×

Show Posts

This section allows you to view all posts made by this member. Note that you can only see posts made in areas you currently have access to.


Messages - M A X

Faqe: [1] 2 3 4 5 6 ... 766
1
 

E ndërsa vit pas viti numri i bebeve që vijnë në jetë po bie me shpejtësi, në 2018-ën numri i aborteve (ndërprerje e shtatzënisë) ka shënuar rritje për herë të parë pas 4 vitesh. Është rritur numri i tyre nga gratë me arsim të lartë, të cilat përbënin një të katërtën e rasteve të ndërprerjeve së shtatzënisë…

Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT dhe që janë të mbledhura nga Instituti i Shëndetit Publik, numri i aborteve në 2018 ishte 5,532, nga 5,279 që kishte qenë një vit më parë.
Prej 2014-s (shiko tabelën më poshtë), ku numri i aborteve u regjistrua 5,892, numri i tyre ka qenë në rënie, deri në vitin që lamë pas.
Nëse do të shikojmë përqindjen e aborteve sipas nivelit arsimor të gruas që e ka kryer atë, do të vëmë re se çereku i tyre janë me arsim universitar. 2018 shënoi një rritje të numrit të grave me arsim të lartë që kryejnë abort. Rënia e numrit të lindjeve, që ka sjellë dhe një rënie të treguesit të fertilitetit, por edhe rritja e numrit të aborteve, veçanërisht edhe te gratë me arsim të lartë, ndër të tjera është një tregues që gratë po rendin pas karrierës. Në vitin 2014, vetëm 15% e aborteve kryheshin nga gratë që ishin me arsim të lartë, ndërsa gati gjysma e tyre ishte nga gratë që kishin pak klasë shkollë.

Pamundësia ekonomike është një tjetër faktor që ka nxitur rënien e numrit të lindjeve, por edhe një nga arsyet kryesore që një grua merr vendimin për të ndërprerë një shtatzëni. Rreth 39.2% e grave që kryeson ndërprerjen e shtatzënisë në vitin 2018, ishin me arsim fillor, dhe rreth 31% e tyre me arsim të mesëm.

Më pak bebe po vijnë në jetë, Shqipëria po plaket me shpejtësi.

Në krahasim me 2014-n, rreth 6800 bebe më pak kanë ardhur në jetë në vend në 2018-n. Popullsia e vendit po tkurret me një ritëm të shpejtë, ku gratë po zgjedhin të lindin më pak dhe familjet bërthamë po bëhen gjithnjë e më të vogla në numër. Numri i lindjeve në 2018-n sipas INSTAT ishte 28,934, nga 35,760 që ishte në 2014-n. /Monitor

2

Une pervete per ata qe nuk me kane pare qe nje kohe te gjate kam ndryshuar teresisht :D dmth per te mire :D Pervec qe ne pune shkoj ne biciklete, ne mbremje thuajse cdo dite bej palester nga 1 ore ose me shume :D
Cdo dite palester nuk eshte e keshillueshme. Muskujve u nevojiten te pakten 48 ore te rigjenerohen dhe nese ben cdo dite nuk u jep kohe sa duhet e mund t'i demtosh.

3
Bota Sot / Pushteti i Erdogan-it drejte fundit
« ne: 24-06-2019, 08:01:25 »
Stambolli i jep goditjen e dytë dhe finale presidentit turk Recep Tayip Erdogan dhe partisë së tij AKP. Pavarësisht humbjes në raundin e parë, ku triumfoi kandidati i opozitës, Ekren Imamoglu i CHP, presidenti turk bëri gjithçka që zgjedhjet të përsëriteshin.

Në zgjedhjet e 31 marsit Imamoglu fitoi me një diferencë të ngushtë prej 0.2%, por Këshilli i Lartë Zgjedhor pranoi kërkesën e partisë së Erdoganit për ripërsëritje të zgjedhjeve, duke pretenduar se pati parregullsi.

Këtë diel në Stamboll u rivotua dhe kutitë e votimit u mbyllën rreth orës 17.00. Nga të dhënat paraprake kandidati i opozitës kryeson me 54.03% të votave përballë rivalit, ish-kryeministrit Binali Yildirim që ka siguruar vetëm 45.09% të votave.

