×

 Divjaka!

· 14 · 8287

 Divjaka!

· 14 · 8287

  • Gjinia: Mashkull
  • i identifikuar
    M A X
    ne: 20-03-2005, 15:43:24
    Kush i ka pare bukurite e kësaj perle shqiptare, Divjakes?

    « Editimi i fundit: 25-07-2006, 06:20:55 nga M A X »
  • i identifikuar
    SmiLey
    #1 ne: 21-03-2005, 05:04:56
    C'na bere keshtu more i uruar, se na solle nostalgjine e gjimnazit, ah c'vite :'(
    Eshte vend mjaft i bukur :-*, dhe nuk kam shkuar nje here por disa here si me shkollen per eskursion por dhe me prinderit e mi ne vere.
    Nuk e di sesi eshte bere keto 10 vitet e fundit se me thene te drejten nuk kam shkuar me'... ngaqe jam perqendruar me shume nga kosta e jugut...dmth Vlore-Sarande :-[
    Megjithate, eshte nje vend qe duhet eksploruar e vizituar nga kushdo qe ka deshiren per ta pare, ia vlen.

    • Gjinia: Mashkull
  • i identifikuar
    a1
    #2 ne: 23-04-2005, 14:59:34
    Përshëndetje  ;)

    Me te vërtetë qe Divjaka është një  perlat Shqipetare por nuk shikohet  ashtu nga  qeveria
    Vetëm para disa muajesh u shtrua  me asfalt qendra e qytezes dhe një pjesë e rrugës qe e lidh me atë nacionalen
    Përsa i përket plazhit është për te ardhur keq kur e shikon qe nuk mirembahet si bregdetet e tjera Shqipetare
    Qeveria ka mësuar atë shprehjen "ndalohen ndertimet" qesharake
    po si mundet një vend turistik (unë e quaj Divjaken vend turistik) te terheqi vizitora vendas apo të huaj kur ka shumë pak ndertesa te domozdoshme !!??

    « Editimi i fundit: 25-07-2006, 06:22:06 nga M A X »

    • Gjinia: Mashkull
  • i identifikuar
    M A X
    #3 ne: 08-05-2005, 13:18:25
    Qyteza e Divjakes
     
    Bashkia e Divjakes ben pjese ne qarkun Fier dhe shtrihet ne Ultesiren Perendimore te Shqiperise. Divjaka kufizohet ne Veri me Emisarin e Terbufit (vendasit e quajne "Kanali i madh"). nga Lindja ka per kufi kodrat e Germenjit dhe Shenepremtes, ne Jug kufizon me fshatin Xeng dhe ne Perendim shtrihet pisha (Park Kombetar). Vendasit pyllin e pishes e quajne "Vgjesht" d.m.th pishe e bute.

    Perrenjte e Dikurshem
     
    Dikur ne mes te fshatit kalonte perroi i Murtajes qe vinte rrembyeshem nga kodrat e Germenjit te Vogel. Nga Jugu ndodhej perroi i Vikthit, i cili ushqehej me uje nga perroi i Vidhit qe zbriste nga kodrat e Germenjit te Madh. Te dy keta perrenj bashkoheshin tek Lera e Prenit e cila derdhej ne kenete. Shpeshere gjate kohes se dimrit dhe vjeshtes keta perrenj pengonin kalimin e banoreve nga nje pjese e vendit ne tjetren dhe permbytnin sidomos lagjet, Zhuka dhe Pasku.
    Ne Verilindje te fshatit ndodhej Blaca, nje mocal i madh qe zinte me dhjetra hektare toke plote kashte e truske ke vendasit zinin peshk e gjuanin shpend e kafshe te egra. Ne vitin 1935 fshati u mundua ta thante mocalin me ane te nje kanali por nje pjese ngeli akoma mocal.

    Sopet e Reres
     
    Fshati ka patur shume sope rere. Nje nga me te njohurit ishte Sopi i Madh, i gjate rreth 5 km, qe e ndante Divjaken gati ne dy pjese te barabarta, me kodrat ne lindje dhe me pishen ne perendim. Ky sop fillon nga kanali i madh ne jug dhe perfundon ne veri te fshatit Mize. Ne disa vende ky sop ngrihet mbi kater metra i larte. Afer varrezave te fshatit ndodhej Sopi i Manofeve, pjese e sopit te madh. Ne kete sop qene varrosur gjate lufterave te para shume ushtare te huaj, sidomos Turq qe vendasit i quanin "Manof". Ne te dalur te fshatit, nga perendimi, eshte Sopi e Lundres e shume sope te tjere prej rere me toponime te ndryshme, rreth 50 te tille. Keto sope jane te lena mbas nga deti Adriatik qe ne kohet e lashta parahistorike. Shumica e ketyre sopeve jane zhdukur per shkak te kanalizimeve gjate viteve, me perjashtim te Sopit te Madh, i cili sa vjen e zvogelohet nga rera qe merret per ndertime te ndryshme.

    divjake.com

    • Gjinia: Mashkull
  • i identifikuar
    M A X
    #4 ne: 08-05-2005, 13:20:37
    Laguna  e Karavastase


