×

Show Posts

This section allows you to view all posts made by this member. Note that you can only see posts made in areas you currently have access to.


Topics - erlehta

Faqe: [1] 2 3 4 5 6 ... 50
1
"I dashur Mësues, ju duhet t'i mësoni fëmijës tim se jo të gjithë njerëzit janë të drejtë, jo të gjithë thonë të vërtetën; por ju lutem t'i thoni atij edhe që përballë çdo të ligu ka një hero, që përballë çdo egoisti gjendet një udhëheqës bujar.
Mësojini, ju lutem, se ka armiq por ka edhe miq! Dhe ka vlerë shumë më tepër monedha e fituar me djersën e ballit sesa një monedhë e gjetur .
Mësojini të humbasë, por edhe të shijojë e gëzojë fitoren, largojeni nga zilia dhe bëjeni të njohë gëzimin e thellë të një buzëqeshjeje të heshtur.
Lëreni të mrekullohet nga përmbajtja e librave, por edhe të hutohet nga zogjtë në qiell, lulet në fusha, nga kodrat dhe luginat.
Në lojë me shokët, shpjegojini se është më mirë një humbje e ndershme sesa një fitore e turpshme, mësojini të besojë në forcat e veta, edhe nëse është i vetëm kundër të gjithëve.
Mësojini të jetë i butë dhe i sjellshëm me të butët dhe i ashpër me të vrazhdët. Dhe le të mos pranojë gjërat vetëm sepse i kanë pranuar edhe të tjerët.
Mësojini t'u vërë veshin të gjithëve, por në momentin e së vërtetës, të vendosë vetë.
Mësojini të qeshë kur është i trishtuar dhe shpjegojini se nganjëherë edhe burrat e vërtetë qajnë.
Mësojini të shpërfillë turmat që kërkojnë gjak dhe të luftojë edhe i vetëm kundër të gjithëve, kur është i bindur se ka të drejtë
Silluni mirë me të, por jo si një fëmijë, sepse vetëm në zjarr temperohet çeliku.
Bëjeni të njohë guximin për të qenë i paduruar dhe durimin për të qenë trim .
Përcillini një besim sublim te Krijuesi dhe në veten e tij , sepse vetëm atëherë mund të ketë besim te njerëzit.
E di që po kërkoj shumë, por shih çfarë mund të bëni, i dashur mësues. "

2
Emri i tij vështirë të merret vesh, por ajo që ka më shumë rëndësi janë mendimet e vlerësimet e tij të shkruara në një fejton, gjini kjo shumë e përhapur në shtypin europian të kohës. Shkruan nën inicialin “K” dhe boton një cikël me emrin “Popujt e Orientit”, në vitin e largët 1869, në një gazetë që nga hulumtimi paraprak, del se botohej nën sponzorizimin e shoqërisë së famshme “Lloyd”, që ishte simboli i transportit dhe tregtisë në brigjet e Adriatikut, e që në atë kohë ishte një domen i plotë i Austro-Hungarisë. Gazeta në fjalë quhej “Die Debatte”, botohej në Vjenë dhe ekzistoi nga viti 1864-1869, duke e shtyrë në fakt ekzistencën e vet edhe dhjetë vjet të tjerë nën emrin “Die Tageszeitung”. Orientimi politik i saj, ishte ai tradicionalist konservator, në shërbim të objektivave të Mbretërisë dualiste. Cikli nis me një hyrje shtjelluese (shih: “Die Völker des Orients”, Feuilleton der „Debatte”, 19 shkurt 1869, Nr. 50. Viti VI, fq. 1) ku autori ndërsa kritikon mungesën e largpamësisë nga diplomacia vendase e ajo europiane, flet për kërcënimin e madh që po i bëhej paqes nga ajo që njihej si “çështja orientale” – ku nën këtë përcaktim, për kohën mendohej Ballkani – për shkak të zhvillimeve e dinamikave të reja që epoka kishte sjellë. Pikëpamja e autorit të fejtonit, i cili duket se ishte një njeri që pikësëpari kishte shkelur në çdo cep të rajonit dhe që pretendonte se njihte shumë mirë madje edhe Shqipërinë e shqiptarët, shkon – nëse do bënim një krahasim me realitetet e sotme – disi me atë të filozofit e sociologut të ditëve tona, Samuel P. Huntington (autori i “Përplasja e qytetërimeve”, 1996). Ndër të tjera ai thotë se: “Dhe bëhet fjalë në këtë katastrofë për një luftë të përgjithshme të Islamit me Krishtërimin, në të cilën, ngulitja e flamurit të Profetit dhe ngritja e Kryqit, në shumëanshmërinë e problemit dhe përzierjes së interesave, më shumë apo më pak, do të përfshijë të gjithë popujt muhamedanë; në anën tjetër të gjitha fuqitë e mëdha të krishtera”. Paralajmëron hapur krizën kur thotë se: “Po, kush e njeh Orientin dhe rrethanat që e përbëjnë, ashusikurse shkruesi i këtij artikulli, pas konstatimeve shumëvjeçare, para së gjithash karakterin dhe përpjekjet e popujve të tij dhe marrëdhënien e tyre me njëri-tjetrin, nuk ka më asnjë dyshim se shpërthimi i krizës që kaq kohë ia kemi pasur frikën, ndodhet shumë pranë”.
 
