×

 Ushqimet dhe ndikimi i tyre në organizmin e njeriut

· 1 · 1130

 Ushqimet dhe ndikimi i tyre në organizmin e njeriut

· 1 · 1130

  • Gjinia: Femer
  • i identifikuar
    dreamm
    ne: 10-09-2013, 13:58:09
    Ushqime të ndryshme, fruta apo perime, kanë ndikime të ndryshme në organizmin e njeriut. Ato shpeshherë janë parandaluese të sëmundjeve të caktuara. Si dhe sa shpesh duhet t’i përdorim, në mënyrë që të kenë sa më tepër rezultat në organizmin tonë...
    Arrat dhe bajamet pakësojnë rrezikun e diabetit
    Nga një studim i kohëve të fundit thuhet se gratë që hanë çdo ditë 30 gramë arra kanë 30 për qind më pak gjasa për t’u prekur nga diabeti. Ndërsa tek gratë që konsumojnë çdo ditë një lugë vaj kikiriku rreziku ulet me 20 për qind. Përveç yndyrës së mirë, arrat përmbajnë edhe vitamina të shumta, minerale dhe fibra. Shkencëtarët e universitetit të Harvardit në Boston përfshinë në një studim rreth 83 mijë gra, të moshave nga 34 deri në 59 vjeçe. Pasi kanë analizuar të gjitha të dhënat, ata vunë re se arrat dhe vaji i kikirikut ulin riskun e prekjes nga diabeti i tipit 2. Nga ky studim thuhet gjithashtu se arrat, bajamet dhe lajthitë nuk luajnë asnjë rol në rritjen e peshës trupore, siç mendohej deri më sot.
    Peshku parandalon hemorragjinë cerebrale
    Në një studim të botuar në një revistë të shoqatës amerikane për shëndetësinë thuhet se ngrënia e peshkut të paktën 2 herë në javë ul riskun nga prekja e hemorragjisë cerebrale në tru. Studimi, të cilit iu nënshtruan 99 meshkuj, të cilët më parë konsumonin vetëm mish në dietën e tyre dhe që ishin shtruar në spital si pasojë e shfaqjeve të simptomave që çojnë në këtë sëmundje, arriti në përfundimin se mishi i peshkut ndihmon në parandalimin e sëmundjeve të hemorragjisë cerebrale, falë acidit yndyror që ai përmban dhe që ndihmon në qarkullimin e gjakut. Gjatë këtij studimi shkencëtarët nuk u bazuan në ndonjë lloj të veçantë peshku, gjë që tregon se nuk ka rëndësi lloji apo madhësia.
    Shega ndihmon zemrën, gjakun, tretjen
    Lëngu i shegës shuan etjen, nxit oreksin dhe ndihmon në tretjen e ushqimit. Me shumë sukses përdoret edhe në sëmundjet e stomakut dhe të zorrëve, është freskues dhe mënjanon helmet e organizmit. Ai mund të përdoret edhe për heqjen e njollave dhe rrudhave të fytyrës. Lëngu i shegës mund të quhet edhe ilaç i çmuar për zemrën. Sipas një studimi izraelit, pirja e një gote me lëng shege çdo ditë do të parandalonte formimin e pllakëzave në enët e gjakut, duke ulur kështu rrezikun për t’u prekur nga arterosklerozat.
    Vaji i ullirit zgjat jetën
    Studimet e ndryshme kanë treguar se vaji i ullirit luan një rol të rëndësishëm në mbrojtjen ndaj disa sëmundjeve. Ndër shekuj është protagonist i padiskutueshëm i dietave mesdhetare, duke ndikuar në uljen e vdekshmërisë nga sëmundjet kardiovaskulare e duke çuar në parandalimin e disa lloje tumoresh, sidomos atij të gjirit. Meqenëse është i pasur edhe me yndyra të pangopura, ai eliminon ndjeshëm rrezikun për t’u prekur nga sëmundjet e zemrës, pasi ul nivelin e kolesterolit që grumbullohet nëpër arterie. Po ashtu, dietologët dhe mjekët këshillojnë që, nëse dëshironi të keni një jetë të gjatë dhe të shëndetshme, ky produkt fisnik i dalë nga ulliri duhet të jetë i pandashëm nga tavolinat tuaja.
    Çfarë kurojnë disa fruta dhe perime
    Pjepri - Largon pagjumësinë, bën mirë për kancerin e zorrëve dhe të lëkurës. Duhet konsumuar i ftohtë.
    Qershia - Bën të mundur uljen e nivelit të kolesterolit në trup dhe ndihmon në heqjen e kileve të tepërta.
    Dardha - Ky frut bën mirë për forcimin e zemrës dhe damarëve, si dhe për presionin e ulët të gjakut.
    Speci - Është nga perimet bazë për organizmin e njeriut, rigjeneron lëkurën, bën shumë mirë për flokët dhe thonjtë.
    Brokoli - Pakëson rrezikun e kancerit të stomakut dhe të tubit të ushqimit. Gjithashtu bën të mundur evitimin e sëmundjeve të kockave.
    Karota - Jep energji dhe stabilizon nivelin e kolesterolit. Duhen konsumuar të paktën dy karota në ditë.
    Kastraveci - Rinon muskujt dhe u jep elasticitet qelizave të lëkurës, mban të freskët memorien.
    Hudhra - Ul tensionin, ndalon mpiksjen e gjakut.
    Fiku - Studimet e shumta mjekësore tregojnë se ky frut vë në punë aparatin tretës dhe i jep nxehtësi trupit, duke balancuar në këtë mënyrë temperaturën.
    Molla - Pastron veshkat, shëron çrregullimet në aparatin tretës. Duhet konsumuar një mollë para se të flemë gjumë: pastron në thellësi dhëmbët dhe dhëmballët.
    Banania - Bën pjesë në një nga ato fruta që kurojnë zemrën, forcon muskujt dhe çlodh trupin. Duhet përdorur të paktën dy herë në javë.
    Portokalli - Ky lloj agrumi shumë i dashur në të gjithë botën, të mbron nga ftohja, gripi, sëmundjet e zemrës dhe paraliza.
    Rrushi - Pastron veshkat, mëlçinë e zezë dhe bën të mundur stabilizimin e rrahjeve të zemrës.

    http://www.balkanweb.com/teknologji/2694/ushqimet-dhe-ndikimi-i-tyre-ne-organizmin-e-njeriut-147782.html