    Laguna e Karavastasë - gjendet në pjesën qendrore të ultësirës perendimore té detit Adriatik. Ajo kufizohet nga lumi i Shkumbinit në Veri, lumi i Semanit në Jug dhe kodrat e Divjakës ne Perendim.
    Kjo lagune (rreth 4,200 ha) ështÚ e mirënjohur per praninë e nje kolonie te Pelikaneve Dalmat, i cili është nje shpend i rrezikuar per zhdukje nê shkallê botërore. Prezenca e kêsaj kolonie ka qenë një ndër arsyet kryesore që cuan né dhenien lagunes së Karavastasë statusin e nje zone të lagesht te rëndësisê ndërkombëtare në kuadrin e Konventës së Ramsarit. Ne kete zone gjithashtu jane te pranishëm me teper se 200 lloje të tjera zogjsh disa prej te cilëve jane rrezikuar per zhdukje nê shkallë botërore si p.sh. Karabullaku I vogel, Rosa kokebardhë, Shqiponja e madhe e rosave dhe Shqipja e stepave.


    Perreth lagunës haset një mozaik habitatesh bregdetare si kallamishte, duna rére, pyje, marina dhe këneta te kripura. Ne dunat e vjetra bregdetare që shtrihen pergjatë vijés bregdetare sot lulëzon nje pyll i pasur gjetherenës dhe pisha, nje pjesë e të cilit është shpallur Park Kombëtar.
    Brezi i dunave që ndan lagunen nga deti formon nje plazh rëre 100m të gjerë, qê fillon menjëherê pas pyllit me pisha, duke formuar një pamje mjaft të bukur dhe terheqese per vizitorët e shumtë vendas që vijnë ketu gjate muajve të verës.
    Me tepër se 16,500 banorë jetojne në afërsi te kesaj lagune. lnfrastruktura e 12 fshatrave ështê nê nje gjendje të veshtire. Ne lagune ushtron aktivitetin e saj nje kooperativê
    peshkimi me 83 punetore e cila peshkon Shojza, Levrek, Koce, Ngjaia dhe Qefull kryesisht per eksport nê itali.
    Plazhi i Karavastasé preferohet nga pushues vendas, numri i te cilëve arrin deri ne 8,000 vizitore per një ditë gjate muajve të veres. Megjithëse frekuentohet nga nje numer i madh pushuesish strukturat e shërbimit jane te demtuara dhe kane nevoje per riparime te metejshme.


    [attachment[/attachment]

    • Gjinia: Mashkull
  • i identifikuar
    a1
    #5 ne: 06-01-2006, 05:10:47
    Rendesia e Karavastase

    Ajo cka e ben të vecantë nga pikpamja e vlerave natyrore pellgun e lagunes se Karavastasé është kompleksiteti i habitateve natyrore të cilat hasen në këtë zone dhe nga shkalla e ruajtjes se tyre tê pa dëmtuara nga veprimtaria njerëzore.
    Zona e Karavastasë siguron kushte per jetesen e nje sërë llojesh dhe shoqerimesh shtazore dhe bimore, mjaft prej të cilave jane ne rrezik zhdukje në shkaiië botërore si per shembuli:

    Pelikani Kacurrel (Pelicanus crispus,) - Laguna e Karavastasë siguron kushte jetese dhe folenizimi per mbi 5% te popullates boterore te këtij shpendi;

    Karabullaku i vogel (Phalacrocorax pygmaeus);

    Shqiponja e detit (Haliaeetus albicilla);

    Rosa kokebardhe (Oxyura leucocephala);

    Shqiponja e madhe e rosave (Aquila clanga);

    Shqipja e stepave (Circus macrourus);

    Lundra (Lutra lutra), e kêrcënuar botërisht nga gjuetia dhe ndotja e mjedisit;

    Breshka e zakonëshme (Testudo hermanni), e cila megjithese e perhapur është e kercënuar nga tregetia e paligjëshme;

    Lakuriqi i nates hundpatkua i madh (Rhinolophus ferrumequinum), i cili është i kercenuar né shkallë boterore per shkak te humbjes dhe dëmtimit te mjedisit ku ai jeton;

    Dëllenja kokërrmadhe (Juniperus oxycedrus ssp. macrocarpa), e cila është nje specie e rëndësishme e nje shoqerimi bimor të rrezikuar në shkallë nderkombÚtare.

    Ne pyllin e Karavastasë gjendet gjithashtu një lloj Orkideje
    (Orchis albanica), si dhe nje hibrid ndërmjet dy llojesh Orkidesh (Orchisxpaparistoi), të ciiat jane endemike të Shqiperise.
    Ne këtë zone gjithashtu gjenden lioje, té cilat jane té rralla ose vulnerabël në shkaiie rrajoni sic jane Dailendyshe deti ballëbardhê t'Sterna albifrons.) dhe Dalléndyshe detit (Glareola pratincola), per te ciiat Karavastaja mban nje pjese te konsiderueshme te popullates Europiane te ketyre shpendeve.

