT PLUHURI TALLASHI.
KU KERCET E PRET KALLASHI.

KU KA DIAMANT E AR.
KU S'GJEN UJE PER TU LARE.

KU KA PLEHRA TOGJE -TOGJE.
DHE QINDRA PARTI PER L****.

MEMEDHE, ESHTE NJE COPE TOKE.
QE TE BEN ME DHIMBJE KOKE.

KU PO SHEMBEN KOMBINATE.
DHE HAJDUTET NGRENE PALLATE.

KU BEN LIGJIN KONTRABANDA.
DHE NJE POLITIKAN KA 10 BODYGUARDA.

KU PO SHITEN ME DOLLARE.
VARRET E GJYSHERVE TE PARE.

KU KA RRUGE E TROTUARE.
JO PER NJEREZ PO PER GOMARE.

KU PIPINE E BEN NE BREKE.
SE ME SHUMICE GABI I SHETE.

MEMEDHE, QUHET TOKA.
KU ASNJERI, SHQIP S'KUPTOKA.

KU BEJNE C'MOS SHESIN DHE DHEMBET.
VEC TU IKIN NGA SYTE KEMBET.

KU BEJNE PARADA BUKURIE.
VAJZA TE C'DO KATEGORIE.

KU DHE DJEMTE KONKUROJNE.
''MISS ALBANIAN'' TE FITOJNE.

KU NJE MISS, PRISH VIRGJERINE.
VEC TE BDERROJE NENSHTETESINE.

MEMEDHE, QUHET KY VEND.
QE KA DEPUTETE ME MEND.

QE PERLESHEN E BERTASIN.
DHE SE DINE AS VETE SE C'FLASIN.

KU KA LIGJE EDHE REND.
VEC PER FORME JO ME GJITHEMEND.

KU POLICET JANE TRUTHARE.
DHE S'KANE PATENTE AS PER GOMARE.

KU MBI PRONEN QE ME LA IM AT.
PA LEJE ESHTE NGRITUR NJE PALLAT.

E TANI PUNOJ SI SHKERDHAT.
NE PRONAT E NJE GREKU PLAK.

KU PER KUNJ TJETRI TE ZHVESH.
DHE POLICI RRI E QESH.

KU TE TREDHIN DUKE QARE.
SIC TREDHIN GOMERIN ME DARE.

DHE KU TUA DISH PER NDER.
QE TE VENE TRITOL NE DER.

KU RROJ ME GAZ E ME SHPRESE.
QE TE GDHIHEM GJALLE NE MENGJESE.

KU BLIHET BUKA VERESI.
DHE MIJERA FAMILJE PE SHTEPI.

KU NJE VRASES A GOMAR.
KA ME VLERE, SE NJE PUSHTETAR.

KU NGROH VEZE REVOLUCIONI.
ME DIPLLOME PROSTITUCIONI.

KU NE MUAJ MERR 100-MIJE LEKE.
DHE S'BLEN DOT AS NJE PALE BREKE.

MEMEDHE, ESHTE SHQIPERIA.
KU SE PYT NENEN E BIJA.

KU SHUME PREMTIME BEN PARTIA.
DHE VEC SHTOHET VARFERIA.

KU GJITHCKA LIND NGA ASGJEJA.
KU TE MERR SHPIRTIN TVSH-ja.

KU S'TA MBAN TE SHKOSH NE GJYKATE.
SE TE GRIJNE TE BEJNE SALLATE.

KU KRIMINELI QE S'ARRESTOHET.
ME BURG TE PERJETSHEM DENOHET.

DHE AI QE ESHTE NE QELI.
NGA SJELLJA E MIRE, FITON LIRI.

KU TE RJEPIN SI GJEL DETI.
MIRE HAJDUTET, PO DHE SHTETI.

KU DOKTORET JANE KASAPE.
PO S'PATE LEKE TE THERIN PRAPE.

KU NE SPITAL, S'KA NARKOZE.
DHE KUR PJERDHIN, NXJERRIN BLOZE.

KU KANDIDOJNE EDHE GRATE.
PER NJE POST NE ADMINISRATE.

MILITANT, ISH SEKRETAR.
PER KOLLTUK NE VIJE TE PARE.

KU PER DJATHE, E HAN SAPUNIN.
DHE TE PAFAJSHMIT, I RRASIN HUNIN.

KU JANE RRUGET GROPA-GROPA.
DHE TA LENE MAKINEN PA RROTA.

MEMEDHE, ESHTE DHE MILIONI.
BENCI, VILA E TELEFONI.

FEMRAT, WISKY, REHATIA.
VEC PER ATO QE I KA XHAN PARTIA.

KU KE FRIKE TE ECESH NATEN.
SE PADASHJE, ZEN PUSETEN.

KU KENGETARI VJEDH MUZIKA.
DHE DHJETET POLICI NGA FRIKA.

KU REGJISORI NXJERR NE SKENA.
VAKJZA, NE MBATHJE E SUTJENA.

KU NE MBREMJE THONE MIREMENGJESE.
KU VENDI ESHTE MBUSHUR ME KINEZE.

MEMEDHE, ESHTE DHE VATANI.
KU KULLOT BAGETINE COBANI.

KU NUK MUNGOJNE QEVERITE.
QE NDERROHEN PER C'DO VIT.

KU C'DO SEANCE NE PARLAMENT.
LEHIN DEPUTETET SI QENTE.

KU NJEREZIT, TERHEQIN KARROCA.
KU KA FRIKE TE DALE JASHTE GOCA.

KU POLICI S'KA PISTOLETE.
DHE HAJDURI HEDH SHURREN PERPJETE.

KU NGROHET MILETI NEN DIELL.
SE S'KA ENERGJI PER KALORIFERE.

KU PER TE HYRE NE UNIVERSITET.
S'TE DUHET TRURI, PO PATE LEKE.

KU NE DISKO, PUB E BARE.
NUK SHEH FEMER PA CIGARE.