Parashikon gjithashtu se me apo pa hir, Amerika do të përfshihet në këtë luftë, duke i paraprirë si pakkush tjetër ndoshta në fakt për kohën, asaj çka do të ndodhte rreth pesë dekada më vonë dhe që historia do ta vlerësonte si “Lufta e Madhe” (dmth. Lufta e Parë Botërore). Për këtë arsye, dhe duke shpresuar se do ta njihte më së miri lexuesin e gazetës me tiparet dhe karakteristikat e popujve që i përkisnin asaj që në histori njihet si “fuçi baruti”, autori na shpalos përgjatë harkut kohor të një muaji ciklin në fjalë (që niste me paraqitjen e rumunëve dhe mbyllej me grekët), i cili në pjesën e pestë të tij përmbante edhe kapitullin mbi shqiptarët (shih: “Die Völker des Orients-Die Albanesen”, Feuilleton der „Debatte”, 27 mars 1869, Nr. 86. Viti VI, fq. 1). Sigurisht se nga këtu nis realisht interesi ynë për ta risjellë në jetë këtë shkrim, i cili pa dashur të polemizoj, rezulton të mos jetë zbuluar më parë e të mos jetë gjithashtu pjesë e cikleve të udhëtimeve, që botoheshin rëndom në gazetat austriake nga albanologë, historianë, arkeologë, diplomatë e studiues të disiplinave të ndryshme, që asokohe kishin nisur të shkelnin në hapësirat shqiptare të kohës. Transkriptimi dhe përkthimi i materialit në fjalë, duhet thënë qysh në krye të herës se përbën një sfidë më vete, pasi jo vetëm gjermanishtja paksa arkaike, por edhe deshifrimi i fjalëve të shkruara me një font nga familja e tipit “gotik”, të cilin hapësira gjermanishtfolëse rezulton ta ketë përdorur masivisht në shtypin e kohës, duke vijuar me shumicë madje deri në rënien e nazizmit, si një element i fortë identitar (i krahasueshëm me cirilizmin tek gjuhët sllave), bëjnë që materiali që po botojmë, të ketë vërtetë vlera. Pesha e tij realisht rritet kur i hedh një sy përmbajtjes së shkrimit, ku autori ka shkruar pa rezerva rreth karakterit, forcës, zakoneve, trimërisë, bukurisë së racës, e për më shumë, rëndësisë së faktorit shqiptar në rajon. Diku, autori thekson: “…ata, jo vetëm që hasen në një numër të madh dhe të përhapur gjeografikisht, por paraqesin edhe një popull të fuqishëm dhe me rrënjë, dhe formojnë më pas njërin ndër faktorët më të rëndësishëm në dramën e fundit që pritet të luhet”. Ky kontribut ndoshta është njëri ndër më pozitivët e shkruar ndonjëherë në hapësirën europiane të kohës rreth shqiptarëve, paçka se aty gjendet edhe ndonjë pasaktësi. Duhet pranuar se shkrimi i tij reflekton jo vetëm teoritë dhe praktikat e kohës, por edhe dijenitë e kufizuara në fusha si gjuhësia për shembull (por jo vetëm), ndërsa autori thotë se “shqiptarët merren vesh mirë në aspektin gjuhësor me fqinjët sllavë”, apo se Shqipëri do të thotë “vend i shkëmbinjve”.  Sidoqoftë, zelli, vërtetësia dhe dashamirësia, përkrah profesionizmit të autorit, dalin dukshëm  si elementë primarë menjëherë në pah.  Ai e nis duke pohuar se: “Ka popuj në kufinjtë e botës së qytetëruar që janë të njohur në përgjithësi në publik vetëm nëpërmjet emrit, por që e meritojnë të njihen më gjërësisht, bazuar në fatet, bëmat dhe cilësitë që shfaqin. Tek këto popuj bëjnë pjesë edhe popuj të tillë si shqiptarët”, por vë në dukje nga ana tjetër se Shqipëria, s’ishte prekur thuajse fare nga studiuesit e huaj, nëse e krahason me provincat e tjera të Turqisë europiane dmth. të Ballkanit.  Ndërsa ngre lart bukurinë e racës, i hyn madje krahasimeve në fushën e antropologjisë, vlerëson maksimalisht kostumet tradicionale, për të cilat pohon se s’kishte parë askund tjetër në Ballkan apo në Orient, ngjyra e kombinacione aq të natyrshme, të mrekullueshme e të llogjikshme, sa në ato të shqiptarëve. Flet gjerësisht për mënyrën e jetesës, banimin, ushqimin, qytetet më të mëdha, ngre lart dëshirën dhe zellin e shqiptarëve për t’u arsimuar (vëren megjithatë se stadi aktual në këtë apsekt, vinte si pasojë e mungesës së mundësive e mjeteve), kontributet në histori dhe në administratën e Perandorisë turke; i krahason me zviceranët në dëshirën për të shërbyer nën armë në ushtritë e huaja, vë në dukje tendencën për t’a lënë vendin e të parëve e shkuar në emigracion, por lavdëron përpjekjet për të sjellë përparimin në kontaktet që marrin me popujt e tjerë. Thekson sjelljen prej kaçaku të disa fiseve e rajoneve, por avokon e kërkon mirëkuptim, kur thotë se kurrsesi këto fenomene nuk duheshin parë si fakte nga të cilat të bluaje në kokë mendimin se shqiptari vjedh e vret si një ordiner, përkundrazi, ai urren veset e pasurimin jo të ndershëm. E krahason nga këmbëngulja me gjermanët dhe këshillon se, brenda një lëkure të sertë në dukje, gjendet një shqiptar human e fisnik. Flet për pasuritë e bekimin që natyra i kishte dhënë shqiptarëve, për parajsën e florës dhe faunës, ndjen keqardhje që megjithë prodhimet që sillte toka, puna e djersa e tyre, shqiptari mezi i përmbushte nevojat më elementare ekonomike. Bën krahasime, sjell të dhëna, nxjerr përfundime e ravijëzon prognoza afatshkurtra e afatgjata. Rendit katër grupime kryesore që përbënin bërthamën e popullsisë shqiptare, ku ndër to listohen edhe çamët. Cilëson si pikë kulmore të historisë Skënderbeun, por nuk e përmend askund Ali Pashën si një fenomen e kujtim historik shumë i afërt për kohën. Të habisin sidomos parashikimet e tij shpresëdhënëse, të cilët koha në fakt (ose fatkeqësisht) nuk do ti përmbushte, ndërsa thotë se: Nuk do jenë grekët ata që do të arrijnë hegjemoninë në Jug, por shqiptarët, dhe jo vetëm në Maqedoni dhe Thesali, por edhe në vetë Greqinë, ata do të bëhen zotër dhe këtë do ta arrijnë në mënyrën më të lehtë të mundshme, pasi në Veri të vendit, ata faktikisht janë shumicë. Për ta lënë në dorë të vetë lexuesit dhe për të pasur mundësinë e konsultimit me materialin origjinal, po e botojmë të plotë përmbajtjen e pjesës hyrëse të “ciklit mbi popujt e orientit” nga viti 1869, dhe më pas edhe kapitullin ku flitet ekskluzivisht për shqiptarët.
 
* **
 
Mbi ciklin “Popujt e Orientit”
Orienti fiton dita-ditës tashmë më shumë interes. E ashtuquajtura “çështja orientale” po shkon gjithnjë e më shumë drejt një zgjidhje me kahje dhune; për një zgjidhje paqësore, as që bëhet fjalë. Diplomatët tanë rrallë e njohin udhëtimin e madh të historisë botërore dhe të lëvizjes së kulturave mbi tokë; Diapazoni i parashikimeve të tyre, megjithë mprehtësinë e dinakërinë që posedojnë, nuk arrin më tej se sa sot për nesër, dhe i gjithë arti i tyre shtetformues konsiston vetëm në atë, që zgjidhja, ashtusikurse edhe çështjet e tjera kohore, më konkretisht edhe ajo orientale, të mbahet në statuskuo aq sa mundet dhe ti mbivendosin problemet, duke i ndërruar thjesht vendet me njëri-tjetrin. Madje, edhe duke qëndruar galiç mbi fuçinë e barutit që kërcënon të shpërthejë çdo çast, ata këndojnë himnet e qetësisë dhe të paqes së përgjithshme botërore, dhe, duke i hedhur sytë nga Lindja, mendojnë se ekzistojnë akoma alternativa të mira dhe ngushëllohen me fjalinë e moçme: “Après nous, le déluge” (Pas nesh, qameti – shën. i përkthyesit). Por duke parë çështjen dhe zhvillimin që po marrin gjërat në Orient, ata gjenden të gjithë sot në vorbullën e një gabimi trashanik në atë që po bëjnë. Ata, akoma mund t’ia dalin si gjithnjë për momentin, ta mbajnë në frena konfliktin greko-turk që ua mbajti frymën pezull, dhe me këtë ta shtyjnë zgjidhjen, duke vendosur një afat të ri, por me këtë, shkaku i trazirave të përgjithshme në Orient nuk është shmangur; përkundrazi, e keqja me këtë bëhet edhe më e keqe dhe katastrofa që kërcënon të vijë, përshpejtohet edhe më shumë. Po, kush e njeh Orientin dhe rrethanat që e përbëjnë, ashusikurse shkruesi i këtij artikulli, pas konstatimeve shumëvjeçare, para së gjithash karakterin dhe përpjekjet e popujve të tij dhe marrëdhënien e tyre me njëri-tjetrin, nuk ka më asnjë dyshim se shpërthimi i krizës që kaq kohë ia kemi pasur frikën, ndodhet shumë pranë. Dhe bëhet fjalë në këtë katastrofë për një luftë të përgjithshme të Islamit me Krishtërimin, në të cilën, ngulitja e flamurit të Profetit dhe ngritja e Kryqit, në shumëanshmërinë e problemit dhe përzierjes së interesave, më shumë apo më pak, do të përfshijë të gjithë popujt muhamedanë; në anën tjetër të gjitha fuqitë e mëdha të krishtera. Meqë kjo luftë për këta të fundit, në të njejtën kohë do të jetë një luftë për të poseduar çelësin e mbretërimit të botës, në të cilën edhe Amerika nuk do të shohë më duarkryq, do të jetë pra me pak fjalë një luftë gjithpërfshirëse. Në këtë stad të gjërave, për pubklikun që lexon gazetën, nuk do të ishte pa interes, nëse ne do ti paraqisnim atij sipas pikëpamjes sonë, këta popuj të ndryshëm të Orientit, që do të duken me gjasë në skenën e nesërme të luftës, për aq sa ata përfaqësojnë, në një trajtesë sa më natyrale të mendimit dhe veprimit që ata posedojnë, me një fjalë të karaktereve të tyre, fesë, traditave e zakoneve, mënyrës së jetesës dhe arritjeve sociale. (Gazeta “Die Debatte”, 19 shkurt 1869)
 
