×

Dita e Veres !

· 22 · 6584

Dita e Veres !

· 22 · 6584

  • Postime: 246
  • Karma: 0
kart hadasht
ne: 11-05-2004, 10:42:44
Historiku i ditës së Verës


ELBASAN- Sipas të dhënave nga bashkia si dhe nga zyra e kulturës pranë saj, Dita e Verës është festuar në Elbasan që në kohët e antikitetit. Këtë e dëshmojnë shkrime të kohës që ndodhen në arkivën e bibliotekës. Kjo ditë simbolizon largimin e stinës së ftohtë dhe sjell premisat për një stinë të re. Zana e çermenikës është vendi i parë i kultit ku nisi festimet e njohura, për Ditën e Verës. Kjo zanë, sipas mitologjisë, përfaqëson bukurinë femërore, dhe tregohej si zana e tërë pyjeve dhe kafshëve. Edhe gjatë kohës së komunizmit, kur nuk bëhej fjalë për t'u festuar Dita e Verës, familjet autoktone të Elbasanit, i gëzoheshin kësaj dite duke përgatitur ballokumet dhe revaninë.
« Editimi i fundit: 15-03-2005, 05:55:44 nga BeRni »
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super
milanisti
#1 ne: 15-02-2005, 23:54:40
Kete veprim qe ka ber Parlamenti ateher e beri kunder qytetit te Elbasanit sepse bashkin e fitoi PD dhe keto deputet e PS se Elbasanit i ben nje hakmarrje ndaj qytetit te tyre.
Ajo dihet ne te gjith Shqiperin se Elbasani esht qyteti qe e feston tradicionalisht diten e veres kurse keto tani na futen dhe Tiranen psh Tiransit ose qytetet e tjera ne shqiperi sdin se cfar jan Ballakumet se vetem Elbasansit e din si behen.
Them se ne nje koh te afert prap ky ligj ka per te ndryshuar dhe feste do i mbetet qytetit qe i takon Elbasanit.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 4460
  • Karma: 0
  • Gjinia: Femer
*Ena*
#2 ne: 16-02-2005, 02:23:44
Kete veprim qe ka ber Parlamenti ateher e beri kunder qytetit te Elbasanit sepse bashkin e fitoi PD dhe keto deputet e PS se Elbasanit i ben nje hakmarrje ndaj qytetit te tyre.
Ajo dihet ne te gjith Shqiperin se Elbasani esht qyteti qe e feston tradicionalisht diten e veres kurse keto tani na futen dhe Tiranen psh Tiransit ose qytetet e tjera ne shqiperi sdin se cfar jan Ballakumet se vetem Elbasansit e din si behen.
Them se ne nje koh te afert prap ky ligj ka per te ndryshuar dhe feste do i mbetet qytetit qe i takon Elbasanit.

Berni te lumte :puth :perqafim
Se kuptoj pse behet feste kombetare kur nuk e kane idene se c'domethenie ka kjo feste
Tani ec kush te bej me shume konkurrence se kush ben festen me te bukur kush ka te ftuar te njohur po eprishin fare festen e thjeshte e tradicionale si dita e veres.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super
milanisti
#3 ne: 16-02-2005, 23:37:23
Ena prap keto sa bejn fjal kot se neve si Qytet asgje nuk na prish e festojm dhe me bukur sic e ben keto Kombetare kur isha vjet ne Mars ne Elbasan me dat 13 ne darke ka qen shum bukur esht festuar me bukur si Viti i ri ishin kengetaret me te mir te Shqiperis organizoi nje mbremje shum te bukur Bashkia jemi kenaqur ate nat dhe me 14 qe esht dita sdiskutohet qe ishte bukur.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 843
  • Karma: 0
  • Gjinia: Femer
ÇAMËRIA
#4 ne: 17-02-2005, 10:06:54
Si thua Berni me mire te gezohemi te gjithe ndaj ardhjes se pranveres e veres apo "lindjes" se partive ?
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super
milanisti
#5 ne: 17-02-2005, 11:39:36
^eLjIeRtEa^  esht Festa e qytetit tone dhe ska te drejt njeri qe ta bej feste Kombetare te caktojn nje dat tjeter per feste kombetare jo me 14.
Ato deputet e Elbasanit disa nuk jan fare Elbasanas as sdin se cfar behet atje na ben dhe nje propozim te bukur kush e pyet Namik Doklen 150 vota me shum mori se kandidati tjeter dhe kete her ne zonen qe esht ai e ka te sigurt humbjen.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 27117
  • Karma: 6
  • Gjinia: Mashkull
Berni
#6 ne: 15-03-2005, 00:28:21
  Ne Elbasan, dita me e bukur se kurre