KU KA BINGO E LOJRA FATI.
INTERNET E DHOME CHATI.

KU USHTRIA NUK TE MBRON.
POR PO QE FEMER, TE PERDHUNON.

KU NE GAZETA, ZOTERON POLITIKA.
DHE USHTRIA LUFTON ME THIKA.

KU NISEN NJEREZIT PER JASHTE SHTETIT.
DHE PERFUNDOJNE NE FUND TE DETIT.

KU NE MATERNITET, LINDIN FEMINE.
DHE NENAT MARRIN ARRATINE.

MEMEDHE PRA, ESHTE GJITHCKAJA.
KUR NUK TE MUNGON PARAJA.

KKA XHAMIJA EDHE EDHE KISHA.
KU NDESHET NANO DHE BERISHA.

KU NE KISHE PREDIKON HOXHA.
DHE TJETRI PO MBYTET NGA BORXHA.

KU IKIN NE SHTEPI PUBLIKE.
DHE PERSONAT NE KARRIKE.

KU S'DEL DOT NE PAZAR.
SE TE SHESIN PER GOMAR.

KU S'TA HEQ KUSH LITARIN PREJ FYTIT.
KU SE MERR VESH I PARI TE DYTIN.

MEMEDHE, ESHTE KY DHE.
KU FEMIJET PA SHKOLLE I LE.

KU MESUESI SHKUMES S'KA.
DHE NXENESIT QESHIN HAHAHA.

KU NE SHKOLLE PERDORET DROGA.
DHE DREJTORIT I NGRIHET RROGA.

KU PER PLEQTE, QE KANE TENSIONIN.
SHTETI IU NDERPRET PENSIONIN.

KU ATIJ QE ESHTE FUKARA.
SHTETI I THOTE: TI RRI MOS HA.

KU VJEDHEN E SHITEN ME LEKE NDIHMAT.
QE KANE ARDHUR PER JETIMAT.

KU TE ZHVESHIN NE MES TE QYTETIT.
PERPARA ZYRES SE DEPUTETIT.

KU NE SHKALLET E PALLATIT TE KULTURES.
TJETRI HEQ BREKET, E IA KEPUT SHURRES.

KU PRESIN BURRAT TEK USHTARI.
QE TE VIJE TI MARRE PRONARI.

KU NENA, PER TE RRITUR FEMINE.
E SHET NDERIN PER 20-MIJE.

KU NUK KA NGA T'IA MBAJE MILETI.
I BIEN KOKES PREJ SIKLETI.

KU KERKON, E S'TE JAPIN PUNE.
PO TE TRAJTOJNE ME DHUNE.

KU POLITIKANET VETEM LLAPIN.
DHE PREMTIME TE KOTA JAPIN.

MEMEDHE, ESHTE FORMULA E PUNES.
KU GJITHKUJT I KA ARDHUR NE MAJE TE HUNES.

MEMEDHE, ESHTE FUKARALLIKU.
QE TE C'DO GJE E BEN HORRLLIKU... :pafshim :pafshim :pafshim

#5 ne: 08-07-2004, 22:22:39
1,2,3 ,1,2,3 policia është me ne
1,2,3,1,2,3 prova
Ndofta jam ai qe sjam
Ndofta sjam ai qe jam
Kur jam unë ska njeri
Dua unë pa je dhe ti
S'desha unë të mori lumi
Djali sa u ngrit nga gjumi
Babi tha s'të kam dëgjuar
Kurrë duke recituar
Pashë një mace që po pi
Qumësht brenda në kusi
Mace s'ka dhe smund të ket
Derisa sdua unë vetë
Oh, Oh kush më erdhi muve
Oh, oh kush më erdhi muve
Oh, oh kush më erdhi muve
Oh, oh kush më erdhi muve

Unë nuk pyes për semafor
Se babin e kam doktor
1,2,3,1,2,3 policia është me ne
Ec përpara t'çafsha ballin
Me sqepar ta hapsha varrin
Ec përpara mos ki frik
I ke brekët me llastik
Frynte era nga përjashta
Frynte perdet e mëndafsha
Ec përpara more mut
se të mbron kjo kushtetut
Ec përpara more mi
se nesër kemi miting
Ja ke, ja ke, ja ke fut kot plako
Ja ke, ja ke, ja ke fut kot plako
Oh, Oh kush më erdhi muve
Oh, oh kush më erdhi muve
Oh, oh kush më erdhi muve :pafshim :pafshim :pafshim

#6 ne: 08-07-2004, 23:25:28
Ku jetojmë aq të gëzuar,
Xhepat bosh, derën blinduar?
Në Shqipëri!!!  :X :X <)>

Ku ka vlerë më shumë gomari,
Se shkencëtari apo shkrimtari?
Në Shqipëri!!!  8)

Ku ka â€Å“rend”, â€Å“paqe”, â€Å“qetësi”
Ku ujku për ujkun është njeri?
Në Shqipëri!!!  :)

Ku s’punojnë hiç kombinatet,
Ku hajdutët ngrejnë pallatet?
Në Shqipëri!!! :-[

Ku t’a vrasin deputetin,
Ku s’e pyesin Presidentin?
Në Shqipëri!!! :zjarr  :'(

Ku qeveria punon me banda,
Ku na mban gjallë veç kontrabanda?
Në Shqipëri!!!  8) <> <>

Ku të hedhin më shumë baltë,
Dhe fajdet ti grijnë paratë?
Në Shqipëri!!!  :??? :???

