×

KRRTRSH miraton planin rregullues të Kryeqytetit!

· 1 · 1334

KRRTRSH miraton planin rregullues të Kryeqytetit!

· 1 · 1334

  • Postime: 27117
  • Karma: 6
  • Gjinia: Mashkull
Berni
ne: 27-05-2006, 11:11:47
Berisha: Të ndërtohet tramvaj në Tiranë

Këshilli i Rregullimit të Territorit të Shqipërisë ka miratuar dje, planin rregullues për qytetin e Tiranës. Kreu i Qeverisë Sali Berisha ka deklaruar se, në planin e prezantuar nga Bashkia është e nevojshme që të bëhen disa ndryshime, ku ndër to është edhe ndërtimi i një linje tramvaji në zonën Kombinat-Kinostudio.

Shqipëria është i vetmi vend në Europë, e cila nuk ua ofron udhëtarëve këtë linjë transporti. Ndërtimi i këtij tramvaji do të shënonte një hap përpara në modernizimin e transportit të udhëtarëve në vend.

Plani i Tiranës

Plani rregullues i Tiranës u prezantua dje nga drejtori i Urbanistikës në Bashkinë e Tiranës Dritan Agolli. Përfaqësuesit e KRRTRSH-së, pas prezantimit të planit u shprehen se në këtë projekt është e nevojshme të bëhen disa ndryshime. Sipas tyre, duhet të korrigjohet baza e të dhënave për të gjitha pasaktësitë e konstatuara. Po ashtu, duhet të merret parasysh dhe mendimi i komunitetit dhe i të gjitha grupeve të interesit. Ky proces do të shoqërohet edhe me oponencën e institucioneve shtetërore të specializuara. Gjithashtu u vendos që, për hartimin dhe zbatimin e këtij plani të merret parasysh Plani strategjik, për Tiranën e madhe. Gjatë mbledhjes së djeshme, kreu i Qeverisë Berisha u shpreh se "Miratimi i detyrës së projektimit është një fazë jashtëzakonisht e rëndësishme në procesin e hartimit të planit të ardhshëm të kryeqytetit, plan i cili duhet të ketë një qëllim kryesor; t'u rikthejë qytetin qytetarëve. Të bësh këtë gjë do të thotë që të vendoset në plan të parë, interesat ekonomike dhe sociale të qytetarëve të Tiranës". Ai theksoi se duhet që të qartësohen të gjitha objektivat e këtij plani. "Bashkia e Tiranës, por edhe Ministria e Punëve Publike dhe Territorit, të bashkëpunojnë ngushtë për të qartësuar çdo objektiv të këtij plani 15 vjeçar. Duhet të fillojë një debat i gjerë me të gjitha grupet e interesit, qytetarët, për këtë plan" tha ai.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super