Dita e djeshme ka qene me e bukur dhe me madheshtore se kurre ne Elbasan dhe rrethinat e tij. Festa filloi qe nje dite me pare, per tu perjetuar 48 ore pa nate, ndersa amvisat e vjetra dhe te reja te ketij qyteti kishin dite qe pergatisnin ballokumet, jo vetem per vete por per mijera miq e shoke. Pse jo dhe mijera te tilla per kryeqytetin e Shqiperise. Dita e djeshme nuk i ka "fikur" dritat e nje nate me pare, per te misur me "zbrazjen" e fshatit per te mbushur qytetin dhe ky i fundit eshte zbrazur per te "populluar" fshatin. Ne fakt eshte bere tradite, te gjithe fshatrat e Elbasanit ne kete feste kane zbritur ne qytet, ndersa qyteti nen vargjet himn te kenges se Isuf Myzyrit, "Ma mire n'pyll se n'qytet", e kane organizuar Diten e Veres sipas tradites dyshekullore, neper shpatet e kodrave te Krastes, Krrabes e Bradasheshit gjer ne ultesiren e lumit te Shkumbinit. Ora dhjete ka nisr me karnavalet, dekori i te cileve eshte shkrire edhe me transmetimet direkte te nje televizioni privat ne Tirane.

« Editimi i fundit: 15-03-2005, 05:54:03 nga BeRni »
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 27117
  • Karma: 6
  • Gjinia: Mashkull
Berni
#7 ne: 15-03-2005, 00:40:14
ELBASAN/ Festohet me madhështi Dita e Luleve. Marrin pjesë dhe të ardhur nga Kosova, Maqedonia e Mali i Zi

"Tiranasve u shita 20 mijë ballokume"
Pronari i ëmbëltores së famshme: Këtë vit më shumë kërkesa


Elbasani ka thyer dje xhelozinë e shkaktuar që prej dy vitesh nga "vjedhja" e festës së Ditës së Verës prej kryeqytetit. Kjo jo dhe aq nga mizëria e njerëzve, larmia e aktiviteteve të shumta apo dhe prania e mysafirëve VIPA, sesa nga tregtia e ballokumes. Vetëm ëmbëltore "Duka", një nga më të njohurat në qytetin e Elbasanit gjatë këtyre dy ditëve ka shitur për llogari të njësive tregtare të Tiranës 20 mijë ballokume. Ndërkohë, pronarë të punishteve të njohura në Elbasan pohojnë se ka pasur kërkesa të jashtëzakonshme për ëmbëlsirën e tyre karakteristike jo vetëm nga metropoli, por edhe nga qytetet të tjera të vendit. "Këtë herë na është dashur të përballojmë një volum pune të jashtëzakonshëm. Kryeqytetasit, duke dashur që të na imitojnë ne elbasanasit edhe në tregtiminin e ballokumes, na kanë "mbytur" me kërkesat për t'i furnizuar me këtë asortiment. Tregtarët nga Tirana porositën në Elbasan 50 mijë ballokume. Vetëm nga ëmbëltorja që unë kam në pronësi u shitën për kryeqytetasit 20 mijë ballokume. Ishte e pamundur të plotësonim të gjitha kërkesat", thotë Olsi Duka, pronari i ëmbëltores me të njëjtin emër. "Lufta" për Ditën e Luleve nuk e ka zbehur aspak madhështinë e saj në Elbasan. Dje me mijëra njerëz kanë mbushur sheshin dhe rrugët e këtij qyteti. Aty kanë shkuar për të festuar edhe të ardhur nga rrethe të tjera të vendit dhe madje edhe nga jashtë kufijve, si Maqedonia, Kosova dhe Mali i Zi. Festimet kanë nisur që mbrëmjen e së dielës me një koncert të madh festiv para sheshit të kalasë, i cili ka zgjatur deri mëngjesin e djeshëm. Kështu 14 Marsi i ka gjetur zgjuar elbasanasit, të cilët kanë vërshuar përgjatë bulevardit kryesor, duke ndjekur veprimtari të shumta të organizuara me këtë rast. Qytetarë elbasanas dhe mysafirë kanë vizituar panairin "Dita e Verës 2005". Në këtë qytet është zhvilluar edhe pikniku tradicional. Interesante ka qenë parada e karnavaleve të fëmijëve dhe të rinjve. Atmosfera festive është favorizuar edhe nga koha e mirë.



