×

Show Posts

This section allows you to view all posts made by this member. Note that you can only see posts made in areas you currently have access to.


Topics - Mishel...............

Faqe: [1] 2 3
1
Gjuha Shqipe / Fol shqip, se je shqiptar!
« ne: 10-04-2019, 16:07:49 »
Perfundimisht kemi harruar te flasim shqip.
 

Ja disa fjale ndihmuese per ne qe kemi harruar dhe kemi huazuar ,per thjeshtesi apo tangerllik fjale te huaja

2
14 Gjerat Që S’i Duhen Bërë Kurrë Partneres

Ja 14 veprimet të cilat nuk duhen bërë:


1. Kontrolli i celularit gjatë kohës që jemi në shtrat me partneren. Diçka e tillë e irriton së tepërmi atë.

2. Të kërkosh një puthje. Diçka e tillë e vë në pozitë tepër të vështirë vajzën dhe përgjigjja e syve të saj do të jetë negative.

3. Veshja e xhinseve të shkurtra që tregojnë çorapët. Është e rëndësishme veshja e çorapëve dhe dukshmëria e tyre.

4. Grindja me një shofer të një makine tjetër. Diçka e tillë konsiderohet jo e hijshme, duhet të përmbaheni për çfarëdolloj motivi që mund të keni.

5. Dërgimi i një e-maili fyes në drejtim të partneres. Duhet të keni kurajën për të ngritur telefonin ose të ballafaqoheni me personin që keni këtë debat.

6. Heqja dorë nga një femër, e cila tregon interes për ndeshjet e futbollit që shikoni dhe ju. Një partnere e tillë tregon se ka vërtetë interes për ju.

7. Kërkimi në gjërat personale të saj. Të kërkosh në çantën, dollapin ose të rrëmosh në ilaçet e partneres tregon një mungesë besimi dhe shpesh herë ndodh që gjatë këtij “hetimi” të zbuloni diçka të padëshiruar.

9. Të folurit për politikë ose çështje fetare me miq të rinj. Biseda të tilla duhet t’i bëni larg tavolinës në momentin që po përpiqeni të njihni persona të rinj.

10. Biseda të shumta për imazhin personal. Duke folur shumë për personalitetin tënd dhe paraqitjen e jashtme do të ulni vlerat e imazhit tuaj.

11. Tejkalimi i masës në të pirë. Të gjithë e kuptojmë limitin që kemi arritur gjatë pijeve dhe asnjëherë nuk këshillohet të kalohet ky limit pasi gjëra të padëshiruara mund të ndodhin.

12. Të debatosh me një polic. Në momentin që je kapur, ti, do apo nuk do, duhet të dorëzohesh. Sado që krenaria nuk mund të ta lejojë, sërish çdo debat i tepërt do të përkeqësonte gjendjen.

13. Varja e çelësave ose telefonit në bel. Nuk do të keni më sukses me femrat dhe kjo që po themi, është e bazuar në një histori të vërtetë.

14. Heqja e vetullave. Është çdo gjë në rregull në qoftë se i pastron dhe diçka e tillë i pëlqen partneres tuaj por, nuk këshillohet të hiqni vetullat, ose thënë ndryshe, …bëheni si.

3
Biseda | Diskutime / Kanceri i qafes se mitres!
« ne: 24-09-2013, 14:15:56 »
Shendetesi Kanceri i mitrës, vrasësi i grave 
 
 
Kanceri i qafës së mitrës është një tumor që formohet në qafën e mitrës së një femre. Ai renditet i dyti mbas kancerit të gjirit, por ka një vdekshmëri më të lartë. Në Europë, çdo vit rreth 60.000 gra preken nga kanceri i qafës së mitrës dhe gati gjysma e tyre vdesin prej tij.

Një nga arsyet për këtë situatë është se shumë gra nuk kanë njohuritë e duhura për mënyrat e parandalimit të këtij kanceri. Një arsye tjetër është se mjaft politikbërës nuk kanë informacionin e duhur për përfitimet shëndetësore dhe ekonomike që programet parandaluese për kancerin e qafës së mitrës mund të sjellin për vendet e tyre, duke mos i vendosur kështu në programet prioritare për implementim.

