×

Show Posts

This section allows you to view all posts made by this member. Note that you can only see posts made in areas you currently have access to.


Topics - M A X

Faqe: [1] 2 3 4 5 6 ... 347
1
 

E ndërsa vit pas viti numri i bebeve që vijnë në jetë po bie me shpejtësi, në 2018-ën numri i aborteve (ndërprerje e shtatzënisë) ka shënuar rritje për herë të parë pas 4 vitesh. Është rritur numri i tyre nga gratë me arsim të lartë, të cilat përbënin një të katërtën e rasteve të ndërprerjeve së shtatzënisë…

Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT dhe që janë të mbledhura nga Instituti i Shëndetit Publik, numri i aborteve në 2018 ishte 5,532, nga 5,279 që kishte qenë një vit më parë.
Prej 2014-s (shiko tabelën më poshtë), ku numri i aborteve u regjistrua 5,892, numri i tyre ka qenë në rënie, deri në vitin që lamë pas.
Nëse do të shikojmë përqindjen e aborteve sipas nivelit arsimor të gruas që e ka kryer atë, do të vëmë re se çereku i tyre janë me arsim universitar. 2018 shënoi një rritje të numrit të grave me arsim të lartë që kryejnë abort. Rënia e numrit të lindjeve, që ka sjellë dhe një rënie të treguesit të fertilitetit, por edhe rritja e numrit të aborteve, veçanërisht edhe te gratë me arsim të lartë, ndër të tjera është një tregues që gratë po rendin pas karrierës. Në vitin 2014, vetëm 15% e aborteve kryheshin nga gratë që ishin me arsim të lartë, ndërsa gati gjysma e tyre ishte nga gratë që kishin pak klasë shkollë.

Pamundësia ekonomike është një tjetër faktor që ka nxitur rënien e numrit të lindjeve, por edhe një nga arsyet kryesore që një grua merr vendimin për të ndërprerë një shtatzëni. Rreth 39.2% e grave që kryeson ndërprerjen e shtatzënisë në vitin 2018, ishin me arsim fillor, dhe rreth 31% e tyre me arsim të mesëm.

Më pak bebe po vijnë në jetë, Shqipëria po plaket me shpejtësi.

Në krahasim me 2014-n, rreth 6800 bebe më pak kanë ardhur në jetë në vend në 2018-n. Popullsia e vendit po tkurret me një ritëm të shpejtë, ku gratë po zgjedhin të lindin më pak dhe familjet bërthamë po bëhen gjithnjë e më të vogla në numër. Numri i lindjeve në 2018-n sipas INSTAT ishte 28,934, nga 35,760 që ishte në 2014-n. /Monitor

2
Bota Sot / Pushteti i Erdogan-it drejte fundit
« ne: 24-06-2019, 08:01:25 »
Stambolli i jep goditjen e dytë dhe finale presidentit turk Recep Tayip Erdogan dhe partisë së tij AKP. Pavarësisht humbjes në raundin e parë, ku triumfoi kandidati i opozitës, Ekren Imamoglu i CHP, presidenti turk bëri gjithçka që zgjedhjet të përsëriteshin.

Në zgjedhjet e 31 marsit Imamoglu fitoi me një diferencë të ngushtë prej 0.2%, por Këshilli i Lartë Zgjedhor pranoi kërkesën e partisë së Erdoganit për ripërsëritje të zgjedhjeve, duke pretenduar se pati parregullsi.

Këtë diel në Stamboll u rivotua dhe kutitë e votimit u mbyllën rreth orës 17.00. Nga të dhënat paraprake kandidati i opozitës kryeson me 54.03% të votave përballë rivalit, ish-kryeministrit Binali Yildirim që ka siguruar vetëm 45.09% të votave.

Humbja e Stambollit do të ishte një goditje e rëndë për Erdoganin pasi ai konsiderohej si bastion i tij për gati 2 dekada. ©LAPSI.al

3
Trupi | Shendeti / Çaji Malit
« ne: 23-06-2019, 22:05:37 »
 

Çaji i malit, (Sideritis Gr: σιδηρίτις) është një barishte e mirënjohur për vetitë mjekësore, është një bimë që rritet kryesisht në lindje të Mesdheut, veçanërisht në Ballkan. Ndryshe ai njihet me emrin Sideritis është një bimë e egër, që është përshtatur për të mbijetuar me pak ujë dhe pak tokë.

Çaji i malit rritet në shpatet shkëmbore dhe kullotat në lartësinë mbi 1.000 metra. Në Shqipëri, Kosovë, Greqi, Bullgari dhe Republikën e Maqedonisë kjo bimë është përdorur si një barishte ose për përgatitjen e çajit ose për vetitë e saj aromatike në kuzhinat lokale.

Përgatitja e çajit bëhet në këtë mënyrë: Pasi pastrohet, hidhet në ujë të valuar. Mbulohet me kapak dhe si të marrë valë hiqet duke e lënë të mbuluar me kapak, që të mos i dalë aroma deri në momentin e servirjes.

Kur serviret mund t’i hidhet mjaltë dhe limon. Çaji i malit ndihmon tretjen, forcimin e sistemit imunitar dhe trajton të ftohtin e zakonshëm, gripin dhe viruset e tjera, alergjitë dhe astmën, kongjestionet e sinozitit, madje edhe dhimbjet dhe ankthet e lehta. Shoqërohet me biskota të llojeve të ndryshme, me kek, torta etj./tesheshi.com/

******

Provat moderne kanë treguar se çaji ndihmon në parandalimin e osteoporozës, ndërsa vetitë e tij anti-oxidante ndihmojnë në parandalimin e kancerit. Studimet tregojnë gjithashtu një efekt pozitiv në pothuajse çdo gjë që shkakton shqetësim në trup. Sideritis është i njohur shkencërisht të jetë anti-mikrobial, anti-inflamator, dhe anti-oxidant. Elementet aktive përfshijnë diterpenoidin, flavonoidin dhe vajrat esenciale të tij. Hulumtime të rëndësishme të bëra për sideritisin konfirmojnë përdorimin e tij popullor për të parandaluar ftohjet, gripi, dhe alergjitë. Shumica e këtyre hulumtimeve janë bërë në universitete në Holandë dhe në Shqipëri, Turqi, Maqedoni, Bullgari dhe Greqi, ku bima është autoktone. /Mjeksiaislame.com

4
Shqiptarët shpenzojnë më shumë për ushqime dhe arsim, europianët për banesë dhe argëtim. Shpenzimet për ushqime, arsim dhe komunikim u rëndojnë më shumë familjeve shqiptare në krahasim me një familje europiane…

Ushqimi është nevojë bazike e njeriut që të mbijetojë. Kur vjen puna te shpenzimet e familjeve shqiptare, ato për ushqime kanë peshën më të madhe në totalin e shpenzimeve dhe, pasi plotësojnë nevojën kryesore, me ato çka ju mbetet përmbushin nevojat e tjera. Pesha e shpenzimeve për ushqime e familjeve shqiptare është 44.1% e totalit të parave që ata kanë nw dispozicion për të shpenzuar, më e larta në Europë.

Ndryshe ndodh me shpenzimet e familjeve në vendet e Bashkimit Europian, ku shpenzimet për ushqime zënë vetëm 12.2% të totalit. Krahasuar me shpenzimet mesatare të një familje që jeton në Bashkimin Europian, në Shqipëri shpenzimet për ushqime peshojnë në totalin e shpenzimeve 3.6 herë më shumë.

Edhe arsimi u rëndon më shumë familjeve shqiptare në raport me një familje mesatare të BE-së. Sipas të dhënave të Eurostat, shpenzimet për arsim të një familje në BE janë sa 1.1% e totalit të shpenzimeve. Ndërsa një familje në Shqipëri, ato u peshojnë sa 3.9% e totalit, thuajse 2 pikë përqindje më shumë se familjet në BE. Edhe për komunikim, familjeve shqiptare iu rëndon më shumë se atyre europiane. Sipas INSTAT, pesha e shpenzimeve për komunikim ishte sa 3.4% e totalit, ndërsa në BE shpenzimet për komunikim zënë 2.5% të shpenzimeve totale të familjeve, mbështetur në të dhënat e Eurostat.

Ushqimet zënë peshën kryesore të shpenzimeve të familjeve në Ballkan, Shqipëria mban rekord
Në Ballkanin Perëndimor, pjesa më e madhe e shpenzimeve të familjeve shkojnë për të siguruar ushqimin. Megjithatë, duke bërë një krahasim midis tyre, shpenzimet për ushqime janë shumë më të larta në Shqipëri. Pas Shqipërisë, Maqedonia e Veriut është vendi ku shpenzimet për ushqime janë më të larta, me rreth 36.8% të totalit të shpenzimeve që ato kryejnë, ndjekur nga Kosova me 34.1%.

Ndërsa në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Malin e Zi, shpenzimet për ushqime zënë gati çerekun e totalit të shpenzimeve, me një peshë përkatësisht 24.5% dhe 24.3%. Ndër vendet e rajonit, Serbia ka peshën më të ulët për këtë grup, me rreth 17.3% të totalit. Në krahasim me vendet e rajonit, Shqipëria ka shpenzimet më të ulëta për sa i përket grupit të shpenzimeve për banesë, energji, ujë dhe qira. Ndërsa më të lartin e kanë Serbia dhe Kosova, me 14.5%.