Humbja e Stambollit do të ishte një goditje e rëndë për Erdoganin pasi ai konsiderohej si bastion i tij për gati 2 dekada. ©LAPSI.al

4
Café "Zerion" ツ / Mirmengjesi Zerista! 🐓🌅☕
« ne: 24-06-2019, 07:57:08 »
Mjesi. Paci nje jave te mbare 👍

5
Trupi | Shendeti / Çaji Malit
« ne: 23-06-2019, 22:05:37 »
 

Çaji i malit, (Sideritis Gr: σιδηρίτις) është një barishte e mirënjohur për vetitë mjekësore, është një bimë që rritet kryesisht në lindje të Mesdheut, veçanërisht në Ballkan. Ndryshe ai njihet me emrin Sideritis është një bimë e egër, që është përshtatur për të mbijetuar me pak ujë dhe pak tokë.

Çaji i malit rritet në shpatet shkëmbore dhe kullotat në lartësinë mbi 1.000 metra. Në Shqipëri, Kosovë, Greqi, Bullgari dhe Republikën e Maqedonisë kjo bimë është përdorur si një barishte ose për përgatitjen e çajit ose për vetitë e saj aromatike në kuzhinat lokale.

Përgatitja e çajit bëhet në këtë mënyrë: Pasi pastrohet, hidhet në ujë të valuar. Mbulohet me kapak dhe si të marrë valë hiqet duke e lënë të mbuluar me kapak, që të mos i dalë aroma deri në momentin e servirjes.

Kur serviret mund t’i hidhet mjaltë dhe limon. Çaji i malit ndihmon tretjen, forcimin e sistemit imunitar dhe trajton të ftohtin e zakonshëm, gripin dhe viruset e tjera, alergjitë dhe astmën, kongjestionet e sinozitit, madje edhe dhimbjet dhe ankthet e lehta. Shoqërohet me biskota të llojeve të ndryshme, me kek, torta etj./tesheshi.com/

******

Provat moderne kanë treguar se çaji ndihmon në parandalimin e osteoporozës, ndërsa vetitë e tij anti-oxidante ndihmojnë në parandalimin e kancerit. Studimet tregojnë gjithashtu një efekt pozitiv në pothuajse çdo gjë që shkakton shqetësim në trup. Sideritis është i njohur shkencërisht të jetë anti-mikrobial, anti-inflamator, dhe anti-oxidant. Elementet aktive përfshijnë diterpenoidin, flavonoidin dhe vajrat esenciale të tij. Hulumtime të rëndësishme të bëra për sideritisin konfirmojnë përdorimin e tij popullor për të parandaluar ftohjet, gripi, dhe alergjitë. Shumica e këtyre hulumtimeve janë bërë në universitete në Holandë dhe në Shqipëri, Turqi, Maqedoni, Bullgari dhe Greqi, ku bima është autoktone. /Mjeksiaislame.com

6
Café "Zerion" ツ / Doja te thoja..
« ne: 23-06-2019, 21:47:32 »
Rrofsh, perfekt 👍
 

7
Po altcoins kur po rriten? hmmmmm:
Nuk i duhet. Megjithate zakonisht kur shkon BTC lart apo poshte e ndjekin edhe altcoins.

8
Duke pare "Dark" sezoni dyte. Sci-fi ala gjermance. Sezoni i pare ka qene sensacion boteror. Te shohim kete here...

9
Café "Zerion" ツ / Pershendetje me kenge
« ne: 23-06-2019, 18:48:23 »
Per femrat e Zerit
Shawn Mendes, Camila Cabello - Señorita:

10
Café "Zerion" ツ / Ftoj per kafe ose caj...
« ne: 23-06-2019, 17:56:02 »
Çaj mali?

11
Shqiptarët shpenzojnë më shumë për ushqime dhe arsim, europianët për banesë dhe argëtim. Shpenzimet për ushqime, arsim dhe komunikim u rëndojnë më shumë familjeve shqiptare në krahasim me një familje europiane…

Ushqimi është nevojë bazike e njeriut që të mbijetojë. Kur vjen puna te shpenzimet e familjeve shqiptare, ato për ushqime kanë peshën më të madhe në totalin e shpenzimeve dhe, pasi plotësojnë nevojën kryesore, me ato çka ju mbetet përmbushin nevojat e tjera. Pesha e shpenzimeve për ushqime e familjeve shqiptare është 44.1% e totalit të parave që ata kanë nw dispozicion për të shpenzuar, më e larta në Europë.