    Karavastaja është e rêndësishme gjithashtu per vlerat e saj natyrore në shkallë kombetare. Ne Karavasta gjenden se paku 12 specie te gjitarëve dhe së paku 16 specie zvarranikêsh dhe amfibësh, si dhe me teper se 210 lloje zogjsh. Ka mundesi te egzistojne disa lloje lakuriqesh nate te cilet migrojne per ne Karavasta ose nÚpërmjet Karavastasé per ne vendet e shumëzimit me nê Veri, por per arsye se keto kafshe jane te veshtira per tu studiuar akoma nuk ka njohuri te sakta rreth levizjeve te tyre. Gjithashtu, akoma nuk dihet me saktesi numri i plote i llojeve te bimeve dhe i parruazoreve qe jetojnë ne zonen e Karavastasë por sidoqofte, sot dihet me siguri qe ne Karavasta gjenden:

    Hidrokotilit i rëndomtë (Hydrocotyle vulgaris), i cili mendohej se ishte zhdukur né Shqiperi den në vitin 1995;

    Fier mashkulli (Dryopteris filix-mas) si dhe lioje te dellenjes te cilat jane ne rrezik zhdukje;

    Fieri i krojeve (Adiantum capi/lus-veneris), i cili figuron si lloj i rrallë në Librit të Kuq te Bimeve te Shqiperise (J. Vangjeli et al. 1994).

    Veçantia e lagunes se Karavastasë, e cila i jep asaj nje rendesi te veçante në shkalie kombetare dhe nderkombetare, qendron ne faktin se ajo permban nje shumellojshmeri habitatesh të ndryshme, te cilat se bashku ose vec e vec sigurojne mjedise te pershtatshme jetese per nje shumellojshmêri të tille bimesh dhe kafshesh. Keto habitate dhe komplekset qe ato krijojnÚ, do te jene ne gjendje te sigurojne kushte te pershtatshme jetese vetem në rast se ato do te vazhdojne te administrohen dhe te ruhen me kujdes, ashtu sic ështe berë deri tani.

    • Gjinia: Mashkull
  • i identifikuar
    M A X
    #6 ne: 21-03-2006, 07:33:54
    Procedura, gati sekuestrimi i Lagunes se Karavastase  

    E Hene, 20 Mars 2006

    Pas kerkeses se Ministrise se Brendshme, Prokuroria e Lushnjes dhe ajo e Krimeve te Renda kane filuar procedurat per sekuestrimin e Lagunes se Karavastase, qe dyshohet te jete ne pronesi te kreut te Bandes se Lushnjes, Aldo Bare. Nderkaq, burimet zyrtare hetimore bene te ditur se administratori i Lagunes, nje bashkepunetor i afert i Bares, fshihet jashte shtetit, se bashku me te dyshuarin si drejtues i bandes famekeqe. Policia e Shtetit tha se ka informacione operative se dy te shumekerkuarit fshihen jashte shtetit dhe qendrojne ne te njejtin vend. Burime zyrtare nga Ministria e Brendshme bene te ditur se "ne baze te informacioneve operative, eshte bere e mundur te zbulohet vendndodhja e Aldo Bare dhe administratorit te Lagunes se Karavastase, emri i te cilit nuk behet i ditur per arsye hetimi".

    Pas kesaj, ka filluar edhe kontaktet me vendin e dyshuar, duke i derguar materialet referuese. Institucioni qe drejtohet nga Olldashi thote se keto dite priten informacione me te hollesishme. Duket se urdhri i ministrit te Brendshem per te perfshire te gjithe strukturen e Policise se Shtetit ne perpjekjet per zbulimin e bandes se Aldo Bares, ka funksionuar. Pas zgjedhjeve te pergjithshme te 3 korrikut 2005, puna e policise eshte perqendruar ne Myzeqe, per te arrestuar cdo person qe ka lidhje me banden ne fjale. Megjithese jane arrestuar nje numer i konsideruar personash, nen operacionin e koduar "Laguna", policia ende nuk ka arrestuar kreret e kesaj bande, per te cilet ka informacione se fshihet jashte shtetit.

    Te ndodhur ne keto kushte, hetuesit e Prokurorise se Lushnjes dhe ata te Krimeve te Renda, ne baze te nje kerkese te Ministrise se Brendshme, kane filluar procedurat per sekuestrimin e Lagunes se Karavastase, qe dyshohet se eshte ne pronesi te kreut te bandes, Bare, dhe menaxhohet nga njerezit e tij. Burime zyrtare nga Prokuroria e Pergjithshme thane se ka filluar procedimi per sekuestrimin paraprak te Lagunes, deri ne perfundim te procesit gjyqesor. Sipas procedurave, nese ka dyshime se Laguna financohet nga te ardhura me aktivitet kriminal, atehere do te sekuestrohet, ne pritje te vendimit perfundimtar te gjykates. Hetuesit e ceshtjes po mbledhin informacione, ne perpjekje per te vertetuar financimin e Lagunes. S.C.
     