 
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 27117
  • Karma: 6
  • Gjinia: Mashkull
Berni
#8 ne: 15-03-2005, 05:54:30
Berisha: Elbasani, kryeqyteti i Verës

ELBASAN- I pari që erdhi Elbasan, rreth orës 10:00, ishte lideri i opozitës Berisha. I shoqëruar nga bashkëshortja, ai është pritur nga dhjetëra simpatizantë e qytetarë. Berisha mori pjesë në përurimin e panairit "Dita e Verës-2005", në pallatin e sportit "Tomorr Sinani", ku 45 prodhues dhe kompani vendase dhe të huaja kanë ekspozuar prodhimet e tyre në këtë edicion të 8-të të këtij aktiviteti. Në ceremoni merrte pjesë dhe kryetari i bashkisë, Ardian Turku, dhe kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Veli Kazazi. Duke e konsideruar Elbasanin si kryeqytetin festës së Ditës së Verës, Berisha falënderoi organizatorët e panairit, tregtarët dhe prodhuesit vendas në të gjithë Shqipërnë. "Është kënaqësi e madhe të përshëndes sot biznesmenët elbasanas dhe të gjithë Shqipërisë, t'i falenderoj ata
për përpjekjet e mëdha që kanë bërë. I siguroj ata se kurdoherë do të jenë partnerë dhe në vëmendjen tonë për zhvillimin e vendit",- tha Berisha. Tek partneriteti me biznesin, vijoi Berisha, shoh "Levën e Arkimedit" që do të hapë epokë tjetër në zhvillimin e Shqipërisë, do të ulë varfërinë, do të shtojë të ardhurat, do të rimëkëmbë vendin, si dhe do frenojë largimin e shqiptarëve, si pasojë e qeverisjes aktuale.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 1406
  • Karma: 0
  • Gjinia: Femer
camarroke
#9 ne: 15-03-2005, 08:26:35
 <> <> <>berni :-*
 eshte e vertete ajo qe thua mor lal.
 elbasani eshte kryeqteti i kesaj feste dhe kush do qytet qe mund te oragnizoj apo te imitoje kete feste ,si ne elbasan nuk e ban kush.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 843
  • Karma: 0
  • Gjinia: Femer
ÇAMËRIA
#10 ne: 15-03-2005, 14:02:11
Kot i gezohen veres Elbasallinjte...... nejse per nje dite ja falim.... tre muajt e tjere i mbetet bregdetit te bukur shqiptar ti shijoje...

p.s. Berni sa ballakume i hengre?  Se mos me thua asnje.... :P
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 6
  • Karma: 0
NIGGER
#11 ne: 07-02-2006, 21:25:20
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 94
  • Karma: 0
emiliatje
#12 ne: 14-02-2007, 17:24:15
Dita e veres eshte nje feste shume e bukur dhe me pare eshte festuar vetem ne Elbasan.Une qe jam lere e rritur ne Elbasan dhe pse nuk jam puro sepse prinderit e mi jane te ardhur  e festonim perhere .Diten e veres ne perhere benim ekskursion  ne kodrat e qytetit . Ne feste eshte tradite qe ti japesh ballokume ose ravani qe jane karektiristike  per festen .Mua ngaqe kam qene si ai qengji mire qe pine ne dy nena me vinin shume ballokume nga shoqet por dhe nga komshinjte .Kurse ata vinin tek shtepia ime per bakllava dhe per byrek qe si mami im  si bente kush si gjirokastrite .Elbasani ka dhe shume tradita te tjera te bukura dhe vertete njerez  me kulture qytetare dhe shume zemerbardhe. Nje pershendetje per te gjithe elbasanillinjte  .
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 6599
  • Karma: 29
  • Gjinia: Femer
erlehta
#13 ne: 08-03-2007, 23:07:49
Lum si ata qe do kene mundesi te festojne dhe shijone kete Feste.

