×

Show Posts

This section allows you to view all posts made by this member. Note that you can only see posts made in areas you currently have access to.


Messages - M A X

Faqe: [1] 2 3 4 5 6 ... 1218
1
Argumentat qe sjell Endri Shabani me lart jane shume me vend.

2
Ky presidenti i ri si dhe keyeministri qenkan hebrenj te dy. Kjo e ben Ukrainen te dytin shtet ne bote pas Izraelit, qe ka si presidentin dhe kryeministrin hebrenj nga feja.


5
Një tjetër skandal denoncohet nga ekspertët, sa u përket abuzimeve që bëhen me produktet ushqimore. “Top Story” shfaqi ato që ishin pluhur tulle dhe pluhur allçie, që përdoren masivisht në ushqime. Pluhuri i tullave shërben si ngjyrues, ndërkohë që pluhuri i allçisë mund të përdoret për të forcuar produkte të tilla si djathi. Pra, mund të themi që sot shqiptarët ushqehen edhe me materiale ndërtimi. Fatkeqësisht në Shqipëri nuk ka laboratorë që t’i identifikojë ato.

“Analiza instrumentale ka bërë të njohur edhe përqindjen e elementëve që nuk kanë qenë të njohura paraprakisht nga ne. Nuk na ka shkuar mendja që janë përdorur produkte, që janë totalisht të papajtueshme me përbërësit ushqimorë. Pluhura materialesh inorganike, pluhura materialesh inerte. Si ngjyrues janë përdoruar po materiale të tilla, por s’po hyj në detaje”, – tha Prof. Dr Ilirjan Malollari, ekspert ushqimi për lëndët kimike.

Sipas ekspertëve, ka fakte se nga materialet e riciklueshme që përdoren për paketim, migrojnë elementë kancerogjenë në ushqime. Këtu mund të përmendim mishin e grirë të paketuar, kërpudhat, gjalpin, qumështin, vajin e ullirit, ujin, lëngjet e ndryshme.

“Në paketimet ushqimore bashkëjetesa nuk është asnjëherë miqësore mes produktit dhe paketimit. Nga paketimi te ushqimi emetohen, migrojnë produkte kancerogjene. Praktikisht ne kemi prova se ekzistojnë përbërës që nuk kanë qenë në produktin ushqimor në momentin e prodhimit të tij. Nga këto produkte do të përmendja qumësht, vaj ulliri, uji. Ndodhen produkte që të analizuara me aparaturë instrumentale të hollë, kanë rezultuar produkte të tilla që sulmojnë drejtpërdrejt shëndetin e njeriut”, – tha më tej Prof. Dr. Ilirjan Malollari.

Për të garantuar sigurinë ushqimore, çdo hallkë e zinxhirit luan një rol vendimtar. Duhet të kuptojmë që kontaminimi i ushqimeve fillon që nga toka, mënyra sesi ushqehen kafshët, mënyra si përpunohen produktet, si ruhen dhe si transportohen deri në tavolinën e konsumatorit.

6
Artikull nga Bloomberg

7
 

“Fiks Fare” zbuloi se fermerët përdorin stimulantë dhe hormone në rritjen dhe pjekjen e fruta-perimeve. Në një vëzhgim në Kuçovë dhe Berat, “hambarin” e fruta-perimeve në Shqipëri, gazetarët zbuluan se domateve dhe kastravecëve iu hidheshin hormone për t’i nxjerrë sa më parë në treg. Madje, fermerët vijonin t’i lyenin për skuqje nga jashtë.

Ndërkohë bima e shalqirit, me anë të hormoneve skuqet për 10 orë. Për të dyja këto produkte, gazetarët e “Fiksit” shkuan drejtpërdrejt te fermerët, duke u bërë një pyetje të thjeshtë: “A i konsumojnë vetë?” Përgjigjja e tyre ishte: “Jo!”

Javët e fundit, në redaksinë e emisionit “Fiks Fare” mbërritën dhjetëra ankesa dhe foto për cilësinë e domateve. Sipas tyre, domatja është e pakonsumueshme, pasi fermerët përdorin hormone. Nisur nga këto ankesa, gazetarët e “Fiksit” bënë një vëzhgim të thjeshtë, duke shkuar drejtpërdrejt te fermeri, duke i bërë një pyetje të thjeshtë: Përdorin apo jo hormone?

Fillimisht gazetarët pyetën një agronom në Lushnje, se te cilat sera të drejtoheshin për domate pa hormone. Agronomi pohoi se në të gjitha serat përdoren hormone dhe ngjyrues, madje jashtë normave.