Çfarë është kanceri i qafës së mitrës?
Kanceri i qafës së mitrës është një tumor që formohet në qafën e mitrës së një femre. Ai renditet i dyti mbas kancerit të gjirit, por ka një vdekshmëri më të lartë. Në Europë, çdo vit rreth 60.000 gra preken nga kanceri i qafës së mitrës dhe gati gjysma e tyre vdesin prej tij.

Një nga arsyet për këtë situatë është se shumë gra nuk kanë njohuritë e duhura për mënyrat e parandalimit të këtij kanceri. Një arsye tjetër është se mjaft politikbërës nuk kanë informacionin e duhur për përfitimet shëndetësore dhe ekonomike që programet parandaluese për kancerin e qafës së mitrës mund të sjellin për vendet e tyre, duke mos i vendosur kështu në programet prioritare për implementim.

Në Shqipëri kanceri i qafës së mitrës përbën gati gjysmën e rasteve me tumore malinje që prekin aparatin genital femëror dhe në pjesën më të madhe të rasteve kapet në faza mjaft të avancuara. Shkaktari kryesor i kancerit të qafës së mitrës është Human Papiloma Virus (HPV). Ka më shumë se 100 tipe të virusit HPV, por vetëm një pjesë prej tyre janë viruse me rrezik të lartë dhe shkaktarë të kancerit të qafës së mitrës. HPV është një virus i cili pasi hyn në organizëm mund të mbetet aty i fshehur me vite pa dhënë asnjë shenjë sëmundjeje. HPV përhapet nëpërmjet kontakteve seksuale dhe rreziku i infektimit rritet me shtimin e numrit të partnerëve seksualë.

Si mund të mbrohesh nga kanceri i qafës së mitrës?
Kanceri i qafës së mitrës është ndër ka kanceret e vetëm për të cilin shkenca tashmë e di me saktësi se çfarë duhet bërë për të parandaluar pothuajse çdo rast: Vaksinimi me vaksinën kundër virusit HPV (shkaktarit kryesor të kancerit të qafës së mitrës) si dhe bërja rregullisht e PapTestit. Çdo femër duhet ta dijë këtë gjë! Vaksinimi me vaksinën kundër virusit HPV dhe bërja rregullisht e PapTestit parandalojnë gati 90% të rasteve me kancer të qafës së mitrës.

Çfarë është vaksina kundër HPV-së?
Falë arritjeve të shkencës, sot është prodhur një vaksinë e cila të mbron nga infektimi me virusin HPV. Vaksina siguron një mbrojtje të lartë për dy tipet e virusit HPV, që janë shkaktarët më të shpeshtë të kancerit të qafës së mitrës. Vaksina është një përfitim i madh shëndetësor për femrat në parandalimin e kancerit të qafës së mitrës. Për fat të mirë, vaksina sot gjendet edhe në rrjetin farmaceutik shqiptar. Vaksina rekomandohet të bëhet përpara fillimit të aktivitetit seksual, pra përpara infektimit me virusin HPV. Mosha e rekomanduar është 10-26 vjeç. Por edhe të gjitha femrat mbi këtë moshë mund të vaksinohen nëse janë akoma të painfektuara në momentin e bërjes së vaksinës.

Organizata Botërore e Shëndetësisë u ka rekomanduar vendeve, futjen e kësaj vaksine në kalendarin bazë të vaksinimit.Vaksina nuk të mbron ndaj të gjitha tipeve të virusit HPV kancershkaktues. Vaksinimi redukton në masë të konsiderueshme rriskun për kancer të qafës së mitrës por nuk e eleminon atë. Për këtë arsye të gjitha gratë edhe ato të cilat janë vaksinuar duhet të vazhdojnë të kryejnë rregullisht Pap testin, me qëllim që të mbrohen nga kanceri i qafës së mitrës i cili shkaktohet nga tipet e tjera të HPV-së.

Çfarë është PAP Testi?
Pap Testi është një test i shpejtë, i thjeshtë, i padhimbshëm, që zgjat vetëm pak minuta, por që mund të shpëtojë jetën! Pap Testi bëhet për të treguar nëse një femër ka apo jo kancer të qafës së mitrës. Nga momenti i shfaqjes së qelizave jo normale në qafën e mitrës deri në shfaqjen e plotë të kancerit të qafës së mitrës duhen shumë vjet, rreth 10 deri në 20 vjet. Fatmirësisht koha e gjatë e zhvillimit të këtij lloj kanceri i jep mundësinë një femre ta kapi në kohë atë, nëse kontrollohet rregullisht.