***
Popujt e Orientit – Shqiptarët
Ka popuj në kufinjtë e botës së qytetëruar që janë të njohur në përgjithësi në publik vetëm nëpërmjet emrit, por që e meritojnë të njihen më gjërësisht, bazuar në fatet, bëmat dhe cilësitë që shfaqin. Tek këta popuj bëjnë pjesë edhe popuj të tillë si shqiptarët, apo siç i njohin në Turqi, “arnautët”. Ata veten e thërrasin “shqiptarë”. Në kontekstin e “çështjes orientale”, ata marrin një peshë edhe më të madhe se sa malazezët dhe boshnjakët të marrë sëbashku, dhe përballë armikut janë më të respektuar se sa grekët; jo vetëm ata të rajoneve në brendësi të vendit, por edhe ata të shtrirë buzë detit. Ata janë nga më të rëndësishmit dhe në disa aspekte, edhe më interesantët nga të gjithë popujt e litoralit adriatik e jonian. Pasi ata, jo vetëm që hasen në një numër të madh dhe të përhapur gjeografikisht, por paraqesin edhe një popull të fuqishëm dhe me rrënjë, dhe formojnë më pas njërin ndër faktorët më të rëndësishëm në dramën e fundit që pritet të luhet. Në krahasim me popujt e tjerë, ata dallojnë qartazi edhe nëpërmjet pamjes së tyre të jashtme dhe mënyrës së tyre origjinale të jetesës. Ata popullojnë një sipërfaqe me shtrirje të gjatë toke, e cila nis nga veriu, duke u kufizuar me Bullgarinë, Bosnjen dhe Malin e Zi, e deri në Greqi duke shkuar në jug, në lindje me Maqedoninë dhe Thesalinë, në Perëndim në pjesën më të madhe nga Deti Adriatik e ai Jon, duke përfshirë në vetvete atë që dikur njihej si “Mbretëria e moçme e Epirit”. Nuk ekziston asnjëra nga panoramat tokësore të Turqisë europiane që deri më tani, akoma të ketë mbetur akoma kaq e paprekur nga studiuesit e mirëfilltë, sa Shqipëria. Dhe akoma dhe sot e kësaj dite, ajo mbetet me siguri njëri ndër vendet më interesante të “trekëndëshit ilirik”. Shqipëria, që do të thotë “vendi i shkëmbinjve”, është – siç sugjeron ky emërtim, një vend malor e shkëmbor.
 
Gjeografia dhe klima
Përsa i përket lartësisë, thyerjes së terrenit dhe egërsisë që paraqesin malet e tij, ka më shumë ngjashmëri me Bosnjën. Por shkëmbinjtë e saj janë në vazhdimësi edhe më të thepisur e të pjerrët, dhe guvat e honet që ata formojnë më të shpeshta dhe më frikndjellëse  se sa ato të Bosnjes. Vetëm se malet shqiptare nuk janë aq të veshura nga pyjet se sa ato boshnjake në pjesën veriore të vendit. Shtrirja e tyre, zakonisht ka drejtimin nga lindja drejt perëndimit, dhe përfundojnë pranë deteve, duke formuar pjesërisht kepe e terrene paramalore. Vargmalet gjigande që shtrihen nga veriu në jug, që “hapin krahët e tyre” në brendësi të vendit, thuhej ndër të moçmit e Pindit. Shqipëria është gjitashhtu shumë e pasur në ujëra, liqene, lumenj dhe përrenj, dhe në brigje ka shumë gjire dhe limane, ndër të cilët ne do mund t’u tregojmë mbi Durrësin dhe Vlorën. Klima në përgjithësi është e shëndetshme. Në rajonet më të larta, ajo është e ashpër, përkundrazi, në luginat e ulëta e të thella dhe në dete, ajo është parajsore. Sipas klimës orientohet natyrisht edhe vegjetacioni i vendit. Në rajonet e ashpra shtrihen me kujdes frutat e malit e ato të egra, në ultësira dhe rajonet bregdetare rriten agrume të mrekullueshme. Madje atje has tek-tuk edhe palma.
 
Popullsia: sipas turqve, 2 milionë
Kështu, me pak fjalë është bërë ky vend, banorët e të cilit ne tashmë duam ti njohim më nga afër. Numri i banorëve të Shqipërisë, sipas përllogaritjeve turke, shkon në më shumë se 2 milionë. Në këtë kontigjent, rreth 1,500.000 janë shqiptarë të mirëfilltë. Por në këtë shifër nuk janë përfshirë akoma të gjithë shqiptarët, pasi këta banojnë jo vetëm në vendin e tyre të origjinës, por edhe jashtë tij, të shpërndarë kudo në Turqinë europiane, kryesisht në Rumeli dhe në Stamboll. Edhe në Maqedoni, Thesali e Greqi, kryesisht në pjesët veriore të saj, ata janë të përfaqësuar fort. Madje në Atikë dhe Moré ka shumë vendbanime e toponime shqiptare. Pas bullgarëve, shqiptarët janë populli më i madh dhe më i përhapur në territoret e Gadishullit ilirik. Nacionaliteti i shqiptarëve është një çështje, për të cilën studiuesit akoma nuk kanë rënë dakord ndërmjet tyre.
 
Gjuha e shqiptarit
Gjuha e këtij populli është një përzierje e shumë idiomave, konkretisht e greqishtes, turqishtes, latinishtes, sllavishtes dhe gjermanishtes. Ngaqë në këtë gjuhë hasen elementët sllavë dhe meqenëse shqiptarët në aspektin gjuhësor, mund të merren vesh më fqinjët e tyre sllavë, ka të tillë që i mbajnë ata për sllavë, por po aq mirë mund ti merrje ata në këtë mënyrë për italianë, grekë apo gjermanë.
 
Paraqitja e jashtme, doket dhe zakonet
Duke gjykuar mbi paraqitjen e tyre të jashtme fizike, si dhe nga doket e zakonet dhe mënyrën e jetesës, ata ndryshojnë rrënjësisht nga sllavët, dhe në pjesën veriore të vendit, që thuajse është i banuar plotësisht vetëm prej tyre, ata jetojnë të rrethuar nga sllavët, siç janë malazezët, boshnjakët, serbët e bullgarët, të izoluar tërësisht. Elementi origjinal i gjuhës shqipe është ilirishtja e vjetër dhe ky mbetet elementi më origjinal; ajo i ka asimiluar idiomat e huaja, duke i përshtatur në trupin e vet dhe ka mbijetuar në atë mënyrë që ky origjinalitet, i ka bërë gjuhëtarët profesionistë që merren me gjuhët antike, të mendojnë se shqiptarët janë pasardhësit e pellazgëve të vjetër. Le të supozojmë, megjithatë, se kjo pikëpamje është e sajuar, me këtë sidoqoftë nuk është fituar shumë, përderisa raca dhe nacionaliteti i pellazgëve akoma përbën në vetvete një pikëpyetje. Meqë ra fjala, sipas të gjitha të dhënave të mbledhura, rezulton e sigurtë se shqiptarët kanë origjinë indo-gjermanike dhe janë pasardhës, sidomos, të ilirëve antikë, të epirotëve të famshëm për ashpërsinë dhe trimërinë e tyre, të cilët dikur kishin bërë të dridhej madje edhe vetë Romën fuqiplotë, dhe që nacionalitetin e tyre, megjithë pushtimet e shumta e ndryshimin e raportteve që solli koha, në thelb e ruajtën të pandryshuar. Dhe pikërisht këtu ndjehet origjinaliteti i tyre. Ata ndryshjojnë në pamje të parë edhe nga popujt e tjerë të Turqisë europiane dhe formojnë ndër të gjithë ata, nga natyra, padiskutim, prerjen më të bukur të racës njerëzore. Në gjithë këto veçori të shqiptarëve, në krahasim me popujt e tjerë, ata ndahen mes tyre në shumë fise origjinale, të cilët dallojnë mes tyre sidomos nga gjuha (dialekti), veshja, mënyra e banimit, zakonet dhe mënyra e jetesës. Më kryesorët e këtyre fiseve janë së pari gegët, e së dyti toskët, së treti lebërit e në vend të katërt, janë çamët. Përveç këtyre katër grupimeve, ka edhe të tjerë më të vegjël, të cilët ne do ti trajtojmë shkurtimisht. Por le të shohim edhe një herë më nga afër shqiptarin, për të kuptuar, se si ai jeton, cilës familje shpirtërore i përket.