Gezuar te gjitheve.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super
Capkenja
#14 ne: 09-03-2007, 12:42:31
Ehh une do iki kastile ne El ate dite se kam 5 vjet qe se kam festuar atje !
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 1580
  • Karma: 7
sorelina
#15 ne: 09-03-2007, 15:11:36
Vjet kam qene edhe une ne Elbasan dhe e kam festuar diten e veres me shoqerine dhe ja kemi kaluar shume bukur. Sa keq qe kete vit nuk kam mundesi te shkoj e te ha ndonje ballokume se i benin te mire ato :D
Nejse, i uroj te gjithe shqiptaret gezuar, dhe e kalofshin sa me bukur.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 2293
  • Karma: 1
PetritKola
#16 ne: 12-03-2007, 21:51:31
DITA E VERËS, 14 MARSI, NJË ZAKON ARBËRESH


Dita e Verës quhet e tillë sepse më 14 Mars bimësia zgjohet nga gjumi
dimëror.
Në këtë ditë bimësia fillon të thithë lëngjet nga toka dhe kështu të
rritet.
Ky zakon i lashtë është i vetëm në botë dhe ndonëse qendra e festimit
të tij
është
qyteti Skampa (Elbasani), ai iu përket të gjithë arbëreshëve
(arbërësve-arbanasve).
Tani kjo festë është bërë festë kombëtare dhe dita 14 Mars është ditë
pushimi.
Shenjat e festimit të këtij zakoni arbëresh janë:

1) Marrja datën 13 Mars të një tufe të vogël bari të njomë bashkë me
rrenjët
   dhe dheun, me qëllim që të gjendet mëngjezin e datës 14 Mars në
shtëpi.

2) Gatimi i ballakumeve, që gatuhen një ose dy ditë përpara datës 14
Mars,
    me qëllim që mëngjezi i datës 14 Mars t'i gjejë ballakumet në
shtëpi.


GATIMI I BALLAKUMEVE

MASAT
1 kg sheqer, 0.5 kg tëlyn (gjalp), 1 kg miell misri i situr, një dorë
miell
gruri,
8 kokrra vezë, 1 filxhan qumësht; një enë e madhe bakri e pakallajisur
ose përndryshe prej qelqi.

GATIMI
Tretet gjalpi dhe pastaj rrihet me sheqerin deri sa të bëhet një masë e
bardhë.
E mira është që rrahja e masës të bëhet me dorë, sepse fundi i rrahjes
ndjehet
kur të duket se preken fije me dorën që po përzien masën. Ndërsa vezët
përzihen me qumështin dhe shtohen dalëngadalë tek sheqeri i rrahur,
duke vazhduar përzjerjen e këtij të fundit.

Pastaj hidhet mielli dalëngadalë duke vazhduar përzjerjen. Kujdes në
hedhjen
e miellit, sepse mielli i tepërt i bën të forta ballakumet pas pjekjes.
Prandaj,
pasi është harxhuar sasia e paracaktuar e miellit, brumi lihet rreth 15
minuta
në qetësi pavarësisht se ai mund të duket i qullët. Kjo kohë mjafton që
grimcat e miellit të thithin lagështirën e brumit të qullët. Pas kësaj
brumit mund
t’i shtohet edhe një dorë miell nëse është e nevojshme kur ai mbetet si
i
qullët.
Kështu me këtë brumë ballakumet nuk do mund të shtrihen gjatë pjekjes.

PJEKJA
Pudroset tepsija me miell dhe mbi të vendoset topat e brumit me
madhësinë
e grushtit të dorës. Pastaj futet tepsija në pjekje për rreth 40 minuta

170oC
deri sa të formojë pak kore (jo të skuqet). Nxirret tepsija dhe lihet

ftohet
me qëllim që ballakumet të shkëputen lehtësisht.

--------------- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -
Ruajeni dhe trashëgojeni këtë zakon arbëresh.