Për restorantet dhe hotelet, kryeson Mali i Zi
Mali i Zi ishte një nga vendit që tërhoqi numrin më të madh të turistëve në rajon, e për rrjedhojë, çmimet e restoranteve dhe hoteleve janë më të larta se në vendet e tjera. Çmimet e larta janë reflektuar edhe në shpenzimet për këtë grup në vend, me një peshë sa 15.2% e rajonit. Pas Malit të Zi renditet Bosnjë dhe Hercegovina, ku në totalin e shpenzimeve ato për restorant dhe hotele zinin 6.2% (shiko tabelën). Shqipëria është e treta në rajon, ku rreth 5% e shpenzimeve familjare shkojnë për këtë kategori, duke u ndjekur nga Maqedonia me 3.7%, Kosova me 2.4% dhe Serbia me 2%

Shqipëria me shpenzimet më të larta për shëndetin në rajon
Për sa u përket shpenzimeve për shëndet, Shqipëria mban rekordin në rajon me 3.9% të totalit të shpenzimeve, thuajse sa mesatarja e BE-së prej 4%. Në rajon, shpenzimet për shëndetin variojnë nga 1.3% në Kosovë, në 3.1% në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Arsimi na kushton më shumë
Shumë vende të Bashkimit Europian po ndjekin politika lehtësuese për të mundësuar arsim cilësor për të gjitha shtresat. Shumë Universitete në BE nuk aplikojnë tarifa studimi për shtetasit e BE-së, ndërsa arsimi financohet kryesisht nga taksat dhe jo tarifat. Kjo është reflektuar edhe në peshën që zënë shpenzimet për arsim në totalin e shpenzimeve të familjeve europiane me 1.1% të totalit. Kurse në rajon, shpenzimet janë edhe më të ulëta nga 0.2% në Maqedoni, me 0.9% në Serbi dhe Kosovë dhe 1.1% në Malin e Zi dhe në Bosnjë-Hercegovinë.

Shqiptarët e Kosovës, më qejflinjtë e rajonit

Vendet e rajonit, krahasuar me Bashkimin Europian, kanë shpenzimet për argëtim thuajse dy herë më të ulëta. Në Bashkimin Europian, pesha e shpenzimeve për argëtim dhe kulturë ishte 8.5% e totalit. Ndërsa shqiptarët e Kosovës mund të cilësohen si më qejflinjtë e rajonit. Shpenzimet për argëtim dhe kulturë janë sa 4.1% të totalit, duke u ndjekur nga Bosnjë dhe Hercegovina me 3.9%, Serbia me 3.8%, Mali i Zi me 3.6%. Më të ulëtat janë regjistruar në Shqipëri, ku sipas të dhënave të INSTAT, ky grup zinte 3% të totalit, ndërsa në Maqedoni, rreth 1.9%.

Ballkanasit, “pijanecët” e Europës
Ballkani Perëndimor është i njohur edhe për dashurinë që ka për pijet alkoolike, me traditë në prodhimin artizanal. Dashuria e tyre për alkoolin shikohet edhe në peshën që zënë shpenzimet për pije alkoolike në totalin e shpenzimeve të familjeve të rajonit, ku përveçse në Shqipëri, në të gjitha vendet e tjera e tejkalon mesataren europiane. Sipas të dhënave të Eurostat, një familje në BE shpenzon mesatarisht 3.8% të totalit për pije alkoolike dhe duhan.

Një peshë dy herë më e ulët se sa në Bosnjë dhe Hercegovinë, vendi që thyen rekordin për sa u përket shpenzimeve për pije dhe duhan, me një peshë prej 7.6%. Pas Bosnjë dhe Hercegovinës, me shpenzime të larta renditen Serbia dhe Mali i Zi me përkatësisht 5.6% dhe 5.5%. Edhe në Kosovë, shpenzimet për pije dhe duhan përllogariten të jenë 5.2%, ndërsa në Maqedoni 4.1%. Shqipëria ka shpenzimet më të ulëta me 3.5%, me një peshë edhe më të vogël se mesatarja e Bashkimit Europian.

Pas modës shkojnë më tepër maqedonasit
Familjet maqedonase kanë shënuar shpenzimet më të larta për veshje dhe këpucë, ku pesha për këtë grup përllogaritet 5.3% e totalit të shpenzimeve, sipas Zyrës Shtetërore të Statistikave në Maqedoni. Shpenzimet për veshje dhe këpucë tejkalojnë edhe mesataren e vendeve të BE-së për këtë kategori. Sipas Eurostat, pesha që zinin veshjet dhe këpucët në vendet e BE-së ishte 4.9% e totalit. Më pas, në rajon për peshën më të lartë të kësaj kategorie renditet Mali i Zi me 4.7%, Shqipëria me 4.3%, Bosnjë dhe Hercegovina me 3.7%, Kosova me 3.2%. Familjet serbe kanë shënuar shpenzimet më të ulëta për veshje dhe këpucë, ku sipas Eurostat, ato përllogariten sa 2.8% e totalit të shpenzimeve.

Malazezët dhe shqiptarët e Kosovës, të fiksuar pas shtëpive
8.4% e totalit të shpenzimeve të familjeve malazeze dhe 7.9% e shpenzimeve të familjeve kosovare shkojnë për mobilimin, pajisjet shtëpiake dhe mirëmbajtje të ndryshme të banesave. Këto dy vende kanë shënuar rekord jo vetëm ndër vendet e Ballkanit Perëndimor, por edhe në BE, ku shpenzimet për këtë grup ishin sa 5.5% e totalit.

“Meraklinj” për shtëpinë janë edhe maqedonasit, ku sipas Zyrës Shtetërore të Statistikave, rreth 5.5% e shpenzimeve shkuan për mirëmbajtjen e shtëpisë. Ndjekur nga Shqipëria dhe Bosnjë – Hercegovina me 4.8%. Ndërsa në familjet serbe, shpenzimet për mobilim, pajisje elektroshtëpiake dhe mirëmbajtje të banesës zënë vetëm 2.7% të totalit.

Nga shpenzimet për banesë tek argëtimi, ku shpenzojnë më shumë europianët
Shpenzimet për grupin banesë, ujë, energji elektrike dhe qira, janë më të lartat në totalin e shpenzimeve që bën një familje mesatare në një nga vendet e Bashkimit Europian. Në total, shpenzimet për këtë grup zinin 24.2%, thuajse sa dyfishi i peshës që atyre iu duhet të paguajnë për ushqime.
Për familjet shqiptare, ky është grupi i dytë me peshën më të lartë, pas atij të ushqimeve dhe pijeve joalkoolike, me një peshë në totalin e shpenzimeve prej 10.9%, rreth 13.3 pikë për qind më pak.

Grupi i shpenzimeve për transport renditet i dyti për nga pesha në totalin e shpenzimeve që bëjnë familjet në BE, me 13% të totalit. Pesha e shpenzimeve për transport është gati dyfish më e lartë se e shpenzimeve për transport në Shqipëri. E ndërsa familjet në Shqipëri i kanë të përqendruara shpenzimet e tyre te gjërat bazike, familjet e Bashkimit Europian shpenzojnë më shumë për restorante dhe hotele apo për argëtim dhe kulturë. Shpenzimet për hotele dhe restorante ishin sa 8.8% e totalit të shpenzimeve, krahasuar me 5% në Shqipëri. Kurse pesha e shpenzimeve për argëtim dhe kulturë janë gati 3 herë më të lartë në BE në krahasim me Shqipërinë.

Eurostat shpjegon çfarë ndikon në shpenzimet e familjeve
Sipas analizës që ka bërë Eurostat, shpenzimet e familjeve varen shumë nga niveli i të ardhurave, zakonet apo vendndodhjet gjeografike. Pjesa më e madhe e shpenzimeve të familjeve në BE, thuajse një e katërta, shkuan si shpenzim për banesë, ujë, energji apo qira. Ndër vendet e Bashkimit Europian, pjesa më e madhe e shpenzimeve shkuan për këtë grup, përveçse në Estoni, Rumani dhe Lituani, ku shpenzimet për ushqim ishin “më të rëndësishme”. Në Qipro apo në Maltë, shpenzimet me peshë më të lartë ishin për grupin “restorante dhe hotele”.

Metodologjia e përdorur
Eurostat dhe INSTAT kanë ndarë grupet kryesore të konsumit në Klasifikimin e Konsumit Individual sipas Qëllimit (COICOP), 2012. Anketa e Buxhetit të Familjes 2017 u krye nga INSTAT gjatë gjithë vitit, me një kampion prej 9.312 NjEF. Në përfundim të vrojtimit u intervistuan rreth 7.519 NjEF të shpërndara në mënyrë uniforme, në të gjithë territorin e Shqipërisë. Shkalla e përgjigjes së NjEF, e llogaritur si raport i numrit të NjEF që kanë plotësuar anketën ndaj numrit të NjEF të zgjedhura, shprehur në përqindje rezultoi 80,7%.
Lapsi.al

5
♩Muzika / Hitet Shqip 2019
« ne: 23-06-2019, 09:06:54 »
Cilat kenge shqip sipas jush jane hite te ketij viti deri tani?