    • Gjinia: Mashkull
  • i identifikuar
    M A X
    #7 ne: 04-05-2006, 07:01:01
    LUSHNJE – Plot dy hektarë shkurre në afërsi të pyllit të Divjakës në rrethin e Lushnjës janë shkrumbuar nga zjarri. Rreth orës 17.00, banorë të zonës kanë sinjalizuar policinë dhe zjarrfikëset për zjarrin e rënë në grykderdhjen e lumit Shkumbin. Menjëherë janë lajmëruar zjarrfikëset e Lushnjës, Fierit, Kavajës, Peqinit dhe Beratit. Vetëm pas dy orësh është bërë e mundur shuarja e vatrës së zjarrit. Burime nga blutë pohojnë se fatmirësisht flakët kanë shkrumbuar vetëm një sipërfaqe toke me shkurre, por nuk kanë prekur pyllin e Divjakës. Ndërkohë, blutë kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes. Pas kqyerjes së vendit ku u konstatua rënia e zjarrit, ka rezultuar se ai është vënë qëllimisht. Madje policia ka arritur të identifikojë pesë autorët e krimit, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur. Zjarrvënësit janë shpallur në kërkim dhe po punohet për vënien në pranga të tyre si dhe të zbardhjes së motivit të kësaj ngjarjeje. ir.ho

    • Gjinia: Femer
  • i identifikuar
    erlehta
    #8 ne: 24-07-2006, 15:50:07
    Eh moj bukuri sa me ka mare malli.
    Njeriu u dashka te largohet njehere nga vendlindja qe te kuptoj se sa shume e do ate.

    • Gjinia: Femer
  • i identifikuar
    erlehta
    #9 ne: 25-07-2006, 06:25:39
    Pamje nga Laguna dhe pisha e Divjakes.

    • Gjinia: Mashkull
  • i identifikuar
    Berni
    #10 ne: 24-11-2006, 13:51:26
    Legjenda E Pyllit Te Divjakes

    Pylli i Divjakes eshte formuar qe ne kohen e Skenderbeut, tregon nje plak rreth te 75 qe quhet Sotir. Sipas gojedhenave, pohon ai nje anije eshte mbytur ne brigjet e detit dhe ne hambarin e saje ka pasur fara stike (del nga bohcet e pishes). Ato qendruan ne siperfaqe dhe dallget i nxorren ne toke. Vite me pas mbine pishat dhe u formua pylli qe eshte edhe ne ditet e sotme. Pylli i Divjakes ruhet nga Konventa nderkombetare e "RAMSAR"-it e cila ka dhene fonde, por qe sipas banoreve, nuk dihet se ku kane shkuar. Nder te tjera ne kete konvente thuhet se "eshte e ndaluar rreptesisht venia dore ne pyll, si ne boten bimore dhe ne ate shtazore. Cdo gje duhet te rritet dhe te dekompozohet sipas ligjit te vete natyres". Banoret, shprehen pesimiste, se ne kete pyll, zbatohen kaq rigorozisht kushtet e konventes.

    LOKALET E VECANTA

    "Pelikani", pse njihet si Rogneri i plazhit te Divjakes


    Quhet Restorant "Pelikani" dhe eshte i vetmi lokal qe vec gatimit me traditen shqiptare perdor edhe kuzhinen italiane. Ky lokal, sipas menaxherit te tij, qe ne fillimet e punes ka pasur kuzhinier italian, i cili ka punuar per kater vjet radhe. Zanatin e tij ai ia dha edhe dy kuzhiniereve shqiptare te cilet kane afro tre vjet qe e vazhdojne kete tradite. "Pelikani", eshte nje restorant ku pushuesit thone se cmimet "djegin" pak, por ata shtojne se ka komoditet dhe nje kuzhine te pasur. Thjeshte per kete arsye, vendasit e quajne Rogneri i Divjakes.

    Restorant "Alfa-Juri" ose sic njihet, "Ali Kali"

    Ky restorant eshte i vetmi vend argetimi per pushuesit qe qendrojne ne Divjake ose ata ditore. 45 vjecari Ali Murrizi i cili eshte edhe pronari i ketij restoranti, eshte shume i apasionuar pas hipizmit. Ai vec punonjesve qe ka punesuar ne kete lokal, ka futur ne

    pune edhe pese kuaj te cilet sherbejne per shetitje te klienteve, si dhe per spektakel. Ali Kali, pasi keshtu e therrasin pronarin e lokalit, ben spektakel mme kuajt. Ai kaleron, sherben si dhe kryen numurate ndryshem cirku. Pervec argetimit qe afron me kuaj, ne

    kete lokal ka kend lojerash per femije. Gjithashtu ne kete lokal ndodhet i vetmi vend ku mund te parkohen afro 50 automjete, por pa pagese, mjafton qe qytetaret, te drekojne ne kete lokal.

    TE DHENA

    Cfare eshte plazhi i Divjakes

    Plazhi i Divjakes ka rreth 40 vjet qe ka filluar te funksionoje ne menyre te organizuar nga shteti, pasi para ketyre viteve cdo gje ka qene ne menyre primitive. Plazhi ndodhet ne lagunen e Divjakes e cila ka nje siperfaqe prej 1 100 hektare pyje dhe nje vije bregdetare rreth 15 kilometra te gjate. Nga kjo vije bregdetare, rreth pese kilometra, shfrytezohen per plazh me nje gjeresi rreth 50 metra, nderkohe qe rera e ketij plazhi, eshte teper kurative per semundjen e reumatizmes, si dhe shytat pasi eshte e pasur me jod. Nga kjo siperfaqe pylli, 700 hektare jane shpallur rezervat ku mbareshtohen lloje te ndryshme peshqish si qefulli, levreku, bretkosa, ngjala. Persa i perket pyllit atje mbareshtohen pelikani, rosat e egra, nderkohe qe lopet dhe derrat e eger si dhe fazani, kane shkuar drejt zhdukjes. Cdo dite ne kete plazh vijne per te pushuar rreth tre mije persona nderkohe qe ne fundjave vijne deri ne dhjete mije. Korrieri

