Kjo copez leter e shkruar nga une(si me ngjan sikur ka kaluar nje shekull ndonjehere kurse ndonjehere me ngjan sikur ka qene dje.Kam humbur nocionin kohe .
Kjo copez leter,keshtu ndame e dashur .Nuk dua te te therras E… por ashtu si ti kishe deshire plote perkedheli Henerjete,kjo ishte e fundit cka te fola .
Ate puthje ne balle,thua si kam fshire buzet kurre qe prej asaj dite.
Sa force me ke lene zemer,sa force.
Me ke dhene force te qesh tani para gjithe problemeve qe dalin,te jem moskokecarese te duroj dhe te shperfill dhimbjen.
Sa te forte me ke bere,sikur kam gjithe jeten qe te kam patur ketu prane.
Ndihem me fat qe ju kam njohur ju te gjithe,e ne te gjithe bashke do te kujtojme cdo dite te lumtur te qeshur te gezuar pavarisht diteve si sot qe na trishtojne……….do te kujtojme shpirtin tend fisnik…..per te te patur prane deri ne castin kur te jemi perseri te gjithe bashke.
E dashur trishtohu atje ku je per ne sa here te te marr malli,por le ta konceptojne vdekjen si dicka nje bote ne nje planet tjeter.Si nje udhetim…vetem se ai do zgjas pambarim e ne do te komunikojme zemer nepermjet shpirtit.
Sepse te duam shume,edhe pse jeta na tradhetoi,edhe pse dhimbja na shuan cdo gje qe ndertojme……te duam pafundesisht.
E di qe ke probleme me Zotin tani,pasi i kemi futur shume miq prape per atje dhe i kerkojme cdo here me e shume pranine tende tek une.
Une e di ti je nje flutur tani,ajo flutura qe vjen cdo darke ne shtepine time…dhe une qesh.
Mos ki merak per motren tende,e di qe me thoshte sa kam dashur te kem shume motra si ty,do te kujdesem dhe do ti jap ate cka do ti mungoj ndoshta nga ty…dashurine dhe do te kujtojme te gjithe.
Te duam shume e te puthim plot mall…….nga ferri „Toke“.