Ku ka bakër, krom e ar,
Por s’ka ujë për tu larë?
Në Shqipëri!!!  :lalala :lalala

Ku i veshin në kokë çorapet
Dhe kallashi lan hesapet?
Në Shqipëri!!! :zjarr :zjarr

Ku pëlcet, kërcet dyfeku,
Ku pa djersë fitohet leku
Ku hedh valle Serbi e Greku?
Në Shqipëri!!!  gjum:



Ku spiuni bën transparentin,
Ku vampirët përbëjnë parlamentin?
Në Shqipëri!!!  :'(

Ku qeveria bën Nastradinin,
Ku sigurimi të vjedh persekutimin?
Në Shqipëri!!!  >:(

Ku vishet gjihtë populli â€Å“ME TRIM” i Botës
Me tesha t’vdekunish të gjithë Europës?
Në Shqipëri!!!  ><

Në ç’vend kemi lerë,
Krenarë dhe të dhjerë?
Në Shqipëri!!!  :hahaha :hahaha :pafshim :pafshim

  • Postime: 6540
  • Gjinia: Femer

#7 ne: 24-09-2004, 17:51:37
"Telebingo"

"N’Amerike erdha un
tre vjet tashi kom bo
onrrat na u bone t’verteta,
Amerike te keqen mo.
Diten qe m’erdh llotaria
e maj men si me qen dje
e kom puth postjerin fort
i kom dhon ne 1000 lek.
Po nuk kish fat mo t’modh
kur per s’dyti zarfin m’prun’
kena kercy zhvesh me grun’
ene fene ja kena lujt.

Analiza,vertetime,copa letrash e sajime
avokate e matrapaze shume leke mi moren mu
po hajt mo, s’kisha maraz
se vec jasht dojsha me shku.
Vizen kur kom mor
syte me jon lotu
maratona e gjate tashi kish more fund.
Bome i darke te modhe
E u ndame me fisin
e te gjithe thoshin
se dit’ me t’mira do shifshim.
Rinas-Nju Jerk i hypem avionit
apo s’hecte shpejt, pilot pelivoni.
Mu trem ene gruja
syte i mate myll
kurse cuni vogel se cate hic kryt.
Ene kamarieret ose stjudentesat
ishin t’bukra fort vec se si kuptosha
E koken e tunsha e :po,po-ju thosha.
I kurs t’shkurter e bona n’Tirone
jes i spik english-nji kaq di mi thone,
mo shume di cuni,ke ai kom shpresa
se ka bo ne shkolle,aty ke Medresja.

N’aeroport e humem krejt
Na u desh gjys ore rrugen me e gjet.
Aty ke dogana pasaportat dhame,
atij amerikonit me kemishe te bardhe
qe filloi tu i pa e thote me vete:kull,kull (cool),
dhe me kujdes neve na vrete.
Fillova shum’ me u merakos
dhe cunit i thosh:Po ky mer ,dashka qe ne me u kull,
pse mer ne ktu u dashka lek me hudh?
Po cuni shyqyr na bitisi mire
ashtu copa-copa ,vulen na e vune
dhe fishek per dere dolem ne ne rruge,
po prap’ u kthyme, se bagazhet harrume.
Me vrap u futem,robt edhe i shtyme
shyqyr plackat tona,si kish prek njeri
kishin ngel aty me valixhe t’tjera tu u rrotullu.
Qyteti, bukuri dynjoja po shum’zhurm e modhe,
n’mes t’grataqelave jeta aty vlote.
Ca shitshin salcice ke rruga,
te tjere bertitshin si t’cmen
taksi t’verdha mush veni plot
qe s’pytshin, vec per pare,
mo keq se n’Tirone
te shtypshin pa zhurme fare.
Rruget plot me rob,ftyra nga mo t’nryshme
Kinez’ e zezake,indjon e polake.
Po ne dimer ftote aty bonte
bora nuk tu ndate
qirate tu u ngrejt perdite
njelem tu honger po buke e domote.

Shkum n’Kaliforni,tham do bojm qef
se ka emer t’modh,
klime te bukur, ene oqeon
jeta e vertete ishte duke ardh.
Po shum’ u habitem,gabele gjithanej,
zezake hesapi,meksikon mo shum’
si ke Bregu Lumit kerciste ahengu e rrepi ne rrug’.
Bandat me gangsterra ishin gjithanej
dhe mu nja dy here tu me rraf kon qen
po shyqyr thuj, * vrapoj ne shpejt,
se kisha natrru lagje,
kisha hy ke â€Å“qent”.

Qyqa â€"tha gruja-ca o kshu mer burre,
ktu qeka rrumuje,
mo mir ishte Tirona
ktu shum gjona paska po s’po shof furgona.

Nejse mo,ashtu si me bezdi,
fillova pune ke i Mek donalt
(e kish shpik nji fare Meku-i demel,
qe ne kull nalt e dote buken me gjalp)
tu bo hamburgera me tete dollare ora
hajt mo ,mo mir ktu se sa llac me bo.
Manaxheri n’fillim emrin ma ngatrrote:
Smajl,Smajl (smile) vazhdimisht me thote,
e un tu buzqesh i thosha me lezet:
E kom Xhevdet mer ti lanet,
dhe ai tu qesh me thote oqej,
se ne un anglisht kuptoj ka i her.’

Ne telefon nones i thosh
se pune kam fillu e ceke (check) kom more,
Nona u habit e tha si me zor:
Po c’te duhen ceket ty ne Amerike
Ti shef e merr tyt vlla
Se i dola b**** tu punu n’fabrike.

Ktu n’Kaliforni ,si me qene n’Shqipni
Dritat na i presin e fare nuk pysin
Oshte krize thon’,jon bo njerez shume
po ato s’e dine se kan ardh shqiptaret
* filmin i bojn’ e lujn’ me sahatet.
Ne tham se shpetume,qirite s’na u ndane
romantike gjith’ jeten porsi italiane,
A-mer-ik,per te vujt paskena le
se ene ti, s’na boke fajde ne!”
*Shenim. Me ket’ bejte du me pershnet gjith’ bashkfshatart e mi * ju ka dal llotaria per ne USA,se ne e dina ca kina heq me ju pershtat ktij veni.

P.S. zot shyqyr s'kom heq keto qe ka heq ky i shkreti.

  • Postime: 2434
  • Gjinia: Femer

#8 ne: 25-09-2004, 08:45:12
VLLAZNIA ''KAMPION BOTET ''


Ne Shqypni ka nis e para,
lojen e bukur top me kam,
prej Serreqit te Arra e Madhe,
n'lagjen Ndocaj e Tophan.