    • Gjinia: Femer
  • i identifikuar
    Elegance
    #11 ne: 09-01-2007, 09:04:52
    Wow goxha info per Divjaken. Fatkeqesisht s'kam qene ndonjehere ne Divjake por vallaj thone qe eshte shume bukur. I pershendes te gjithe Divjakanet tani meqe ra fjala.

    • Gjinia: Femer
  • i identifikuar
    erlehta
    #12 ne: 11-01-2007, 22:43:27
    Pershendetje Eleganca :)
    Une jam nje prej devjakseve  :D
    Rrofsh per pershendetjen dhe nese te shkon mendja per peshk te fresket na bej ndonje cerrrrrrrrrrrrrrrrr rr :D

    • Gjinia: Mashkull
  • i identifikuar
    Berni
    #13 ne: 15-07-2008, 15:23:47
    Një udhëtim i paqtë në perlën Divjakë

    Çfarë ofron qyteza e begatë për pushuesit, të cilët duket se shtohen çdo vit




    AURORA DAMINI

    DIVJAKE- Pasi kalon rrethrrotullimin në afërsi të Rrogozhinës dhe merr rrugën majtas, dhe përshkon një rrugë të gjerë dhe të asfaltuar, të del përpara një nga perlat e vendit tonë, plazhi i bukur i Divjakës.

    Në një reliev të mahnitshëm ku harmonizohen bukur, dielli, rëra, qielli, deti, pylli, klima e detaje të tjera të mrekullueshme të listës së gjatë që do të dëshironte me gjithë zemër një turist i huaj apo vendas.

    Jetesë në Divjakë

    Divjaka është një qytezë interesante me objekte të reja, ose të rikonstruktuara, me rrugë të asfaltuara, të gjelbëruara, dhe të ndriçuara që të japin përshtypje sikur je në një qytet të madh dhe jo në qytezën që dikur ka qenë fshat. Duket se njerëzit e këtij vendi e duan punën, pasi të sheh syri ngado lëvizje dhe gjallëri. Vendasit punojnë, kryesisht ata merren me prodhimin e perimeve dhe frutave, pak blegtori, ndërsa pushuesit gëzojnë mrekullitë e natyrës. Ndërsa ata që jetojnë në Divjakë nuk mërziten, mendojnë se edhe ata vet do të kenë një periudhë pushimi, por ja… sa të mbarojë vjelja e perimeve. Specat, domatet, kastraveci, pjepri, shalqiri, patëllxhani, kungulli e sidomos pataten, do ta gjesh me çmimet më rekord se në tregun e zakonshëm. Një tjetër arsye për të pushuar në Divjakë.

    Njerëzit janë punëtorë dhe fjalëpakë, por shumë të dashur dhe mikpritës e të gjindshëm. Ata janë mësuar me praninë e turistëve qoftë vendas, apo edhe të huaj. Një pjesë e banorëve të Divjakës kanë ardhur herët qysh në periudhën e prishjes së fshatit të tyre në Gramsh, ku u ngrit hidrocentrali i Banjës dhe sikur janë mësuar me vendasit autokton. Tashmë ata nuk mund t’i dallosh prej vendasve të tjerë. Një harmoni perfekte. Punojnë, mësojnë, bëjnë krushqi me divjakasit. Disa janë shpërndarë fshatrave më të thella ku jeta e tyre është shkrirë me vendasit, merren me mbjelljen e perimeve, frutikulturë dhe pak me blegtori.

    Në qendër të qytezës në mes shumë objektesh të rikonstruktuara dhe të mirëmbajtura, shumë prej tyre edhe të reja të zë syri shkollën e mesme, ku duket se jo vetëm drejtuesit, por edhe krejt stafi pedagogjik janë të interesuar për kushte bashkëkohore dhe kabinete moderne. Na thonë divjakasit e parë se në qytezën e tyre mësuesit janë të përkushtuar. Por jo vetëm ata. Në Bashkinë e Divjakës, statistikat dhe shifrat janë të larta, si në mbledhjen dhe grumbullimin e taksave nga bizneset, mbarëvajtjen në shkollë të nxënësve, taksat vendore në shërbim të komunitetit, jetën e gjallë artistike të Pallatit të Kulturës për aktivitetin e të cilit kryetari i saj Irakli Gorreja flet me krenari për një rikonstruksion të mrekullueshëm në dobi të fëmijëve të talentuar, por edhe për festivalet e fëmijëve që ai realizon për çdo vit.

    Fermerët të flasin lirshëm për drejtuesit e vetëzgjedhur prej tyre, premtimet e fushatave të cilat janë bërë realitet. “Ja puna flet vet, shprehen ata dhe shtojnë popullorçe “Na vret zoti të ankohemi, pasi çdo gjë na ecën mirë”.