Ndryshe ndodh me shpenzimet e familjeve në vendet e Bashkimit Europian, ku shpenzimet për ushqime zënë vetëm 12.2% të totalit. Krahasuar me shpenzimet mesatare të një familje që jeton në Bashkimin Europian, në Shqipëri shpenzimet për ushqime peshojnë në totalin e shpenzimeve 3.6 herë më shumë.

Edhe arsimi u rëndon më shumë familjeve shqiptare në raport me një familje mesatare të BE-së. Sipas të dhënave të Eurostat, shpenzimet për arsim të një familje në BE janë sa 1.1% e totalit të shpenzimeve. Ndërsa një familje në Shqipëri, ato u peshojnë sa 3.9% e totalit, thuajse 2 pikë përqindje më shumë se familjet në BE. Edhe për komunikim, familjeve shqiptare iu rëndon më shumë se atyre europiane. Sipas INSTAT, pesha e shpenzimeve për komunikim ishte sa 3.4% e totalit, ndërsa në BE shpenzimet për komunikim zënë 2.5% të shpenzimeve totale të familjeve, mbështetur në të dhënat e Eurostat.

Ushqimet zënë peshën kryesore të shpenzimeve të familjeve në Ballkan, Shqipëria mban rekord
Në Ballkanin Perëndimor, pjesa më e madhe e shpenzimeve të familjeve shkojnë për të siguruar ushqimin. Megjithatë, duke bërë një krahasim midis tyre, shpenzimet për ushqime janë shumë më të larta në Shqipëri. Pas Shqipërisë, Maqedonia e Veriut është vendi ku shpenzimet për ushqime janë më të larta, me rreth 36.8% të totalit të shpenzimeve që ato kryejnë, ndjekur nga Kosova me 34.1%.

Ndërsa në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Malin e Zi, shpenzimet për ushqime zënë gati çerekun e totalit të shpenzimeve, me një peshë përkatësisht 24.5% dhe 24.3%. Ndër vendet e rajonit, Serbia ka peshën më të ulët për këtë grup, me rreth 17.3% të totalit. Në krahasim me vendet e rajonit, Shqipëria ka shpenzimet më të ulëta për sa i përket grupit të shpenzimeve për banesë, energji, ujë dhe qira. Ndërsa më të lartin e kanë Serbia dhe Kosova, me 14.5%.

Për restorantet dhe hotelet, kryeson Mali i Zi
Mali i Zi ishte një nga vendit që tërhoqi numrin më të madh të turistëve në rajon, e për rrjedhojë, çmimet e restoranteve dhe hoteleve janë më të larta se në vendet e tjera. Çmimet e larta janë reflektuar edhe në shpenzimet për këtë grup në vend, me një peshë sa 15.2% e rajonit. Pas Malit të Zi renditet Bosnjë dhe Hercegovina, ku në totalin e shpenzimeve ato për restorant dhe hotele zinin 6.2% (shiko tabelën). Shqipëria është e treta në rajon, ku rreth 5% e shpenzimeve familjare shkojnë për këtë kategori, duke u ndjekur nga Maqedonia me 3.7%, Kosova me 2.4% dhe Serbia me 2%

Shqipëria me shpenzimet më të larta për shëndetin në rajon
Për sa u përket shpenzimeve për shëndet, Shqipëria mban rekordin në rajon me 3.9% të totalit të shpenzimeve, thuajse sa mesatarja e BE-së prej 4%. Në rajon, shpenzimet për shëndetin variojnë nga 1.3% në Kosovë, në 3.1% në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Arsimi na kushton më shumë
Shumë vende të Bashkimit Europian po ndjekin politika lehtësuese për të mundësuar arsim cilësor për të gjitha shtresat. Shumë Universitete në BE nuk aplikojnë tarifa studimi për shtetasit e BE-së, ndërsa arsimi financohet kryesisht nga taksat dhe jo tarifat. Kjo është reflektuar edhe në peshën që zënë shpenzimet për arsim në totalin e shpenzimeve të familjeve europiane me 1.1% të totalit. Kurse në rajon, shpenzimet janë edhe më të ulëta nga 0.2% në Maqedoni, me 0.9% në Serbi dhe Kosovë dhe 1.1% në Malin e Zi dhe në Bosnjë-Hercegovinë.