Ke xjerr Yje t'paharrum,
si Boricin lojtar zotit,
ndej beqar i stazhionum,
ia dha jeten komplet topit.

Muhamet Dibren , Xhelal Juken,
Prek Gjeloshin-kapedan,
Xhod Shaqirin qe krejt Puken ,
e pat rrejt vec me nji kam.

Simon Deden bombardjer,
* kish predha si mortaja,
dhe Lin Shllakun ''brigadier'',
motorr lojet -Kolec Kraja.

E dorzove dor m'dor,
nga nji brez ne brez stafeten,
Sabah Bizin mesfushor,
mjeshter sulmit - Mehdi Zhegen.

Zan Rragamin sa nji plep,
nget me vrap si vrap kaprollit,
Capalikun -hallagrep,
si me ken taroc Stamollit.

Me Kol Gjonin , Kocobashin,
moj Vllazni pate lan nam,
sa nji her lojen e bashin,
'' o merr top o the naj kam''.

Sa dhe malin e Taraboshit,
tan n'allci ba me e kthy,
s'do t'i delte Kocobashit ,
me njit kocat * ka thy.

Elegant -Esat Rakiqi,
i ka dhan lojes lezet,
kaq e dridhte bukur shtatin,
thu se asht tuj ba balet.

Ismet Hoxha e Halil Puka,
Paulin Ndoja qe t'shtoj namin,
kapiten-t'qoft hallall buka,
80 muj- Selami Danin.
Nxorre n'fush gjith kta djelmoca,
maj Vllazni t'i puthsha syt,
n'68-en kta taroca,
t'qiten n'kategori t'dyt.

Besa ju mas u cuditni,
qe Vllaznia figuron,
n'69-en e n'71-shin,
per gjith Globin si kampion.

Mundi Varnen e Bullgarit,
qe pat mujt midis Evrops,
''Sporting Klubin''e Shtutgartit,
nenkampionen e tan bots.

"Sporting Klubi" mundi Juven,
"Inter" klubin e Fiorentinen,
rrahu "Bryzhin"e Belgjiks,
"Sent Etienin" e Argjentinen.

Ndaj zinxhiri i krahasimit,
n'Argjentin per bes maron,
kshtu Vllaznia si perfundim,
ne tan Boten del kampion.

Ky ekip asht si far hithash,
nji shkodran e tha i pari,
kyt ekip sa ta kositsh,
mas dy orsh i del prap bari.

Se jan lagjet e shkodranvet,
si miniera e futbollit,
vec Shiroka e Kopliku,
rrahin skuadrat e Stamollit.

Le ma Vraka e Vau i Dejs ,
qe kan ba ekip prej murit,
edhe pse kushte nuk kan
nuk i dahen pacamurit

  • Postime: 1283
  • Gjinia: Femer

#9 ne: 25-09-2004, 17:53:14
E bukur e?

Te dashures nga nje matematikan
--------------------------------------------------------------------------- -----
Ty po te drejtohem,vajze moj syzeze
me do a sme do,kjo eshte hipoteze

Pamja jote e embel,posi teoreme
kur te shoh perpara,sikur zgjidh probleme

Ti je elegante si ekuacion
mesi yt i holle posi ypsilon

Supet delikate,pika infenksioni
qafa si cilinder,koka si trung koni


hunda si segment,posi reze drite
veshet simetrike balli si orbite

Buzet si elips,mjekra si kupole
syte si dy vatra,vetull parabole

Cmi ke ndare aq bukur floket si spirale
oj tu thafte dora si me simetrale

reze rezatojne syt e tu te qeta
njeri reze alfa,tjetri reze beta

per ty psheretimat qe dalin rethore
hapen vale-vale si rathe bashkqendrore

une e ti nje thyese lidhur ne nje bosht
ti numerusi siper,une emerusi poshte

po ste bera jeten diell si pranvera
cvite me jane taksur mi shumezofte zerua

dashurise per ty mos ti shuhet vapa
cdo fjale qe te thuash do ta fus ne kllapa

dhe oh si do ritet me hapa ritmike
sot fuqi katrore mot fuqi kubike

bukuria jote bukuri limit
mi perndau mende gjer ne infinit.

me trete formule,me shkrive te gjalle
si nje copez akull ne plus njeqind shkalle

folme shpirti im,shpirt ne maximum'
se pa ty skam gjume as ne minimum

  • Postime: 2434
  • Gjinia: Femer

#10 ne: 26-09-2004, 00:37:42
HaHaHa Zhade e forte kjo  :hahaha

  • Postime: 6540
  • Gjinia: Femer

#11 ne: 30-09-2004, 19:44:28
Poezi Dashurie :D :D :D

Te shkomi i kavajes
T'dielen kom shku ne plazh
Kur te bregu detit
Turinin tat pash

Me trupin si njal
Ma hoqe trunin fare
O zot na i hudh syte
O zocka lozonjare

Me ca rrobe banje
Si drane kopliku
PO u rrotullojshe
Qe t'shifte publiku

Per i xhiro te bregu
te ftova per pak kohe
Po ti refuzove
Gjasme se nuk do

Po une e di
se ti per mu vdes
dhe une s'te ndahem
o ylli lalit t' vet


Ajo plaka jote
me inot me pa
kujdes mi dreq kujdes
se gocen s'ta ha.

Per drek i fute
domote me qep
dhe tasin e llalles
e rrujte komplet

Per t'hy ne muhabet
TE kerkova nje kaptin qep
po ti s'me dhe gjo
se nje gjysem kishe vet.

dallget bejne shkum,
dielli rrezaton
po ti oyll bote
plazhin po terbon

O zot faleminderit
qe yllin tim kom pa
qe ja hongsha buzen
e t'gjitha ça ka...

Per ne cunat e rinj
o zot bej bismilah
se si rrushi lalit
ne kete dynjah s'ka!"