  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 27117
  • Karma: 6
  • Gjinia: Mashkull
Berni
#17 ne: 14-03-2007, 10:43:35
Cfar qejfi behet sot ne elbasan,sa inat me vjen qe nuk jam,kismet vitin tjeter.Gezuar te gjitheve diten e Veres,e kam fjalen per ata nga Elbasani se ato nga qytetet e tjera e kane te kote ta festojn se eshte festa e Elbasanit  ;)
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 27117
  • Karma: 6
  • Gjinia: Mashkull
Berni
#18 ne: 14-03-2007, 11:29:47
ELBASAN – Një koncert madhështor në sheshin kryesor të Elbasanit ka çelur festimet për “Ditën e Verës”. Përgatitjet për këtë festë kanë nisur prej kohësh, me inciativën e vetë bashkisë, Dhomës së Tregtisë dhe subjekteve private që do të presin sot mijëra vizitorë nga vendi dhe të huaj. Ditën e djeshme, makinat private me targa tw qyteteve të ndryshme kanë paralajmëruar fluksin e vizitorëve në qytetin e ballokumeve. Dy ditë më parë, Bashkia e Elbasanit i ka dhënë fund përgatitjeve për 14 marsin. Sipas burimeve zyrtare të saj pohohet se janë shpenzuar 1 milionë lekë nga buxheti për të dekoruar qytetin në prag feste. Në qendrën e qytetit si dhe dy hyrjet kryesore të tij janë vendosur banderola e tabela të shumta, ndërsa mësohet se janë shfrytëzuar dhe pjesë nga dekori i vitit të kaluar. Sipas drejtorit të Punëve Publike në bashki, Albert Shopi, puna për zbukurimin e qytetit me rastin e kësaj festa tradicionale ka përfunduar me sukses. Festimet për Ditën e Verës hapen mbrëmjen e 13 marsit ku në orën 21:00 në sheshin “Gensher” u zhvillua një koncert me pjesëmarrjen e dhjetëra këngëtarëve të njohur në të gjithë Shqipërinë. Sipas organizatorëve, në shesh do të qëndrohet deri pas mesnate për të pritur zgjuar 14 marsin, ashtu siç është bërë zakon gjatë 10 viteve të fundit. Atmosfera e festës është e pranishme në çdo familje elbasanase, të cilat kanë përgatitur ballokumet dhe ritet e kësaj dite. Ditën e sotme pritet që të zhvillohen dhe një mori programesh të tjera, ku më të rëndësishme janë: çelja e panairit të Ditës së Verës, i cili do të zgjasë për 3 ditë me radhë; karnavalet e organizuar nga shkollat e qytetit, etj. Të dhënat e siguruara nga hotelet e qytetit flasin për prenotime nga zona të ndryshme të vendit dhe të huaj për të qëndruar në Elbasan gjatë 13 dhe 14 marsit. Dita e Verës pritet që të angazhojë një numër të madh të forcave të rendit. Nga drejtoria e policisë mësohet se janë marrë masa për të parandaluar ndonjë incident të mundshëm gjatë kësaj dite. Nga ana e tij, shefi i komisariatit në Elbasan, Saimir Muça u ka bërë thirrje drejtuesve të mjeteve të evitojnë qarkullimin në qendër të qytetit për të mos krijuar amulli në lëvizjen e njerëzve. a.k
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 2213
  • Karma: 12
  • Gjinia: Femer
Vogelushja Korcare
#19 ne: 15-03-2007, 19:14:55
Cfar qejfi bëhet sot ne elbasan,sa inat më vjen qe nuk jam,kismet vitin tjetër.Gezuar te gjithëve ditën e Veres,e kam fjalën për ata nga Elbasani se ato nga qytetet e tjera e kanë te kotë ta festojn se është festa e Elbasanit  ;)
iiiiiiiii sa i poshter ky  :D :P
Edhe qytetet e tjera e festojne jo vetem Elbasani  :)

Gezuar te gjitheve me vonese  :D
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 27117
  • Karma: 6
  • Gjinia: Mashkull
Berni
#20 ne: 16-03-2007, 09:52:33
Si është festuar festa pagane në Elbasan, Tiranë, Berat, Korçë, Durrës, Shkodër dhe Sarandë