6
 

Oriola Marashi është padiskutim një nga bukuroshet më të njohura shqiptare, e cila së fundmi duket se ka kapur majat e modelingut, duke u bërë pjesë e modeleve të njërës prej brandeve më të famshme në botën e modës “Guess”.
Por sot ajo është shfaqur shumë seksi me bikini në disa fotografi nga sfilata e fundit. Është hera e parë që ajo sfilon në një pistë mode në bikine dhe të lë përshtypjen e një dive të vërtetë në skenë. Sfilata e Oriolës u prit shumë mirë nga të gjithë. /top channel
 

 

 

7
Në shkrepat e thatë që ngrihen përtej, ndodhej dikur, kalaja rezidence e Kastriotëve.
Siç mund të dallohet edhe sot, ajo kishte një pozicion dominues në gjithë luginën e Matit. Marin Barleti shkruan se kjo kala ishte e papushtueshme dhe mund të binte vetëm për shkak të urisë dhe asgjëje tjetër.

Rezidenca e Kastriotëve, apo siç njihet ndryshe kalaja e Gurit të Bardhë edhe pse është përmendur nga vetë Marin Barleti, pak njihet në syrin e gjerë të shikuesve, e kjo për shkak të vendit të izoluar e fort të rrezikshëm ku është ngritur.

Gjurmë shqiptare“ e gazetarit Marin Mema, sonte në 20:10 do të zbulojë këtë vend të rrallë e pak të njohur. Një udhëtim i vështirë drejt vendit ku Kastriotët ngritën një nga rezidencat e tyre.

Por pavarësisht vlerës së saj kjo zonë sot është në rrezik. Përse po protestojnë banorët e Gurit të Bardhë? Cilat janë vendimet që ata kundërshtojnë? Një dokumentar që nuk duhet humbur. Të vërteta, fakte, zbulime të jashtëzakonshme.

Top Channel


8
Art | Kulture / Cfare keshilloni per te pare ne Netflix
« ne: 22-06-2019, 16:56:46 »
Sugjerimet tuaja per te pare ne Netflix, apo TV, Amazon Prime, Sky, Hulu, HBO, etj ku mund te shihen filma, seri e show.
 

9
Teologjia / Prifti dhe Ateisti
« ne: 22-06-2019, 16:47:19 »

10
Blockchain & Kriptovalutat / Bitcoin Cash shpjeguar shqip
« ne: 22-06-2019, 00:50:56 »
 

Bitcoin Cash është një kriptocurrency e decentralizuar që nuk kërkon leje, palë të treta të besuara ose një bankë qendrore. Varësisht nga shërbimi i portofolit të përdorur, Bitcoin Cash ka disa stickera të ndryshme, përkatësisht BCH, XBC ose BCC, megjithatë BCH është afisheja më e zakonshme. Bitcoin Cash përdor rregullime të ndryshme të vështirësive, dhe nënshkrimet e transaksioneve në krahasim me Bitcoin dhe ka një përmasë më të madhe të bllokut në 8MB.

Ka një furnizim të ngjashëm të BCH si ka BTC, me maksimumin e vendosur në 21 milion njësi. Megjithatë, furnizimi qarkullues është pak më i lartë për shkak të rregullimeve të vështirësive të minierave dhe koha e bllokimit të vendosur është minuta 10.

Diferenca midis Bitcoin Cash dhe Bitcoin
Para përdorimit të 2017, përdoruesit e Bitcoin do të prisnin orë dhe ndonjëherë disa ditë para se transaksionet e tyre të verifikoheshin. Kjo ndodhi për shkak se rrjeti nuk ishte në gjendje të trajtojë vëllimin e transaksioneve, pasi që shumë njerëz kishin filluar të përdorin Bitcoin. Ka pasur mënyra të ndryshme se si të zgjidhen problemi dhe në fund, të dy grupet me mendime të kundërta shkuan rrugët e tyre të veçanta në gusht 1, 2017.

Një grup, kryesisht i përbërë nga minatorë, ishte i mendimit se është një nevojë për të rritur madhësinë e blloqeve, ndërsa tjetri donte metodën e ruajtjes së të dhënave në blloqet e ristrukturuara. Grupi i minatorëve nuk u sigurua nga komuniteti më i madh Bitcoin, gjë që rezultoi në një ndarje të njohur ndryshe si një pirun e vështirë dhe duke krijuar kështu kriptocurrency të re, Bitcoin Cash. Pas pirjes së fortë, monedhat Bitcoin Cash u dërguan në të gjithë mbajtësit e Bitcoin si bllok 478558 në një raport të 1: 1.

Vështirësia e Minierave
Bitcoin Cash përdor kodin origjinal Bitcoin deri në kohën e ndarjes pas së cilës transaksionet Bitcoin Cash kanë filluar të regjistrohen në një bllok të ri. Bitcoin Cash ndryshe nga Bitcoin përdoret vetëm për pagesat digjitale. Bitcoin Cash përdor blloqe 8MB që përpunojnë më shumë transaksione në më pak kohë dhe kosto.

Niveli i vështirësisë së minierave në Bitcoin Cash varet nga numri i minatorëve aktivë në rrjet. Kjo ka tërhequr shumë minatorë të Bitcoin që të kalojnë në Bitcoin Cash pasi ato mund të minojnë më shpejt dhe të gjenerojnë më shumë fitime sesa Bitcoin në miniera.

Ku të Merrni dhe Përdorni Bitcoin Cash
Bitcoin Cash është ende një cryptocurrency e re në treg, dhe ka pasur pjesën e saj të luhatjeve të çmimeve shumë të ngjashme me Bitcoin. Ka ende debate mbi vlerën e vërtetë të Bitcoin Cash, megjithëse është rritur si një nga kriptocuret më të vlefshme. Opinioni është i ndarë në të ardhmen e Bitcoin Cash, por ata që mbështesin pretendojnë se është një përmirësim mbi Bitcoin dhe do të fitojë vlerë dhe të kapë monedhën mëmë.

Ju mund të blini Bitcoin Cash në shkëmbime të ndryshme cryptocurrency, ose minave. Përveç kësaj, ju mund të shisni BCH për të holla në shkëmbime të shumta duke përfshirë Kraken, Bitfinex, Coinbase, dhe GDAX. Ka një numër në rritje të tregtarëve që pranojnë Bitcoin Cash në dyqanet e tyre dhe si përdorues, ju merrni të shijoni zbritje ekskluzive kur e përdorni për të bërë pagesa. Bitcoin Cash është menduar për të bërë pagesa, dhe eliminon tarifat e kartës së kreditit, si dhe ofrimin e tarifave të transaksionit të ulëta dhe kohës së shpejtë të verifikimit të transaksionit.

Së fundi, nëse jeni tregtar, mund të zgjidhni të filloni të pranoni pagesa në Bitcoin Cash dhe ju do të merrni falas grafika promovuese për të ndihmuar shfrytëzuesit Bitcoin Cash që të dinë se ku mund të shpenzojnë monedhat e tyre. Për më shumë informacion rreth BCH, shfletoni përmes tyre Faqja e internetit. https://besticoforyou.com/sq/bitcoin-cash-review-peer-to-peer-cash-elektronik/

11
 

Çmimi i kryqëzimit kryesorë, Bitcoin, u rrit më lart se $ 9,000, si dhe $ 9,300 kundrejt rivalit të saj të lartë, dollarit amerikan. Që tani, kriptoni ka fituar më shumë forcë dhe po bën kaq mirë në listat e tregut. Ka mundësi që monedha mund të rritet edhe më lart mbi çmimin e $ 9,500.

Analiza e Çmimit Bitcoin
Gjatë dy ditëve të fundit, çmimi i këtij kriptoti kryesor fitoi rritje të qëndrueshme mbi çmimin e lartë të $ 8,800 kundrejt USD. Çifti i Bitcoin dhe Dollar amerikan është ai që goditi objektivat më të suksesshëm. Disa nga objektivat përfshinin $ 9,000 si dhe $ 9,200.

Në fakt, çmimi ishte në gjendje të thyente nivelin e çmimit të $ 9,300 dhe arriti të vendoset drejt mbi SMA-në e orëve 100. Me valën e fundit bullish, çmimi është marrë afër nivelit $ 9,400. Përveç kësaj, një formë e lartë vjetore e madhe u formua me një çmim prej $ 9,392.

Një korrigjim i mprehtë i dobët dhe anulim pas kësaj
Çmimi Bitcoin përjetoi një korrigjim të papritur, pasi kishte tregtuar aq lart sa $ 9,392. Veprimi e bëri atë të arrijë pikërisht nën nivelin e çmimeve të $ 9,100 dhe $ 9,000 respektivisht. Megjithatë, kjo nuk zgjati shumë. Kishte një ndryshim shumë të shpejtë dhe çmimi ishte në gjendje të zgjidhej vetëm mbi $ 9,000.