  • Postime: 749

#12 ne: 09-10-2004, 04:00:50
 Ne c'vend kemi lere Krenare dhe te dh...?
                         Ne Shqiperi!!!
                         Ku te hedhin me shume balte, dhe fajdet ti grijne parate?
                         Ne Shqiperi!!!
                         Ku jetojme aq te gezuar, xhepat bosh,deren blinduar?
                         Ne Shqiperi!!!
                         Ku ka baker,krom dhe ar po s'ka uj'as per tu lar'?
                         Ne Shqiperi!!!
                         Ku ka vlere me shume gomari, se shkencetari apo shkrimtari?
                         Ne Shqiperi!!!
                         Ku i veshin ne koke corapet dhe kallaci i lan hesapet?
                         Ne Shqiperi!!!
                         Ku ka "rend", "paqe", "qetesi" ku ujku per ujkun eshte njeri?
                         Ne Shqiperi!!!
                         Ku pelcet, kercet dyfeku, Ku pa djerse fitohet leku,
                         Ku hedh valle serbi e greku?
                         Ne Shqiperi!!!
                         Ku s'punojne hic kombinatet, Ku hajdutet po ngrene pallatet?
                         Ne Shqiperi!!!
                         Ku spiuni ben transparentin, Ku vampiret perbejn' Parlamentin?
                         Ne Shqiperi!!!
                         Ku t'a vrasin Deputetin, Ku s'e p...Presidentin?
                         Ne Shqiperi!!!
                         Ku Qeveria ben Nastradinin, Ku sigurimi t"vjedh persekutimin?
                         Ne Shqiperi!!!
                         Ku Qeveria punon me banda, Ku na mban gjalle vec kontrabanda?
                         Ne Shqiperi!!!
                         Ku vishet gjithe populli "me trim" i botes
                         Me tesha t'vdekunish te gjith'Europes?
                         Ne Shqiperi!!!

 <> :tym

  • Postime: 6540
  • Gjinia: Femer

#13 ne: 13-10-2004, 02:18:32
â€Å“Lumë si ne për këtë ditë
Me daulle na vinë partitë
Me daulle dhe gërrnetë
Na kërkojnë votën e shkretë...”

  • Postime: 782

#14 ne: 14-10-2004, 14:18:24
Te koshi i pleherave
te prita une ty...
te mblidhnin kanoce
bashke ne te dy.....

Te prita te prita
gjersa doli hana..
pastaje e kuptova
qe nuk te linte nana...... >< ><.....ahhhh

  • Postime: 437

#15 ne: 14-10-2004, 23:28:04
Ja kam edhe une nje, mirepo kjo eshte kenge e UCK-se...Hhahaha

Titulli : ME LLOQ E ME BOMBE


 
  Ram Kadrija burrë shqiptar skele durresit koka dalë
 u përhap lajmi nëpër shqiperi me u bashku pleq e te ri,
 me u bashku burrat e dheut, kah jan nipat e Skenderbeut,
me u bashku burrat qysh moti qe me gjoks topin pe e nalin,
      S lan armik tja u shkel Vatanin

Sali Qeku fjalen e nis, merrni vesh jut e bijt e Arberise..
o ju trima nga Tetova, Elbasani edhe Gjakova, nga Tirona
edhe malesija e nga Plava e Gusija e nga Dibra e Kaqaniku
 qe sna trremb kurrfar Armiku,

 Masi folem ne Shkoder Sali Qeku e Agim Ramadani,
 burra ma te forte që I pat Vatani,
veq Prekaz Adem Jashari, Ramush Haradinaj nga Glloxhani,
oh kta djem t Kombit e të Vatanit, mire I msoj Ismajl Xhemajli,

 masi folen disa tjere trim ate forte Shqiptar
me nder qe s pritojne vdeken me bo.


Armiq ne voter mos me lane, mos me lane,
per pa u shemb toka. Ram Kadrija shka po ban
ne Xhami te durrsit aj po shkon,  
ai Xheman e paska fale,
e te Hoxha esht afrue mikrofonin ama mue ..

Ram Kadrija qka ka thane, hajdi burra ne luft te shkojme
 per Kosov te luftojme, edhe une po vi
vet hyn ne radhe te UQK-se.

Ram Kadrija qka po flet qysh prej Marsit 98,
osht Salihi me djemt e vet, luft Salihi Besniki Fatosi e Bujari
mrapa u shkoj gjyshi 90 vjeqari,

kalun kodra male e pisha shkun ne Koshare te Rrustem Berisha,
Ram Kadrija komandantit ju ka drejtue,
sharrc te Gjermonit mem dhon mue,
me ushtar ne front du me shkue, te Besniku ka lyp me e que,
 se osht me topa tu luftue,


 topi I pare I tij kersiti, ty te lumt dora Besnik Jasiqi,
kazermes shkijeve gjylen ja u qite, Feriz Trezhnjeva sokol djali
e msoi Kiken si Adem Jashari,

ne rras t Koshares dridhet toka.. Rrept po xhun Kika me topa,
 priti burrat krajl Nikolla me qet luft ty te kallxova se Kosoven e fitova,
 gurin e kufirit ta rrenova, krena te shkijeve permas ti rrshova,
 ather shkijet jan tmerrue tan Kosharen e kan leshue,
ne Botush jan strehue, nja 3 dit nuk kan luftue,
 mas tri dite forca tumdhaja jan bashku e

.. po bojn plane tuj bisedue UQK-ne mi rrethue,
Besnik trimi I ka hetue, e me topa I ka gjue,
shume gjylet ja u ka gju e, kollon e madhe osht qillue,
 asnjo I gjall aty ska pshtu e,

 shjka ne Koshare mo ska mujt me shkue.
O kta shkije dalshin fare, I lan eshnat ne Koshare.
O kta shki I vrau pushka shum I lan grat vejushka,
aj Besniki, qka po flet un perjet se lshoj shtekin,
se koriti Sali Qekin,


kurr per te gjalle se lshoj Mejdanin.. se koriti Agim Ramadanin,
une kurr nuk e leshoj priten.. se tradhtoj Rrustem berishen,

Rame Kadrija he daj vet I pesti ne luft ke hy.
 Kja familje e fisit Hotit, kane tradit qysh se moti,
qysh se moti e brez mas brezi, qysh se moti..
se jan nipat e Skenderbegit, qdo armik qsi na ka msy,
 ka ardh me pushke ka dal pa kry, sat jen jeta me jetue,
lufta tyne ska me u harrue, per kit luft kan ndi kret bota,
 luft e madhe e Shqiptaris, rreze e drit e Historis,
na Lavdi deshmorve ju thoim per kujtim ket kong ja u knojim.