“Hormoni lejohet në të gjithë botën, por te ne, nga kati i parë duan ta çojnë në kat të pestë bimën”, shprehet ai.

Në Fier-Shegan, një shitëse tregon se, edhe pse i shet, vetë nuk konsumon asgjë nga ato që tregton.

“Nuk fus në shtëpi as kastravec, as domate. Nuk ia vlejnë, pasi fermerët abuzojnë duke u hedhur 4- fishin e normës. Kastravecit ia hedhin ilaçin te rrënja dhe është shumë i dëmshëm për organizmin”, tregon ajo.

Në fshatin Kozare të Kuçovës, një fermer thotë se në të gjitha serat që janë në fshat, askush nuk ka domate “pa hile”.

“Nëse i do për fëmijë, mos merr. Nuk bëjnë, ose vetëm t’i sëmurësh me duart e tua”, i drejtohet ai gazetarit.

Ndërkohë që të gjithë fshatarët kanë sera dhe kanë mbjellë në to domate, por askush nga ata vet nuk i konsumon.

“Unë jam fshatar vetë, por kam frikë t’i ha”, pohon një fermer. “Filloj e ha nga fundi i majit kur ngrohet koha dhe piqen natyralisht”.

Ndërkohë, një tjetër banor i fshatit, i pyetur nëse mund t’i orientonte gazetarët në një serë të mirë për të blerë domate, ai përgjigjet se asnjë fermer në fshat nuk ka domate të sakta, pa hormone.

“Ta them me plot bindje se në Kozare është problem për të ngrënë perime”, thotë ai.

Në të gjithë fshatin, gazetarët i drejtuan vetëm te një fermer që nuk u hidhte hormone domateve. Rrugës për ta gjetur atë, pyesin një tjetër banore të fshatit për domate “të sakta” se ku mund t’i gjenin ato.

Ajo i drejton tek i njëjti fermer që i kishin orientuar edhe më parë gazetarët, se për domate të tjera ajo kishe serë vetë, por që nuk mund t’ua shiste, pasi ato ishin me hormone.

“Unë kam serë vetë, jam vetë e fushës, por ik tani se mund të thoja hajde se t’i jap unë”, u thotë ajo gazetarëve të “Fiks Fare”. Te dyqani që i kishin orientuar gazetarët, pyesin shitësin dhe ai ua pohon se domatet të gjithë i kanë me hormone.

Për të mos e thënë drejtpërdrejt, pyetjes së gazetarit ai i përgjigjet me një tjetër pyetje: Pse po kthehen gjithë ato trajlera në Doganë?

Kurse një tjetër fermer pohon se këto hormone i bëjnë keq organizmit të njeriut dhe fermerët me papërgjegjshmërinë e tyre po sëmurin njëri-tjetrin, madje ai shton “po u shpiket kanceri njerëzve nga abuzimi”.

8
Café "Zerion" ツ / Doja te thoja..
« ne: 23-04-2019, 19:51:53 »

9
Art | Kulture / Game of Thrones - Finalja
« ne: 23-04-2019, 17:20:13 »
Pa problem. Eshte IMDb, nje arkive e te gjithe filmave qe jane bere ne bote.

10
Movie Trailers / Avengers Endgame Trailer
« ne: 23-04-2019, 16:57:13 »
Kritikat e para te filmit jane shume te mira.
Une i kam prere biletat per te djelen dhe mezi po pres :d






11
Biseda | Diskutime / What Is This? Part 2
« ne: 23-04-2019, 16:48:46 »
Testing out the notifications....

12
Art | Kulture / Game of Thrones - Finalja
« ne: 23-04-2019, 16:14:02 »
I paskan bere dhe nje variant pornografik ketij.
The game of bones - winter is cumming :D
https://m.imdb.com/title/tt3418642/

13
Café "Zerion" ツ / Mirmengjesi Zerista!
« ne: 23-04-2019, 16:12:13 »
Thashe te pres 24 ore pastaj te lajmeroj policine....pastaj harrova fare LOL

14
Bashkepunime | Partneritete / Partneritet me Direktoria.Net
« ne: 23-04-2019, 16:09:33 »
Me duket se jo. S'jam i sigurte 😀

15
Café "Zerion" ツ / Mirmengjesi Zerista!
« ne: 23-04-2019, 13:45:37 »
He moj ti se na bere merak 😜

Faqe: [1] 2 3 4 5 6 ... 1218