Për më tepër, çmimi ishte në gjendje të rritet drejtë mbi çmimin $ 9,200 të lartë. Vetëm pak orë më parë, çmimi BTC formoi një ritëm me një çmim të lartë prej $ 9,255. Për momentin, çmimi po korrigjon pak më të ulët dhe ka testuar nivelin e $ 9,150.

Niveli i kthimit të Fib 23.6% të tubimit të fundit nga $ 8,830 në çmimin e lartë të $ 9,255 po lëviz gjithashtu drejt drejtimit të $ 9,155.

Shumë Mbështet
Ekzistojnë një numër mbështetësish pranë niveleve të çmimit të Bitcoin prej $ 9,100 dhe $ 9,050. Sidoqoftë, mbështetja kryesore tani është duke tregtuar diku në rajonin e $ 9,040.

Niveli i reduktimit të Fib-it të tubimit të fundit është regjistruar gjithashtu jo shumë larg çmimit të lartë të $ 9,155. Në çdo rast janë shënuar më shumë dobësi, ka mundësi që çmimi të jetë në gjendje të rishqyrtojë mbështetjen e $ 9,000.
Përveç kësaj, ekziston edhe një linjë shumë e rëndësishme e trendit bullish që ka filluar të formohet me shumicën e mbështetjes në rajonin e $ 8,780 në tabelën orë orë BTC / USD.

Një vështrim i mprehtë në tregjet e tregut
Listat e tregut tregojnë se çmimi i BTC ishte në gjendje të mbulojë të drejtën mbi çmimin e lartë të $ 9,100. Kjo erdhi menjëherë pas një korrigjimi shumë të mprehtë.

Për momentin, çmimi Bitcoin tani është duke tregtuar mirë me një çmim që është mbi $ 9,150. Ka mundësi që çmimi mund të rritet më tej mbi $ 9,300. Shanset janë të larta se çmimi mund të godiste edhe lartësinë e $ 9,500 në dy ditët e ardhshme.

Ndërsa fillon java, objektivi kryesor për këtë kriptë kryesor do të jetë goditja e nivelit të lartë të çmimeve prej $ 10,000. Indeksi Relative Forca për palë Bitcoin dhe Dollar amerikan është e drejtë mbi nivelet e 50. Niveli kryesor i mbështetjes që është regjistruar është në $ 9,040 dhe është ndjekur nga afër nga $ 9,000.

https://besticoforyou.com/sq/%C3%A7mimi-i-bitcoin-sfidon-ligjet-gravitetit/

12
Pasi të keni një çift të Bitcoins në portofolin tuaj, gjë tjetër që ka gjasa të jetë mendja juaj është tregtimi i monedhave për një fitim. Monitorimi i çmimit të Bitcoin do t'ju ndihmojë të përcaktoni kohën më të përshtatshme për të blerë, shitur ose mbajtur monedhat tuaja. kuptim Listat e çmimeve të Bitcoin do t'ju ndihmojë të bëni fitime të pastra nga tregtia me Bitcoin.

Leximi i këtyre tabelave mund të jetë i frikshëm, veçanërisht nëse je një tregtar i ri. Për t'i bërë gjërat më të lehtë për ju, ekspertët thonë se ju duhet së pari të mësoni se si të përcaktoni çmimin e Bitcoins. Në mënyrë të ngjashme, ju duhet të mësoni për llojet e tabelave të çmimeve që janë në dispozicion. Kjo do t'ju ndihmojë të dini se si të lexoni tabelat. Duke vepruar kështu, ju do të jeni në gjendje të parashikoni trendin e çmimeve të Bitcoin.

Llojet e tabelave
Ka lloje të skicave të çmimeve Bitcoin. Secila nga këto reflekton një nivel të ndryshëm të detajeve që përdoruesit dëshirojnë.
 

Listat e çmimeve Bitcoin Simple
Këto tabela shfaqin çmimin e Bitcoins në aksin Y dhe kohën në boshtin X. Çmimet mund të jenë në Dollar, Euro, apo ndonjë lloj tjetër denominimi. Nga ana tjetër, koha e shfaqur në aksin horizontal mund të jetë në ditë, javë, orë ose muaj, në varësi të grimcave që përdoruesit dëshirojnë të marrin.

Shpesh, tabelat e linjave të thjeshta janë të paracaktuara në peshore lineare, të cilat japin peshë të barabartë për të gjitha ndryshimet e çmimeve që ndodhin në të gjithë shkallën. Ky është një mënyrë e përshtatshme për të vlerësuar çmimet me guxim. CoinmarketCap është ndoshta furnizuesi më i popullarizuar i tabelave të çmimeve Bitcoin thjeshtë.

Listat e çmimeve të xhamit të Bitcoin
Listat e çmimeve të çmimit të shiritit Bitcoin nxjerrin emrin e tyre nga fakti që ndryshe nga tabelat e thjeshta, pikat e pikave të të dhënave individuale zëvendësohen me drejtkëndëshe vertikale në formë shandanash. Këto drejtkëndëshe kanë një fitil në pjesën e poshtme dhe të sipërme.

Tradingview është ofruesi më popullor i Listave të xhamit të shandanit. Ju gjithashtu mund të merrni tabelat nga shkëmbimet kryesore të kriptocurrency si Bitstamp dhe Bitfinet. Listat e çmimeve nga këto platforma vijnë me një nivel të lartë personalizimi dhe detaje. Për shembull, përdoruesit mund të gjejnë lëvizjen historike të çmimeve të Bitcoins në këto shkëmbime.

Si të Parashikoni Trendet e Çmimeve
Ju mund të bëni fitime të shëndetshme nga tregtimi nëse mund të parashikoni lëvizjet e çmimeve Bitcoin. Për të ndërmarrë parashikimin e çmimeve, ju mund të bëni analiza teknike ose analiza themelore. Kjo e fundit përfshin analizimin e forcave themelore të një kompanie apo të një ekonomie.

Analiza teknike nënkupton përpjekjen për të parashikuar drejtimin që çmimet Bitcoin do të marrin. Ky parashikim bazohet në të dhënat e mëparshme të tregut, vëllimet e gjetura në skemat e çmimeve të së kaluarës dhe normat historike.
 

Për të ndërmarrë analiza teknike të çmimeve Bitcoin ose historisë së volumit, ju patjetër do të keni nevojë për skema që tregojnë çmimet në mënyrë të lexueshme sesa tabelat e numrave të thjeshtë. Indeksi i çmimeve të Coindesk është vendi më i mirë për të gjetur listat e çmimeve të Bitcoin.

përfundim
Mijëra entuziastë të Bitcoin po korrin miliona dollarë nga tregtimi i monedhave të tyre. Nëse keni Bitcoins në portofolin tuaj, ju nuk duhet të hezitoni të bashkoheni me bandwagon. Megjithatë, sipërmarrja juaj ka gjasa të dështojë nëse nuk e kuptoni skemat e çmimeve të Bitcoin si dhe strategjitë tregtare.

https://besticoforyou.com/sq/t%C3%AB-kuptuarit-e-tabelave-t%C3%AB-%C3%A7mimeve-t%C3%AB-bitcoin/

13
Blockchain & Kriptovalutat / Ripple/XRP shpjeguar shqip
« ne: 22-06-2019, 00:41:27 »
 

Është ende një çudi se si transferimet e parave të ngadalta janë në një botë ku mbi 3 miliard njerëz mund të ndajnë informacionin me rubinetën e një ekrani dhe udhëtimin në makinat pa shofer. Problemi kryesor është se infrastruktura aktuale e pagesave dhe transferimit të parave është ndërtuar para ardhjes së internetit dhe deri më sot ka pasur një progres shumë të ngadalshëm. Kjo ka bërë që transferimi i parave të jetë i pasigurt, i shtrenjtë, i ngadalshëm dhe i papranueshëm.

Gurgullimë është kompania që kërkon të lehtësojë kohën që duhet për të transferuar para dhe për të bërë pagesa. Ata gjithashtu kanë një cryptocurrency, XRP, dhe vepron në një platformë të hapur të hapur P2P të decentralizuar. Zgjidhja Ripple lejon transfertat e parave më të shpejtë dhe pa seamless pavarësisht formës së monedhës nëse fiat (USD, EUR, Yen, Juan) ose crypto (Bitcoin, Litecoin, Dash).

Një Rrjet Global Pagesash
Për të zgjidhur problemet që lidhen me transferimin e parave globale, Ripple Lab RippleNet e bën të lehtë lidhjen dhe tregtimin e një rrjeti të fuqishëm prej më shumë se ofruesve të pagesave 100 dhe bankave anembanë botës. Përdoruesit e RippleNet mund të përdorin lehtësisht teknologjinë më të përparuar të bllokimit të parë ndonjëherë në një platformë globale të pagesave.

Konsumatorët gjithashtu gëzojnë likuiditet në kërkesë në transaksionet ndërkufitare, si dhe konsistencën operacionale nëpërmjet një kuadri të përbashkët. Përveç kësaj, përdoruesit marrin qasje në një rrjet të standardizuar të institucioneve anembanë botës, me shikueshmëri të plotë në statusin e pagesave, tarifat, si dhe informacionin e klientëve në transaksione më të lira dhe më të shpejta.

