×

 Xhenxhefili

· 1 · 16

 Xhenxhefili

· 1 · 16

  • Gjinia: Mashkull
  • i identifikuar
    M A X
    ne: 11-04-2019, 08:39:43
    Xhenxhefili, bima që bën mrekulli për shëndetin
     

    Xhenxhefili është përbërës i njohur në kuzhinën indiane dhe aziatike, ndërkaq është përdorur qysh nga kohërat e lashta për shkak të vetive të mira që ka. Kjo bimë fantastike jua përmirëson shëndetin e përgjithshëm në mënyra të ndryshme. Është e pasur me shumë minerale dhe vitamina.

    Madje, xhenxhefili ka një profil mjaft të mirë nutricional, ku 100 gramë xhenxhefil ju furnizojnë me:
    * 80 kalori
    * 17.8 gramë karbohidrate

    * 1.8 gramë proteina
    * 0.7 gramë yndyrë
    * 2 gramë fibra
    * 415 mg kalium

    * 43 mg magnez
    * 5 mg vitaminë C
    * 34 mg fosfor
    * 0.2 mg vitaminë B6, etj.

    Xhenxhefili ndër tjerash përmban kalcium, zink, riboflavin, etj.
    Nëse filloni të konsumoni xhenxhefil çdo ditë për 1 muaj, ju do t’i përjetoni efektet e mëposhtme shëndetësore:

    – Xhenxhefili do t’jua forcojë sistemin e imunitetit, do t’i vret bakteret e dëmshme dhe t’i parandalojë problemet e ndryshme shëndetësore, duke përfshirë gripat dhe infeksionet
    – Vetitë e veta antipezmatuese i lehtësojnë dhimbjet e shkaktuara nga osteoporoza

    – Konsumimi i rregullt i xhenxhefilit do t’jua ulë nivelet e sheqerit në gjak, dhe rrjedhimisht i ndihmon personat me tip 2 të diabetit
    – Xhenxhefili i zvogëlon edhe nivelet e kolesterolit dhe i ulë rreziqet e sëmundjeve të zemrës

    – Xhenxhefili është zbuluar se i lehtëson dhimbjet e muskujve deri në 25%
    – Përbërësit bioaktivë dhe antioksiduesit që gjenden në xhenxhefil e luftojnë inflamacionin në trup, e përmirësojnë kujtesën, shëndetin e trurit, e ulin rrezikun e demencës, etj. http://www.rd.al/2019/04/xhenxhefili-bima-qe-ben-mrekulli-per-shendetin/