ELBASAN- Elbasanasit kanë nisur festimet për Ditën e Verës mbrëmjen e 13 Marsit kur edhe në sheshin “Gensher” është zhvilluar një koncert festiv me pjesëmarrjen e këngëtarëve më të mirë. Festa e natyrës është ndjekur edhe nga moti i mirë, i cili ka favorizuar shëtitjet dhe piknikun tradicional në natyrë. Mijëra qytetarë kanë mbushur rrugët, sheshet dhe hapësirat e gjelbra për të festuar në natyrë Ditën e Verës. Sheshi kryesor i qytetit është tejmbushur nga qytetarë, por edhe mysafirë nga qytetet e tjera të të gjitha moshave për të pritur parakalimin e karnavaleve nga shkollat 9-vjeçare, të cilat kanë sjellë me anë të fabulave të ndryshme problemet që po kalon sot shoqëria shqiptare. Qytetarë nga Tirana, Korça, Vlora, Shkodra, Durrësi dhe shumë qytete të tjera të Shqipërisë së Mesme kanë qenë mysafirë në Elbasan.
Festa
Festa në natyrë është shpërndarë më pas në parkun “Rinia”, në kodrën e Krastës, në pikën turistike të Byshekut, por edhe në lokale dhe restorante, ku ka kaluar dreka e Ditës së Verës. Pas festimeve në shesh, në pikat kryesore grupet artistike kanë zhvilluar koncerte me këngë popullore për qytetarët, ndërsa Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve ka zhvilluar edicionin e radhës të Ditëve Poetike të Verës me mbjelljen e pemës tradicionale në lulishten e poetëve për fituesin e këtij edicioni. Panairi i Ditës së Verës është një moment i rëndësishëm për qytetin e Elbasanit. Mbi 45 firma kanë ekspozuar produkte dhe prodhime të punishteve jo vetëm në Elbasan, por edhe nga qytetet e tjera dhe nga vende të ndryshme të rajonit. Në ceremoninë e hapjes së panairit ka marrë pjesë edhe deputeti Gazmend Oketa, i propozuar si zëvendëskryeministë r në kabinetin “Berisha”. I pyetur për pozicionin e tij në këtë vizitë, Oketa deklaroi se ka ardhur në Elbasan si një deputet i thjeshtë i ftuar nga miqtë e tij në Elbasan, duke marrë pjesë në festimet për Ditën e Verës. Ai i uroi nga pallati i sportit “Tomorr Sinani” të gjithë qytetarët elbasanas në këtë ditë të traditës dhe të festës. I ndjekur nga deputetë të tjerë të Partisë Demokratike, Oketa ka parë nga afër stendat e firmave pjesëmarrëse në panair.
Të ftuarit
Për të marrë pjesë në hapjen e panairit ishin ftuar të gjithë përfaqësuesit e shtetit, duke filluar me kryeministrin për të vazhduar me kryetaren e Parlamentit, ministrat dhe përfaqësues të tjerë, por asnjë prej tyre nuk ka preferuar që këtë ditë tradicionale të Elbasanit ta kalojë në qytetin e luleve. Gjithsesi vetë qytetarët duke u larguar nga politika kanë festuar në mënyrën e tyre këtë ditë pa u shqetësuar nëse politikanët do ta kthenin vëmendjen nga Elbasani apo jo.

Durres,Dita e Verës harrohet nga institucionet përkatëse

DURRËS- Dita e Verës është festuar edhe në qytetin bregdetar të Durrësit, ashtu si në shumë qytete të tjera të Shqipërisë. Por, ndryshe nga ata, edhe këtë vit Bashkia e Durrësit nuk ka menduar që në këtë ditë festimet të jenë sa më të larmishme për banorët e qytetit, duke mos organizuar asnjë aktivitet. Krahas neglizhimit nga ana e institucioneve përkatëse për ta bërë sa më të gjallëruar këtë festë, qytetarët nuk kanë harruar ta kthejnë këtë ditë një festë tradicionale, duke e festuar gjithsekush sipas mënyrës së tyre. Kështu orët e para të mesditës janë mbushur të gjitha sheshet kryesore të qytetit të Durrësit me qytetarë, të cilët kanë parë si të vetmen mënyrë festimi, duke shëtitur. Ndërsa fëmijët ndryshe nga të rriturit, i janë dhënë edhe lojërave të ndryshme në sheshin “Taulantja” ose siç quhet ndryshe “Vollga”.

