1.
-= Liria e shprehjes është e garantuar =-
Pika një e rregullores së Zerion
është Neni 22 pika 1 e Kushtetutës së shtetit shqiptar. Duke qenë se
projekti Zerion ka për qëllim t'i japë zë dhe liri shprehje çdokujt
që ka diçka për të thënë atëherë dhe pika një e rregullores tonë është
një nga nenet themeltare të kushtetutës shqiptare. Secili është i lirë
të shprehë mendimet dhe idetë e tij pa u penguar. |
2. -= Gjuha zyrtare në Zerion është shqipja =-
Pika dy e rregullores është Neni 14 pika 1 e kushtetutës së shtetit
shqiptar. Zerion është një nismë shqiptare dhe për shqiptarët, pra
dhe gjuha e këtij komuniteti është shqipja. Të gjitha shkrimet e
vendosura duhet të jenë në shqip. Përjashtim bëjnë vetëm fjalë të
veçanta, shprehje dhe shkrimet origjinale të sjella si citime burimi
dhe të shpjeguara qartë në vijimësi të postimit. |
3. -= E drejta e autorit =-
Postimet, shkrimet dhe materialet e
publikuara në forum dhe në revistë janë pronë të atij që i vendos. Dhe
duke qenë se vendosen në platformën virtuale të Zerion atëherë dhe
merr të drejtën e përdorimit të tyre, por gjithmonë duke i ruajtur dhe
i njohur emrin autorit. Ndërkaq, nuk lejohet që autori i shkrimeve t'i
heq apo fshijë postimet e tij tërësishtë nga forumi. Pjesa tjetër
është pronë ekskluzive e Zerion si e tillë mbrohet me ligjet e
copyright-it. Vendosja e softver-eve, programeve, skripteve dhe çdo
gjëje tjetër të mbrojtur me ligjet e copyright-it është rreptësisht e
ndaluar. |
4. -= Përgjegjësitë e Zerion ndaj shprehjes së ideve dhe mendimeve të anëtarëve -=
Zerion nuk mban asnjë përgjegjësi ndaj
mendimeve të hedhura në faqet e tij. Ato janë vënë me vullnetin e lirë
të anëtarëve. Stafi i Zerion nuk monitoron në këto aspekte - në
postimet e bëra. Prandaj Zerion nuk mban përgjegjësi ndaj
vlefshmërisë dhe ideve të hedhura në to, apo thjeshtë vlefshmërisë dhe
vërtetësisë së materialeve dhe shkrimeve të paraqitura në forumin e
Zerion. |
|
5. -= Diskutimet dhe postimet
në forumin e Zerion -=
Diskutimet dhe shkrimet në përgjithësi
duhet të udhëhiqen nga kultura e debatit, respekti për të tjerët dhe
mendimin e tyre. Anëtarët e Zerion janë të detyruar të mos vendosin
shkrime, fjalë, shprehje dhe materiale që janë: ekskluzivisht
polemizuese, pornografike, sharje dhe ofendime, abuzive, pedofili,
provokuese, raciste, që shprehin urrejtje ndaj kategorive të ndryshme
të njerëzve, që synojnë të sulmojnë, përçajnë, denigrojnë dhe ulin
poshtë shqiptarët, Shqipërinë dhe kombin shqiptarë në përgjithësi, që
prekin intimitetin dhe jetën private të të tjerëve, që prekin të
drejtat e mbrojtura të autorit, që synojnë të prekin dhe të ulin vetë
integritetin e Zerion dhe stafit të tij. |
|
6. -= Propaganda fetare në
forum =-
a)
Ndalohen temat apo postimet që kanë qëllim të pastër, apo të
ndërsjelltë propagandues fetarë nëpër forum përveçse në tri rubrikat
përkatëse të fesë; Bota e Këndvështrimeve Teologjike, Forumin e
Krishterë dhe Forumin Islam. Këto diskutime ndalohen pasi prekin
ndërsjelltas çështjen kombëtare, e cila është primare në këtë forum,
si dhe vetë integritetin e forumit.
b) Ndalohen diskutimet që kane karakter të mirëfilltë
polemizues midis feve. Diskutime të tilla sjellin vetëm sherr dhe
polemika pakrye si dhe inat e urrejte në zemrat e besimtarëve të feve
të ndryshme. |
7. -= Shkrimet dhe materialet
e vendosura në forum =-
Për të ruajtur estetikën e forumit të
Zerion duhet të ndiqen disa rregulla. Mundësitë teknike që
parashikon forumi janë të shumta, por ato duhet të përdoren me kujdes:
a) Shkrimet duhet të kenë madhësi dhe formë germash, ashtu si
janë përcaktuar nga stafi. Me forma, ngjyra e kode të veçanta mund të
postohet vetëm në rastet kur paraqitet një fjalë e veçantë, fjali a
shprehje dhe jo tërë shkrimi. Shkrimet me germa të trasha, pjerrëta
dhe nënvizuara janë të ndaluara. Këto kode mund të përdoren vetëm në
rastet e përmendura më sipër.
b) Nënshkrimi, apo firma e anëtarëve duhet të jetë konform
rregullores. Kodet e ngjyrave dhe të formave të germave në nënshkrim
janë të lejuara, por jo ato të madhësisë. Kodet e tjera janë të
ndaluara. Në nënshkrim nuk mund të përdoren imazhe. Në çdo rast
shkeljeje stafi i forumit të Zerion do të ketë të drejtën të
ndërhyjë e të ndryshojë postimin, apo përmbajtjen e nënshkrimit tuaj. |
8. -= Moderimi =-
Stafi bazohet në rregulloren e mësipërme
në punën e tij. Në asnjë rast nuk mund të ndryshohen shkrimet dhe
përmbajtja e tyre pa u bazuar në rregullore.
|
|