3
Meta / Temat e palexuara | Pergjigjet e reja
« ne: 21-03-2013, 10:00:49 »
A i perdor njeri ketu keto dy funksionet ne krye te forumit? E kam fjalen per Temat e palexuara | Pergjigjet e reja

4
-Vuan nga zemra dhe je vetëm dhe mendimi i parë është, nëse më zë një atak kardiak, si të shpëtoj?
Është një mënyrë, mësojeni!.

Sipas kardiologeve, nëse një person që vuan nga zemra ndjen që rrahjet i janë çrregulluar, atëhere ai ka vetëm 10 sekonda për të vepruar para se të humbë vetëdijen.

Personi duhet të marrë frymë thellë dhe më pas të kollitet fuqishëm. Cdo frymëmarrje duhet të jetë e thellë dhe duhet marrë para cdo kollitje. Më pas kollitja që do pasojë duhet të jetë e fuqishme, sikur do përpiqet të prodhojë pështymë nga fundi i grykës, nga brendësia e gjoksit.
Kjo duhet përsëritur cdo 2 sekonda, një frymëmarrje, një kollë, derisa rrahjet e zemrës të normalizohen.

Frymëmarrja ndihmon që ju të ushqeheni me oksigjen mjaftueshëm, kurse kollitja fut zemrën në punë duke bërë që gjaku të nisë sërish qarkullimin.
(d.b/BalkanWeb)

5
Kisha katolike / Kush është Papa Françesku?
« ne: 14-03-2013, 11:29:47 »
Papa Francesku, me emrin e lindjes Mario Bergoglio, i lindur në Buenos Aires si një ndër pesë fëmijët e një punonjësi italian të hekurudhës, konsiderohej si një prej figurave më të devotshme dhe me influencë në Kishën Katolike, ndonëse jo një favorit i qartë për të pasuar Benediktin XVI. Ai do te jete Papa i pare ne historine e Vatikanit, me origjine nga Amerika e Jugut.

I formuar në seminarin e “Vila Devoto”-s, ai u diplomua në San Miguel për filozofi nga Kolegji i Lartë Katolik i San Hozesë dhe në vitet në vazhdim, dha mësim në literaturë dhe psikologji, në një kolegj të Santa Fesë dhe më pas në Buenos Aires.

I urdhëruar “at” në vitin 1969, Bergoglio shërbeu si një prift në zonat e largëta në Argjentinë midis viteve 1973-79, ku aftësitë mbresëlënëse në komunikim, thjeshtësia, perultesia dhe aftesia e tij ne përhapjen e fesë katolike, e ndihmuan që në 1980-n të rikthehej në Buenos Aires, për t’u bërë reaktor i universitetit në të cilin u formua.

Papa Francesku u transferua në Europë në vitin 1986, në Gjermani, për të vazhduar karrierën e tij akademike, por pas mbrojtjes së tezës së doktoraturës, u rikthye në atdhe, ku shërbeu përsëri si peshkop në një kishë në Kordoba.

Ishte Papa Gjon Pali i Dytë ai që duke vlerësuar punën e një jete të Papës Bergoglio, një njeri i përulur, veçanërisht i devotshëm dhe që pavarësisht mundësive për të bërë një karrierë të rehatshme në zyrat e Kishës Katolike, zgjodhi jetën e një misionari të vazhdueshëm, që në vitin 2001 e thirri në Vatikan, ku në 21 shkurt e nderoi duke e graduar kardinal.

Si kardinal, Bergoglio edhe një herë më shumë u bë i njohur për përultësinë e tij, konservatorizmin ndaj doktrinës së krishterë dhe drejtësisë shoqërore. Ndryshe nga kardinalët e tjerë, Françesku refuzoi që të jetonte në apartamentet luksoz me shpenzimet e Vatikanit, duke zgjedhur një banesë të thjeshtë, per te jetuar me pagen e tij modeste.

Ai gjithashtu refuzoi transportin me makinë, duke preferuar të lëvizte me mjetet e zakonshme të transportit, ndërsa gatuan vetë.

Në vitin 2005, kardinali argjentinas, i pari Papë nga Amerika e Jugut, mori pjesë në konklavën, nga e cila u zgjodh Benedikti XVI, pas vdekjes së Karol Vojtilës, Papa Gjon Palit të Dytë.

Bergoglio është një teolog i kompletuar, i cili e ka distancuar veten nga teoritë liberale, duke zgjedhur rrugën e konservatorizmit. Ai është shprehur kundër martesave homosokesuale, duke kundërshtuar ashpër vendimin e shtetit argjentinas për t’i ligjëruar në 2010-n, por ka kërkuar që kisha t’u mësojë anëtarëve të këtij komuniteti fjalën e saj dhe të mos i syrgjynosë, duke thënë se rruga e vetme që mund të ndjekë kisha është ajo e dashurisë për njeriun.

“Le të mos jemi naivë. Nuk është vetëm një betejë e thjeshtë politike ajo e martesave të së njëjtës gjini, por një pretendim shkatërrimtar ndaj planit të Zotit. Martesat homoseksuale nuk janë një ligj, por një makinacion gënjeshtrash, që synojnë të turbullojnë, zhgënjejnë dhe largojnë nga rruga e duhur fëmijët e Zotit”, ka thënë Ati i Shenjtë mbi martesat e komunitetit LBGT.

Ai gjithashtu shtoi se njohja e martesave homoseksuale do të ishte një formë diskriminimi ndaj fëmijëve dhe mbrojti këtë konstatim pavarësisht kritikave të ashpra politike, me Presidenten e Argjentinës, Cristina de Kirchner, që duke iu referuar përfaqësuesit më të lartë të Kishës Katolike në vendin e saj, atehere kardinalit Bergoglio, i cilësoi “këto tone të ngjashme me ato të kohërave mesjetare dhe inkuizicionit.

Papa Françesku, i pari me këtë emër, është gjithashtu një kundërshtar i ashpër i abortit dhe eutanazinë.

Në gjestin më të madh të përuljes dhe thjeshtësisë, Ati Françesku i Parë, në vitin 2001, vizitoi një qendër shëndetësore ku trajtoheshin të sëmurë me HIV-Aids, duke larë dhe puthur këmbët e 12 të sëmure.

Përsa i përket doktrinës politike dhe asaj sociale, Papa Françesku predikon më shumë përkushtim dhe lutje ndaj Zotit, Krishtit e Frymës së Shenjtë, duke besuar se diçka e tillë do të ngjallë automatikisht më shumë kujdes për klasat më të varfëra të shoqërisë. Megjithatë, idetë e tij shtrihen edhe në rafshin praktik, përtej atij shpirtëror, duke mbështetur programet sociale dhe sfiduar publikisht teoritë e tregut të lirë.

Zgjedhja e kardinalit 76-vjeçar si Papa Françesku i Parë, ishte deri një surprizë, pasi ndonëse i konsideruar si midis 10-15 kardinalëve me më shumë ndikim brenda Vatikanit dhe në botë, ai nuk ishte përfolur si një favorit i qarte për këtë përzgjedhje.

Kardinali milanez, Angelo Scola, 71-vjeç, arqipeshkvi i Sao Paulos, braziliani 63-vjeçar Odilo Scherer, kanadezi Marc Oueller dhe amerikani Timothy Dolan ishin ndërmjet më të përfolurve për të pasuar Benediktin XVI, ndërsa gjithashtu një mundësi e shumëlakuar ishte ajo e zgjedhjes së Papës së parë afrikan të historisë.

Zgjedhja e emrit Françesk, gjithashtu ishte një surprizë. Bergoglio është Papa i 266 në radhë, por i pari që preferoi këtë emër. Vatikani nuk ka një kriter të përcaktuar mbi emrin me të cilin “pagëzohet” një Papë dhe ai zgjidhet nga vetë kardinali, në momentin që votohet për të drejtuar Selinë e Shenjtë.

Megjithatë, në të shkuarën, zgjedhja e emrit ka qenë një kriter për të treguar mbi preferencat e Papës dhe linjës që ai ka dashur të ndjekë, duke iu referuar Papëve të mëparshëm mbajtës të këtij emri.

Me përzgjedhjen e emrit Françesk, kardinali argjentinas duket se tregon dëshirën e tij për të shkruar një kapitull të ri në historinë e Vatikanit. Pa dyshim, nëse Papa Françesku, i formuar brenda linjës jezuite të katolicizmit, do të jetë një reformator, një ndjekës i linjës konservatore apo asaj liberale këtë do ta tregojë koha.