Shqiptarët e Kosovës, më qejflinjtë e rajonit

Vendet e rajonit, krahasuar me Bashkimin Europian, kanë shpenzimet për argëtim thuajse dy herë më të ulëta. Në Bashkimin Europian, pesha e shpenzimeve për argëtim dhe kulturë ishte 8.5% e totalit. Ndërsa shqiptarët e Kosovës mund të cilësohen si më qejflinjtë e rajonit. Shpenzimet për argëtim dhe kulturë janë sa 4.1% të totalit, duke u ndjekur nga Bosnjë dhe Hercegovina me 3.9%, Serbia me 3.8%, Mali i Zi me 3.6%. Më të ulëtat janë regjistruar në Shqipëri, ku sipas të dhënave të INSTAT, ky grup zinte 3% të totalit, ndërsa në Maqedoni, rreth 1.9%.

Ballkanasit, “pijanecët” e Europës
Ballkani Perëndimor është i njohur edhe për dashurinë që ka për pijet alkoolike, me traditë në prodhimin artizanal. Dashuria e tyre për alkoolin shikohet edhe në peshën që zënë shpenzimet për pije alkoolike në totalin e shpenzimeve të familjeve të rajonit, ku përveçse në Shqipëri, në të gjitha vendet e tjera e tejkalon mesataren europiane. Sipas të dhënave të Eurostat, një familje në BE shpenzon mesatarisht 3.8% të totalit për pije alkoolike dhe duhan.

Një peshë dy herë më e ulët se sa në Bosnjë dhe Hercegovinë, vendi që thyen rekordin për sa u përket shpenzimeve për pije dhe duhan, me një peshë prej 7.6%. Pas Bosnjë dhe Hercegovinës, me shpenzime të larta renditen Serbia dhe Mali i Zi me përkatësisht 5.6% dhe 5.5%. Edhe në Kosovë, shpenzimet për pije dhe duhan përllogariten të jenë 5.2%, ndërsa në Maqedoni 4.1%. Shqipëria ka shpenzimet më të ulëta me 3.5%, me një peshë edhe më të vogël se mesatarja e Bashkimit Europian.

Pas modës shkojnë më tepër maqedonasit
Familjet maqedonase kanë shënuar shpenzimet më të larta për veshje dhe këpucë, ku pesha për këtë grup përllogaritet 5.3% e totalit të shpenzimeve, sipas Zyrës Shtetërore të Statistikave në Maqedoni. Shpenzimet për veshje dhe këpucë tejkalojnë edhe mesataren e vendeve të BE-së për këtë kategori. Sipas Eurostat, pesha që zinin veshjet dhe këpucët në vendet e BE-së ishte 4.9% e totalit. Më pas, në rajon për peshën më të lartë të kësaj kategorie renditet Mali i Zi me 4.7%, Shqipëria me 4.3%, Bosnjë dhe Hercegovina me 3.7%, Kosova me 3.2%. Familjet serbe kanë shënuar shpenzimet më të ulëta për veshje dhe këpucë, ku sipas Eurostat, ato përllogariten sa 2.8% e totalit të shpenzimeve.

Malazezët dhe shqiptarët e Kosovës, të fiksuar pas shtëpive
8.4% e totalit të shpenzimeve të familjeve malazeze dhe 7.9% e shpenzimeve të familjeve kosovare shkojnë për mobilimin, pajisjet shtëpiake dhe mirëmbajtje të ndryshme të banesave. Këto dy vende kanë shënuar rekord jo vetëm ndër vendet e Ballkanit Perëndimor, por edhe në BE, ku shpenzimet për këtë grup ishin sa 5.5% e totalit.

“Meraklinj” për shtëpinë janë edhe maqedonasit, ku sipas Zyrës Shtetërore të Statistikave, rreth 5.5% e shpenzimeve shkuan për mirëmbajtjen e shtëpisë. Ndjekur nga Shqipëria dhe Bosnjë – Hercegovina me 4.8%. Ndërsa në familjet serbe, shpenzimet për mobilim, pajisje elektroshtëpiake dhe mirëmbajtje të banesës zënë vetëm 2.7% të totalit.