P.S Mundesisht lexoni varg per Varg...... :hahaha :D

  • Postime: 782

#16 ne: 23-10-2004, 12:10:05
Diellli diqte porsi saci....
ti te pallati po vidhje llac
ore ore lule bore
coje llacin ku e more....:D

#17 ne: 26-11-2004, 18:48:55
Shkova ne Bullgari me dy çanta ne krah
Po ta leshoja rastin do t`ishte gjynah
Pesëdhjetë kondoma i mora me veti
Ca me erë bananeje,ca me erë shërbeti

Une pastaj i bleva dy peshqire te ri
Njerin per tu shtrire, e nje per tu fshi
Tek butiku "Charlie" shapkat i pagova
Se m`i la pak lire dhe sa shume u gezova

Dhe i bleva biletat për ne Bulgari
Une me katër veta, keta shokët e mi
Sikur te ishim te "etur" per se* e dashuri
Te gjithe sec ia mbathem permbi Slloveni

Sa shumë kemi vuajtur nga "gocat shqiptare"
Qe edhe per te ngrene u vjen teper "marre"
Që gjithmone mendojnë se fantazia erotike
është simbol i vetem i shtëpive publike

Si fillim te permendin unazen e nuserise
Ndryshe ishin krej femrat e Bullgarise
Femrat tona të bukura jane me t`vërtetë
Por te perzihen per cdo gje ne jete

Deri sa i mbush mendjen te bie gjuha ne toke
Sepse shume te shkretat mendojne per ate "koke"
Pse "organet" duhet te perdoren "prore"
Kete se kupton gjinia jone femerore

Disa, engjej te behen aty para syve
Dhe nga ana tjeter s`lene zemer pa thye
Edhe pse disa dashnor kane pa pushin
Para syve te thone "akoma jam Virgjine"

Të gjitha këto na mundonin pa kufi
Në zemrat tona te mbushura plot dashuri
Nuk me interonin me gjerat e kota
Doja te jetoja sic jeton gjithe bota

Duhej plotesuar pak "deshira` e rinise
Ne zallin "e bekuar" te Bullgarise
Gjerat sec ndryshuan pak e nga pak
Tani isha turist, e dikur refugjat

Fillova nje jete krejt nga fillimi
Per dy jave te tera sa zgjati pushimi
"Haresam te. Y Ubovna si"
Ishin fjalët që une i thoja pa kufi

Njëra më pyti "Asrimov Tarakovski.
Ne razbirash makedoniski?"
Ne razbiram se maqedon nuk jam
Por një i "shkrete" shqiptaro-amerikan

Që jeton "i shkreti" vetem për pak lezet
Pesë vjecar une isha kur me "bane" synet
Erdha per pushime ketu ne Bullgari
Sikur cdo Shqiptar nje Bullgarke me .i

Dhe Bullgarka e shkrete kurrsesi s`besonte
Se dicka e tille nga "shqiptaret" na mungonte
Keshtu java kaloi qe ne ditet e para
Me gjithe shoket tjere ishim vene ne gara

Cili do te zinte femra me shume
Cili do te kalonte gjithe naten pa gjume
Nuk kishte dite dhe as kishte nate
Qe te gjithe s`kerkonim per tjeter "nafake"

Edhe sikur fare mos te kishte "Halet"
Rusja te merrte frymen ta mbaronte krejt
Dhe na kuptonin vetem me nje "birre"
Te ardhur te gjithe nga Amerika e "lire"

Nuk kaluam nje nate qe te ishte e qete
Te gjithe rrinin jashte, flladiteshim lehte
Duke biseduar te gjithe në gjuhën Angleze
Duke na dhene Bullgarka ate "puthjen" Franceze

Ne te gjithe po pinin vetem Coca-Cola
Dhe "shtypnin" me dore, cfare arrinte dora
Njeri nga ne rrinte shume prane detit
Tjetri matane "gardhit" cirrej prej sikletit

Të gjitha këto nuk jane per shaka
Ndoshta jane te kota dhe per tu ba
Kur Bullgarka hypte e zbriste si mbret
Te dukej sikur ne dhome po binte termet

Te pushton Bullgarka pak e nga pak
Harron per momentin dhe jashte del "cullak"
Harron se ka rroba fare ne kete bote
Po hajde Shqiptaro dhe coje nje gote

Gati mu mbushe mendja qe asaj t`ja fali
Shapkat qe bleva tek butiku "Charlie"
Dhe pas pak ia nisem qe te dy me u shtri
Ne peshqirin qe bleva une per me u fshi

Njehere thashe me mend "mos e ka triperin"
E pastaj une shume do ia shoh sherrin
Por shpejt u kujtova qe i kisha me veti
Kondomat me lule dhe me "ere" sherbeti

Nuk doja t`ja dija c`behej ne Shqiperi
As per standartin e madh ne Slloveni
E as per vullkanet qe ishin ne Japoni
Se ne koke me vuri nje "corap" te zi

Dy, tre here ne vesh nje fjale sec i thashe
"Iskash" dy, tre here Bullgarke "Iskash"
Por te shkretin "bark" ma vuri tek kraherori
Dhe me hoqi ethet me mire se doktori

Por ne kur te dy ia filluam lojes
Sec me doli "shkuma" si zagar prej gojes
Kur me futi duart dhe me preku ne floke
Thashe se me rane, dhe mi hodhi ne toke