    Toka është pjellore dhe e bekuar, bollëku që vjen nga puna dhe djersa e ndershme, na japin mesazhin që duhet punuar….

    Me pak të holla...

    Sapo lë pas qytezën zgjatohet rruga për në plazhin e bukur të Divjakës, i cili shtrihet jo më larg se 1 km larg saj. Nuk ka kuptim të vish në Divjakë e të mos shkosh në plazh, apo të mos shijosh pyllin kombëtar të Divjakës. Një rrugë e freskët me pemë të larta, kryesisht pisha, ahe, por edhe drurë të tjerë halorë shtrihen përgjatë rrugës ku një tabelë të uron mirëseardhjen në shqip, por edhe në anglisht. Kemi ardhur me “këmbë të mbarë”, pasi jo pak por 12 rrulota të turistëve gjermanë janë “ankoruar” në Divjakë për pushime disaditore. Ata ecin përgjatë rrugës në hijen e pishave dhe flasin mes tyre me një gjuhë admiruese për natyrën. Plazhi është i mrekullueshëm, kioskat përgjatë plazhit të ngritura hijshëm për syrin, ndërsa rëra e pastër dhe e mrekullueshme. Shkriftësia e saj të tregon se këtu është punuar disa herë për ta kthyer në gjendjen e mëparshme nga vera e vjetshme. Turistët javorë dhe ditorë shprehen të kënaqur me kushtet, rërën e pastër, drita dhe ujë pa ndërprerje, ndonëse për të pirë pushuesit e blejnë ujin e pijshëm. Hoteleritë dhe pronarët e tyre shprehen të kënaqur me ndihmën e bashkisë dhe kreut të saj, por shtojnë se çmimet e perimeve, frutave etj kanë pësuar rritje dhe ata janë të detyruar të mos i rritin çmimet ndaj klientëve se “ata nuk do të vijnë më”. Turistët pothuajse janë të përvitshëm, ndërsa shtohen edhe të rinj. Ndërsa ka mbërritur mesdreka, pushuesit mbledhin çadrat dhe shezlongjet dhe shkojnë në restorant ku shijojnë llojshmërinë e peshqve dhe sidomos ngjalat “me nam” të Divjakës. E natyrisht çmimet janë shumë herë më të lira se në plazhet e vendeve të tjera…

    Intervistë me kryetarin e Bashkisë së Divjakës, Irakli Gorreja

    “Bashkëpunimi me biznesin siguron

    kushte më të mira për pushuesit”

    Aurora Damini

    LUSHNJE – Kryetari i Bashkisë së Divjakës, Irakli Gorreja, e sheh me shumë optimizëm këtë sezon turistik veror. Duke mos e fshehur këtë optimizëm, në një intervistë për gazetën “Metropol” kryebashkiaku Gorreja e sheh si të suksesshëm këtë vit, falë një bashkëpunimi të mirë të pushtetit vendor me biznesin. Si rezultat i këtij bashkëpunimi, ndërsa biznesi shlyen rregullisht detyrimet, bashkia me këto të ardhura, falë edhe një menaxhimi të mirë, që ndërmarrjet e saj të ofrojnë e sigurojnë kushte sa më të mira këtë vit krahasuar me vitin e shkuar.

    Për Gorrenë e gjithë kjo do të mundësojë që ky vit të ketë edhe numër më të madh vizitorësh e turistësh krahasuar me vitet pararendës.

    Ju sapo keni nisur sezonin e ri turistik. Si nisi dhe si është ecuria e këtij sezoni këtë vit?