Nga shpenzimet për banesë tek argëtimi, ku shpenzojnë më shumë europianët
Shpenzimet për grupin banesë, ujë, energji elektrike dhe qira, janë më të lartat në totalin e shpenzimeve që bën një familje mesatare në një nga vendet e Bashkimit Europian. Në total, shpenzimet për këtë grup zinin 24.2%, thuajse sa dyfishi i peshës që atyre iu duhet të paguajnë për ushqime.
Për familjet shqiptare, ky është grupi i dytë me peshën më të lartë, pas atij të ushqimeve dhe pijeve joalkoolike, me një peshë në totalin e shpenzimeve prej 10.9%, rreth 13.3 pikë për qind më pak.

Grupi i shpenzimeve për transport renditet i dyti për nga pesha në totalin e shpenzimeve që bëjnë familjet në BE, me 13% të totalit. Pesha e shpenzimeve për transport është gati dyfish më e lartë se e shpenzimeve për transport në Shqipëri. E ndërsa familjet në Shqipëri i kanë të përqendruara shpenzimet e tyre te gjërat bazike, familjet e Bashkimit Europian shpenzojnë më shumë për restorante dhe hotele apo për argëtim dhe kulturë. Shpenzimet për hotele dhe restorante ishin sa 8.8% e totalit të shpenzimeve, krahasuar me 5% në Shqipëri. Kurse pesha e shpenzimeve për argëtim dhe kulturë janë gati 3 herë më të lartë në BE në krahasim me Shqipërinë.

Eurostat shpjegon çfarë ndikon në shpenzimet e familjeve
Sipas analizës që ka bërë Eurostat, shpenzimet e familjeve varen shumë nga niveli i të ardhurave, zakonet apo vendndodhjet gjeografike. Pjesa më e madhe e shpenzimeve të familjeve në BE, thuajse një e katërta, shkuan si shpenzim për banesë, ujë, energji apo qira. Ndër vendet e Bashkimit Europian, pjesa më e madhe e shpenzimeve shkuan për këtë grup, përveçse në Estoni, Rumani dhe Lituani, ku shpenzimet për ushqim ishin “më të rëndësishme”. Në Qipro apo në Maltë, shpenzimet me peshë më të lartë ishin për grupin “restorante dhe hotele”.

Metodologjia e përdorur
Eurostat dhe INSTAT kanë ndarë grupet kryesore të konsumit në Klasifikimin e Konsumit Individual sipas Qëllimit (COICOP), 2012. Anketa e Buxhetit të Familjes 2017 u krye nga INSTAT gjatë gjithë vitit, me një kampion prej 9.312 NjEF. Në përfundim të vrojtimit u intervistuan rreth 7.519 NjEF të shpërndara në mënyrë uniforme, në të gjithë territorin e Shqipërisë. Shkalla e përgjigjes së NjEF, e llogaritur si raport i numrit të NjEF që kanë plotësuar anketën ndaj numrit të NjEF të zgjedhura, shprehur në përqindje rezultoi 80,7%.
Lapsi.al

12
Café "Zerion" ツ / Kënga që po dëgjoj
« ne: 23-06-2019, 10:09:47 »

13
♩Muzika / Hitet Shqip 2019
« ne: 23-06-2019, 09:06:54 »
Cilat kenge shqip sipas jush jane hite te ketij viti deri tani?

14
Café "Zerion" ツ / Mirmengjesi Zerista! 🐓🌅☕
« ne: 23-06-2019, 08:59:31 »
Mjesi. Paci te djele te kendshne 👍

15
Një dozë dy orëshe në natyrë përmirëson në mënyrë domethënëse shëndetin dhe mirëqënien. Sipas një studimi të ri, kjo ndodh edhe nëse thjeshtë qëndron i ulur dhe shijon natyrën. Shëndeti fizik dhe mendor përfiton nga koha e kaluar në parqe, pyje apo plazh dhe kjo është e ditur, por kërkimi i ri, tregon se sa kohë duhet të qëndrosh në natyrë që të prodhohet efekti. Nëse do të konfirmohet edhe nga kërkime të mëtejshme, dy orë në natyrë mund ti bashkohen pesë ditëve fruta dhe perime dhe 150 minutave ushtrime në javë, si këshillë zyrtare për një shëndet të mirë.
Përfundimi është bazuar në intervistat e 20 mijë personave në Britaninë e Madhe, për aktivitetin e tyre në një javë. Nga ata që kishin shpenzuar pak apo aspak kohë në natyrë, një e katërta raportoi shëndet të keq dhe thuajse gjysma tha se nuk ishin të kënaqur me formën e tyre. Në kontrast, vetëm një në shtatë nga ata që kishin kaluar të paktën dy orë në natyrë thanë se shëndeti i tyre nuk ishte i mirë.