Bankat dhe Ofruesit e Pagesave
Statistikat e transferimit të parave globale tregojnë se në transaksionet ndërkombëtare ka mbi $ 155 trilion, por infrastruktura aktuale e ka bërë procesin shumë të ngadaltë. Me Ripple lidh bankat, shkëmbimet cryptocurrency, dhe ofruesit e pagesave, nëpërmjet RippleNet, përdoruesit mund të gëzojnë transfertat e parave globale pa seamless.

Duke rritur fuqinë e teknologjisë blockchain, institucionet financiare munden në çast të përpunojnë pagesat e klientëve nga kudo në botë, me një kosto efektive dhe të besueshme. RippleNet tashmë është duke u përdorur nga disa prej bankave më të mira në botë duke përfshirë Standard Chartered, Westpac, Bankën e Tokios Mitsubishi, Axis Bank dhe më shumë.

Ripple gjithashtu ka një altcoin edhe pse nuk është aq i famshëm sa sistemet globale të pagesave. Ripple Labs lëshoi ​​XRP, ndryshe nga Ethereum dhe Bitcoin, është i lehtë dhe shpejt i transferueshëm. Kriptopalenca është e pavarur nga RippleNet dhe nuk ka nevojë që rrjeti të funksionojë. Megjithatë, lajmet në lidhje me RippleNet me siguri do të ndikojnë në çmimin XRP.

Shenjat e XRP janë para-minuar ndryshe nga shumica e kripto-monedhave dhe ekziston një furnizim i plotë i argumenteve 100 miliardë. 40% e argumenteve janë në qarkullim ndërsa Ripple Lab zotëron 60% të tjerë. Protokolli Ripple nuk përdor një provë të fenomenit të punës, por punon përmes një rrjeti konsensusi të njohur si efekti i valëzimit.

Monedha ishte praktikisht e pavlerë deri në Mars 2017 kur filloi të tregonte disa fitime. Dy muaj më vonë, ai goditi $ 0.41, por pastaj derdhi 50% deri në maj 2017. Në janar 4, 2018, XRP arriti një rekord të lartë prej $ 3.84, dhe çmimi ka korrigjuar veten si rreze të mbajnë arin në në 2108, dhe analistët cryptocurrency projekt atë për të arritur 0.75 në dollarit.

Së fundi, Ripple ka zyra në Nju Jork, San Francisko, Sydney, Luksemburg, Singapor dhe Indi. Kompania drejtohet nga individë kompetentë me përvojë në sektorin financiar, pajtueshmërinë dhe shërbimet e teknologjisë. Rrjeti global i pagesave është revolucionar dhe rritja e përdorimit mund të shihte çmimin e XRP-së ​​të rritet pasi investitorët bëhen të sigurt në aftësinë e Ripple.

14
 

Në prill të vitit 2010 çmimi i një Bitcoin ishte 0,003 dollarë amerikanë, ndërsa sot çmimi i një Bitcoin 2200 dollarë. Nëse 7 vite më parë të kishit investuar 100$ në Bitcoin, sot do kishit pasur 83 milion.

Ashtu sic edhe vetë Wall Street filluar të paguajnë më shumë vëmendje për Bitcoin, ka pasur rivalë të ri në botën e monedhës crypto që kërcënojnë për të shkelur ish-udhëheqësin.Një prej tyre është Ethereum që sot mbulon 32% të vlerës totale të të gjithë monedhës crypto (Bitcoin përfshin 38%) dhe Litecoin vlera e përgjithshme e të cilit për herë të parë kaloi në një moment historik prej 1 miliard $.

FXLider, për të gjithë ata që janë të interesuar për të mësuar se si të tregtojnë me Bitcoin ose ata që investojnë në veten e tyre dhe thjesht duan të zgjerojnë njohuritë e tyre, librin pa pagesë “Se si të tregtoni me çmimin e Bitcoin” (ashtu-quajtur kontrata CFDs). Libri është përshtatur për të gjitha nivelet dhe ju mund ta shkarkoni atë nëpërmjet linkut të mëposhtëm.

Ndërkohë, shumë shtete kanë deklaruar Bitcoin legjitim, që si masë të madhe ka pasur një ndikim pozitiv në çmimin e saj. Në Japoni kohët e fundit, shumë shitës ju mundësojin të blejnë Bitcoin që çoi në çmimin këtë crypto monedhë gjatë muajit të kaluar të ketë një rritje prej gati 80%, dhe Japonia të bëhet tregu më i madh për Bitcoin në botë. Investitorët presin që së shpejti shumë shtete të tjera të legalizojnë këtë lloj tregtimi.Midis tyre është Australia, e cila nga korriku i këtij viti ka deklaruar Bitcoin tender ligjor, si dhe një vendim i tillë shumë shprejt pritet edhe nga Rusia.

Një nga arsyet pse çmimi i Bitcoin ishte lartë deri këtë vit, është se ajo nuk është e ndikuar nga qeveritë shtetërore. Bitcoin monitorohet me anë të të dhënave publike në internet të njohura si “zinxhir bllok”. Numri i bitocoin përfundimtar mund të prodhohet nëpërmjet një procesi të quajtur “minierave”, dhe në fakt paraqet zgjidhjen e problemeve komplekse matematikore. Një nga tërheqjet më të madhe të kësaj mënyrë të tregtisë është se edhe pse transaksioni regjistron përdoruesit publik kryerja e transaksioneve mbetet anonim.

FXLider ka një marrëveshje bashkëpunimi me FORTRADE Ltd për promovimin e shërbimeve tregtare , e është i autorizuar dhe rregulluar në Mbretërinë e Bashkuar nga FCA (Autoriteti i Sjelljes Financiar) me numër regjistrimi, 609970.

Kontratat për dallim në çmim (CFD) janë produkte që mbështeten në leverexhet financiare dhe e mbajnë një nivel të lartë të rrezikut e kapitalit tuaj sepse çmimet së shpejti mund të bëhen pafavorshme për ju. Humbjet mund të kalojnë depozitat tuaj dhe nga ju mund të kërkohet për të bërë pagesa shtesë. Këto produkte mund të mos jenë të përshtatshme për të gjithë konsumatorët dhe për këtë arsye ju duhet të jeni i sigurt se e keni kuptuar rreziqet, por referoheni dhe klshilli të pavarur. Ky material nuk përbën ofertë, kërkim ose transaksion në lidhje me ndonjë instrument financiar. FXLideri nuk pranon asnjë përgjegjësi për çdo përdorimi i këtyre komenteve, as për pasojat që mund të lindin. Nuk jepet asnjë siguri ose garanci për për saktësi ose plotësinë e këtyre të dhënave. Rrjedhimisht, çdo person që vepron sipas tyre, vepron tërësisht në rrezik të tyre. /shqip-media.com

15
.Tech / Teknologjia 5G - Interneti Mega i Shpejte
« ne: 22-06-2019, 00:25:55 »
 

Keni dëgjuar për smartfonët me 5G? Do të dalin në treg jo shumë larg, por në vitin 2019. Risia më e re teknologjike do na lejojë të shkarkojnë një film të tërë në telefon për vetëm pak sekonda, pasi shpejtësia e navigimit dhe shkarkimeve të materialeve janë sfidat më të mëdha të teknologjisë së momentit. Super Fast 5G do jetë 10 deri në 100 herë më i shpejtë se 4G. Kjo gjë sigurisht që do ndikojë në mënyrën se si jetojmë, punojmë etj. Virtualisht çdo industri do ndikohet. Çdo gjë do jetë e lidhur në Real-time, kohë reale. Nuk mbaron me kaq, në vitin 2020, nuk do kemi nevojë të shtypim butona por të navigojmë duke i bërë kërkesat me zë. Në vitin 2023 mendohet të ketë 1 miliard përdorues të 5G./ Shihni videon http://fortune.com/2018/04/12/5g-technology-explained/ Tiranapost.al E.B

16
Ata qe jane te interesuar per cryptocurrency e duan te chatojne me te ngjashem mund ta bejne kete te nje grup vetem me shqiptare ne app-in Telegram.
Citoje
https://t.me/AlbCTG
Albanian Crypto Trading Group - Ky grup sherben per diskutime, shpjegime, edukim dhe analiza ne grafike rreth Trading, dhe ne pergjithesi rreth levizjeve te BTC'se dhe kriptomonedhave tjera.