Tirana, pushim, harmoni, festë, njësoj si Elbasani

TIRANË- Ashtu si edhe Elbasani, prej nga e ka origjinën festa pagane e Ditës së Verës, dhe në Tiranë nga viti në vit po festohet me shumë ceremoni dhe festime. Këto festime kanë nisur që në orët e para të mëngjesit nga tingujt e bandës, ndërkohë që për të gjithë kryeqytetasit, dita e të cilëve ka qenë një ditë pushimi, kanë shijuar aktivitetet e organizuara nga bashkia përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Dita e Verës, e cila simbolizon rizgjimin e natyrës, ka pasur tinguj të ndryshëm muzikorë, nëpër stendat e vendosura përgjatë bulevardit. Krahas muzikës klasike apo edhe popullore, mund të dëgjoje edhe muzikën moderne, e përshtatur kjo për të gjitha grup moshat. Por vëmendja e qytetarëve është tërhequr nga disa avionë sportivë të vënë në dispozicion nga një kompani private. Në stendat përgjatë bulevardit nuk mungonin as ballokumet.

Korçarët festojnë Ditën e Verës në periferi

KORÇË- Dita e Verës, e cila simbolizon fillimin e stinës së pranverës, nga banorët e qytetit të Korçës është e preferuar që të festohet më së shumti në lokalet në periferi të qytetit apo në fshatra të konsideruara turistike, si Voskopoja dhe Dardha, si dhe në Elbasan, dhe shumë pak brenda në qytet. Në fakt, kjo festë që nuk ka ndonjë traditë të theksuar festimi në qytetin e Korçës, ku Dita e Verës kremtohet si nga komuniteti ortodoks në datën 1 Mars dhe nga ai mysliman në datën 14 Mars, megjithatë mbetet një nga festat më pak popullore në qytetin e Korçës.

Berat, Dita e Verës festohet në pika turistike

BERAT- Në orët e para të mëngjesit familjet beratase të organizuara në fise apo familje kanë udhëtuar për në pikën turistike të Kalasë, Sheshit të Dosave etj. Familjet beratase një ditë më parë kanë ndezur zjarre pranë banesave të tyre ose në për bahçet, këto zjarre simbolizojnë djegien e mbeturinave të dimrit në orët e vona të natës dhe familjet kanë gatuar ballokume, byrek me shumëllojshmëri lakrash, vezë të ziera dhe misra të zier. Beratasit e kanë kaluar këtë ditë të bukur nëpër pikat turistike të qytetit, ndërsa të tjerë kanë preferuar lokalet luksoze të qytetit më familjet e tyre.

Festimi i festës në Sarandë, me shëtitje

SARANDE- 14 Marsi, Dita e Verës, është festuar edhe në Sarandë. Ka nisur mëngjesi me bandën e qytetit, e cila i ka rënë qytetit kryq e tërthor, për të treguar se e mërkura nuk ishte si gjithë ditët e tjera. Ndryshe nga ditët e tjera të javës sarandiotët zgjodhën shëtitjet përgjatë bregdetit, por edhe duke frekuentuar lokalet që ndodhen këtu. Duke vazhduar me programin artistik, me pjesëmarrjen e grupeve polifonike që janë në Sarandë, por edhe me nxënës të shkollave, e këngëtarë të estradës, i kanë dhënë larmi Ditës së Verës. Por edhe lokalet jashtë qytetit kanë qenë të frekuentuara ditën e djeshme, si në Ksamil, Butrint, Lëkurës etj.

Shkodra nuk feston festën pagane

SHKODËR- Ndoshta është i vetmi qytet ku nuk është ndjerë atmosfera e Ditës së Verës. Shkodranët nuk e festojnë 14 Marsin, i cili simbolizon ardhjen e pranverës, pasi ata nuk e kanë traditë një gjë të tillë në traditën e tyre. Megjithatë ka qenë forumi rinor ai i cili ka organizuar një aktivitet të vogël në qendër të qytetit. Megjithatë ndryshe nga Tirana, Elbasani apo dhe qytetet e tjera jugore, të rinjtë e këtij forumi nuk kanë shpërndarë ballokume, por kanë shpërndarë pije dhe e biskota. Ndërkohë që ndoshta ka qenë vetëm moti i mirë ai që ka treguar ardhjen e pranverës.