    Duke marrë shkas nga viti që shkoi që në plazhin e Divjakës kishte shumë turistë nga të gjitha rrethet e Shqipërisë, kryesisht Fieri, Kuçova, Berati, Kavaja, madje edhe Durrësi, nga puna e vjetshme që bëmë për krijimin e kushteve dhe mjediseve sa më të përshtatshme, për të krijuar një ambient sa më të mirë pushuesve, për vitin 2008 ne hartuam një program pune më të ngjeshur, ndërsa e caktuam datën 7 qershor ditë të fillimit të sezonit të ri turistik. Mbi bazën e këtij afati ne përcaktuam një program pune ku çdo specialist në fushën e vet hartoi detyrat përkatëse që pushuesit për vitin 2008 të kishin kushte më të mira sesa ai i një viti më parë. Këtë e tregoi edhe ardhja rreth 37 për qind pushues me shumë në vitin 2007, në krahasim me një vit më parë. Pika e parë e programit tonë ku ne ngulmuam më shumë ka qenë pastrimi i qendrës së plazhit dhe i bregut të detit nga disa kioska që prishnin imazhin e një plazhi modern dhe pasi hoqëm këto, bëmë pastrimin dhe higjienizimin e zonës bregdetare dhe të qendrës së plazhit. Si përfundim ne jemi të kënaqur që kemi marrë gjithë këto masa që do t’i shërbejnë pushuesve dhe mbi bazën e kësaj pune që ne kemi bërë shohim që ka prurje të reja edhe nga rrethet e tjera në plazhin e Divjakës. Masa të tjera kanë qenë edhe sigurimi i energjisë elektrike në sistemin 24 orë, duke mënjanuar plotësisht të gjitha defektet e mundshme në zonën e plazhit dhe u kemi siguruar ujë për pastrimin dhe higjienizimin e vendit ku pushojnë nëpërmjet puseve dhe depozitave që kemi vendosur në vende me lartësi mbi 20-30 m. Kemi pastruar bregun e detit dhe e kemi pluguar për shkriftimin e rërës kurative ku vendi që pushojnë turistët qoftë ata javorë, qoftë ata ditorë të jetë sa më i pastër. Në bregun e detit ne kemi krijuar kushte shumë të përshtatshme, disa kioska provizore, të pastra, të reja komode, të vëna në një vijë të drejtë dhe në një lartësi të barabartë që të kenë një pamje të bukur. Përpara kioskave janë vendosur edhe shumë shezlongje me distancë të barabartë. Kemi bërë elektrifikimin rreth 1 km përgjatë vijës bregdetare, ku pushuesit shëtisin gjatë mbrëmjes. Kemi pastruar të gjitha mbeturinat urbane në pjesën e pyllëzuar që i takon Bashkisë Divjakë, që pushuesit që nuk janë në kabina, hotele dhe restorante, por vijnë ditore ose në fundjavë, të gjitha mbeturinat urbane i kemi larguar dhe i kemi dërguar në destinacione të duhura. Mendojmë se sivjet në këtë drejtim është bërë një punë e jashtëzakonshme, punë të cilën e ka kryer ndërmarrja komunale me punonjësit e saj, duke punuar natën dhe ditën për krijimin e kushteve sa më të përshtatshme.

    A keni nën administrim kabina dhe pallate pushimi, shtetërore, veç atyre private?

    Ish-kampi i punëtorëve që quhej dikur, nuk është i ynë, por i privatizuar. Por megjithatë, ne kemi 4 pallate dhe 15 kabina të vogla. Këto funksionojnë normalisht dhe mbushen çdo vit sipas nivelit të pushuesve, të cilët vijnë çdo 15 ditë. Kostoja për dhomat e mira shkon 26 mijë lekë (të reja), dhomat e tjera janë 12-13 mijë lekë për 15 ditë. Ne u japim në këtë mënyrë mundësinë edhe pushuesve me ekonomi modeste që të pushojnë sa më këndshëm. Shërbimi është vetëm hotelier. Për sa i përket kabinave dhe pallateve që ka ndërmarrja komunale janë pastruar, higjienizuar, lyer me gëlqere dhe mendojmë se ka kushte më të mira për vitin 2007. Këtë e tregon edhe prenotimi i shumtë i kabinave për muajin korrik dhe 15-ditëshin e parë të muajit gusht, të cilat tashmë kanë përfunduar dhe kërkesat kanë qenë më të mëdha se ai i një viti më parë.

    Po në ambientet ku kryejnë aktivitet privatet, a keni krijuar kushte të përshtatshme pushimi?

    Sigurisht, ne edhe në ambientet ku kryejnë aktivitet personat private, kemi krijuar kushte të përshtatshme për pastrimin, higjienizimin me qëllim që edhe ato mbi bazën e taksave që derdhin në bashki, të kenë kushte më të mira dhe t’u shërbejnë klientëve që do të vijnë.

    A janë korrekt privatët me pagesën e taksës?

    Ne si bashki, jemi shumë të kënaqur me pagesën e taksës vendore dhe taksën e biznesit të vogël, të cilët tregtarët e paguajnë 100 për qind. Rreth 70 subjekte që janë në zonën e plazhit e paguajnë këtë taksë 100 për qind mbi bazën e punës dhe aktivitetit që ata kanë. Ne kemi sistemuar të gjithë tregtarët ambulantë që tregtonin vend e pa vend. Sivjet kemi krijuar kushte të përshtatshme për ta duke i përqendruar në një vend të përshtatshëm, ku edhe ata janë të kënaqur me shitjen.

    Për sa i përket punës së Policisë Bashkiake, a jeni të kënaqur ju dhe pushuesit të cilëve u sigurohet rendi dhe qetësia?

    Puna në Bashkinë e Divjakës është unike, bashki, ndërmarrje komunale, Policia Bashkiake, Inspektorati i Ndërtimit për sezonin turistik. E them këtë sepse Policia Bashkiake dhe ndërmarrja e pastrimit, bëri gjithë pastrimin e plazhit dhe janë vendosur të gjitha tabelat, ku bëhet parkimi i autobusëve, i taksive, ku do të hyjnë dhe do të dalin makinat e vogla. Në breg të detit ndalohen në mënyrë kategorike, përveç makinës së pastrimit dhe urgjencës. Pushuesit ndjejnë praninë e uniformës bashkiake në plazh dhe ne kemi bashkëpunim të mirë dhe të frytshëm edhe me komisariatin e policisë Lushnjë dhe mbi bazën e këtij bashkëpunimi ne kemi pasur sukses në disiplinimin, në higjienizimin, largimin e disa kafshëve që ishin në bregun e detit. Ka një kooperim të punës dhe kjo shkon shumë mirë.

    Sa hektarë plazh ka Bashkia e Divjakës?