17
Parashikimi i bërë për çmimin e Bitcoin-it në raporton e Saxo Bank me titullin “Parashikimet befasuese për 2017” ka dalë i saktë.
Tani, Kay Van-Peterse, strateg Makro Global i Saxo Bankës i cili ka bërë këtë parashikim, ka bërë një parashikim më të largët për çmimin e Bitcoin-it, kjo për dhjetë vite më vonë.
Ai ka thënë për CNBC se çmimi i Bitcoinit ka potencial të kalojë vlerën prej 100 mijë dollarëve në 10 vite. Kjo përkthehet në një rritje për më shumë se 3000 për qind nga rekordi i tij më i lartë.
Bitcoin-ët vijnë në qarkullim përmes një procesi të quajtur minim i Bitcoin-it. Pasi të arrihet një numër minimi prej 21 milionëve, sipas protokollit të Bitcoin, nuk do të minohet më. Ky numër do të arrihet në vitin 2140.
Ndërsa 10 vite nga tani, qarkullimi i Bitcoin-it do të jetë rreth 17 milionë, prandaj edhe Van-Petersen ka dhënë parashikimin e tij se çmimi i një Bitcoin-i do të jetë 100 mijë dollarë. /Insajderi.com

18
Blockchain & Kriptovalutat / Si funksionon Bitcoin
« ne: 22-06-2019, 00:01:44 »
 

Kohëve të fundit, monedha virtuale ‘Bitcoin’ ka shtruar skenën për një gjeneratë të re të decentralizuar, peer-to-peer të monedhave virtual – shpesh të referuara si kripto-monedha (crypto currencies).
Pas rritjes së fundit të kësaj monedhe, janë paraqitur një dyzinë monedhash virtuale që kanë ndjekur rrugën e Bitcoin.

Si funksionojnë?
Shembull i përdorimit të Bitcoin, monedhat virtuale mund të blihen në një platformë shkëmbimi duke përdorur monedha konvencionale.
Duke u përdorur këtë portofol, konsumatorët mund të dërgojnë Bitcoins online për këdo që dëshiron t’i pranojë ato, ose t’i kthejë ato në monedha konvencionale të dekretuara (si Euro, Funta ose Dollari) Janë krijuar Bitcoins të ri në internet duke përdorur softuer kompjuterik-intenziv të njohur si ‘Bitcoin miners’.
Ky program i lejon konsumatorët të “mine” (nxjerrin) sasi të vogla të monedhës përmes zgjidhjes së algoritmeve të ndërlikuara qëllimisht. Megjithatë, rritja e ofertës së parasë është e fiksuar kështu që lëshohen vetëm shuma të vogla përgjatë një periudhe të caktuar kohore. /Insajderi.com

19
Blockchain & Kriptovalutat / Cfarë është Ethereum?
« ne: 21-06-2019, 23:56:39 »
 
https://insajderi.com/cka-eshte-valuta-e-re-digjitale-ethereum-qe-po-e-mund-bitcoin/
Ethereum është një aplikacion i decentralizuar që mbështetë valutën digjitale, ashtu si Bitcoin. Ju mund të paguani për gjërat online dhe çfarëdo të paguani me të çfarëdo aparati që e lexon atë.
Por ka më shumë për Ethereum se sa për Bitcoin. Kriptokalenca, e quajtur eter, vepron përmes një “kontratë të zgjuar”. Kontrata zgjuar është një teknologji e cila bën “blockchain” apo regjistron çdo të dhënë publikisht dhe në mënyrë kronologjike, dhe funksioni “if: then” sistem që lejon Ethereum të tregtohet nëse një kusht i caktuar është plotësuar. Zhvilluesit mund të përdorin Ethereum për të ndërtuar aplikacione që përfitojnë nga teknologjia e kontratave të zgjuara që ajo përdor. Disa mbështesin mikrofinancën, ndërtojnë botën virtuale dhe parandalojnë vjedhjet e identitetit. https://insajderi.com/cka-eshte-valuta-e-re-digjitale-ethereum-qe-po-e-mund-bitcoin/

20
Blockchain & Kriptovalutat / Si Bitcoin me ndryshoi jeten
« ne: 21-06-2019, 23:50:48 »
Postim i vitit 2017
Viti 2017 ka qene viti me i suksesshem per Bitcoinin deri tani, muajt e pare kane shenuar rritje te medha. Cmimi ka shkuar nga 1000$ ne 1220$ per momentin dhe ata qe kane investuar i kane shumfishuar shifrat e tyre. Sic kam permendur dhe me pare ky do jete viti me i rendesishem per Bitcoin, pasi ne muajt ne vazhdim ose do te kete ulje ose shifrat do te vazhdojne drejt nje rritje e Bitcoin do te behet monedhe virtuale aq e rendesishme saqe mund te zevendesoje dhe parane..Per ata qe mendojne se Bitcoin s'eshte i sigurt ose perdoret per gjera ilegale ju ftoj te lexoni disa nga lajmet e reja dhe do te shihni se ka ndryshime dhe per keto. Personalisht, ne menyrat qe kam postuar ne kete forum Bitcoini me ka ndryshuar jeten me plot kuptimin e fjales. Kisha 1 vit qe merresha me programim dhe pervec faktit qe isha i mire ne Informatike nuk dija ti shfrytezoja njohurite e mia. E vetmja gje qe me shtynte perpara ishte pasioni dhe vendosmeria, as prinderit nuk me inkurajonin. Thonin se po humbja kohe ne Laptop dhe se nuk do te me sillte asgje, ndoshta mundohesha ti beja te gjitha dhe kjo beri te bija edhe nga mesimet, por kurre nuk u dorezova. Kam provuar me mijra menyra sesi pasioni im mund te me sillte perfitime dhe sesi mund te ndihmoja familjen financiarisht, por gjate nje periudhe kohe te lodhshme nga te gjitha aspektet nuk ja dola. Vendosa ta lija laptopin menjane, dhe bera nje pushim 6 mujor. Ne cdo moment kodet, shifrat me kalonin ne mendje, e di qe disa veta e bejne kete pune per para, por celesi i suksesit eshte deshira. Nese ben ate qe do, nese e deshiron me te vertete, nje dite do te te kthehet gjithcka mrapsht, do shperblehesh per cdo sekonde te vetme te lodhjes tende, e vetmja gje qe te ndan nga suksesi eshte durimi, vullneti dhe dija. Mbaj mend qe para 6 muajsh bleva nje Laptop te ri qe kushtonte 300 mij leke te vjetra, pasi i vjetri me ishte prishur me kalimin e kohes. Ishte momenti qe duke shfletuar neper Forume, duke kerkuar i etur per dije dhe sukses njoha me mire se cfare ishte Bitcoin, me terhoqi jashtezakonisht shume, kur pashe rritjen e madhe po mendoja nese do ta merrja vesh pak vite me pare por isha akoma ne kohe, lexova shume menyra sesi mund te fitoje me Bitcoin, shpenzova 3 muaj duke hartuar nje plan per te fituar para, cdo sekond shifra me kalonin para syve, ndonjeher mendoja te hiqja dore, por ishte pasioni ai qe me mbajti ne kete loj. Pasi u morra 3 muaj me planet e mia, diten e pare arrita te beja 3$ dhe isha njeriu me i lumtur ne bote. Me pas bleva nga Paxfuli Amazon Gift Card duke i shitur ato per me shume deri sa arrita nje shume simbolike qe e kisha enderruar gjithmone ta beja vete : 100$, vazhdova duke perdorur shume menyra deri sa muajin e pare arrita rreth 333$ Bitcoin. Keto i perdora per te blere Amazon Gift Card Ecodes dhe kur arrita shifren 1000$ porosita 2 telefona qe i nevojiteshin personave te afert dhe i morra leket cash, nuk do ta harroj kurre diten qe morra leket, nuk behej fjale per leket, sic eshte ajo shprehja: "Fuck the money, this is what I have ever wanted!". Ndiehesha i suksesshem , jam vetem 17 vjec dhe prej 3-4 muajsh arrij te nxjerr 600$ cdo muaj, rroge me te larte sesa shteti ku jetojme qe s'ben asgje per ne i jep arsimtareve. E ne fund ajo cka ka rendsi ishte vetem buzqeshja ne syte e te afermeve te mi, ajo vlen me shume se cdo gje ne bote. Keshillat jane te ndryshme, por une do ju jap vetem nje: "Kaloni cdo sekonde te jetes tuaj duke kerkuar endrren me te madhe, synoni gjithmone per me lart, edhe nese nuk do deshtoni, te pakten te shihni nga qielli e te thoni, dhashe maksimumin, ja dola!
https://forum.itshqip.com/threads/gjithcka-rreth-bitcoin.51282/

21
Blockchain & Kriptovalutat / Cfare eshte Bitcoin?
« ne: 21-06-2019, 23:48:29 »
 

Bitcoin eshte nje forme e re paraje, eshte nje monedhe dixhitale e decentralizuar. Kjo do te thote se nuk kontrollohet nga askush dhe mund te perdoret nga te gjithe. Bitcoin prodhohen gjate nje procesi qe quhet "Bitcoin Mining" duke perdorur nje program kompjuteri. Ky program eshte falas dhe mund ta shkarkoj kushdo. Programi u krijua ne vitin 2009 nga nje person me pseudonimin "Satoshi Nakamota" identiteti I te cilit nuk dihet akoma. Por kjo nuk ka rendesi pasi programi eshte "open source" dhe mund te shikohet nga cdo njeri. Per momentin egzistojn rreth 11 milion Bitcoin, por numri I tyre eshte I limituar. Numri maksimal I tyre eshte 21 milion dhe ky numer do te arrihet ne vitin 2140.

-Per cfare mund te perdoret Bitcoin?

1. Per te transferuar leke ne cdo vend te botes. Transfertat e lekeve me moneygram ose me ane te bankes kan tarif shtese deri ne 10%. Ndersa transfertat e Bitcoin jan falas, dhe mund te transferosh sa te duash dhe ku te duash.