Se ajo ne krevat mire me kishte shtrire
Se cfare me kishte gjetur nuk e dija mire
Sec ma mbertheu ke mesi dhe per dore
Thashe se me ra ne toke e gjora zorre qorre

Ja keshtu kaloi gjithe pushimi yne
Shkova i "holle" dhe erdha i fryre
Rri,e pi gjithe diten ne Bullgari
Se ne qofsha gjalle une perseri do vij


Fjalori

Marre = turp
Prore = gjithmone
Haresam te. Y Ubovna si = Si jeni. Si ja kaloni
Ne razbirash makedoniski = Nuk kuptoj Maqedonisht
Nafake = fat
Halet = cica
cullak = lakuriq
triperin = semundje

#18 ne: 26-11-2004, 22:15:00
Kreh baluket dite e nate
koken e shkrete se le rehate
perdor vajra ,xhelra e llaqe
tu be koka porsi faqe

Tre pasqyra na i theve
me parfum tere lagjen leve
kater pale kepuce i grise
mendjen vajzes dot sja prishe

per ty paska qene nje fat i keq
se vajza te qelloi e ftohte akull
ah i mjeri cke per te heq
do pendohesh qe je mashkull.

dije nje dite do dashurohesh
prandaj mos e merr me ngut
por ta dish shume do pendohesh
nusja ne shishe ka me te fut.

#19 ne: 24-12-2004, 05:13:12
Kur ato foto pashe, nga krevati rashe, u vrava e di, por nuk ka rendesi, ata vajza kaq sexy, me banen te pija pepsi, Njera ishte bomb fare shpine per shpine me ty, oh moj nane cmi qerroj kto sy, Po ajo tjetra qe kishit dal ne bore, si bea mu duk,me liber dhe shishe ne dore, Sa te bardha ishin,mos jan la me milva? Por ma e bardha e ma e bukura my sister ishte e quajne Silva. Do deshiroja te isha aty mes jush, ska rendesi edhe mos tma var askush. Ske c'ben: Eshte bote e eger, por ske ku e gjen 1 tjeter!

#20 ne: 30-12-2004, 23:53:45
 Agron LLakaj & Agim Bajko - "Babi Im"

Babi im ësht demokrat,
më i forti në pallat
në mitinjgje ai shkon
zgjedhjet te reja ai kerko

Refreni(2 hërë)
Veshim kombinoshe
njgjyra kaltëroshe

Socialist unë babin kame
dhe punonë ne një dogan
shokë e miq i ka të tër
qeverisë me baz te gjerë
është goxha burë se çan bythen kurë
ne hamë akullore babi ka dashnore

Kur te ritemi edhe ca
do bejm vepra të mëdha
socialist e demokrat
koka poshtë e bytha lartë

ne pushtet do hypim,rruspa do të shtypim
pushtetin se japim,
mos na çani trapin

Edhe pse të vegjel jemi
per mitinjgje zëmër kemi
ne bot jemi në vënd të prë
të dhjerë jemi por krenar

Refreni (2 hërë)

Ritemi të lumtur
nëper baltë e plurë
la la la la la la

  • Postime: 27104
  • Gjinia: Mashkull

#21 ne: 24-06-2005, 08:20:59
Lere grua se c`me gjeti
Nuk me bindet me aleti
Ky bandill qe cante rete
Me s`i ngre kryet perpjete

Vjet si kale turfullonte
Grate e fshatit kur shikonte
Sa i shihte bythe zbuluar
Sulej si qen i terbuar

I pushtonte vete te tera
Zgavra,shpella,guva,verra
Fryhej si nje patllixhan
Kur shkonte nen fustan

Sa i vinte mend zanatit
E uronin grate e fshatit
Po sot c`ka qe eshte merzitur
Trup e shpirt i raskapitur

Shikon cupat siseplota
Me shale te buta e te ngrohta
Nuset e bardha si debora
Qe s`i shpetonin nga dora

Grate e reja sisemedhate
Qe i nderronte pernate
Dhe s`leviz te behet burre
Te mbeti vetem per shurre

Ah moj grua moj e grate
Te mbeti burri kaq thate
Megjithese mend s`te ngop dot
Por dikur s`kam qene si sot

Ishe trim dhe djale i hedhur
Pak usta per te zgjedhur
Buzeqeshja me te tera
Mjaftonte qe tu hante verra

Por me shume doja grate
Vithe gjera sise medhate
Por dhe cupat shume i desha
Nuk i lija virgjeresha
Mazallah mbetcin me barre
I therrja i beja varre
Nuset e reja me naze
Thoja si qofte taze

I ndukja me buze e dhembe
Sa ngrihej fshati ne kembe
Isha bej me mall me toka
Po beja dhe c`me thosh koka

Ne Zagori dore e pare
Me sejmere e hyzmeqare
Kisha kuaj lope e dhen
Edhe gra me shume se qen

Vete i ujdisja te tera
C`me tha koka e s`e bera
Ne Europe s`lashe vend pa pare
Kuplarate i mora mbare

Shijova bionde gjeramane
Meskeputurat persiane
Rreth e qark iu solla botes
Por ne France lash mendt e kokes

Kush te doje le ta provoje
Ta marre mikun ne goje
Ne Stamboll mos shkofsha kurre
Bashkohet burri me burre

Thone se eshte ves i shemtuar
Mos vdeksha pa e provuar
Por tani kjo pune e pati
U plaka me ra takati.