Është e rëndësishme që të gjitha gratë ta bëjnë rregullisht Pap Testin, si pjesë e kujdesit të zakonshëm për shëndetin e tyre. Rekomandimet për kryerjen e Pap Testit janë të ndryshme. Disa rekomandime janë per kryerjen e Pap Testit çdo 1-3 vjet. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë rekomandohet: Të gjitha femrat e moshave nga 21 deri në 65 vjeç, sidomos ato me rrisk duhet të kryejnë PapTestin rregullisht! Nëse një femër kontrollohet rregullisht, pra bën pap teste të rregullta, mund ta kapi në kohë kancerin e qafës së mitrës. Nëse kanceri cervikal kapet herët, është i lehtë për tu trajtuar dhe kjo është e lidhur me mbijetesën dhe me një kualitet jete më të mirë.

Si kryhet Pap Testi?
Pap testi kryhet ambulatorisht në një klinikë apo spital. Rreth 2 ditë para kryerjes së Paptestit duhen shmangur dushet vaginale, përdorimi i suposteve vaginale, kremrave spermicid, sprajtit dedorant vaginal si dhe shmangia e marrëdhënieve seksuale, mbasi të gjitha këto ndikojnë në rezultatin e Pap Testit. Gjithashtu, kryerja e Pap testin bëhet jo në periudhën menstruale, por disa ditë larg mensturacioneve. Ndërkohë që gruaja shtrihet tek shtrati i vizitës, mjeku merr një sasi qelizash prej qafës së mitrës me një furçë të vogël që është posaçërisht për këtë. Materiali më pas dërgohet në laborator për tu parë nga mjekë specialistë. Përgjigjia jepet mbas rreth 2 javësh.

Është e rëndësishme për një grua të diskutojë rezultatet e PAP testit me mjekun. Nëse rezultati i PAP Testit është normal, rreziku për kancer të qafës së mitrës është i ulët. Por edhe nëse rezultati i PAP Testit është normal, gruaja nuk duhet ta ndërpresi bërjen e Pap Testit por duhet të vazhdoj rregullisht bërjen e tij çdo 1-3 vjet. Nëse rezultati i PAP Testit del jo normal, do të thotë që disa qeliza jo normale janë gjetur në qafën e mitrës, por kjo nuk do të thotë gjithmonë që janë kanceroze.

Është e rëndësishme të mbajmë mend se qelizat jo normale jo gjithmonë bëhen kanceroze. Në disa raste pjesët jo normale duhen hequr që të mos kthehen në kancer. Kjo gjë kërkon një trajtim të thjeshtë në spitalin gjinekologjik dhe nuk kërkon që ju të shtroheni. Ky trajtim nuk ndikon në jetën seksuale apo në mundësinë për të patur fëmijë.
Nëse Pap Testi tregon një dyshim apo gjendje jo normale mjeku kërkon të përsëritet testi mbas 6 muajsh apo të kërkojë të kryen egzaminime të tjera shtesë si kolposkopi apo biopsi. Biopsia është e vetmja mënyrë e sigurtë për të përcaktuar nëse qelizat jo normale kanë lidhje me kancerin. - See more at: http://www.shqiptarja.com/shendetesi/2712/kanceri-i-mitres-vrasesi-i-grave-142068.html#sthash.2qSqC9vO.dpuf

4
Të dëshiroj tani!
Këtu.
Dhe në këtë çast.
Ta sfidoj veten duke të frymëzuar ty.
Të mbushem me jetë duke drithëruar në gjirin tënd ndërsa ti të ndihesh e gjallë në shtrëngimin tim.
Nuk dua të bëhem nga ata që thonë: "Nesër! Ka kohë"
Nuk dua ta pres këtë ditë të duhur sepse e di se çfarëdo që të bëj kjo ditë kurrë nuk do të vijë.
Çdo ditë e re do të kalojë. Do të ikë dhe do të tretet.
Si shumë të tjera para kësaj dhe si shumë të tjera që do të vijnë.
E fuqizuar nga hezitimi e hidhura nga sot do të shtrihet në të nesërmet e mëpastajme dhe do t'i bëjë hije diellit të lumturisë.
Andaj të dua tani.
Këtu.
Dhe në këtë çast.
E nesërmja kurrë nuk mund ta zëvendësojë magjinë që e ndiejmë sot.
Sepse dashuria nuk guxon të pres.


