Godet vajzen me cader ne Koke.... - Panorama

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Godet vajzen me cader ne Koke....

Godet vajzen me cader ne Koke....

· 10 · 785

  • Postime: 27109
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 26-01-2011, 10:09:19
Kultura e djemve shqiptare ndaj vajzave duket ne kete video, ja kush eshte fytyra e vertete e atyre........ qe kane qejf disa vajza ne forum.

DEMOSTRUESI I 21 JANARIT GODET VAJZEN ME CADER NE KOKE PSE MENDON NDRYSHE

  • Postime: 12151
  • Karma: +185/-20
  • Gjinia: Femer

#1 ne: 26-01-2011, 21:27:15
Ohh zot!!! Kur do behemi njerez ^o) :@

  • Postime: 1439
  • Karma: +13/-5
  • Gjinia: Mashkull

#2 ne: 26-01-2011, 23:10:04
Po mire ai eshte moster i Ps, po ato c'bejne aq me teper qe jane vetem 2 vajza ne mes te nje proteste kunder politikes hajdute (funksionon si ne nje ndeshje futbolli te jet ne stadium nga ana e kundershtarit ca pret te ndodhe?)
Pak a shume edhe ti Berni ashtu je :D, ne te gjithe te themi eshte me e mire rrugga majtas :P, dhe ti nuk degjon ecen ne koken tende djathtas  :P :P

  • Postime: 1439
  • Karma: +13/-5
  • Gjinia: Mashkull

#3 ne: 26-01-2011, 23:14:09
Mgjth xhesti eshte i ulet si nga vajzat dhe nga demostruesit qe i goditen, duhen vite qe te futet nje mentalitet i ri ne shqiperi, deri atehre duhet te mesohemi me realitetin

  • Postime: 98
  • Karma: +0/-0

#4 ne: 26-01-2011, 23:15:42
duket qart qe vajzat nuk eshte se kan then me ndonje pikpamje partie thjesht kan ber shaka dmth mesa shifet nga video por kafshet po kafsh ngelin :) duken se ca fytyrash kan i her jan mledh me fundrinat dhe kan dal ne protest e demostrat

  • Postime: 7083
  • Karma: +35/-6
  • Gjinia: Femer

#5 ne: 27-01-2011, 20:10:27
 Ato burrat sigurisht qe kane treguar mangesine e tyre,,por ama dhe ato dy vajzat gjeten momentin per te folur..

  • Postime: 1570
  • Karma: +12/-0
  • Gjinia: Femer

#6 ne: 27-01-2011, 20:40:03
Ohh zot!!! Kur do behemi njerez ^o) :@

Asnjehere po su rregullu vendi keshtu kemi per ngel derra :P

  • Postime: 27109
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

#7 ne: 30-01-2011, 16:06:29
Berisha: Populli po më kërkon të ndëshkohet autori

Kryeministri Sali Berisha i ka uruar sot personalisht 18 vjetorin e lindjes gjimnazistes Bekime Rexha, e cila gjatë demonstratës së 21 janarit u dhunua nga disa demonstrues në një nga bulevardet kryesore të Tiranës.



Duke i uruar Bekimes jetë të gjatë, Kryeministri u shpreh se për atë që i ndodhi Bekimes ka marrë me qindra mesazhe nga maturantë e gjimnazistë nga Gjirokastra, nga Mallakastra, nga Vlora, nga Hasi, nga Kukësi, nga mbarë Shqipëria, të cilët kanë shprehur një ndjenjë revolte të thellë shpirtërore për atë akt të shëmtuar që një kriminel kreu në një nga bulevardet kryesore të kryeqytetit.

“Të gjithë më kanë kërkuar që qeveria të bëjë gjithçka për gjetjen e autorit dhe vendosjen e tij para ligjit. Ndaj, unë vij të përcjell edhe një herë urimet më të përzemërta nga mbarë nxënësit e këtij vendi, shkollarët e këtij vendi, por unë jam i sigurt se çdo prind që nis fëmijën në shkollë bashkohet në këtë gëzim të familjes tuaj”, tha Kryeministri.

Berisha u shpreh se ndodhet në këtë festë të familjes Rexha jo vetëm për të shprehur urimet e tij dhe të familjes së tij me këtë rast, por t’i përcjellë këto urime edhe në emër të bashkëmoshatarëve të Bekimes, të cilët aktin barbar të dhunës ndaj saj e kanë përjetuar si një dhunë ndaj tyre.

“Erdha këtu të ndaj me ju gëzimin e datëlindjes së Bekimes dhe për t’i uruar asaj në emër të familjen time shumë gëzime, mbarësi, shëndetet, suksese dhe jetë të gjatë. Erdha, gjithashtu, jo vetëm në emër të familjes sime, por para së gjithash në emër të të gjithë shkollarëve shqiptarë, të të gjithë bashkëmoshatarëve të Bekimes, të cilët aktin barbar, dhunën ndaj bashkëshollares dhe bashkëmoshatares së tyre, e kanë përjetuar si një dhunë ndaj tyre”, tha Kryeministri.