Megjithatë, është e qartë, që Ati i ri i Shenjtë i Vatikanit do të përballet me nevojën për të ringritur reputacionin e dëmtuar të Vatikanit, mbi spekulimet e disa skandaleve pedofilie nga ana e priftërinjve të ndryshëm. Sipas ekspertëve të Selisë së Shenjtë, mbi Bergoglion do të peshojë nevoja e lehtësimit të burokracive në funksionimin e brendshëm, si dhe rikthimi i prestigjit, i transparencës e funksionalitetit të Bankës së Vatikanit.

Pavarësisht atyre që do të tregojë Vatikani në drejtimin e Françeskut të Parë, duket se konklava këtë herë bëri një zgjedhje të qartë, në favor të thjeshtësisë, konservatorizmit të argumentuar, teologjisë së gërshetuar me ndikim në doktrina politike dhe një Papë të veprimit, sepse duke gjykuar nga jeta e tij si misionar, nuk është e vështirë të parashikohet që Françesku, do të ndjekë hapat e Gjon Palit II dhe Benediktit XVI, në pasjen e një kalendari të ngjashur udhëtimesh për t’i qëndruar pranë katolikëve dhe jo vetëm në të gjithë botën.

Siç tha edhe Papa Françesku, nga nesër, do të jetë ai që do të lutet për të gjithë ne. Por, sot, “lutjuni Zotit për mua dhe qofshin lutjet tuaja udhërrëfyesi im”, tha ai nga ballkoni mbi Shën Pjetër, tashmë në piedestalin e katolicizmit në Tokë. top channel

6
Të vetëdijshëm se si ata mund të vënë në siklet fëmijën e tyre adoleshent, prindërit mund të mësojnë se çfarë nuk duhet të bëjnë.
Pyetja se: “Çfarë ndodh kur adoleshentët janë të zënë ngushtë nga prindërit e tyre?” është një çështje e gjerë, sepse përgjigja ndahet në shumë mënyra.
Për të filluar, sikleti për një adoleshent nuk është një emocion i parëndësishëm. Kjo është një moshë ku zhvillimi i përshtatshmërisë është aspekti që zhvillohet më shumë: pavarësia e përshtatshme, njohuritë, atraktiviteti fizik, shpejtësia verbale, guximi, popullariteti, përvoja e kësaj bote, kompetenca sociale, arritja atletike etj.
Ndrojtja (sikleti) është një reagim i pakëndshëm për disa ekspozime publike, që tregon një mangësi personale dhe kështu personi vendos të largohet nga turma. Vëmendja e padëshiruar sociale shkakton një shkallë të dhimbshme të ndrojtjes si shkak i gjykimit të pakëndshëm, të papërshtatshëm, ose ndryshe të ngathët e të paefektshëm. Për adoleshentin mund të ketë ndodhur të jetë izoluar në moment dhe nëse kjo zgjat, mund të sjellë shtrëngesën e poshtërimit, i cili është një hap i vogël drejt turpit – e më pas duke krijuar një ndjenjë të qëndrueshme të turpit: “Unë kurrë nuk do ta përjetoj këtë!”. Përveç kësaj, nga frika e sikletosjes mund të ketë një efekt frenues. “Më mirë mos të provoj më, se sa të rrezikoj të dukem qesharak”.
Veçanërisht gjatë viteve të shkollës së mesme, një objektiv ngacmimi në marrëdhënie shoqërore mund të jetë për të vënë në siklet dikë, qoftë një rival apo një viktimë fatkeqe sociale, në secilin rast duke fituar një masë të pushtetit social. Qëllimi i këtij ngacmimi është për të bërë qesharak përpara një publiku, se si dikush është apo se çfarë bëjnë ata: “Ju nuk e dini se…”, “Ju jeni aq memec sa…”, “Ju jeni aq i shëndoshë”, “Ju jeni një humbës”, “Ti vishesh në mënyrë demode”, “Ju jeni aq i çuditshëm”. “Ju jeni jashtë asaj që thuhet”. “Kjo është kur shikuesit qeshin me sikletosjen e personit, që në vetvete përmbledh fuqi poshtëruese.
Një moment vendimtar që shënon fundin e fëmijërisë dhe fillimin e adoleshencës është kur prindërit mund të bëhen një siklet social jashtë shtëpisë, si psh. duke treguar në shkollë. Kjo është diferenca midis faktit sa i lumtur është për vizitën e prindërve papritur në klasë një fëmijë i klasës së parë (“Hej, shikoni se kush është këtu!”) dhe si ndryshon për adoleshentin, i cili një ndërhyrje të tillë e sheh të padëshirueshme (“Mami, babi, çfarë jeni duke bërë këtu?”). Fëmija pëlqen të identifikohet me prindërit dhe ndjehet krenar për marrëdhënien midis tyre. Adoleshenti mendon se rritja e pavarësisë së tij zvogëlohet duke u parë në prezencë të prindërve.
Sigurisht, duke pohuar lirinë e pavarësinë është vetëm gjysma e adoleshencës, sepse krijimi i individualitetit të mjaftueshëm për një “identitet unik” është tjetër. Si një veçori që i dallon nga fëmijëria është dëshira për t’u ndarë nga prindërit, duke krahasuar veten me ta dhe tani më të ndjeshëm se kurrë për t’u zënë ngushtë nga mënyrat se si janë, por që prindërit nuk duan të jenë: - në interesat, vlerat, shijet, zakonet dhe tipare të tjera. Mësimi është: pranojini ato sapo udhëtimi për pavarësi fillon, miqësia prindërore në publik do të jetë më pak e rehatshme dhe tiparet prindërore do të jenë më pak të pranueshme se sa zakonisht. Të dyja si rezultat i sikletit potencial që përfshin këtë moshë. Kur prindërit janë agjentë të sikletit për shkak të asaj që ata me qëllim apo pa qëllim bëjnë, nuk e bëjnë, ose thonë, adoleshentët mund të ndjehen të tradhtuar dhe të zemëruar.
I bindur plotësisht, një prind i jep adoleshentit një detyrë përballë miqve të tij, duke krijuar disa vështirësi e situata që e vendosin atë në një pozitë të paqëndrueshme. “Ti nuk mund të shkosh askund me askënd deri sa t’i kërkosh falje për atë që i ke thënë vëllait tënd”. Akti i nënshtrimit apo përuljes, i kërkuar nga prindi në këtë formë e bën fëmijën që të humbasë “autoritetin” e të rriturit. Mesazhi për prindërit është: këto kërkesa ndaj fëmijëve duhet t’i thotë privatisht në komunikimin më të, jo në sy të miqve të tij.
Apo në mënyrë të paqëllimshme, një nënë e cila dëshiron të mirëpresë miq të rinj të vajzës së saj në fillim të shkollës së mesme, kur ata vijnë për herë të parë fillon t’u bëjë pyetje shumë specifike në lidhje me familjet e tyre, duke shprehur interes që t’i njohë sa më mirë. Por edhe pse ajo është duke vepruar miqësisht, shokët e klasës s’do ta marrin pozitivisht, kështu që vajza vendoset në siklet nga sjellja e nënës së saj. “Si mund të kërkosh aq shumë për njerëzit, të cilët nuk të njohin? Më ke bërë të ndihem si një budallaqe”. Dhe herën tjetër është mirë që nëna ta dëgjojë këshillën e vajzës së saj. Mësimi në këtë rast është: është e nevojshme që prindërit të deklarojnë dhe premtojnë se në qoftë se ata veprojnë ndonjëherë në mënyra që i vendosin në siklet fëmijët e tyre, ata do ta korrigjojnë atë sjellje dhe nuk do ta përsërisin më.
Ka edhe siklet të qëllimshëm prindëror: vënie e qëllimshme e adoleshentit në siklet, duke gjetur mënyra të ndryshme, të cilat shpesh janë në formën e ngacmimeve, nganjëherë janë të nxitura nga një dëshirë për ndikim, nganjëherë nga një armiqësi e pastër.
Pra, nëna ngacmon djalin e saj për periudhën e pubertetit menjëherë pas mbarimit të shkollës: “Të gjitha vajzat po presin tani për ty”. Ajo e vendos në siklet djalin, duke vlerësuar e rritur shumë lart paraqitjen e tij, por ai e merr atë si një shuplakë sarkastike mbi mungesën e përvojës seksuale, duke krijuar një ndjenjë pasigurie rreth vetes. “Kjo nuk është për të qeshur, mami!”. Mësimi është: nëse ngacmimi nuk është i këndshëm apo për të qeshur, atëherë duhet eliminuar, nuk duhet ta bëni më.
Ose për të ruajtur ndikimin e tij të vjetër mbi vajzën adoleshente, babai i saj thotë diçka të sikletshme në lidhje me atë që ai ka frikë se ajo do të bëjë, duke pasur si qëllim që ta mbajë vajzën sa më larg nga ajo gjë. “Shko në festë ku do të kërkosh drogë dhe do të marrësh atë që të duket se je e gatshme për ta marrë”. Në këtë rast, atë që ai e ka menduar si një paralajmërim e tha të gjithë si një sulm të turpshëm për mbrëmjen sfiduese që kishte përpara. Në mbrojtje të saj, ajo me zemërim do të përgjigjet: “Droga dhe seksi janë gjithçka që ti mendon se unë s’do t’i bëj kurrë”. Mësimi është: në qoftë se keni disa shqetësime të rëndësishme në lidhje me fëmijën tuaj, mos e përdorni sikletin si një formë për të marrë informacion.
Të gjitha këto situata e dëmtojnë adoleshentin, pasi vetë adoleshenca si periudhë është e mbushur me momente të sikletshme, ndjenja faji dhe turpi dhe s’është nevoja të shtyhen më tutje nga prindërit. Të gjitha këto ngarkesa do të kenë pasoja në të ardhmen, ndaj prindërit duhet të tregohen sa më shumë të kujdesshëm.