(A.R)

5
Temat e Dites / Fjalimi i Edi Rames
« ne: 26-06-2013, 10:15:16 »
Detyra do jetë imja, pushteti do jetë juaji!



Ka fare pak përgjegjësi të tjera më të mëdha për një njeri, se sa përgjegjësia për të udhëhequr vendin tënd.
Sot, ju, populli i Shqipërisë, vendosët të ma ngarkoni mua dhe skuadrës tonë kombëtare të Rilindjes së bashku e në mënyrë të pandarë, me partnerët tanë strategjikë të Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe me aleatët e tjerë, këtë përgjegjësi kaq të madhe.
Ne e pranojmë përgjegjësinë, me ndjenjën më të thellë të përuljes ndaj çdonjërit prej jush. Dhe për çdo ditë, nga sot e tutje, ne do të jemi me ju dhe për ju deri kur kjo përgjegjësi madhore të jetë e jona.
Unë e di që, siç thotë Abraham Linkolni i madh, asnjë qeveri në botë s’mund t’i kënaqë dot të gjithë dhe për gjithë kohën. Por, për gjithë kohën që vjen, unë nuk do të harroj kurrë se jeni ju të gjithë, nga brenda ose jashtë vendit, që na vutë në krye të vendit.
Ju na besuat sepse ne nxorëm më të mirën nga vetja për të arritur deri këtu. Një projekt ndryshimi me një program të ri për të rilindur Shqipërinë. Një skuadër të gatshme për të punuar për Rilindjen. Një Aleancë të re për Shqipërinë Europiane, e cila provoi botërisht se për të mirën e Shqipërisë ne së bashku, dimë ta vëmë vendin mbi veten e mbi partitë tona.
Unë e dua këtë vend. Prandaj edhe luftova kaq fort për të fituar. Dhe zemra ime e di se çfarë mundësish të pafundme ka ky vend për të rilindur. Këto mundësi të pafundme tani duhet t’i nxjerrim nga çdo thellësi e shpirtit dhe mendjes shqiptare, për të bërë më të mirën me mundësinë që na u dha për të udhëhequr Shqipërinë.
Ne do të udhëheqim. Por as unë, as ne të zgjedhurit për të drejtuar së bashku, s’mund ta sjellim të vetëm Rilindjen që premtuam. Prandaj dua që ju, njerëzit e këtij vendi, të bëheni pjesë e skuadrës sonë të Rilindjes.
T’i ndajmë së bashku aspiratat, sfidat dhe përpjekjet për një ekonomi të rimëkëmbur përmes lirisë së konkurrencës e taksimit të ndershëm;
Një shoqëri të ripërtërirë me arsim, shëndetësi e shërbime sipas nevojës jo sipas xhepit;
Një demokraci të rivendosur në themelin e bashkëjetesës mes nesh si shqiptarë, pavarësisht përkatësive partiake e krahinore.
Pa harruar asnjë çast se sot, Populli Sovran, e ngjyrosi me ngjyrën e purpurt të gjithë hartën e Shqipërisë, që nga Shkodra gjer në Vlorë, për të na dhënë mundësinë historike që ta provojmë me sjellje e me vepra, se mund ta ndajmë përgjithnjë këtë vend nga dasitë e vjetra të së shkuarës së deridjeshme.
Të nisim bashkërisht punën për t’i treguar njëri-tjetrit po edhe botës jashtë nesh se kemi talentin, vlerat, vendosmërinë, për t’u ngjitur në lartësinë e amanetit të të parëve të këtij vendi dhe të borxhit që u kemi të gjithë fëmijëve të Shqipërisë.
Pa harruar asnjëherë se duhet të jetë liria jo mungesa e saj, rruga për ta qeverisur këtë vend;
Merita jo mungesa e saj, baza për ta vlerësuar çdo njeri e sipërmarrje në këtë vend;
Respekti për normat ligjore dhe etike e jo mungesa e tyre, rruga për të marrë vendimet për këtë vend.
Të vazhdojmë së bashku, si një vend dhe si një komb, përpjekjen drejt vendit që na takon në Familjen e Bashkuar të Europës sot kur, si asnjëherë, shqiptarët e Shqipërisë e të Kosovës jo vetëm e meritojnë por edhe e kanë në duart e tyre, realizimin e ëndrrës së bashkimit të plotë në atë familje.
Ka qenë deri këtu një ëndërr e gjatë.
Tani, së bashku, duhet ta bëjmë realitet.