2. Nese zoteron bitcoin mund te blesh produkte online me bitcoin me cmim shume here me te ulet se cmimi ne euro apo dollar.

3. Si investim. Mund te blesh disa bitcoin, dhe ti shesesh pas disa muajsh me cmim me te larte. Psh ne janar te ketij viti mund te blije 10 Bitcoin me 100 euro. Tani 10 Bitcoin kushtojne rreth 1500 euro. (Ne janar 2012 mund te blije 200 Bitcoin me 100 euro dhe tani do te kushtonin rreth 30 000 euro)

Si mund te zoterosh disa Bitcoin?

1. Bitcoin Mining. Mund te shkarkosh programin dhe te prodhosh vet Bitcoin. Por sa me shume njerez qe e perdorin programin aq me pak Bitcoin do te perfitoi secili. Per momentin me nje kompjuter te zakonshem prodhon vetem 0.03 Bitcoin ne muaj.

2. Ti blesh online. Ka disa markete online me te cilet mund te blesh Bitcoin. Por procesi I regjistrimit eshte I gjate dhe I komplikuar.

3.Ti blesh me leke cash. Ti blesh nga dikush me leke ne dore eshte menyra me e shpejte dhe me e lehte per te blere bitcoin.

https://forum.itshqip.com/threads/gjithcka-rreth-bitcoin.51282/

22
 

Megjithëse shqiptarët janë më të varfrit e Europës duke regjistruar të ardhurat për frymë dhe konsumin më të ulët, kur vjen puna te çmimet e ushqimeve i kemi më të lartat në rajon duke ua kaluar edhe disa vendeve të Bashkimit Europia.
Sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat për nivelin e çmimeve të ushqimeve dhe pijeve joalkoolike, Shqipëria në 2018-n ka shënuar nivelin 79% nga 100% që merret niveli mesatar i çmimeve të BE-së. Pas Shqipërisë renditet Mali i Zi dhe Maqedonia, me një nivel çmimesh 78%, duke u ndjekur nga Bosnjë dhe Hercegovina me nivelin 76% dhe Maqedonia e Veriut me 62%.

Ndërkohë edhe vendet anëtare të BE-së, si Bullgaria dhe Rumania kanë shënuar një nivel çmimesh për kategorinë e ushqimeve dhe pijeve joalkoolike me përkatësisht 76% dhe 66%, duke qenë në koherencë me nivelin e të ardhurave për frymë dhe konsumit në këto vende.

Në 2018-n, niveli i çmimeve të një shporte të krahasueshme me ushqime dhe pije joalkoolike në Bashkimin Europian (BE) ishte dy herë më i lartë në shtetin më të shtrenjtë në krahasim me vendin më të lirë. Danimarka kishte nivelin më të lartë të çmimeve për ushqime dhe pije joalkoolike në BE në 2018, ku shporta bazë përllogaritej sa 30% e mesatares së BE-së, ndjekur nga Luksemburgu dhe Austria (të dy me 125%), Irlanda dhe Finlanda (me 120%) dhe Suedia (117 %). Në anën tjetër, nivelet më të ulëta të çmimeve janë vërejtur në Rumani (66%), Poloni (69%), Bullgari (76%), Lituani (82%), Çekia (84%) dhe Hungari (85%

Çmimet më të shtrenjta, të ardhurat më të ulëta.

Shqipëria ka vijuar që të jetë më e varfra e Europës edhe në vitin 2018, sipas të dhënave paraprake të publikuara sot nga Eurostat për vendet e BE-së dhe shtetet e Ballkanit Perëndimor e Turqinë.

Të ardhurat mesatare të shqiptarëve ishin sa 31% e mesatares së Bashkimit Europian, me një përmirësim të lehtë nga viti i kaluar, kur ky tregues ishte 30%. Së bashku me Bosnjën, po me 31%, ky është treguesi më i ulët në Europë (të dhënat e Eurostat nuk përfshijnë Kosovën).

Të ardhurat më të larta në rajon i ka Mali i Zi, me 47% të mesatares europiane, i ndjekur nga Serbia (40%), Maqedonia e Veriut (38%). Për Turqinë, ky tregues është 65%.

Edhe konsumi, më i ulëti nga të gjithë

Ndonëse shqiptarët kanë të ardhura në nivel të njëjtë me boshnjakët, në treguesin tjetër më të rëndësishëm atë të konsumit aktual individual, që mat mirëqenien e familjarëve dhe shprehet sipas barazisë së fuqisë blerëse, Shqipëria rezulton më e varfra në Europë, me 38% të mesatares së Bashkimit Europian. Ky është një tregues që kostoja e jetesës në Shqipëri është e lartë në raport me të ardhurat.

Për Bosnjën, konsumi individual për frymë është sa 41% e mesatares së BE-së. Në të njëjtin nivel është dhe Maqedonia. Më i larti është sërish në Mal të Zi (57%), i ndjekur nga Serbia (48%)./Monitor


23
Biznesi 2.0 / Planmanexhimi per buxhetin familjar/shtepiak
« ne: 20-06-2019, 22:18:36 »
Si ta manexhoni buxhetin shtëpiak?
 

Buxheti është një plan që bëhet për menaxhimin më të lehtë të fondeve tuaja.

Ai mund t’ju ndihmojë në këto mënyra:

sheh se si i shpenzoni paratë dhe sa shpenzoni për një periudhë të caktuar kohore,
planifikon kursimet që do t’ju duheshin në rast të situatave të paplanifikuara, dhe
merr vendime të përditshme për paratë tuaja si dhe vendime për të ardhmen, duke monitoruar ndryshimet në statusin tuaj financiar.
Një buxhet mund t’ua paraqesë një pamje të përgjithshme të statusit tuaj financiar dhe t’ju ndihmojë t’i kontrolloni financat në të ardhmen. Edhe pse secili person ka status të ndryshëm financiar, gjithë buxhetet bazohen në idenë e njëjtë: t’i shlyejnë borxhet, t’i ruajnë paratë për situata të papritura dhe të kenë disa para shtesë për të shpenzuar.

Në mënyrë që të krijoni një buxhet, ju duhet të dini:

sa para do të keni në periudhën e caktuar – të HYRAT tuaja,
sa para do të harxhoni në periudhën e caktuar – SHPENZIMET tuaja, dhe
si mund ta bëni një balancë midis shprehisë për të konsumuar dhe situatave të paparashikuara dhe si mund të merrni më të mirën nga paratë tuaja.
Në mënyrë që të përcaktoni të hyrat tuaja, ju duhet të kontrolloni lëvizjet e të hyrave tuaja në raportin mujor të llogarisë bankare. Pastaj të kontrolloni shpenzimet tuaja mujore. Këto mund të ndahen në tri lloje:  shpenzimet fikse, shpenzimet e ndryshueshme dhe të qëllimshme. Në mënyrë që t’ju ndihmojmë t’i merrni vendimet e duhura, na lejoni t’ju shpjegojmë më shumë për atë se çfarë do të thotë secili shpenzim.

Shpenzimet fikse janë të rregullta dhe pak a shumë të pandryshueshme çdo muaj. Ato janë, ndër të tjera, qiraja, fatura e televizionit, internetit, pastrimi, shpenzimet për semestrin në universitet,
pagesa mujore për çerdhe, këstet e kredisë, këstet e sigurimit, etj.

Shpenzimet e ndryshueshme janë gjithashtu të rregullta. Por shuma e tyre ndryshon. Ato janë, për shembull, shpenzimet e ushqimit, rrymës, ngrohjes, ujit, apo shpenzimet e telefonit.

Shpenzimet e qëllimshme janë shpenzime që i zgjidhni lirisht dhe për të cilat duhet të keni kontroll të veçantë. Këto përfshijnë argëtimet, veshmbathjet dhe shpenzimet për blerjen e dhuratave.

Kursimi i parave nuk mund të konsiderohet shpenzim, sepse këto janë para që do t’i përdorni në të ardhmen, apo të cilave do t’ju rritet vlera në rast se janë depozituar në llogarinë e kursimeve në ndonjë bankë.

Funksioni themelor i buxhetit është t’ju mundësojë të krahasoni shpenzimet dhe të hyrat. Shpenzimet e planifikuara janë në kolonën e parë, shpenzimet aktuale mujore janë në të dytën. Në fund të muajit ju mund t’i krahasoni shpenzimet e planifikuara dhe aktuale që do t’ju mundësonte të analizonit ecurinë e fondeve tuaja. Kjo është ajo se si një buxhet tregon se ku janë harxhuar shumica e parave tuaja, që do të thotë, ku mund të kurseni para. Nga ana tjetër, ju gjithashtu do të keni kënaqësinë personale, sepse do të shihni se keni arritur të kurseni para rreth diçkaje. Në rast se vini në konkluzionin se jeni duke harxhuar më shumë seç duhet, atëherë duhet të gjeni një mënyre të ulni shpenzimet tuaja të ndryshueshme dhe të qëllimshme.
Ju do të befasoheni se sa shumë para harxhoni dhe në çfarë aktualisht i shpenzoni paratë tuaja.

