×

Post reply

Emri:
Email:
Titulli:
Ikona e mesazhit:

Verifikimi:
Cfare gjuhe flasin shqiptaret?:

shtyp alt+s per te postuar ose alt+p per ta kontrolluar


Permbledhje

Postuar nga: Mishel...............
« ne: 11-04-2019, 09:36:03 »

5000 lekshi jepet nga bashkia e jo nga qeviriu.
Do e marresh thuj zonjes mirela amon
Postuar nga: M A X
« ne: 11-04-2019, 09:09:08 »

 

Çdo fëmijë që ka ardhur në jetë nga 1 janari i këtij viti përfiton bonusin e bebes. Deri tani janë rreth 300 bebe të lindura në Maternitetin “Koço Gliozheni”, ndër më të mëdhenjtë në vend që kanë përfituar shumën që varion nga 40 mijë për beben e parë, 80 mijë për të dytën dhe 120 mijë për të tretën. “Lindi në maternitetin e ri, bëri kartën e identitetit dhe e mori çekun e bebes që në maternitet. Më pas shkoi në bankë dhe i tërhoqi, por ato nuk na mjaftojnë për bebelino. Megjithatë, sa pa gjë fare, kjo është gjë e mirë”, tha Mirela Aliu.

Administratorja e një prej njësive më të mëdha administrative në kryeqytet tregon kushtet që duhen plotësuar.

“Bëhet lindja, prindërit janë të dy me dokumente identifikimi dhe kanë vendosur emrin e bebes. Aty bëhet regjistrimi direkt dhe punonjësi i maternitetit lëshon çekun. Prej andej, prindi shkon direkt në bankë. Nëse lind në maternitet privat, e merr në Ministrinë e Shëndetësisë bonusin. Nëse lind jashtë e regjistron në Gjendjen Civile dhe e paraqet certifikaten në Ministrinë e Shëndetësisë. Bonusi bëhet në emrin e nënës”, tha Trendelina Jaku, administratore e Njësisë Administrative 1, Tiranë.

Një fëmijë përfiton edhe një pagesë nga bashkia. Por, sot rezulton që më parë merret bonusi i bebes sesa 5.000 lekëshi i bashkisë.

“Vajza e djalit tjetër që nuk përfitoi nga bonusi, pasi lindi vitin e shkuar, nuk e ka marrë ende 5.000 lekëshin nga bashkia”, tha Mirela Aliu.

Top Channel
Postuar nga: M A X
« ne: 11-04-2019, 09:08:21 »

Këshilli i Ministrave ka vendosur gjithashtu në mbledhjen e djeshme se sa do të jetë në vijim ndihma e menjëhershme financiare (bonusi) për nënat me foshnja të porsalindura dhe procedurën e dhënies së tij. Sipas VKM-së përkatëse, është vendosur që shpërblimi për lindje fëmije do të jetë në masën 40.000 lekë për lindjen e fëmijës së parë; 80.000 lekë për lindjen e fëmijës së dytë dhe 120.000 lekë për lindjen e fëmijës së tretë dhe fëmijëve të tjerë në vijim.

Ndërkohë, për nënat që lindin binjakë, masa e përfitimit do të jetë në masën 80.000 lekë për secilin fëmijë. Kurse, për nënat që lindin trinjakë dhe më shumë, masa e përfitimit do të jetë në masën 120.000 lekë për secilin fëmijë. Ndihmën e menjëhershme financiare do ta përfitojnë edhe nënat shtetase shqiptare për fëmijë të lindur jashtë vendit dhe të regjistruar sipas afateve ligjore të përcaktuara në ligjin për gjendjen civile.

Procedurat
Nëpunësi i gjendjes civile, i atashuar pranë institucioneve të shërbimit spitalor ku kryhet lindja, do të kryejë veprimet e verifikimit on-line të statusit të nënës dhe regjistron fëmijën e lindur në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile (RKGjC) të vitit 2010. Pas regjistrimit kryen verifikimet e nevojshme për përcaktimin e masës së ndihmës së menjëhershme financiare (bonusi). Procedura e verifikimit on-line për identifikimin e nënës së fëmijës së lindur dhe statusit të saj, si dhe mënyra e përfitimit të ndihmës së menjëhershme financiare (bonusi) përcaktohen me udhëzim të përbashkët të ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe ministrit të Brendshëm.

Pagesat
Ndihma e menjëhershme financiare (bonusi) i jepet nënës menjëherë pas lëshimit të dokumentit “certifikatë asistence në lindje”, në përfundim të procedurave të regjistrimit të fëmijës në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile. Masa e ndihmës së menjëhershme financiare jepet në formën e një çeku, të emetuar në emër të nënës. Ai do të jetë i pagueshëm në këtë formë: 35 mijë lekë menjëherë pas lëshimit nga institucionet e shërbimit spitalor të dokumentit “certifikatë asistence në lindje”; 75 mijë lekë menjëherë pas lëshimit nga institucionet e shërbimit spitalor të dokumentit “certifikatë asistence në lindje”; 115 mijë lekë menjëherë pas lëshimit nga institucionet e shërbimit spitalor të dokumentit “certifikatë asistence në lindje”. Diferenca e mbetur prej 5 mijë lekësh përfitohet pas përfundimit të procedurave të regjistrimit të fëmijës në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile.