Artan LEKA
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 21960
  • Karma: 43
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#21 ne: 14-03-2012, 00:49:47
Që në kohët antike, tempulli i 14 Marsit, Festa e Ditës së Verës, ka qenë në qytetin e Elbasanit. E quajtur ndryshe si dita e largimit të dimrit, kjo festë ka krijuar tashmë traditën e saj jo vetëm tek banorët e qytetit të Elbasanit, por edhe në qytete të tjera të vendit dhe veçanërisht në Tiranë.

Zanafillën "Dita e Verës" e ka në faltoren Zana e Çermenikës, e ndërtuar në rrethinat e qytetit të Elbasanit, e cila ishte perëndesha e gjuetisë, pyjeve dhe e të gjithë natyrës.

Sipas gojëdhënës, kjo zanë dilte nga faltorja e vet ditën e 14 Marsit. E trashëguar brez pas brezi, kjo festë popullore, është një ditë, e cila sot identifikon edhe vetë qytetin e Elbasanit, i njohur në Shqipëri për tradita të veçanta kulturore.

Por festa e Verës, që kremtohet në qytetin e njohur ndryshe 'qyteti në kërthizë të Shqipërisë', nuk është vetëm për elbasanasit. Shumë miq vijnë nga të gjitha zonat e vendit për të festuar ardhjen e verës, por edhe për të shijuar gatimet karakteristike të kësaj zone si ballokumet dhe revaninë, të cilat në këtë ditë, sipas vendasve, 'goditen ' ndryshe nga herët e tjera, gjelin e detit, arrat, apo palat e fikut, të cilat tradicionalisht iu dhurohen fëmijëve të vegjël, të cilët janë të parët që bëjnë vizita mbarësie nëpër shtëpitë e të afërmve dhe të fqinjëve.

Të parët tregojnë se një natë para ditës së Verës, njerëzit mblidheshin më shpejt në shtëpitë e tyre, për të festuar së bashku me të afërmit, epilogun e kësaj feste. Zgjimi bëhej në të gdhirë dhe të moshuarit herët në mëngjes hapnin derën e shtëpisë për bujari, merrnin shtamën për ta mbushur me ujë të freskët dhe sillnin në shtëpi një plis bari të gjelbëruar, ndërkohë që të rinjtë plehronin portokallet dhe ullinjtë.

Dreka e kësaj dite ishte një rit plot humor dhe shijim për të gjithë elbasanasit, të cilët zakonisht e kalonin këtë drekë në natyrë, ku organizoheshin lojra popullore.

Në Elbasan festohet edhe nata e verës, nata para ardhjes së saj, me mish, raki, gjel deti, ballokume, ëmbëlsira. Në këtë ditë elbasanllinjtë urojnë njëri -tjetrin për një jetë sa më të gjatë dhe të lumtur.

Ballokumja , gatimi tradicional i Ditës së Verës
Në fakt askush nuk mund ta kuptojë Festën e Ditës së Verës, një festë tradicionale pagane, e cila kremtohet çdo 14 mars, pa shijimin e ballokumes, një gatim i veçantë i Elbasanit, një qytet i cili ndodhet në qendër të Shqipërisë dhe i njohur për traditat e tij sidomos në fushën e arsimit.

Por edhe pse ka edhe dy ditë nga kremtimi i festës, duket se tregtarët e kësaj ëmbëlsire tradicionale në Tiranë kanë nxituar ta nxjerrin në shitje ëmbëlsirën e famshme.

Baza e ballokumes është gjalpi i deles dhe mundësisht e deles së rritur në zonat malore të këtij rrethi, sidomos në zonën e Polisit. Si sekret të gatimit të saj duhet një tenxhere bakri me përmasa 10 litërshe, ku masa e brumit, e cila përmbledh edhe vezët e fshatit, rrihet me një lugë druri dhe punohet shumë fort.

(d.b/BalkanWeb)
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super