×

Post reply

Emri:
Email:
Titulli:
Ikona e mesazhit:

Verifikimi:
Cfare gjuhe flasin shqiptaret?:

shtyp alt+s per te postuar ose alt+p per ta kontrolluar


Permbledhje

Postuar nga: kart hadasht
« ne: 11-04-2019, 10:30:34 »

Lufta e UÇK-së, lufta e Koshares është lufta e shqiptarëve për bashkim. Dëshmorët e kësaj beteje ranë për lirinë dhe të ardhmen e gjeneratave. Kjo tokë, Kosova do të jetë përjetë e mot e shqiptarëve.

Kështu tha sot kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, në shënimin e 20-vjetorit të Betejës së Koshares dhe thyerjes së kufirit Shqipëri – Kosovë nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Ai tha se për gati 100 vjet mes për mes këtyre maleve shtrihej një kufi i dhunshëm, me tela me gjemba, me posta ushtarake, me zona të minuara, i cili kullonte gjak shqiptarësh. Prandaj, shtoi Veseli, UÇK-ja i kishte vënë vetes një detyrë të madhe: bashkë me robërinë shekullore duhej rrënuar edhe ky kufi.

“Ne qëndrojmë sot këtu, që para këtyre 114 heronjve të kombit të zotohemi se do ta vazhdojmë ëndrrën e tyre. Do ta vazhdojmë ëndrrën për një Kosovë që fuqizohet nga ditë në ditë, nga viti në vit. Jemi këtu për të dhënë zotimin se kurrë mes shqiptarëve nuk do të ketë kufi. Jemi këtu për të dhënë zotimin se kurrë më askush nuk do të mund të cenojë kufijtë e Kosovës sovrane”, tha në vazhdim Veseli.

Ai shtoi se askush nuk do të mundë ta ndalë Kosovën të bëhet pjesë OKB-së, NATO-së dhe BE-së.

“Kosharja është një vend që ju flet brezave. Na flet vetë neve që patëm nderin të luftojmë bashkë me këta heronj, që prehen në këtë lëndinë të shenjtë të kombit. Kosharja është mesazhi se kur shqiptarët bëhen bashkë, nuk ka forcë që mund t’i ndalë në qëllimet e tyre”, theksoi kryeparlamentari Veseli.
10 fakte për Betejën e Koshares

Gazeta Express
9 Prill 2019 14:30

Beteja e Kosharës njihet si beteja më e lavdishme e luftës së fundit në Kosovë. Sot shënohet 20-vjetori i saj. Më poshtë po rendisim disa fakte të kësaj beteje.

1. Beteja e Kosharës ka simbolikën e bashkimit të dy krahëve të luftës në një organizim të përbashkët për vazhdimin e luftës për çlirimin e Kosovës.

2. Beteja e Kosharës ishte e organizuar nën operacionin luftarak të titulluar “Shigjeta”. Operacioni ishte i planifikuar në përpikmëri, dhe në koordinim me oficerë të ushtrisë shqiptare.

3. Sulmi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës mbi pozicionet e ushtrisë serbe kishte filluar në orën 3 të mëngjesit të datës 9 prill 1999. Baza ushtrake jugosllave e njohur si “Karaulla e Kosharës” ra në dorë të forcave të UÇK’së ditën e nesërme.

4. Beteja e Kosharës zgjati nga data 9 prill 1999 deri më 10 qershor 1999. Gjatë kësaj periudhe në luftime ranë 187 dëshmorë.

5. Beteja e Kosharës shënon edhe thyerjen e kufirit Kosovë-Shqipëri i cili ishte vendosur dhunshëm me pushtimin e Kosovës nga Serbia.

6. Në betejën e Kosharës kanë marrë pjesë rreth 6000 mijë ushtarë nga të gjitha trojet shqiptare dhe nga mërgata.

7. Brigada 138, mori emrin e komandantit Agim Ramadani pas rënies heroike të tij në këtë betejë.

8. Oficerët serbë e përshkruajnë Betejën e Kosharës si më të rëndën dhe sulmin mbi bazën ushtarake të tyre si sulm i ngjashëm me sulmet guerile të luftës së Vietnamit.

9. Në anën e ushtrisë serbe gjatë betejës kishte edhe mercenarë të ndryshëm që vinin nga Rusia dhe shtetet tjera sllave.

10. Më 22 Maj 1999, gjatë fushatës ajrore për të bombarduar caqet serbe aeroplanët luftarakë të NATO-s gabimisht bombarduan pozicionet e UÇK-së duke shkaktuar vdekjen e 67 ushtarëve.
Gazeta Express
9 Prill 2019 13:47