Pa harruar në asnjë hap se duhet të jetë gjithëpërfshirja jo përjashtimi i pakicës, virtyti i dialogut me tjetrin jo vesi i monologut kundër tjetrit, shpirti i kompromisit jo tradita e vetëpëlqimit, që mund ta rilindin Shqipërinë si anëtare të denjë të Familjes së Bashkuar Europiane.
S’ka pikë dyshimi se duke parë flamujt e fitores të valëviten sonte nga Kukësi në Gjirokastër, duke dëgjuar brohoritjet e mbështetësve tanë anembanë vendit, duke parë më në fund që gëzimi ta pushtojë zemrën, mendjen, fytyrën e çdo opozitari të derisotëm, edhe unë ndjehem thellësisht i ngazëllyer si të gjithë ju.
Por, ky gëzim i merituar nuk do të krijojë dot vende të reja pune për më të rinjtë, as një shërbim shëndetësor më të denjë për më të moshuarit. As gëzimi që përshkon sonte në çdo rrugë nuk do t’i bëjë rrugët tona më të sigurta nesër.
Kjo fitore nuk është mbërritja, por vetëm nisja jonë.
Kjo fitore është era e ndryshimit që fryn lirisht në gjithë Shqipërinë, por tani nis puna e madhe për ta bërë ndryshimin të mbërrijë në realitetin e familjeve dhe komuniteteve në gjithë Shqipërinë e rrënuar.
E ky ndryshim që të gjithë duam, s’do të vijë brenda natës. Nuk do të mbërrijë as kollaj, sepse siç e kam parë në rrugën e jetës time, asgjë e mirë nuk vjen kollaj. Duhet të duash ta arrish, por duhet të punosh e të sakrifikosh fort për ta arritur.
Të gjithë bashkë treguam deri këtu se duam fort që Rilindja të ndodhë. Tani të gjithë bashkë duhet të punojmë dhe sakrifikojmë fort që ta bëjmë të ndodhë. Dhe ne do të punojmë fort. Së bashku. Si një skuadër. Një skuadër e madhe që sot ka fituar vetëm të drejtën për t’u vënë në provë, ndërsa nesër duhet të nisë punën për të fituar vetë provën.
Më ka qëlluar të them deri dje edhe fjalë të papëlqyeshme për paraardhësin tim, siç edhe ai ka thënë jo pak për mua. Kjo ndodh në betejën politike, por ndodh ende më shumë në demokracitë e pazhvilluara si e jona, ku pushteti i popullit degradon rëndom në shfaqjen e pushtetit të një njeriu.
Por, sonte unë dua ta falenderoj atë për çdo gjë të mirë që historia mbase mund ta vlerësojë nesër me një objektivitet më të madh se timin sot, dhe i uroj gjithë të mirat në jetën e tij private në vazhdim.
E, tani që zgjedhjet përfunduan, dua ta bëj shumë të qartë se vullneti im është t’u shërbej me përkushtim gjithë shqiptarëve, jo vetëm atyre që votuan për fituesit.
Votën plebishitare që morëm në këto zgjedhje, nuk e konsideroj si triumfin e palës sonë dhe aq më pak si një triumf  personal.
Përkundrazi, shumica marramendëse që na dhanë shqiptarët më bën ende më realist, për sfidën marramendëse që duhet të fitojmë përmes qeverisjes sonë. Pjesë e kësaj sfide është që asnjë zgjedhës i palës tjetër të mos ndjehet keq. Asnjë rrogëtar që i shërben këtij shteti falë meritës së tij, të mos ndjehet i kërcënuar. Asnjë burim mediatik që ka mbështetur alternativën e kundërshtarit, të mos ndjehet i rrezikuar.
Të gjithë meritojnë respektin tonë dhe të gjithëve do t’u provojmë se ndryshimi, s’ka ardhur për t’i bërë keq askujt që s’ka bërë keq duke shkelur ligjet këtij vendi.
Nuk mund të mos ju rrëfehem sot se ky është momenti më krenar i jetës sime. Por, midis krenarisë që ndjej për veten dhe përulësisë që ndjej prej besimit të jashtëzakonshëm që keni investuar tek unë, fiton thellë përulësia.
Unë do të jem kryeministri juaj, por edhe kryeshërbëtori juaj.
Detyra do të jetë imja, pushteti do të jetë juaji.
Unë s’do të harroj këtë. Po ju lutem, mos e harroni as ju. Jo për mua, po për të mirën e Shqipërisë që duhet të rilindim së bashku.
Faleminderit.