Top Channel


16
 

Oriola Marashi është padiskutim një nga bukuroshet më të njohura shqiptare, e cila së fundmi duket se ka kapur majat e modelingut, duke u bërë pjesë e modeleve të njërës prej brandeve më të famshme në botën e modës “Guess”.
Por sot ajo është shfaqur shumë seksi me bikini në disa fotografi nga sfilata e fundit. Është hera e parë që ajo sfilon në një pistë mode në bikine dhe të lë përshtypjen e një dive të vërtetë në skenë. Sfilata e Oriolës u prit shumë mirë nga të gjithë. /top channel
 

 

 

17
Moda | Estetika / Idealet e bukurise ne vite
« ne: 22-06-2019, 23:39:49 »
Trupi perfekt/ Si ka ndryshuar ideja me kohën
 

Sot gratë nga e gjithë bota shqetësohen sa herë që kontrollojnë peshën e tyre.
Dhe një nga arsyet pse këto shqetësime u shfaqën është për shkak të kompanive të sigurimit. Ata ishin të interesuar në marrëdhënien midis peshës dhe shëndetit të njeriut, dhe së shpejti ata filluan të llogarisin indeksin e masës trupore në mënyrë që të parandalojnë shpenzimet e panevojshme nga ana e tyre. Si rezultat, femrat përfunduan me trajnime të tepruara dhe dieta të ndryshme. /top channel

18
Në shkrepat e thatë që ngrihen përtej, ndodhej dikur, kalaja rezidence e Kastriotëve.
Siç mund të dallohet edhe sot, ajo kishte një pozicion dominues në gjithë luginën e Matit. Marin Barleti shkruan se kjo kala ishte e papushtueshme dhe mund të binte vetëm për shkak të urisë dhe asgjëje tjetër.

Rezidenca e Kastriotëve, apo siç njihet ndryshe kalaja e Gurit të Bardhë edhe pse është përmendur nga vetë Marin Barleti, pak njihet në syrin e gjerë të shikuesve, e kjo për shkak të vendit të izoluar e fort të rrezikshëm ku është ngritur.

Gjurmë shqiptare“ e gazetarit Marin Mema, sonte në 20:10 do të zbulojë këtë vend të rrallë e pak të njohur. Një udhëtim i vështirë drejt vendit ku Kastriotët ngritën një nga rezidencat e tyre.

Por pavarësisht vlerës së saj kjo zonë sot është në rrezik. Përse po protestojnë banorët e Gurit të Bardhë? Cilat janë vendimet që ata kundërshtojnë? Një dokumentar që nuk duhet humbur. Të vërteta, fakte, zbulime të jashtëzakonshme.

Top Channel


19
Art | Kulture / Cfare keshilloni per te pare ne Netflix
« ne: 22-06-2019, 23:31:45 »
Disa prej tyre i kam pare por qenkan disa qe u dashkan pare. Rrofsh

20
Café "Zerion" ツ / Ftoj per kafe ose caj...
« ne: 22-06-2019, 19:15:12 »
Dikur po, por jo neser 👍

21
Art | Kulture / Cfare keshilloni per te pare ne Netflix
« ne: 22-06-2019, 16:56:46 »
Sugjerimet tuaja per te pare ne Netflix, apo TV, Amazon Prime, Sky, Hulu, HBO, etj ku mund te shihen filma, seri e show.
 

22
Teologjia / Prifti dhe Ateisti
« ne: 22-06-2019, 16:47:19 »

23
Bitcoin po fluturon sot🚀



24
Blockchain & Kriptovalutat / Bitcoin Cash shpjeguar shqip
« ne: 22-06-2019, 00:50:56 »
 

Bitcoin Cash është një kriptocurrency e decentralizuar që nuk kërkon leje, palë të treta të besuara ose një bankë qendrore. Varësisht nga shërbimi i portofolit të përdorur, Bitcoin Cash ka disa stickera të ndryshme, përkatësisht BCH, XBC ose BCC, megjithatë BCH është afisheja më e zakonshme. Bitcoin Cash përdor rregullime të ndryshme të vështirësive, dhe nënshkrimet e transaksioneve në krahasim me Bitcoin dhe ka një përmasë më të madhe të bllokut në 8MB.

