Qeni që po frymëzon protestat greke (VIDEO) - Panorama

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Qeni që po frymëzon protestat greke (VIDEO)

Qeni që po frymëzon protestat greke (VIDEO)

· 3 · 552

  • Postime: 27109
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 19-06-2011, 02:27:47
Ai njihet si qeni i protestave dhe thuhet se nuk ka munguar në asnjë protestë në Greqi që nga viti 2008. E quajnë Llukanik dhe shkon në gjurmët e Kanellosit, i cili ngordhi në vitin 2008.Edhe ky i fundit dilte në protestë. Lluk është kthyer në maskotën e protestave. Shumë media kanë raportuar për të. Në materialin video shihni disa nga momentet e Llukanikut në protesta. Për të është hapur një kanal video në YouTube.



The Legendary Athens Greece Riot Dog

  • Postime: 27311
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#1 ne: 19-06-2011, 19:07:39
Lukanikos, qeni protestues

Në të gjitha konfrontimet e dhunshme të anarkistëve me forcat policore në kryeqytetin grek, në vijën e parë të betejes, vecon një protestues të pazakontë.
Është një katerkëmbësh i këndshëm që ka marrë emrin Lukanikos, ose e thënë ndryshe “Sallami”, për shkak të ngjyrës së lëkurës dhe është sypatrembur ndaj cdo gjëje.

Ai ndodhet aty ku shpërthejnë bombat me gaz lotsjellës, molotovët, ku hidhen gurë dhe mjete të tjera të forta, në mes të zjarreve, ditën por edhe natën. Alergjik ndaj uniformave blu të policëve apo veshjeve jeshile të forcave speciale të rendit.

Një kafshë e indinjuar për padrejtësitë në botën e njerëzve.

Tashmë fama e tij ka kaluar kufijtë grekë. Për të botojnë fotografi gazetat vendase. Është në faqet e para të mediave më të shquara botërore.

Është trashëgimtari i denjë i Kanelos, qenit besnik të anarkistëve të lagjes së famshme Eksarqia të Athinës që bënte të njëjtën gjë.

Pasi Kanelos u nda nga jeta tre vjet më parë, Lukanikos është bërë tashmë kafsha më e dashur e këtij grupi shoqëror që shpreh revoltën e vet në mënyrë të dhunshme ndaj organeve të shtetit.

 Anarkistët e ushqejnë, e mjekojnë kur plagoset dhe ai ndodhet gjithnjë pranë tyre kur ata përleshen me policinë.

Është qeni i revoltuar i kryeqytetit!

Top Channel

  • Postime: 3548
  • Karma: +13/-3
  • Gjinia: Mashkull

#2 ne: 21-06-2011, 22:03:43
ket e kam pa neper rruget e athines...esht i zgjut gjithmone kur shikon nje polic ose nje makine policie i qepet nga mbrapa i ka alergji policet......i pelqen shum te loz me njerzit kur esht ne qef...po me shum kur e perkedhelin femrat...bravo :D

Temat e fundit