6
Kërko Ndihmë | Internet & Kompjuter / ndihme
« ne: 13-06-2013, 16:57:58 »
si teknik qe jeni

ne ekranin e pc sime te tere aplikimet e mundshe si chrome,skype,my compiuter jane konvertu me pdf dhe kur klikon mbi to hapet faqja e pdf e jo aplikimi qe ke kliku

ca i ka ndodh?

8
Foto | Video / Si eshte gjendja juaj e bazuar ne nje foto
« ne: 22-04-2013, 08:41:17 »

9
Café "Zerion" ツ / Kenget pa te cilat nuk bej dot.......
« ne: 10-04-2013, 10:17:15 »
Besoj gjithkush nga ne ka kenge te cilat nuk rri dot pa i klikuar apo edhe te fiksohet  ne momente te caktuara...

kenget te cilat une nuk rri dot nje dite pa i degjuar, jane si me poshte.

Vendosni e ju kenget tuaja , ato qe ju japin mesazhe , kenaqesi, qetesi, kuptim....

KLM

10
Café "Zerion" ツ / Urime te vecanta per dike te vecante
« ne: 15-03-2013, 10:47:37 »
Pershendetje te gjithve

Antarja Capkene e cila ka nje 7 vjet ketu dhe gjithe kohen se qendrimit te saj ketu ne forum rreshtoi nje kapanon me femije ..perdite nga nje rreshtonte Sot eshte vertet shtatezane dhe pret te behet me nje beb

Seksin ende se dime por se cun se goce i gjo do jete

Tani mblidhuni dhe urojeni shoqen Tefta se do na boj i kalamo prej verteti ...hoqi dore nga kalamojt imagjinar prej letre


Tushe te kam xhan dhe ndihem e lumtur ..shume e lumtur aq sa e bindur them......


Do behem teze prape :)   :perqafim

11
Ajo që nisi si një shaka, tani po kristalizohet si projekt.

Konsorciumi ndërkombëtar “Mars One” po planifikon që të dërgojë në vitin 2023 njerëzit e parë në Mars. Ata jo vetëm që do ulen në planetin e kuq, por do qëndrojnë aty përgjithmonë. Qëllimi: Ata do ndiqen me kamera gjatë gjithë kohës. Do të jetë një reality show si Big Brother.

Udhëtimi do jetë me një biletë dhe themeluesit e shoqërisë thonë se preferohen dy meshkuj dhe dy femra, që nuk kanë interes të kthehen më në Tokë.

Kostoja e projektit do të jetë rreth pesë miliard euro, dyfishi i misionit “Curiosity” në Mars.

Të drejtat televizive do të kushtojnë shumë dhe gjithçka do nisë të regjistrohet që nga trajnimi për astronautët, udhëtimi që zgjat shtatë muaj dhe jeta në Mars.




Shpejt rregjistrimet po fillojne...une aplikova
aplikoni e ju

12
Brenda 5 viteve kompjuterat do të kenë shqisa



Çdo vit, korporata IBM zgjedh mes teknologjive të reja pesë prej tyre, për të cilat ajo mendon se do të ndryshojnë botën në pesë vitet e ardhshme. Lista vjetore e kompanisë, e quajtur “Pesë brenda pesë”, në të kaluarën është përqendruar tek risitë për telefonat celularë, imazhet 3 dimensionale, sistemet e transportit dhe teknologjitë e energjisë. Këtë vit, lista e IBM-it përmban pajisje që do të zotërojnë aftësi të shqisave tona, madje edhe më tepër:

Imagjinoni të blini rroba në internet dhe të jeni në gjendje të vini dorën mbi ekranin e kompjuterit ose smartphone-it tuaj, duke patur ndjesinë e prekjes së pëlhurës. Kjo teknologji simulimi mund të hyjë në përdorim në pesë vitet e ardhshme, thotë Zv/Presidenti i IBM-it Bernie Meyerson, raporton VOA.

