×

 Belshi: Një qytet qendër e zonës së Dumresë!

· 2 · 2603

 Belshi: Një qytet qendër e zonës së Dumresë!

· 2 · 2603

  • Gjinia: Mashkull
  • i identifikuar
    Berni
    ne: 01-06-2006, 10:00:02
    Kryeqendra tradicionale e zonës së Dumresë është Belshi dhe rilindësi i madh, Sami Frshëri, e kishte projektuar që ai të ishte kryeqyteti i Shqipërisë. Argumentet e këtij personaliteti të shquar edhe sot e kësaj dite nuk ka arritur dot kush t'i hedhë poshtë, pavarësisht se ka kaluar një kohë kaq e gjatë që kur ai e bëri publike një ide të tillë. Sipas Sami Frashërit, ideja e tij për të qenë Belshi kryeqytet i Shqipërisë ishte nxitur nga fakti se kjo zonë është kërthiza e vendit tonë dhe se bukuritë natyrore të saj janë vërtet të pazakonta. Imagjinoni një kryeqytet me 85 liqene karstike ku njëri është më i bukur se tjetri. Sipërfaqet e këtyre liqeneve janë afro 14.2 km2 me një aftësi ujëmbajtëse 26 milionë m3. Egzistenca e kodrave të rrumbullakosura e me lartësi të njëjtë që ndahen nga njëra- tjetra nga lugina të vogla ,qafa e gropa i kanë dhënë pllajës së Dumresë një pamje të valëzuar që e bën atë mahnitëse. Qendra e Dumresë sa vjen e popullohet më dendur nga banorët e krahinës, pasi ajo ka filluar të zhvillohet me ritme të kënaqshme. Belshi, së fundi, ka filluar të vizitohet edhe nga turistët vendas e të huaj dhe shumë shpejt vendasit besojnë se kryeqendra e Dumresë do të "pushtohet" nga turistët, pasi e meriton këtë si një nga perlat karstike të Mesdheut.

    • Gjinia: Mashkull
  • i identifikuar
    Berni
    #1 ne: 01-06-2006, 10:01:22
    çfarë ofron në verë zona e Belshit me liqenet e saj karstike? Si mund të kalohen pushimet?

    Mrekullitë natyrore të Shqipërisë janë të shumta dhe pa dyshim një prej tyre është dhe Dumreja e Elbasanit, e njohur si një nga perlat karstike më të bukura të Mesdheut. Një dhuratë të çmuar i ka bërë natyra kësaj zone: janë afro 85 liqene karstike dhe pozicioni i shkëlqyer gjeografik e tepër i favorshëm i saj për t'u zhvilluar në të gjitha aspektet e për t'u bërë një zonë e lakmueshme si nga turistët, por edhe për biznesin. Dumreja është një zonë tepër e njohur dhe nga më të mëdhatë në Shqipëri.
    Ajo shtrihet në një sipërfaqe prej 21500 hektarë, ku më se 3 për qind të saj e zënë liqenet karstike numri i të cilëve shkon në 85. Zona e Dumresë shtrihet midis lumenjve Devoll në jug dhe Shkumbin në veri dhe fillon aty ku mbaron fusha e Pazhokut në Cërrik dhe përfundon atje ku fillon fusha e Myzeqesë. Vendndodhja në kryqëzimin e rrugëve më të rëndësishme që lidhin fushën e Elbasanit me Myzeqenë, luginën e Devollit me luginën e Shkumbinit dhe malësitë përreth, Vërçë, Sulovë, Shpat, Peqin dhe Krrabë, ka favorizuar ndërveprimin e kulturave dhe gjeneruar vendbanimet historike e hapësirat jetike të saj.
    Liqenet karstike
    Zona e Dumresë në Shqipëri dhe jashtë saj identifikohet për shkak të numrit të madh të liqeneve karstike që gjenden në të. Sipërfaqja e përgjithshme e tyre arrin në 770 hektarë. Vëllimin më të madh të ujit në to e ka liqeni i Merhoes me 11,3 milionë metër kub ujë. Po kështu të mëdhenj konsiderohen edhe liqeni i çestinjës me 97 hektarë, Seferani 87,5 hektarë i Degës 37,5 hektarë, ndërsa më i vogli është liqeni i çartallozit me 0.5 hektarë. Më të thellë janë Merhoja 61 metra, Peraska 51 metra, çërraga 29 metra, Seferani 20.8 metra etj dhe thellësia më e vogël zbret në 10 metra. Karakteristikë e liqeneve karstike të Dumresë është se ato janë liqene me regjim shiu dhe mbushja me ujë e gropave të tyre përgjithësisht bëhet nga rrjedhja e përkohshme sipërfaqësore. Gjatë stinës së verës ndodh që afro 20 liqene të thahen përkohësisht.
    Turizmi
    Në ditët e sotme të gjithë janë të bindur se Belshi ka mbijetur në sajë të liqenit piktoresk që ndodhet pranë tij dhe të dhjetëra të tjerëve rreth e rrotull. Por mjerisht, burimet jetëdhënëse të ekosistemit pranë tij po asfiksohen në mënyrë katastrofike për shkak të ndotjes. Një bukuri natyrore mahnitëse e Dumresë janë edhe zambakët e ujit, lekoi i bardhë dhe lekoi i verdhë. Ky i fundit rritet në gjirin e Degës, në atë të Seferanit, Turbullit dhe Stanit të Panjës. Ndërsa lekoi i bardhë rritet në gjolin e Rramanit, Turbullit dhe Seferanit. Afro një vit më parë filloi mbjellja e fidanëve të drurëve dekorativë në brigjet e liqeneve karstikë.

    Autori i Lajmit: Nertil Agalliu