Duke iu drejtuar Bekimes, me rastin e përvjetorit të saj, Kryeministri Berisha u shpreh “ne të urojmë ty të bëhesh 120 vjeç, e lumtur, me atë jetë që meriton. Ndërsa ata që qëllojnë dhe godasin mbi fëmijët tanë të bekuar do të marrin ndëshkimin e merituar ligjor”

Ndërsa u shpreh se shkolla dhe shkollimi i fëmijëve janë përparësia më absolute e kësaj qeverie, Kryeministri Berisha theksoi se ata që përpiqen të djegin me zjarr të ardhmen e tyre janë të pashpresë.

“Ne shohim drejt të ardhmes, drejt ndërtimit të vlerave dhe ajo që mund të bëjmë ne është të ndërtojmë ëndrrën tuaj, të ndërtojmë atë Shqipëri që ju keni në mendje, në zemër, në shpirt dhe që e meritoni plotësisht”, u shpreh Kryeministri.

Kryeministri Berisha dhe bashkëshortja e tij znj. Liri Berisha i dhuruan Bekimes, më rastin e datëlindjes, një buqetë me lule dhe një kompjuter.

Nga ana e tij, babai i Bekimes, u shpreh se ndihet krenar për vajzën e tij, e cila ka shprehur hapur bindjen e saj atë ditë, pasi – theksoi ai, – jetojmë në një shtet demokratik që po shkon drejt Evropës dhe jo drejt komunizmit e kooperativave bujqësore.

e.t/NOA

  • Postime: 27109
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

#8 ne: 09-02-2011, 08:44:28
Përlekaj është arrestuar pas dy javësh, pasi ishte fshehur për të mos rënë në prangat e policisë

Dhunoi 17-vjeçaren në demonstratë, arrestohet edhe një vandal i Ramës


Forcat e Policisë së Tiranës arrestuan dje edhe një tjetër vandal të Ramës, i cili ushtroi dhunë barbare mbi një qytetare në një nga rrugët e Tiranës gjatë demonstratës së 21 janarit të organizuar nga Edi Rama. Policia e Tiranës bëri të ditur dje, nëpërmjet një njoftimi për shtyp se ka identifikuar dhe arrestuar 36-vjeçarin Robert Hasan Përlekaj, nga Kamza. Përlekaj është arrestuar pas afro dy javësh pas kryerjes së veprës kriminale, pasi ai ishte fshehur për të mos rënë në prangat e policisë. Agresioni i vandalit të Ramës ndaj një vajze të re, në një nga rrugët kryesore të Tiranës, shokoi mbarë opinionin publik. Pamjet televizive pushtuan ekranet e televizioneve dhe ngjallën një reagim të fortë në opinionin publik dhe shoqërinë civile, e cila e shndërroi në spote publicitare kundër dhunës. Demonstruesi i thirrur dhe paguar nga Edi Rama për të protestuar para Kryeministrisë, goditi barbarisht 17-vjeçaren Bekime Rexha, në rrugën e "Durrësit". Pasi u identifikua nga pamjet televizive, ai u shpall në kërkim nga Policia.

Policia bëri të ditur dje se, ishte vënë në kërkim të 36-vjeçarit Përlekaj, menjëherë pas dokumentimit të veprës penale, të plagosjes me dashje. Por arrestimi është kryer të hënën e 7 shkurtit, për shkak se 36-vjeçari kishte mundur t'i shmangej kërkimit të policisë. Robert Përlekaj i shtohet listës së gjatë të të arrestuarve nga policia, për aktet e tyre vandale dhe sulmet jo vetëm ndaj qytetarëve, por edhe forcave të policisë dhe institucioneve kushtetuese, në demonstratën e 21 janarit. Disa prej të arrestuarve janë ende në paraburgim. Ndërsa 86 prej tyre u lanë të lirë nga Prokuroria, megjithëse pamjet filmike tregojnë dhunën e tyre barbare ndaj forcave të rendit dhe Kryeministrisë. Të dhënat e policisë flasin, se 321 prej demonstruesve të Ramës rezultojnë me precedentë të rrezikshëm kriminalë.

Demonstrata e thirrur nga kreu i PS, Edi Rama, më 21 janar degjeneroi në dhunë dhe akte vandale ndaj forcave të rendit, ku si pasojë mbetën të vrarë tre vetë dhe u plagosën 42 punonjës policie dhe 30 civilë. Gjatë demonstratës së Ramës, grupe demonstruesish me nxitjen edhe të organizatorëve të demonstruesve goditën me gurë e sende të tjera të forta forcat e policisë, të cilët ishin të planizuar me shërbim për të garantuar sigurinë publike. Grupe demonstruesish, disa prej të cilëve të armatosur tentuan të hyjnë me dhunë në ambjentet e Këshillit të Ministrave, duke përdorur bomba molotov, mjete të tjera zjarrvënëse dhe gurë. Gjatë demonstratës famëkeqe të 21 janarit të organizuar nga Edi Rama u dogjën disa makina dhe u dëmtuan ambientet përreth Kryeministrisë. Forcat e rendit kanë ruajtur gjakftohësinë dhe kanë punuar me profesionalizëm, vetëm në zbatim të ligjit, duke iu shmangur çdo provokimi të bërë gjatë demonstratës.

  • Postime: 12151
  • Karma: +185/-20
  • Gjinia: Femer

#9 ne: 09-02-2011, 16:10:55
Gjest i shemtut ishte, ^o) ama legjende u be. ^o) ^o)

Temat e fundit