Vlera e përcaktuar në çek tërhiqet në bankat e nivelit të dytë me të cilat Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka lidhur marrëveshje bashkëpunimi. Në rast se strukturat përgjegjëse konstatojnë përfitimin pa të drejtë të ndihmës së menjëhershme financiare (bonusi), Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale merr masa, sipas legjislacionit në fuqi, për kthimin e shumës së përfituar pa të drejtë. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i fillon efektet në 1 janar 2019.

Masa e pagesës së shpërblimit bonus nga 1 janari 2019

Për lindjen e fëmijës së parë    40.000 lekë

Për lindjen e fëmijës së dytë    80.000 lekë

Për lindjen e fëmijës së tretë    120.000 lekë

Për lindjen e çdo fëmije pas të tretit    120.000 lekë

Për lindjen e çdo binjaku    80.000 lekë

Për lindjen e çdo trinjaku    120.000 lekë
Shqiptarja.com
Postuar nga: M A X
« ne: 11-04-2019, 09:07:46 »

 

Për çdo të lindur pas 1 janarit 2019, qeveria do japë 400 mijë lekë të vjetra. Ky lajm u bë i ditur pak muaj më parë nga vet kryeministri Edi Rama, i cili sqaroi se përfitime do të kenë edhe ato nëna që sjellin në jetë binjakë apo trinjakë. VENDIMI
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të shkronjës “c”, të pikës 2, të nenit 38, të ligjit nr.18/2017, “Për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijëve”, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
1. Përcaktimin e masës së ndihmës së menjëhershme financiare (bonusi) për nënat me foshnja të porsalindura dhe procedurën e dhënies së tij, si më poshtë vijon:
a) Në masën 40 000 (dyzet mijë) lekë për lindjen e fëmijës së parë;
b) Në masën 80 000 (tetëdhjetë mijë) lekë për lindjen e fëmijës së dytë;
c) Në masën 120 000 (njëqind e njëzet mijë) lekë për lindjen e fëmijës së tretë dhe fëmijëve të tjerë në vijim;
ç) Për nënat që lindin binjakë, masa e përfitimit do të jetë në masën 80 000 (tetëdhjetë mijë) lekë për secilin fëmijë;
d) Për nënat që lindin trinjakë dhe më shumë, masa e përfitimit do të jetë në masën 120 000 (njëqind e njëzet mijë) lekë për secilin fëmijë.
2. Ndihmën e menjëhershme financiare (bonusi) sipas pikës 1, të këtij vendimi, e përfitojnë edhe nënat shtetase shqiptare për fëmijë të lindur jashtë vendit dhe të regjistruar sipas afateve ligjore të përcaktuara në ligjin për gjendjen civile.

3. Nëpunësi i gjendjes civile, i atashuar pranë institucioneve të shërbimit spitalor ku kryhet lindja, kryen veprimet e verifikimit on-line të statusit të nënës dhe regjistron fëmijën e lindur në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile (RKGjC) të vitit 2010.
Pas regjistrimit kryen verifikimet e nevojshme për përcaktimin e masës së ndihmës së menjëhershme financiare (bonusi) sipas pikës 1, të këtij vendimi. Procedura e verifikimit on-line për identifikimin e nënës së fëmijës së lindur dhe statusit të saj, si dhe mënyra e përfitimit të ndihmës së menjëhershme financiare (bonusi) përcaktohen me udhëzim të përbashkët të ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe ministrit të Brendshëm.
4. Ndihma e menjëhershme financiare (bonusi) sipas përcaktimeve të pikës 1, të këtij vendimi, i jepet nënës, menjëherë, pas lëshimit të dokumentit “certifikatë asistence në lindje”, në përfundim të procedurave të regjistrimit të fëmijës në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile.
5. Masa e ndihmës së menjëhershme financiare jepet në formën e një çeku, të emetuar në emër të nënës, dhe ose sipas rasteve të përcaktuara në pikën 3, të këtij vendimi, dhe të pagueshëm:
a) 35 (tridhjetë e pesë mijë) lekë menjëherë pas lëshimit nga institucionet e shërbimit spitalor të dokumentit “certifikatë asistence në lindje”;
b) 75 (shtatëdhjetë e pesë mijë) lekë menjëherë pas lëshimit nga institucionet e shërbimit spitalor të dokumentit “certifikatë asistence në lindje”;
c) 115 (njëqind e pesëmbëdhjetë mijë) lekë menjëherë pas lëshimit nga institucionet e shërbimit spitalor të dokumentit “certifikatë asistence në lindje”;
ç) diferenca e mbetur prej 5 (pesë mijë) lekësh, sipas pikës 1, të këtij vendimi, përfitohet pas përfundimit të procedurave të regjistrimit të fëmijës në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile.
6. Vlera e përcaktuar në çek tërhiqet në bankat e nivelit të dytë me të cilat Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka lidhur marrëveshje bashkëpunimi.
7. Në rast se strukturat përgjegjëse konstatojnë përfitimin pa të drejtë të ndihmës së menjëhershme financiare (bonusi), Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale merr masa, sipas legjislacionit në fuqi, për kthimin e shumës së përfituar pa të drejtë.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i fillon efektet në 1 janar 2019.

KRYEMINISTRI
EDI RAMA