NGA: Sc. ERVISA LULA

7
Zbuloni disa sekrete të vogla që do ta bëjnë lidhjen tuaj të gjatë, por mbi të gjitha të lumtur e të mbushur me dashuri.

Merrni dhe jepni
Edhe juve edhe partnerit tuaj i nevojitet siguria. Që të dy dëshironi të ndiheni të sigurt dhe të kënaqur pranë njëri-tjetrit sepse lidhja e mirë bazohet në marrjen dhe dhënien e dyanshme.
Jini kursimtar
Lekët janë një nga fajtorët kryesorë për grindje, prandaj provoni ta rregulloni buxhetin shtëpiak me kujdes. Mos shpenzoni më shumë se sa keni. Shkaku i kësaj, gjysma tjetër mund të nervozohet dhe pason grindja.
Ndani detyrimet
Nëse punët e shtëpisë nuk janë ndarë në mënyrë të barabartë, do të ndodhin përplasjet. Cdo anëtar i familjes, përfshirë edhe partnerin, duhet të marrë dhe t'ë përfundojë detyrimet e veta. Kështu, kur t'i keni përfunduar detyrimet, do të keni më shumë kohë për njëri-tjetrin.
Mos u grindni para fëmijëve
Para fëmijëve duhet të jeni të bashkuar. Madje edhe nëse partneri juaj nuk ka qejf të merret me fëmijët, pa marrë parasysh moshën e tyre, inkurajojeni që të bëjë të kundërtën. Mos e kritikoni para fëmijëve.
Kontrollojeni mërzinë
Mbani mend se mërzia zakonisht është sinonim për zemërim. Nëse e ndjeni se po mërzitet, pyeteni pse po zemërohet. Nuk do të ishte keq edhe ta kontrolloni sjelljen tuaj, sepse me siguri as ju për të nuk mund të jeni gjithmonë argëtues.
Dëgjojeni kur ju flet
Duke e dëgjuar kur flet, ju i bëni me dije se sa shumë e çmoni. Mirëpo, duhet t'ia ktheni në të njëjtën masë dhe të tregoni interesim kur ju thotë diçka. Për fat të keq, shumica e meshkujve nuk janë të programuar për biseda femërore, sepse atyre më shumë u përshtatet heshtja.
Kontrollohuni
Mësoni ta kontrolloni veten tuaj. Kurrë mos thoni diçka që nuk keni dëshirë t'ju thuhet. Prandaj duhet të kontrolloni fjalët, sepse ato mund të jenë më shpuese se sa arma e ftohtë.
Mos bëni panik për gjithçka
Pranojini gjërat nëse nuk mund t'i ndryshoni. Mos bëni panik nëse diçka nuk shkon si duhet, sepse nervozizmin vetëm do ta shfaqni tek partneri juaj. Kursejeni energjinë për atë që ia vlen dhe që është e rëndësishme për juve, partnerin dhe familjen tuaj.
Falni
Mësoni të falni. Jini të drejtë ndaj vetes dhe pyetni veten tuaj se ku keni mundur të gaboni. Kujtoni sa herë partneri ju ka falur, pa marrë parasysh mëkatin që keni bërë. Nëse e dashuroni, provoni ta falni.
Përputhini dëshirat
Mos harroni se me kalimin e kohës të dy do të ndryshoni.
(m.a/tg/BalkanWeb)

8
Yjet e Kinemasë Botërore / Mel Gibson
« ne: 21-01-2013, 10:57:09 »
Mel Gibson është babai i fëmijëve të aktores Jodie Foster, Charles dhe Kit? Ky është thashethemi, që ditët e fundit po qarkullon në botën e Hollywood-it.

Lajmi është përhapur nga e përditshmja amerikane, New York Post.

Aktorja nuk ka treguar asnjëherë emrin e babait të fëmijëve të saj, djalit 14-vjeçar dhe vajzës, 12-vjeçare dhe i ka premtuar fëmijëve që do ia mbajë të fshehtë emrin deri sa ata të mbushin 21-vjeç.

Fëmijët e saj aktorja i ka lindur nga një farëzim artificial, me një spermë të dhuruar, që sipas thashetheme është e Mel Gibson. New York Post gjithashtu shkruan edhe për ngjashmërinë e madhe fizike midis fëmijë të Jodie Foster me Mel Gibson.

Jodie dhe Gibson u njohën gjatë xhirimeve të filmit “Maverick”, në vitin 1994 dhe që prej atëherë e konsiderojnë secilin si miq të ngushtë.

 (er.cu/BalkanWeb)

9
Teatri Kombëtar do të vërë në skenë, premierën e parë të sezonit artistik 2013, "Edipi mbret" nga Sofokliu, bashkëprodhim i Teatrit Kombëtar Tiranë dhe Teatrit Kombëtar Kosovë. Ai vjen me regjinë e Ilir Bokshit dhe me muzikë të kompozitorit Trimor Dhomi. Nesër do të prezantohet edhe kasta e aktorëve për rolet e tragjedisë.

Tragjedia, sa madhështore, aq edhe komplekse në shtjellimin e linjës së subjektit, është "Edipi mbret". Në këtë vepër poeti trajton problemin e fatit të paracaktuar dhe përpjekjet njerëzore për të mënjanuar atë. Pasojat e fatit të mbretit të Tebës, Llait, do të rëndojnë mbi fatin e djalit të tij, Edipit, dhe në atë të fëmijëve të tij. Kjo vazhdë fatkeqësish që bie mbi një familje të tërë, do të tregohet edhe në dy tragjeditë e tjera, te "Antigona" dhe "Epidi në Kolonë" të cilat krijojnë me tragjedinë e parë "Epidi mbret", një lidhje shumë të ngushtë. Sipas orakullit, interpretuesit në tokë të vullnetit të perëndive, Edipit, i ishte paracaktuar një fat i rëndë, të vriste të atin e të martohej me të ëmën, Jokastën.

Ky njeri kaq i mirë, i cili mishëron idealin e sundimtarit të drejtë e të urtë që i sjell kaq të mira atdheut të tij Tebës, kryen në mënyrë të pavetëdijshme krime të tmerrshme. Por Edipi nuk rri duarlidhur. Vepron për t'ia nënshtruar fatin vullnetit të tij. Kjo flet për optimizmin dhe besimin e heroit në forcat e veta, dhe kjo përbën shtratin e tragjedisë, e cila mbart një ide kaq përparimtare dhe të guximshme për atë kohë: luftën kundër fatit.
(e.m/GazetaShqiptare/BalkanWeb)


 

10
Filmi Argo është fituesi surprizë i Globit të Artë në Hollivud. Mbrëmë ai fitoi çmimin filmi më i mirë dramatik dhe Ben Aflek fitoi Globin e Artë si regjisori më i mirë.