:D :D

  • Postime: 27104
  • Gjinia: Mashkull

#22 ne: 27-09-2005, 05:14:51
Per here te pare ne chat

Per here te pare ne chat kur shkova
nja dy ore u mendova
me iku truni tu mendu
ca pseudonimi me vu
E keshtu filloi chati
nicku i pare ishte "veshgjati"
Mbas pak e pash se sme shkon
e nderrova e vuna "hason"
Po dhe hason kur e vuna me ecte muhabeti vetem me cuna
me iku truni duke menu s`dija ca nicku me vu
Kohe te gjate ne chat qendrova
njemije emra i nderrova
dhe nje dite shum u mendova
veten time keshillova:
A mer Altin te rafte pika
ktu ecka vetem romatika
Thashe se mos me shkon ky niku
e vuna Altin_Romantiku
Pata shans mbas nja nji ore
ne chat zuna nje dashnore
nicku i saj ishte Lule_Bore
Po jo nuk me pelqeu fare
kishte qene nje katunare
s`dinte tjeter vetem nje e dy
me sill nje fotografi
Hajt mo thash po i bej qefin
ka njerez qe per dashuri vdesin
jo si une qe per pune nje ore e zuna gocen dashnore.
Per sanim shkova ne librari
se nuk kisha scanner ne shpi
Fotografite i skanova
edhe goces ja dergova
Po me vone me zu belaja
Gocen e zuni sevdaja
Donte te me bante per vete
po si ju thashe nuk me pelqente
AA po se harrova tju them
Une ne Londer kam zon ven
Ajo mua me mashtroj
Me tha se rrinte ne velipoj
Po foton kur e pa
nderroj mendje dhe me tha
Altin do te te them dicka:
Rreth e rreth ma rretullonte
ne fund tha ne Londer jetonte.
Si gjithmone per kontaktim
ajo kishte e-maili-in tim
Po me vone se cme ngaterronte
donte te me telefonte
Hajt thash prape po bej nje gabim
dhe ja dhashe numrin tim
Mu duk vetja krejt rrote
se ishte muhabet kot
Me kete peshk u merzita
dhe kompjuterin e fika
Nga qe ishte kohe e mire
dola n`ballkon me pi i birre
Sa dola tek dera e ballkonit
me ra zilja e telefonit
Edhe e keni parasysh
e hapa dhe fola anglisht
Hello!!!
s`foli
who is this?
Thash do jete ndonje psikopat
se ishte dhe numer privat
Alo!
kishte qene ajo
He,, me tha,, ckemi mire
mu bo drita erresire
mu duk vetja ne shkretetire
Thashe ta plas telefonin ne toke
vete kam faj me ra ne koke
Mire... i thashe...ti ca bone
mu duk shpia kasaphone
Kshu filloi muhabeti
qe nuk kishte pike lezeti
I thashe jam tek ca shoke
se me iku petlla e s`flisja dot
Hey!! i thash Bertita!!!
me mer me vone kur te shkoj ke shpia
Telefonin e fika
mu rikthye serish drita
E mbylla numrin e vjeter
shkova e bleva nje tjeter
Thashe nga sot mos paca fat
ky do jete numer privat
dhe ne chat kur te shkoj
nickun thashe do ta nderroj
Po mendohesha si ta vej
E vuna "kiss_of_the_day"
Nga ajo dite ne chat lash nom
u bo chati kasaphone
Te gjitha gocat me flisnin mu
me thonin: Hi, How are you?
Shume idjot rrinin duke share
tregonin veten katunare
Operatoret o bone xheloz
se u njofta si tip serioz
Nuk kishin ca me thone
po perdite ma benin ban
Nje dite I had a fight
Me nje "Kiss_of _the_night"
Kur e pane se sdu me ik
me vun ne auto kick
Thashe ne chat nuk rrihet ma
po nuk kisha ca me bo
Nderrova nickun se u bo nomi
dhe e vuna prap "hasoni"
Nje dite me ftoi njona
me tha hajde tek #tirana
Aty gjeta nje pese vete
tu bo i dor muhabet
nuk kaloi as nje ore
me vunen operator
Mbas ca kohesh e hapen thesin
ma hoqen mua accessin
Ai ishte chat gomistash
stafi i tije ishte staf sexsistash
Per arsye personale
mu desh me thone ca fjale banale
Nga ky chat mu desh me ik
se me vune auto-kick
Nje amoxil kishte gjithandej access
per #albanialove me beri nje ftese
Aty un u bona Aop
edhe shum shpejt Sop
per shans te keq me kan keq sot....
Founder ishte nje djal shkodran
emrin nuk jam duke e thone
Ai mu duk djal trim
se kishte nickun si grushtin tim
Aty qendrova per kohe te gjate
me te gjithe tu bo gallate
Une studjoj per aplikim
por vdes poer programim
nje dite per gallate
ndertova nje voice chat
Aty njofta nje goce
per muhabet ishte bombe
Si shoqe mendova ta respektoj
dhe mendova ta takoj
Te dy kishim nje mendim
keshtu qe lame nje takim
U takuam pime nje birre
prape mu duk goce e mire
Nje dite nderrova mendim
se me beri nje provokim
Kshtu sme kishte bo vaki
SI me qen ne polici
Kur e pa se nuk ishte si ajo mendonte
e la spo me provokonte
Pra cdo gje ka te ngjare
kur iku me futi nje te share
Po ajo nuk e mendoj
se une do ta kuptoj
Une asaj nuk i flas mo
sikur nga qielli te kete ra
Dhe ti goce mos mendo
se kshu shoqnije gjen kudo
(eshte e vertete apo jo)
Tani me eshte bere zakon
dashnoret i bej koleksjon
I marr te gjitha perdore
momentalisht kam kater dashnore
Ca me thone se je rob zoti
ca te tjera me therrasin d[]ggy
Kjo pra eshte historia ime
me te drjta dhe gabime
gjithashtu me shume shkurtime
Me duket se po nderroj
dashnoret shpesh si takoj
Shkoll, Pune edhe ke shpia
me duket se me ka zon dashnia
Menjen ma ka marr maria.

  • Postime: 2214
  • Gjinia: Femer

#23 ne: 17-04-2006, 06:51:34
LOL LOL LOL
Sa e gjate ishte  :D

#24 ne: 23-06-2006, 14:49:52
Sa e bukur shume domethenese kjo mo  Berni ti e ke bere kete!

Temat e fundit