Këto shpenzime, të cilat duken si shpenzime të vogla të qëllimshme, mund të rriten në mënyrë dramatike gjatë vitit.

Në mënyrë që efektivisht të menaxhoni paratë tuaja çdo muaj ju duhet të veproni kështu:

caktoni shuma fikse për ju dhe familjen tuaj,
bëni listat e blerjes,
blini kur ka lirime,
krahasoni çmimet,
planifikoni më herët blerjet e mëdha,
së pari paguani faturat,
në rast se fitoni më shumë para një kohë, përpiquni t’i rrisni kursimet,
mos i “zbukuroni“ numrat, por llogarisni realisht situatën tuaj aktuale.
është me rëndësi të bëni një buxhet të aplikueshëm për një periudhë më të gjatë kohore,
përcillni buxhetin tuaj gjatë një muaji dhe përshtatni buxhetin ndryshimeve në të hyra dhe shpenzime,
përfshini anëtarët tuaj të familjes në planifikimin e buxhetit, në mënyrë që ta kuptojnë edhe ata planifikimin e buxhetit dhe përgjegjësinë e tyre personale.

Burimi: Procredit bank
 

24
Biznesi 2.0 / Paga minimale ne Shqiperi me e uleta ne rajon
« ne: 20-06-2019, 22:15:08 »
Paga minimale në Shqipëri është 211 euro, ndërsa në Maqedoni 240 euro, sipas të dhënave të Eurostat, që i referohen janarit 2019. Por, ndonëse në vlerë absolute, paga minimale në Shqipëri është sa 89% e asaj në Maqedoni, një individ me një pagë minimale në Shqipëri, mund të blejë vetëm sa 75% e volumeve të mallrave dhe shërbimeve që blihen në Maqedoni.
Shqipëria ka jo vetëm pagën më të ulët në rajon dhe BE në vlerë absolute, por sidomos diferenca është shumë e lartë sipas Standardeve të Fuqisë Blerëse, një njësi e Bashkimit Europian, që bën të mundur krahasimin midis shteteve, duke eliminuar diferencat e niveleve të çmimit midis shteteve dhe duke matur sa njësi mallrash e shërbimesh mund të blesh për të njëjtën vlerë parash.
Ata që paguhen me pagë minimale në vendin tonë, blejnë më pak volume të mallrave dhe shërbimeve edhe se më pak të paguarit e rajonit. Kjo nënkupton se paraja ka shumë më pak vlerë në Shqipëri, për shkak të çmimeve të larta të produkteve në raport me të ardhurat.
Eurostat ka përllogaritur nivelin e pagave minimum në vendet e Bashkimit Europian, vendeve kandidate, si dhe Turqisë dhe ShBA-së, duke u bazuar në Standardin e Fuqisë Blerëse PPS.
Në 2019-n një shqiptar me pagë minimale, të përcaktuar sipas ligjit, merr në fund të muajit 389 PPS. Paga minimale në Shqipëri shprehur me Standardin e Fuqisë Blerës është sa 75% pagës minimale në Maqedoninë e Veriut.
Me metodën e Standardit të Fuqisë Blerëse, paga minimale në Maqedoninë e Veriut përllogaritet rreth 509 PPS në muaj, në Malin e Zi 525 PPS në muaj, ndërsa në Serbi 578 PPS në muaj.
Sipas fuqisë blerëse, Turqia ka një pagë minimale rreth 3 herë më të madhe se Shqipëria. Eurostat ka llogaritur se paga minimale në Turqi është 1,177 PPS në muaj. Kjo do të thotë se me pagën minimale në Turqi mund të blesh tre herë më shumë volume mallrash dhe shërbimesh. Paga minimale në Turqi është 422 euro, pra dyfish sa ajo e Shqipërisë në vlerë absolute, por që realisht vlen tre herë më shumë.
Eurostat i ka grupuar në 3 grupe të mëdha vendet anëtare të Bashkimit Europian sipas nivelit të pagës minimale.
Në grupin e parë janë përfshirë vendet me pagë minimale të ulët. Bullgaria ka pagën më të ulët ndër vendet anëtare, me 577 PPS në muaj. Më pas renditet Letonia me 591 PPS, Estonia me 691 PPS, Çekia me 743, Sllovakia dhe Kroacia me 745 PPS dhe Hungaria me 765 PPS në muaj.
Në grupin e dytë paga minimale varion nga 800-933 PPS në muaj. Në këtë grup përfshihen vendet si Greqia, Portugalia, Rumania, Malta, Spanja dhe Polonia.
Në vendet me pagat më të lartë, ku sipas Eurostat varion nga 1059-1646, bëjnë pjesë vendet me industri të zhvilluar. Luksemburgu ka pagën më të lartë me 1646 PPS në muaj, e ndjekur pas nga Gjermania me 1497 PPS dhe Holanda me 1442 PPS.
Në Danimarkë, Itali, Qipro, Austri, Finlandë dhe Suedi, Eurostat ka shpjeguar se nuk ka një pagë minimale të përcaktuar nga shteti.
Standardi i Fuqisë Blerëse (Purchasing Power Standard PPS) është një referencë artificiale e një njësie monedhe të përbashkët, e përdorur nga Bashkimi Europian, e cila eliminon diferencat e niveleve të çmimit midis shteteve. Pra, njësia matëse PPS të lejon që të blesh të njëjtën sasi të mirash dhe shërbimesh në të gjitha shtetet.
Kjo njësi të jep mundësin që të krahasosh në volum indikatorët ekonomik midis shteteve. Agregatet e shprehur në PPS janë të përllogaritur duke pjesëtuar agregatin e shprehur në çmime korrente dhe në monedhën kombëtare me Barazinë e Fuqisë Blerëse (Purchasing Power Parity PPP).
Fakti që monedha shqiptare ka pak vlerë tregohet dhe tek të dhënat e tjera të Eurostat, për shpenzimet për ushqime. Sipas këtyre të dhënave, për Shqipërinë, shpenzimet nominale për ushqime, përbënin 31% të prodhimit e brendshëm bruto (GDP- që mat prodhimin e ekonomisë në një vit, apo dhe të ardhurat që sigurohen nga puna dhe pronat).
Në krahasim me mesataren e Bashkimit Europian, shpenzimet për ushqime në raport me atë që prodhon ekonomia në një vit janë shumë më të larta. Për mesataren e BE-së, ky tregues është vetëm 6% e GDP-së, ku më i larti është në Rumani, me 15.8% të GDP-së dhe më i ulëti në Irlandë dhe Luksemburg me 2.7 dhe 2.6% të PBB-së.
Edhe në raport me vendet e tjera të rajonit, shqiptarët e Shqipërisë dhe Kosovës e përdorin pjesën më të madhe të parave që kanë në dispozicion për t’u ushqyer. Për Serbinë, ky tregues është 15.6% e GDP-së, për Maqedoninë e Veriut 19% dhe më i larti është për Bosnjën dhe Malin e Zi me përkatësisht rreth 23-24% e GDP. Për vendet kandidate dhe potenciale kandidate (pa përfshirë Kosovën dhe Turqinë), mesatarja është 19.7%.

25
Marketing Online / Nje strategji per marketing online
« ne: 20-06-2019, 22:14:01 »
Me miliarda dollarë shpenzohen për marketingun online çdo vit.
Njerëzit punojnë shumë fort për të siguruar një audiencë të re. Por, ata dështojnë të ushqejnë dhe të konvertojnë audiencën aktuale.
Në gjashtë muajt e kaluar, Joe Polish, themeluesi i Genius Network, filloi të dërgonte email-e me përmbajtje të mirë tre herë në javë. Ato ishin të fokusuar në shtimin e vlerës dhe edukimin e audiencës. Në fund të email-eve, ai listonte disa opsione me të cilat mund t’i ndihmonte.
Shumë marketerë nuk e përdorin në mënyrë efektive listën e email-eve.
Kryesisht, këto lista përdoren për të dërguar artikuj si newsletter. Por, vetëm një numër i vogël njerëzish angazhohen duke e klikuar vërtetë linkun bashkëgjitur apo artikujt e listuar.

Rreth 20-25% e listës hap email-et që ju dërgoni. Vetëm 4-7% e klikojnë linkun në brendësi.

Ky rezultat tregon se shumë email-e e humbasin vlerën e tyre.
Njerëzit që nuk e klikojnë linkun e hapin email-in, e shohin linkun dhe më pas mbyllin email-in.

0 vlerë.
0 lidhje.
0 risi.

Një marrëdhënie që nuk mund të vazhdojë më tej.
Por, strategjia e re e Joe Polish, bëri që të siguronte mbi 400 njerëz në eventin e tij të fundit Genius Network Annual.
Nëse keni një audiencë të caktuar, shprehini asaj dashurinë dhe mirënjohjen. Sigurisht, synoni dhe audiencë të re. Por, ju tashmë e keni dikë që ju pret krahë-hapur. Përdorini ata duke treguar më të mirën tuaj. Shërbejuni. Bëjeni çdo gjë më të lehtë për ta./ Buisnessmag.al

Faqe: [1] 2 3 4 5 6 ... 347