Mendohej që këto çmime t'i fitonin ose filmi Lincoln ose Zero Dark Thirty.

Megjithatë, Daniel Dei Luis fitoi Globin e Artë si aktori më i mirë në rolin e tij në filmin Lincoln, ndërsa Xhesika Çastin fitoi trofenë si aktorja më e mirë për rolin e saj në filmin Zero Dark Thirty.

Les Miserables fitoi në kategorinë e komedisë ose muzikalit dhe aktori në rolin kryesor Hju Xhekman fitoi Globin e Artë si aktori më i mirë në këtë kategori.

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Bill Klinton bëri paraqitjen më të mirë të natës, siç u shprehën disa. Paraqitja e tij e papritur u prit me ovacione para edhe se ai të fliste. Zoti Klinton prezantoi fragmente nga filmi Lincoln me regjisor Stiven Spilberg, film që porteretizon presidentin Linkoln, i cili udhëhoqi Shtetet e Bashkuara gjatë Luftës Civile në shekullin e 19-të.

Globi i Artë jepet në bazë të votimeve të Shoqatës së Shtypit të Huaj të Hollivudit. Aktiviteti është konsideruar shpesh si paraprirës i çmimit Oskar, që jepet muajin e ardhshëm.

(d.b/VOA/BalkanWeb)

11
Kequshqyerja, rreth 19.3% e fëmijëve të shkurtër për moshën

Rreth 19.3 % e fëmijëve të moshës 6-59 muaj janë të shkurtër për moshën e tyre, i lidhur ky fenomen me kequshqyerjen. Sipas të dhënave të Studimit Demografik Shëndetësor, më shumë se 31 mijë nga 163 mijë fëmijë janë më të shkurtër sesa gjatësia normale për moshën që kanë.

Ndërkohë, studimet e ndryshme botërore tregojnë një lidhje midis shtatit të shkurtër për moshën me aftësinë njohëse të fëmijëve. Dëshmi të sjella në studime tregojnë se fëmijët e shkurtër për moshën nisin dhe shkollën më vonë, por kanë dhe ecuri më të ngadaltë gjatë shkollës dhe rezultate të përgjithshme më të ulëta.

Nga ana tjetër, një numër studimesh kanë dokumentuar një lidhje të drejtpërdrejtë midis të rriturve me gjatësi të vogël dhe të ardhurave të reduktuara në punën fizike.

Sa i takon gjendjes së ushqyerjes të fëmijëve, edhe pse është përmirësuar gjatë 5 viteve të fundit, afërsisht 19% e fëmijëve nën moshën 5 vjeç paraqesin prapambetje në rritje. Studimet e ndryshme tregojnë se prapambetja në rritje është më e shpeshtë në zonat malore (28%) dhe në fëmijët e familjeve të varfra (27%).

(er.nu/ata/BalkanWeb)

12
Botanike / Lulet...
« ne: 01-01-2013, 17:48:40 »
Lulja me e madhe e bote

Ne kopshtin botanik Inhotim (Brazil) ka lulezuar per 72 ore lulja me e madhe ne Bote, me nje lartesi 1. 67 m
Amorphophallus titanum eshte emri shkencor
Rritet kryesisht ne pyjet tropikale ne ishullin Sumatra. Lulja cel shume rralle dhe lulezon vetem 72  ore. Lartesia e lules mund te arrije deri ne 3 metra

13
Shkencat Politike / Kapitalizmi. Si e humbi e majta davanë?
« ne: 21-10-2012, 20:06:31 »
Viktima kryesore nuk është kapitalizmi, që duket se po merr forma edhe më depërtueshëm të dëmshme, por demokracia, pa përmendur të majtën, paaftësia e së cilës për të ofruar zgjidhje praktike globale ka dalë sërish sheshit
Dikush mund të mendojë që një krizë e sjellë nga kapitalizmi i çrregulluar dhe i babëzitur do ia ndërronte mendjet disa të tjerëve rreth  natyrës së themeleve të ekonomisë globale.

Por ky dikush do ishte i gabuar. Është e vërtetë, ndjenja antikapitaliste në botën e sotme ekziston pa barriera, sidomos kur ekonomia globale vazhdon të shkatërrohet dhunshëm nga kriza e sjellë  prej tejkalimeve më të rënda të sistemit. Më e pakta, ne po dëshmojmë një mbingarkesë kritikash ndaj tmerreve të kapitalizmit: Libra, gazeta investiguese dhe reportazhe televizive të cilat na paraqesin kompani që  pamëshirshëm ndyjnë ambientin, bankierë që vazhdojnë të marrin bonuse te majme ndërkohe që bankat e tyre shpëtohen nga paratë e taksapaguesve, si dhe  rrobaqepësi me kushte të këqija pune, ku fëmijët punojnë edhe jashtë orarit.

Ndërkohë, pavarësisht sa i rëndë  shpërdorimit ose pavarësisht dëftimit të një shkalle të gjerë të dështimeve të njëpasnjëshme, kritikat mbeten të kufizuara. Qëllimi vazhdon të jetë demokratizimi i kapitalizmit në emër të luftës ndaj tepricave si dhe përzgjatja e kontrollit demokratik të ekonomisë nëpërmjet presionit mbikëqyrës së mediave, ligjeve më të ashpra, hetimeve parlamentare dhe investigimeve policore të ndershme. Megjithatë, ajo çka nuk vihet ndonjëherë në diskutim është natyra borgjeze e ligjeve nga të cilat varet kapitalizmi. Kjo vazhdon të jetë  ‘lopa e shenjtë’ të cilën as kritikët me radikalë, si për shembull ata të lëvizjes ‘Occupy Wall Street’ si dhe ‘World Social Forum’, nuk guxojnë ta prekin.

Si rrjedhim, nuk është për tu çuditur që shpresat e optimistit të majtë se krizat e vazhdueshme do ishin një moment qartësie — zgjim nga një ëndërr — rezultuan rrezikshmërisht dritëshkurtra. Viti 2011 ishte me të vërtetë ai i ëndrrave të rrezikshme, i përtëritjes së politikave rrënjësisht emancipuese në të gjithë botën. Mirëpo një vit më vonë, çdo ditë sjell prova të reja se sa delikat dhe kontradiktor ishte në të vërtetë ky rizgjim. Entuziazmi i Pranverës Arabe është njollosur nga kompromiset dhe fundamentalizmat fetarë; Occupy po humbet vrullin, aq sa spastrimi i bërë nga policia në parkun Zukoti të Nju Jorkut i ngjau një bekimi të maskuar. E njëjta histori është edhe në vende të tjera të botës: Maoistët e Nepalit duken të dobët përpara  forcave reaksionare mbretërore. Eksperimenti “Bolivarian” i Venezuelës po prapësohet shumë e me shumë drejt populizmit militarist, ndërkohë që edhe lëvizja kundër shtrëngesave ekonomike në Greqi, e cila ishte edhe më shpresëdhënësja, ka humbur energjinë pas humbjes elektorale të partisë së majtë Syriza.

Tani duket se efekti politik parësor i krizës ekonomike nuk ishte lindja e të majtës radikale, por ajo e populizmit racist, më shumë luftëra, më shumë varfëri në vendet më të varfra të Botës së Tretë, si dhe zgjerimi i mëtejshëm i ndarjes midis të varfërve dhe të pasurve. Kur të gjitha këto kriza shkatërrojnë vetëkënaqësinë e njerëzve, reagimi i parë nuk është revolucioni, por paniku, i cili çon drejt rikthimit në zanfillë; streha dhe ushqimi. Premisat themeltare të ideologjisë sunduese nuk vihen në dyshim. Ato praktikohen ende më dhunshëm.

Mos vallë po shohim përshtatjen e kushteve për një radikalizim të mëtejshëm të kapitalizmit? Filozofi gjerman Peter Sloterdijk më pat thënë se në qoftë se dikujt që është gjallë sot do i ngrenë monument pas 100 vitesh, ai do jetë Lee Kuan Yen, udhëheqësi i Singaporit i cili ka bërë më shumë se kushdo tjetër për të nxitur dhe zbatuar martesën e kapitalizmit me autoritarizmin — një martesë të cilës ai ju referua me eufemizëm si “Vlerat Aziatike”. Virusi i këtij kapitalizmi autoritar po shpërndahet ngadalë, por pa u zmbrapsur në të gjithë botën, por më shumë se kudo në Kinë.