Ka një furnizim të ngjashëm të BCH si ka BTC, me maksimumin e vendosur në 21 milion njësi. Megjithatë, furnizimi qarkullues është pak më i lartë për shkak të rregullimeve të vështirësive të minierave dhe koha e bllokimit të vendosur është minuta 10.

Diferenca midis Bitcoin Cash dhe Bitcoin
Para përdorimit të 2017, përdoruesit e Bitcoin do të prisnin orë dhe ndonjëherë disa ditë para se transaksionet e tyre të verifikoheshin. Kjo ndodhi për shkak se rrjeti nuk ishte në gjendje të trajtojë vëllimin e transaksioneve, pasi që shumë njerëz kishin filluar të përdorin Bitcoin. Ka pasur mënyra të ndryshme se si të zgjidhen problemi dhe në fund, të dy grupet me mendime të kundërta shkuan rrugët e tyre të veçanta në gusht 1, 2017.

Një grup, kryesisht i përbërë nga minatorë, ishte i mendimit se është një nevojë për të rritur madhësinë e blloqeve, ndërsa tjetri donte metodën e ruajtjes së të dhënave në blloqet e ristrukturuara. Grupi i minatorëve nuk u sigurua nga komuniteti më i madh Bitcoin, gjë që rezultoi në një ndarje të njohur ndryshe si një pirun e vështirë dhe duke krijuar kështu kriptocurrency të re, Bitcoin Cash. Pas pirjes së fortë, monedhat Bitcoin Cash u dërguan në të gjithë mbajtësit e Bitcoin si bllok 478558 në një raport të 1: 1.

Vështirësia e Minierave
Bitcoin Cash përdor kodin origjinal Bitcoin deri në kohën e ndarjes pas së cilës transaksionet Bitcoin Cash kanë filluar të regjistrohen në një bllok të ri. Bitcoin Cash ndryshe nga Bitcoin përdoret vetëm për pagesat digjitale. Bitcoin Cash përdor blloqe 8MB që përpunojnë më shumë transaksione në më pak kohë dhe kosto.

Niveli i vështirësisë së minierave në Bitcoin Cash varet nga numri i minatorëve aktivë në rrjet. Kjo ka tërhequr shumë minatorë të Bitcoin që të kalojnë në Bitcoin Cash pasi ato mund të minojnë më shpejt dhe të gjenerojnë më shumë fitime sesa Bitcoin në miniera.

Ku të Merrni dhe Përdorni Bitcoin Cash
Bitcoin Cash është ende një cryptocurrency e re në treg, dhe ka pasur pjesën e saj të luhatjeve të çmimeve shumë të ngjashme me Bitcoin. Ka ende debate mbi vlerën e vërtetë të Bitcoin Cash, megjithëse është rritur si një nga kriptocuret më të vlefshme. Opinioni është i ndarë në të ardhmen e Bitcoin Cash, por ata që mbështesin pretendojnë se është një përmirësim mbi Bitcoin dhe do të fitojë vlerë dhe të kapë monedhën mëmë.

Ju mund të blini Bitcoin Cash në shkëmbime të ndryshme cryptocurrency, ose minave. Përveç kësaj, ju mund të shisni BCH për të holla në shkëmbime të shumta duke përfshirë Kraken, Bitfinex, Coinbase, dhe GDAX. Ka një numër në rritje të tregtarëve që pranojnë Bitcoin Cash në dyqanet e tyre dhe si përdorues, ju merrni të shijoni zbritje ekskluzive kur e përdorni për të bërë pagesa. Bitcoin Cash është menduar për të bërë pagesa, dhe eliminon tarifat e kartës së kreditit, si dhe ofrimin e tarifave të transaksionit të ulëta dhe kohës së shpejtë të verifikimit të transaksionit.

Së fundi, nëse jeni tregtar, mund të zgjidhni të filloni të pranoni pagesa në Bitcoin Cash dhe ju do të merrni falas grafika promovuese për të ndihmuar shfrytëzuesit Bitcoin Cash që të dinë se ku mund të shpenzojnë monedhat e tyre. Për më shumë informacion rreth BCH, shfletoni përmes tyre Faqja e internetit. https://besticoforyou.com/sq/bitcoin-cash-review-peer-to-peer-cash-elektronik/

25
 

Çmimi i kryqëzimit kryesorë, Bitcoin, u rrit më lart se $ 9,000, si dhe $ 9,300 kundrejt rivalit të saj të lartë, dollarit amerikan. Që tani, kriptoni ka fituar më shumë forcë dhe po bën kaq mirë në listat e tregut. Ka mundësi që monedha mund të rritet edhe më lart mbi çmimin e $ 9,500.