    Bashkia e Divjakës ka 200 hektarë. Kjo është rërë, rrugë, ambiente çlodhëse dhe pylli që ka në pronësi Bashkia e Divjakës. Dhe në këtë territor është kryer plotësisht pastrimi. Para se të fillojë sezoni i ri turistik, ne bëmë 3 herë pastrimin e zonës së pyllit, që të mos kishte asnjë mbeturinë. Kemi stabilizuar 100 për qind orarin, kohën dhe mënyrën e hedhjes së mbeturinave. Gjatë natës të gjitha lokalet, ambientet nxjerrin mbeturinat e tyre te porta, shkon makina e pastrimit të Bashkisë i merr dhe i hedh në vendin e caktuar. Ne i kemi pastruar dhe higjienizuar çdo ditë këto vende për eliminimin e çdo lloj epidemie, sidomos tashmë në stinën e nxehtë.

    E gjithë kjo ndërmarrje, ka një kosto apo jo...?

    Sigurisht, për sezonin turistik, ndërmarrja komunale nuk siguron të ardhurat, por me të ardhurat e bashkisë, ne mbulojmë rreth 8 milionë lekë (të reja), të cilat i kalojmë ndërmarrjes komunale dhe mbi këtë bazë ne duam që kjo të funksionojë 100 për qind.

    Sa është numri i pushuesve gjatë sezonit turistik?

    Në total, pushues ditorë, javorë, 15 ditorë te ne shkojnë nga 18-29 mijë pushues. Në ditët e shtuna ose të diela kjo shifër shkon në afërsisht 28 mijë pushues.

    Nga cilat rrethe vijnë zakonisht pushuesit në Divjakë?

    Kryesisht vijnë nga rrethet e Beratit, Kavajës, Elbasanit, Fierit dhe këta janë frekuentues të përvitshëm. Për sa i përket turistëve të huaj janë kryesisht nga Maqedonia dhe Kosova, të cilët kanë qenë shumë të kënaqur me kushtet që ofrojmë ne.

    Për sa i përket çmimeve, a janë ato “të kripura”?

    Në krahasim me zonat e tjera turistike, çmimet këtu janë shumë herë më ulët. Kjo sepse Divjaka është një vend shumë i pasur kryesisht bujqësor.

    Paguajnë pushuesit që vijnë me automjete taksën e kalimit në pyllin kombëtar të Divjakës dhe a jeni të kënaqur me vjeljen e saj?

    Për sa i përket taksës së kalimit të automjeteve në zonën e plazhit çdo vit këtë taksë e ka vjelë bashkia, por mbi bazën e disa problemeve që na janë krijuar atje, këtë taksë ne e nxorëm në ankand dhe nga 3 milionë lekë (të reja) që ne e kishim në program për ta nxjerrë në ankand, kjo përfundoi në 4 milionë lekë (të reja) dhe përfaqësuesi i ankandit i ka paguar rregullisht taksën e kalimit të automjeteve në zonën e plazhit dhe të gjitha këto para kalojnë për pastrimin dhe higjienizimin e plazhit.

    Sa është numri i popullsisë së Divjakës dhe sipërfaqja e saj?

    Divjaka ka një popullsi rreth 13.600 banorë, ku nga këta 7.300 banorë i përkasin bashkisë, pjesa tjetër janë zonat rurale. Vetë Bashkia tokë bujqësore ka 1340 ha, të cilat mbillen vetëm me perime. Anë shumë pozitive ka Bashkia Divjakë, sepse ka hequr 100 për qind lopët nga qyteti. Këtu dominon vetëm kultivimi, prodhimi i perimeve.

    Banorët janë autoktonë vendas?

    Rreth 95 për qind e banorëve janë autoktonë, si në qytet brenda, ashtu edhe në zonat rurale.

    Ka qenë një kënaqësi e jashtëzakonshme ardhja e Kryeministrit shqiptar prof. dr. Sali Berisha, i cili vizitoi Divjakën?

    Bashkia Divjakë ka 2 evenimente lidhur me ardhjen e Kryeministrit. E para se ai, si ish-president i dha statusin e bashkisë ish-komunës së Divjakës dhe nga ky status Bashkia e Divjakës ka përfituar shumë investime nga Qeveria dhe e dyta mbi bazën e investimeve që ne kemi kërkuar dhe projekteve që ne kemi çuar, Qeveria Berisha na ka mbështetur. Kryeministri mori pjesë në përurimin e dy rrugëve, në rikonstruksionin e Shtëpisë së kulturës në fillimin e punimeve të trotuarit dhe mbjelljes së pemëve, punë e cila po vazhdon me ritëm. Mori pjesë gjithashtu edhe në fillimin e çeljes së sezonit të ri turistik në Divjakë. Pjesëmarrja e tij na dha më shumë forcë, sepse mbi bazën e projekteve që ne kemi dërguar, mbështetja është edhe më e madhe. Kemi kënaqësinë që ne si përfaqësues të Bashkisë Divjakë të shprehim se shumë arritje të mira që ne gëzojmë nga statusi “qytet” janë përkrahja e Qeverisë Berisha.

    Gazeta Metropol

    Fotografi nga Divjaka