Të përballur me shpërthimin e tashëm të kapitalizmit në Kinë, analistët pyesin shpesh se kur do të vendoset demokracia politike si shoqëruesja e mirëfilltë e kapitalizmit. Po sikur demokratizimi i premtuar të mos vij kurrë?! Çfarë ndodh nëse kapitalizmi autaritar i Kinës nuk është vetëm një ndalesë në rrugën e demokratizimit të mëtejshëm, por stacioni i fundit drejt të cilit po shkon e gjithë bota?!

Leon Trotsky njëherë e përshkroi Rusinë cariste si ” ndërthurje e ligë midis kamxhikut aziatik dhe bursës evropiane”, përshkrim i cili i përshtatet edhe më mirë Kinës së sotme. Ky kombinim i përsëritur në Kinë mund të rezultojë më i qëndrueshëm se modeli kapitalist demokratik, të cilin e kemi parë si të natyrshëm.

Kështu që viktima kryesore nuk është kapitalizmi, që duket se po merr forma edhe më depërtueshëm të dëmshme, por demokracia, pa përmendur të majtën, paaftësia e së cilës për të ofruar zgjidhje praktike globale ka dalë sërish sheshit. Ishte e majta ajo që u kap e papërgatitur. A thua se kriza u shfaq që të tregojë se e vetmja zgjidhje për dështimin e kapitalizmit është më shumë kapitalizëm!

Autori:  Slavoj Žižek
Burimi:  Respublica

14
Psikologji & Sociologji / Si i zgjedhim miqtë?
« ne: 18-10-2012, 09:31:44 »
Sipas teorisë së ngjashmërisë gjenetike, ne kemi tendencë të lidhim shoqëri me ata që janë të gjenetikisht të ngjashëm me ne

Si i zgjedhim miqtë?

Të njëjtat shije muzikore, e njëjta dëshirë për të organizuar udhëtime në momentin e fundit dhe të njëjtat reagime në situata të caktuara. A jemi të sigurtë që janë interesat e përbashkëta ato që lidhin rrethin tonë shoqëror? Mos është më shumë se kaq? Sipas teorisë së ngjashmërisë gjenetike, në realitet, kemi tendencë të lidhim shoqëri me ata që janë gjenetikisht të ngjashëm me ne. Kjo do të thotë se ADN-ja jonë është ajo që na shtyn të shkojmë mirë me dikë dhe keq me dikë tjetër.
Por, një studim i publikuar në Proceedings of the National Academy of Science (Pnas) ngre pikëpyetje rreth kësaj hipoteze dhe rolit të gjenetikës në lidhjen e miqësive. Për këtë arsye, sipas studimit, zgjedhja e miqve edhe kur nuk kanë ngjashmëri gjenetike me ne, është rezultat i dinamikave sociale. Me fjalë të tjera, vetëm genet nuk mjaftojnë për të shpjeguar një proces vendimmarrjeje kaq kompleks si zgjedhja e personave me të cilët ndajmë eksperienca, emocione dhe mendime.

Miq dhe ADN

Jason Boardman, Benjamin Domingue dhe Jason Fletcher kanë analizuar lidhjen mes trashëgimisë gjenetike dhe raporteve të miqësisë mes studentëve të disa shkollave të larta amerikane për të kuptuar nëse lidhja shkaktohet nga faktorët gjenetikë apo nga ato socialë, ekonomikë dhe kulturorë. Në këtë mënyrë kanë konstatuar se miqësitë mes personave që kanë trashëgimi të ngjashme gjenetike janë më të shpeshta në shkollat me nivel të lartë pabarazie socio-ekonomike, aty ku mekanizmat socialë kushtëzojnë shumë edhe zgjedhjen e miqve potencialë. "Në shkollat ku pabarazia raciale dhe ekonomike është më e madhe, ngushtohet më shumë rrethi i miqve potencialë. Krijohet për shembull një ndarje mes studentëve me përkatësi të njëjtë etnike", shpjegon Boardman, profesor i Shkencave të Sjelljes në Universitetin e Kolorados. "Për këtë arsye nuk duhet nënvlerësuar rëndësia e kontekstit social në lidhjen e miqësive. Ambienti mund të çojë në ndryshimin e sjelljes njerëzore ndryshe nga ç'i dikton trashëgimia gjenetike.

Studimi

Shkencëtarët kanë arritur në këtë konkluzion pasi kanë analizuar, në bazë të të dhënave të mbledhura nga "Studimi i Shëndetit të Adoleshentëve", ngjashmëritë gjenetike të 1.503 çifte miqsh të formuara...

Përgatiti: KLARITA BAJRAKTARI

15
Lufta Kunder Terrorizmit / Intervistë me tre kamikazë
« ne: 18-10-2012, 09:31:03 »
Nuk janë aspak fetarë, nuk frymëzoheshin nga idetë islamike dhe nuk kishin ndonjë urrejtje për Shtetet e Bashkuara apo qeverinë pakistaneze. Si rekrutohen atëherë të rinjtë për t'u bërë kamikazë?

Intervistë me tre kamikazë

Gjatë intervistave të kryera me tre të rinj nga mosha 15 deri në 19-vjeçare, të cilët po përgatiteshin për t'u bërë kamikazë, por që ishin kapur nga forcat e sigurisë pakisteneze në vitin 2010, është treguar një histori shumë ndryshe nga ç'mund të mendohet për të rinjtë që hyjnë në shërbimin ushtarak. Këta të rinj nga Waziristani i Veriut nuk ishin aspak fetarë, nuk frymëzoheshin nga idetë islamike dhe nuk kishin ndonjë urrejtje për Shtetet e Bashkuara apo qeverinë pakistaneze. Në fakt, e njihnin shumë pak botën jashtë tribusë ku ishin lindur dhe jetonin. Por, si janë rekrutuar atëherë për të kryer diçka kaq të dhunshme dhe psikologjikisht traumatike si bombardimi vetëvrasës?
Tre djem, të cilët kishin qëndruar në qendrat trajnuese ekstremiste, ishin liruar, por qëndronin ende nën vëzhgimin e informatorëve të jashtëm të divizionit të inteligjencës së ushtrisë, ishin ata që morën pjesë në intervistë. Ata u pyetën individualisht dhe jo në prezencë të njëri-tjetrit më 23 korrik të këtij viti dhe më pas përsëri në shtator. Në intervistë nuk ishte prezent asnjë zyrtar i sigurisë dhe djemtë dukeshin të qetë për të folur lirisht.
Natyrisht të tre kërkuan të qëndronin anonim, për shkak se vinin nga një komunitet shumë i vogël dhe ishin rritur në fshatra si Machikhel dhe Dande Darpa Khel, të cilat shpeshherë vihen në shënjestrën e sulmeve nga Shtetet e Bashkuara.
Kërcënimi më i madh për jetën e këtyre tre të rinjve ishte izolimi i tyre i plotë nga pjesa tjetër e Pakistanit dhe botës. Nuk kishin akses ndaj televizionit apo internetit dhe për shkak të mungesës së plotë të edukimit, ata nuk ishin në dijeni të eventeve më të mëdha botërore si 11 shtatori, përveç faktit që nuk e dinin me saktësi se ku ndodheshin apo se çfarë ishin Shtetet e Bashkuara. Një nga djemtë tha se ndodhej vetëm një televizor në të gjithë lagjen e tyre, i cili nuk punonte në pjesën më të madhe të rasteve. I vetmi burim informacioni për ta ishte radioja, e cila prej vitesh dominohet nga xhihadistët, të cilët shfrytëzojnë emrin e islamit për të mobilizuar njerëzit. Të rinjtë gjithashtu influencoheshin nga fjalët e prindërve të tyre, të cilët ishin të shqetësuar për një luftë të mundshme në Pakistan, për shkak të prurjeve të shumta të militantëve nga Afganistani.
Mungesa e shkollave shtetërore në këto zona tribale i ka detyruar këta tre djem që të shkojnë në medresetë lokale në të njëjtën kohë kur Shtetet e Bashkuara ishin në fazat e para të luftës në Afganistan...

Përgatiti: KLARITA BAJRAKTARI

Faqe: [1] 2 3 4 5 6 ... 50