Analiza e Çmimit Bitcoin
Gjatë dy ditëve të fundit, çmimi i këtij kriptoti kryesor fitoi rritje të qëndrueshme mbi çmimin e lartë të $ 8,800 kundrejt USD. Çifti i Bitcoin dhe Dollar amerikan është ai që goditi objektivat më të suksesshëm. Disa nga objektivat përfshinin $ 9,000 si dhe $ 9,200.

Në fakt, çmimi ishte në gjendje të thyente nivelin e çmimit të $ 9,300 dhe arriti të vendoset drejt mbi SMA-në e orëve 100. Me valën e fundit bullish, çmimi është marrë afër nivelit $ 9,400. Përveç kësaj, një formë e lartë vjetore e madhe u formua me një çmim prej $ 9,392.

Një korrigjim i mprehtë i dobët dhe anulim pas kësaj
Çmimi Bitcoin përjetoi një korrigjim të papritur, pasi kishte tregtuar aq lart sa $ 9,392. Veprimi e bëri atë të arrijë pikërisht nën nivelin e çmimeve të $ 9,100 dhe $ 9,000 respektivisht. Megjithatë, kjo nuk zgjati shumë. Kishte një ndryshim shumë të shpejtë dhe çmimi ishte në gjendje të zgjidhej vetëm mbi $ 9,000.

Për më tepër, çmimi ishte në gjendje të rritet drejtë mbi çmimin $ 9,200 të lartë. Vetëm pak orë më parë, çmimi BTC formoi një ritëm me një çmim të lartë prej $ 9,255. Për momentin, çmimi po korrigjon pak më të ulët dhe ka testuar nivelin e $ 9,150.

Niveli i kthimit të Fib 23.6% të tubimit të fundit nga $ 8,830 në çmimin e lartë të $ 9,255 po lëviz gjithashtu drejt drejtimit të $ 9,155.

Shumë Mbështet
Ekzistojnë një numër mbështetësish pranë niveleve të çmimit të Bitcoin prej $ 9,100 dhe $ 9,050. Sidoqoftë, mbështetja kryesore tani është duke tregtuar diku në rajonin e $ 9,040.

Niveli i reduktimit të Fib-it të tubimit të fundit është regjistruar gjithashtu jo shumë larg çmimit të lartë të $ 9,155. Në çdo rast janë shënuar më shumë dobësi, ka mundësi që çmimi të jetë në gjendje të rishqyrtojë mbështetjen e $ 9,000.
Përveç kësaj, ekziston edhe një linjë shumë e rëndësishme e trendit bullish që ka filluar të formohet me shumicën e mbështetjes në rajonin e $ 8,780 në tabelën orë orë BTC / USD.

Një vështrim i mprehtë në tregjet e tregut
Listat e tregut tregojnë se çmimi i BTC ishte në gjendje të mbulojë të drejtën mbi çmimin e lartë të $ 9,100. Kjo erdhi menjëherë pas një korrigjimi shumë të mprehtë.

Për momentin, çmimi Bitcoin tani është duke tregtuar mirë me një çmim që është mbi $ 9,150. Ka mundësi që çmimi mund të rritet më tej mbi $ 9,300. Shanset janë të larta se çmimi mund të godiste edhe lartësinë e $ 9,500 në dy ditët e ardhshme.

Ndërsa fillon java, objektivi kryesor për këtë kriptë kryesor do të jetë goditja e nivelit të lartë të çmimeve prej $ 10,000. Indeksi Relative Forca për palë Bitcoin dhe Dollar amerikan është e drejtë mbi nivelet e 50. Niveli kryesor i mbështetjes që është regjistruar është në $ 9,040 dhe është ndjekur nga afër nga $ 9,000.

https://besticoforyou.com/sq/%C3%A7mimi-i-bitcoin-sfidon-ligjet-gravitetit/

Faqe: [1] 2 3 4 5 6 ... 766