“Bëhet fjalë për ndryshim rrënjësor të kompjuterave dhe të mënyrës se si ne bashkëveprojmë me ta, si të ishin njerëz.”

Makinat inteligjente së shpejti do të jetë në gjendje të dëgjojnë tingujt përreth dhe të nxjerrin në pah ato që na interesojnë më tepër. Për shembull, një sistem i avancuar do të mund t’u tregojë prindërve pse është duke qarë fëmija i tyre i vogël.

“Fëmija mund të jetë i uritur, ose i sëmurë,  ose mund të ndihet i vetmuar. Këtë ne nuk mund ta kuptojmë tani, por me këtë sistem të sofistikuar, kjo mund të arrihet.”

Në të ardhmen e afërt, kompjuterat do të jetë në gjendje të bëjnë më tepër se sa vetëm njohja e imazheve apo të dhënave vizuale. Për shembull, kamerat e tyre do të mund të analizojnë ngjyrat dhe të kuptojnë se cila është mënyra më e mirë për të radhitur fotot e familjes.

Pajisjet e reja teknologjike do të jenë gjithashtu në gjendje të nuhasin. Nëse teshtini para kompjuterit ose telefonit tuaj celular, disa sensorë të vegjël të do të jetë në gjendje të analizojnë mijëra molekula të frymëmarrjes.

“Mund t’ju japë një paralajmërim që thotë: “Ti ndoshta nuk ndihesh i sëmurë, por ke një infeksion dhe duhet të shkosh tek mjeku menjëherë’.”

Shkencëtarët e korporatës IBM janë duke zhvilluar një sistem që mund të ndjejë shijen. Kjo teknologji mund të përdoret nga kuzhinierët për të krijuar receta. Ajo shpërbën përbërësit e ushqimeve në nivel molekular dhe i kombinon, duke krijuar shijet dhe aromat më të njohura. Madje mund të na ndihmojë të hamë në mënyrë të shëndetshme.

“Mund të rekomandojë ushqimet me shijen e preferuar, por gjithashtu mund të masë kaloritë e konsumuara, në rast se personi ka kufizime në sasinë e yndyrës apo kolesterolit që mund të konsumojë. Pra, gjen ekuilibrin ideal mes shijes më të mirë të mundshme dhe vlerave ushqyese më të mira.”

Një nga gjërat më mbresëlënëse në lidhje me listën e IBM-it, thotë profesori i shkencave kompjuterike në Universitetin Georgetown, Mark Maloof, është se sa të rëndësishme janë duke u bërë këto pajisje të vogla e të avancuara.
“Mendoj se një nga surprizat e kësaj liste është se si janë vendosur në këto pajisje kaq të vogla,  aq shumë elementë të sofistikuar kompjuterikë, që për shembull mund të dëgjojnë apo shohin.”

Përparimet në teknologjinë kompjuterike gjatë pesë viteve të ardhshme, thotë zoti Maloof, do të bëjnë që gjërat që tani na duken si fantashkencë të jenë pjesë e jetës sonë të përditshme.


 TemA Online

13
Café "Zerion" ツ / Me ne fund Capi e hongri!!!!!!
« ne: 13-08-2012, 14:43:36 »
Miq te dashur!

Antarja jone e dashur Capkene dje u kurorezua me ne fund, veshi fustanin e bardhe dhe i dha fund beqarise!!!

Le ti urojme gjithe te mirat e kesaj bote.......

Tushe edhe pse nuk isha aty me ty mos harro qe ste kam menduar, ne cdo gllenjke vere te pire dje ishe ti mendimi im,....

Pac nje jete ashtu sic je ....lemsh oara porte LOL

qofsh e lumtur shpirti im...te duaaaaa shume

14
Café "Zerion" ツ / Mos guxoni te futeni pa marre leje.....
« ne: 09-07-2012, 15:19:38 »
Kjo eshte tema ime ....kush futet do paguaj gjobe

Faqe: [1] 2 3